Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Deo Graciani: Edi Rama Zoti pastë mëshirë për ty dhe të faltë

| E hene, 17.01.2022, 08:59 PM |



Edi Rama Zoti pastë mëshirë për ty dhe të faltë

Nga Deo Graciani, Zemra Shqiptare, 26.12.2017

Shqipëria e vogël, dhe jo edhe aq e rëndësishme në arenën e sotme gjeo-politike, u vendos përkohësisht në qendrën e vëmendjes nga një veprim i panevojshëm por i parashikueshëm i kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, e cila kohët e fundit po tregon përherë e më shumë se nuk është asgjë tjetër përveçse një zorrë që i shkon pas interesave islamo-komuniste në Ballkan, Evropë dhe më gjerë. Duke parë dhe dëgjuar kryeministrin sesi ngre zërin nëpër fushata dhe përplaset në media me njerëz të ndryshëm, duke përdorur si armë elokuencën e tij për të mbrotjur bindjet që ka dhe për të mposhtur kundërshtarët, të krijohet përshtypja se kemi të bëjmë me një njeri të vendosur dhe që nuk merr urdhra nga askush. Fatkeqsisht, pak a nga pak po vërtetohet e kundërta. Në thellësinë e psikikës së tij, po nxjerr kokën një njeri të cilit i mungon kurajoja civile, dhe nuk është i aftë të kuptojë momentet dhe kthesat e rëndësishme historike, por thjesht shkon andej nga fryn era, dhe ndryshon me erën. Elokuenca dhe oratoria e tij nuk i shijojnë më askujt. Nuk të hyn në punë elokuenca kur ke humbur shpirtin. Edhe Hitleri ishte elokuent por shikoni se çfarë i kushtoi botës. Ne nuk prisnim që Edi Rama të konkurronte me Gjergj Kastriotin, Ibrahim Rugovën, Pjetër Bogdanin apo Lech Walesën për nga karakteri, por të paktën prisnim pak më shumë prej tij. Edhe Edi Rama siç duket ra viktimë e asaj që quhet “mallëkimi i gjeneratave” dhe nuk arriti të dalë dot përmbi trashëgiminë e errët shpirtërore të këtyre gjashtë shekujve të fundit. Dikush mund ta mbështesë sjelljen e kryeministrit me justifikimin se ai nuk ka me se të punojë, sepse kjo është Shqipëra dhe nuk gjen më mirë, dhe nuk ka material më të mirë “për ndërtimin e shtetit.” Karakteri i ndërtuesit nuk varet nga cilësia e materialit. Nëse kërkon gjen.

Edi Rama, kryebashkiaku i tij i Tiranës Erion Veliaj, dhe anëtarë të qeverisë shfaqen rregullisht nëpër ekrane duke përuruar parqe të cilat po i ndërtojnë për rehabilitimin fizik të njerëzvë ndërsa nga ana tjetër po ndërtojnë një tempull turko-arab të fundamentalizmit islamik në zemër të Tiranës për helmimin e shpirtit të tyre. Të zhytur deri në grykë në injorancën e tyre, ata nuk kuptojnë se po helmove shpirtin ke shkatërruar trupin dhe mendjen e njeriut. Ndërtojnë parqe dhe njëkohësisht shtojnë ndotjen akustike dhe helmin shpirtëror. Ju lumtë o argatë të djallit që për të fituar votat e ekstremistëve islamikë po shisni falas edhe pikën e fundit të shpresës që mban gjallë një komb. Ju lumtë që ndërsa ndërtoni lulishte për fëmijët, i bëni ata të tremben duke i detyruar të dëgjojnë ditë e natë nga autoparlantët e vdekjes ulërimat dhe britmat rrëqethëse që gërvishin mendjen dhe helmojnë shpirtin.

Ky shtet i sotëm nuk është asgjë tjetër përveçse vazhdimësi e shtetit Potemkin të Berishës. Në shtetin Potemkin, fasada e rafinuar e institucioneve fsheh mungesën e plotë të substancës. Vetëm aktorët ndryshojnë. Kjo qeveri e shitur tek ata që kanë xhepat më të thellë, nuk kishte sesi sillej ndryshe edhe në rastin e votimit të rezolutës absurde që një grup ekstremistësh islamikë, pro-islamikë dhe anti-semitë paraqitën në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara.  Nuk pritej që Edi Rama të ishte aq largpamës dhe i guximshëm sa të votonte kundër rezolutës, por të paktën mund të kishte abstenuar ose mund të mos kishte marrë pjesë.  Qeveria shqiptare u deklarua se “i qëndruam koherentë qëndrimit tonë të linjëzuar me Bashkimin Evropian.” Kjo nuk është e vërtetë. Qeveria shqiptare i qëndroi koherente vendimit të Organizatës së Vendeve Islamike nga ku edhe mori udhëzimet përkatëse disa ditë para votimit në Asamblene e Kombeve te Bashkuara. Pra, Edi Rama dhe qeveria e tij i qëndroi besnike linjës Islamike të mikut të tij të ngushtë Tayyip Erdogan, me votën kundër Amerikës dhe Izraelit.

Qeveria e sotme shqiptare edhe sot e kësaj dite vazhdon ta quajë Shqipërinë vend Islamik, edhe pse Islamiket nuk janë më shumicë në Shqipëri. Qeveria shqiptare, të paktën mund te abstenonte siç bënë Bosnja Herzegovina, Letonia, Kroacia, Polonia, Republika Çeke, Hungaria, dhe Romania. Te gjitha këto shtete përveç Bosnjës janë pjesë e Bashkimit Evropian. Por jo. Për një grusht votash të fundamentalistëve islamikë në Shqiperi, kryeministri zgjodhi të mbështeste rrymën fundamentaliste Islamike të mikut të tij, Tayyip Erdogan, i cili po kthehet pak e nga pak në mësuesin e tij shpirtëror. Përpara se të konsultohej me vendet “mike” të Bashkimit Evropian, Shqipëria u konsultua me vëllezërit shpirtërorë të organizatës së vendeve islamike. Me sa duket Erdogani po i jep leksione kryeministrit tonë sesi të mbajë pushtetin sa më gjatë duke manipuluar shqiptarët dhe opinionin ndërkombëtar, siç bën rregullisht edhe presidenti turk me vendin e tij dhe partnerët ndërkombëtarë.

Sot Erdogani është një anti-kristian, anti-evropian dhe anti-amerikan i deklaruar, dhe nuk i ka hije kryeministrit të Shqipërise ti shkoje mbrapa si zorrë një fundamentalisti islamik. Nuk kishte shumë rëndësi nëse Shqipëria votonte apo abstenonte por të votonte kundra ishte e turpshme. Të lumtë o kryeministër që i vure shqelmin një shansi historik për ta vendosur Shqipërinë përkrah Hebrenjve, Polakëve, Çekëve, Hungarezëve, Romunëve, dhe Kroatëve, aleatëve tanë historikë, të cilët kanë sakrifikuar gjithçka për liri. Të lumtë që e vendose Shqipërinë përkrah kërmave komuniste të Sorosit, dhe e zhyte edhe më thellë në llumin e fundamentalizmit islamik.

Në kulmin e terrorit nazist ndaj hebrenjve, në një kohë kur pothuajse çdo shtet i Evropës jo vetëm që nuk i mbrojti por nga frika bashkëpunoi me nazistët në arrestimin dhe shfarosjen e hebrenjve, kjo Shqipëri e vogël e cila konsiderohej “myslimane,” megjithëse në një luftë për mbijetesë, e shkërmoqur shpirtërisht për gjashtë shekuj errësirë të pafund, arriti të gërmojë në thellësinë e vetëdijes së saj kombëtare pothuajse të vdekur, dhe të gjejë e të zbatojë, qoftë edhe për pak çaste urdhëresën hyjnore të dashurisë dhe humanizmit. Besa shqiptare triumfoi mbi urdhëresat e urrjejtjes islamike, dhe shqiptarët duke rrezikuar jetën e tyre, i mbrojtën hebrenjtë me çdo mundësi që paten. Ndërsa sot mjerani Edi Rama dhe qeveria e tij vendosi të zhvlerësonte ato pak momente historike krenarie kombëtare, duke u vendosur përkrah argatëve të djallit, në krah të atyre që kanë shpallur luftë Zotit të dashurisë.

Kryeministri ynë i rritur dhe i edukuar në një realitet ateisto-islamiko-komunist akoma nuk e kupton fuqinë e Zotit, dhe as drejtësinë e Tij. Ai nuk e kupton dot Providencën Hyjnore. Ky kryeministër nuk arrin të konceptojë gravitetin historik dhe impaktin shpirtëror të një vendimi të tillë jo vetëm mbi veten e tij por edhe mbi popullin e tij. Të rreshtohesh në frontin e anti-Zotit është vetëshkatërrim, pavarësisht se numrat mund të duken në favorin tënd. Zoti nuk merret me statistika dhe as me numra. Rezultantja dihet.

Duke shpresuar se kryeministri Edi Rama do t’i vërë gishtin kokës dhe jo grushtin, se do të reflektojë për katrahurën që bëri, dhe të pendohet me sinqeritet përpara Zotit të vërtetë, duke e korrigjuar veprimin e tij kur ti vijë një tjetër shans, derisa të vijë ajo ditë, unë i them: “Zoti pastë mëshirë për ty dhe të faltë.”