E shtune, 20.04.2024, 05:59 AM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Krishtlindja, paqe e dashuri

E diele, 24.12.2017, 01:20 PM


KRISHTLINDJET, SIMBOL PAQE E DASHURIE

Nga Dedë Preqi

Në zemrat e heshtura diçka këndonte

Një mrekulli ndodhi në kasollën baritore,

Lindi një „mbret i vogël“  edhe orët i zgjonte

Një foshnje e ëmbël e butë dhe engjëllore.

Nata plot me yje qielli plot me dritë

Një lule qiellore  n’shtrojen e tokës zbrit,

Mos pushoni e këndoni, ju o, të dashur fëmijë !

Mos heshtëni kudo edhe ju pleq e të rinjë

Festoni e buzëqeshni pa brenga e lot faqës

Lindi Jezusi, mbreti i dashurisë dhe i paqës.

-Atë ditë lindi një mbret, një foshnje sikur të gjitha foshnjët tjera, këto janë vargjet e një kënge të titulluar,“ A baby just like you“. Tradita e besimit të lindjes së Krishtit,  në këtë ditë, ka ndikuar edhe në etimologjinë e fjalës shqipe „Krishtlindje“. Datat 24-25 Dhjetori, do të mirret si lindja e Jezuesit, që është emituar nga kisha e hershme dhe karakterizohet simboli për të dhënë mundësi të krishterëve që të përqendrohën në këto rituale e vepra të adhurimit në përkujtim të lindjes e figurës qendrore të besimit të krishterë në Jezuesin.

Krishtlindja lidhët më ditën e lindjes të Jezukrishtit, të adhuruar me miliona njerëz besimtarë në tërë botën, e cila do të ishte festa më madhështore e besimtarëve të krishterë në kujtim të kësaj figure të ndritshme të njerëzimit.

Lindja e Jezuesit

Perandori Romak, Cezari August, në atë kohë të lindjes së Krishtit, jep urdhër që të bëhët regjistrimi i popullsisë në qytetin e Palestinës, i cili urdhër ishte i prerë, që sëcili duhej të ishte në vendin e vet, për t’u regjistruar. Ky urdhër vlente edhe për Jozefin dhe Marinë, të cilët e kishin preardhjen prej Betlehemi, me ç’rast u detyruan ta zbatojnë këtë urdhër, duke u larguar nga vendi ku gjindëshin.

Kur arritën në Betlehem, këtu nuk gjetën vend ku të vendosën nga popullsija e dendur dhe u srehuan në një shpellë, në të cilën barinjtë e atij vendi e kishin vendosë bagëtinë e tyre. Në mes të kësaj nate ndodhi një mrekulli e pa parë, por edhe një gëzim i pa pritur, kur lindi një foshnje në mes të njerëzve dhe bagëtisë, pothuajse se, lindjen e kësaj foshnje e kumtuan edhe yjët e qiellit, duke ndriquar atë vend , që në ato çaste kishte shenja të errësirës dhe të përbuzjeve njerëzore.

Në këtë lindje u gëzuan të gjithë, por edhe barinjtë, duke brohoritur, “Lindi shëlbuesi i njerëzimit“, lindi mbreti i judejve. Këtë lajm e ndëgjoi edhe HERODI, i cili ishte një njeri egoist dhe që nuk kishte ndjenja njerëzore dhe për atë, Mbretërija Romake e zgjodhi në mbretërinë e vet. Mirëpo, me lindjen e Jezuesit, Herodin e kaploi frika, sepse  mbretëria e tij do të rrënohej dhe do të mposhtët, i cili udhëroi tërë ushtrinë e tij, që ta kontrollojë tërë Betlehemin dhe ta gjejë mbretin e vogël për t’a zhdukur.

Urdhëri i Herodit u zbatua në mënyrë barbare, duke vrarë shumë fëmijë të tjerë të pa fajshëm, me qëllim që ndër ata gjindet edhe Jezuesi foshnje. Jozefi dhe Marija e kishin ndëgjuar këtë ngjarje tragjike, të cilët u detyruan të largoheshin sa më shpejt së bashku me foshnjen e vogël, që e kishin pagëzuar me emrin Jezus , duke gjetë vendstrehim në Egjipt. Kështu filloi jeta e Jezuesit foshnje, i cili ende pa e filluar veprimtarinë e vet, përjetojë tortura e ndjekje mizore nga barbarët e kohës.

Festimi i Krishtlindjes

„Krishtlindja“ festohet ndër popuj të krishterë në mënyra të ndryshme, por duhet të kenë qëllimin e njejtë me zbatimin e ritualëve. Disa njerëz këtë festë e festojnë me familjet e veta në gjirin familjar, por disa e festojnë në rrethe e shoqëri të ngushta shoqërore e miqësore. Edhe në mërgatë kjo festë kremtohet në mënyrën madhështore, e cila i ka  përgaditjet e veta, duke e përgaditë bredhin e « Ktishtlindjes » me stoli të lloj-llojshme e ngjyra të ndritshme, njëherit bëhët edhe përgaditja e Betlehemit, vendi ku lindi Jezuesi foshnje. Si rutual tjetër i kësaj feste, për veq të tjerave ,përgaditët edhe „Buzmi bujar“, apo siq quhet „Buzmi i Kërshëndellave“, që zakonisht kjo traditë bëhët në familje dhe vende të lira, apo më mirë më thënë në vendlindje, ku hapësira është më e madhe.

„Kërshëndellat“ janë festa e Krishtlindjes, që lidhet më këtë fenomen relegjioz dhe janë një gërshëtim i traditave të tilla krishtëre, të cilat do na përkujtojnë idilin tonë të fëmijërisë, ku përgaditët bredhi, i cili e ka domëthënjën e një peme të qëndrueshme, sëcilës nuk i bien gjethët aqë lehtë dimër e verë, ashtu që edhe besimi ndër popuj e merr një kuptim të tillë, që të mos e ndryshojë ngjyrën e vet dhe besimin e tij, ndoshta sikur gjethi i bredhit.

Përgaditja e Betlehemit bëhët në mënyrën e përshtatshme, sikur Jezuesi që ka lind në grazhdin e bagëtive, por edhe ndezja e dritave të ndryeshme e qirinjëve me domëthënjën e tyre, po sikur drita e yjëve që shëndrisin natën dhe bëjnë dritë kundra errësirës. “Kërshëndellat“ dhe „Buzmi bujar“, nuk janë gjë tjetër, vetëm lindja e Jezuesit prej verxhireshës Mari, që lindi i ngjajshëm si çdo foshnje tjetër në këtë botë, për të sjellë mirësinë, përvujtërinë, shpresën, dashurinë dhe jetën me begaditë e veta.

Tradita e buzmit të „Kërshëndellave“

Nga traditat e popullit shpjegohet se, aty nga fundi i dhjetorit bima e merr ngrohjen dhe lëngun e energjisë së vet për tu ripërtëri. Dhe nga kjo fillon ceremonija, që në këtë rast populli, duke marrë një dru të njomë që e sjellë në shtëpi të vet dhe e vëndosë në zjarr, duke ndezë vetëm njërën anë të drurit, i cili bëhët në formën e kryqit, ku në anët e skajshme të tij, vendosen të gjitha llojet e drithnave dhe pijeve, më shpresë që ato të bëhën më shumë në vitët e ardhshme.

Dhe pastaj, në mëngjesin e hershëm, së bashku me anëtarët e familjes dalin në kopësht, ku në dorë mbajmë drunjtë e ndezur dhe i farkojmë më njri-tjetrin, duke shkakëtuar shkëndija zjarri dhe duke thënë, sa gaca ,apo shkëndija bëhën, aq karrica do të ketë, që do të thotë,“karrica“ quhet një masë e drithit, me të cilën është matur drithi. Mandej bëhët ceremonija e prerjes së pemëve, ku njëri ndër anëtarët e familjes e merr një sopatë dhe provon ti presë pemët, duke thënë, a do bëshë fryte, apo të preva, ndërsa tjetri thotë, mos e dëmto se do bënë fryte më shumë në tjetrin mot, e tjera. Ceremonija e buzmit e ka domëthënjën b u z a  e  m o t i t, apo fillimi i vitit, ku edhe ditët fillojnë të zgjatën, pothuaj se çdo gjë fillon të përtërihët, poashtu edhe  krishtërimi këtë kohë e përkujton me ditëlindjen e Jezuesit, si simbol të paqës dhe dashurisë njerëzore. Kjo festë kremtohet edhe ndër shqiptarë katolikë ku do që jetojnë, që do të kishte për bazë, jo vetëm besimin si një bestytëni njerëzore, por përveq tjerash edhe sinjalizimin e dashurisë, paqës dhe tolerancës ndërnjerëzore kudo në botë, pa ndonjë dallim ngjyre dhe religjioni njerëzor.



(Vota: 27 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora