E enjte, 25.04.2024, 02:21 PM (GMT+1)

Kulturë

Entela Safeti Kasi: Profesori i letrave, akademiku Ali Aliu dhe shkolla e letrave Shqip

E diele, 07.09.2008, 05:47 PM


Ali Aliu
Profesori i letrave, akademiku ALI ALIU dhe shkolla e letrave Shqip

 

Nga Entela Safeti Kasi

 

Të shkëpusësh pjesë nga kujtesa, nga vetë koha dhe ngjarjet e saj, vetvteiu krijon aurorën e një kohe tjtetër, brenda dhe jashtë asaj reales që të kufizon me kronomterim minutash, orësh, apo vitesh histori prej kohës të të gjithë njerëzve. Brenda kohës globale një kohë letrare, mat dhe mbështjell  brenda saj, njerëzit e saj ata që e krijuan dhe thelluan gjurmët e saj duke ia ofruar pasardhësve dhe vetë kohës si dëshmi të gjallë të artit letrar shqip, të asaj letërsie që para së gjithash është shkruar në gjuhën shqipe, është tjerur në këtë gjuhë dhe i përket kësaj hapësire gjuhësore si fillim.

Ne shqiptarët edhe pse shumë vonë e shkruam gjuhën tonë krahasuar me kombe të tjera arritëm të ndërtojmë një letërsi tonën e cila pavarësisht izolimit ideologjik, ndarjes me kufij shtetërorë brenda një gjuhe, ia dolëm të kemi një pasqyrë të vlerësuar të letërsisë në gjuhën shqipe. Them letërsisë në gjiuhën shqipe, duke patur pasrasysh faktin që letërsia shqiptare nuk mund të ndahet në copa për shkak të coptimit gjeografik të Shqipërisë së shekullit të XX…

Me shumë kureshtje fëmijënore në perjudhën kur njeriu fillon të lexojë, shfletoja vepra letrare që i rreferoheshin letërsisë shqipe. Dikur kjo kureshtje fëmijënore e viteve 90, nuk mbushej prej vakumit të prodhuar nga ideologjia letrare e kohës dhe linte hapësira boshe të cilat filluan të mbusheshin me informacion dhe leximin ndryshe që vecanërisht vinte prej përtej kufirit shtetëror administrativ, por prej së njëtës gjuhë me tonën, një shqipe e pastër por një gjuhë letrare si ajo e Ezopit vecanërisht në krijimet dhe veprat letrare serioze. Por duke patur parasysh paplotësinë e informacionit për librin shqip dhe formën e tij, letërsia shqipe u copëzua në atë cka mbeti letësria shqipe duke kufizuar atë cka në të vërtetë duëhej të ishte letërsisa në gjuhën shqipe, një letërsi e plotë, me vlera të caktuara e cila brenda ideologjisë lindore dhe represionit arriti të krijohej dita ditës si një ngrehinë e vecantë ku natyrisht vlera kishte një peshë specifikisht të caktuar edhe nga rethanat historike dhe koha në të cilënn ajo u shkrua.

Nëse ne shohim sot kohën tonë, pra këtë shekull, duke patur një mendje të kthjellët dhe gjykim sa më pak emocional mund të themi se të pakët i kemi patur njerëzit e letravë që i janë kushtuar studimit të letrave shqip, dhe me këtë rast do të doja të them se professor Ali  Aliu, mbetet një ndër të paktët shembuj përkushtimi ndaj letësrisë shqipe deri në mospërsritje, ku puna kolosale jetësore e tij, prej studiuesi të vëmendshëm dhe akademiku serioz arriti ti ofrojë botës letare shqiptare dhe asaj jashtë saj, pasqyrën më të mirë të botës letrare shqip. Me këtë rast vepra e tij mbetet një nga thesaret historike për gjuhën dhe letrat shqip, e në këtë mënyrë ajo është atje e gatshme sao shfaqet e nevoja e gjithkujt që merret me letërsi për ta lexuar e për tu pasuruar me autorët dhe shkrimtarët e gjuhës shqip.” Si ta lexojmë poezinë “, botuar në 2004, është një prej librave kritikë ndër më të rallët që mund të gjësh në një gjuhë të caktuar, por pot ë udhëtojmë në retrospektivën e kohës do të ndaleshim në: “Kërkime”, Shqyrtime”, ‘Rrjedhave të letërsisë”, Katër romane të petro Markos”, Artikju kritikë”, Ese letrare”,”Don Kishoti te shqiptarët”,”Reflekese letrare”, “Magjia e fjalë”, “kronika letare”, “teori e letërsisë”, Antologji e poezisëShqipe”, Letërsia bashkëkohore shqiptare”, “Letësri”, Kush do ta vrasë ujkun” dhe së fundmi kompleti  “Vepra të zgjedhura”, nën botimin dinjtoz të shtëpisë SEREMBE, Shkup. Nëse do të rendsnim shtëpitë botuese shqiptare që kanë botuar veprën e Profesor Aliut ato janë të shumta, dhe po aq e madhe është për nga vlera  trashëgimia letrare që akademiku i kujdesshëm i jep gjuhës dhe kulturës shqiptare.

Për brezat që studiuan letërsi shqipe librat e tij kënë qënë dhe mbeten një udhërëfyes dhe celës i zbulimit të letërsisë shqipe, për shkrimtarët të cilët ai i studioi vepërën një domosdoshmëri e barabërtë me vetë perjudhën letrare, ndërsa për trashëgiminë tonë kultutore një kols i letrave shqipe nje kririk i papërsëritshëm.

I lindur në Kranjë, në natyurën e mrekullueshme praën liqenit të Prespës, midis universiteteve të Prishtinë, Tetovës dhe Shkupit, Profesor Ali Aliu duke ndarë kohën e vetë me hapësira shqiptare vazhdon ti kushtohet me moslodhjen dhe përkushtimin më të vecantë asaj cka ende ndodh me letësrinë shqipe. Të paktë kanë qënë ato vende dhe të rralla ato gjuhë që të kenë pasur fatin të kenë vëzgues kaq të kujdesëshëm e studiues kaq të përkushtuar sa pati dhe ka letërsia dhe gjuha shqipe me Profesor Aliun. I kujdesshëm me fjalën, me sqimën dhe pamjen e një aristokrati, me xhentilesën dhe sjelljen e një fisniku ai vazhdon në rugëtimin e tij duke ligjëruar në universitetet shqiptare, duke qënë pjesë e konferencave të rëndësishme botërore për letërsi dhe gjuhë, duke qënë me prezencën e vet të jashtëzakonshme atje ku ka edhe ngjarje të jashtzakonshme letrare, ku ajka e njerëzve të letrave në botë, poetë shkrimtarë dhe përkthyes gjenden. Ai është si ajri, i domosdoshëm dhe i rëndësishëm pasi cdo letërsi nuk mund të quhet e strukturuar nëse njeëzit që e bëjnë atë nuk e ndjekin pas. Letërsia është nja ng ato fusha të vështira,pranë së cilës duhet patur një guxim dhe kurajë për tu afruar sepse trë strukturosh atë, ti referohesh dhe ta shndrosh në shkollë letrare patjetër që nuk është aspak një gjë e thjeshtë, madje në të menduarin tim shumë më luks është të shkruash letërsi të jesh shkrimtar, të hedhësh gjithcka në lëtër dhe të mos mendosh më tutje, por që të bësh epokën letrare dhe shkollën letrare është  sfida e vërtetë me kohën dhe historinë sepse në varsëi të asja cka ti bën dhe strukturon gjuha dhe vendi do të kenë trashëgiminë letrare të atyre që e filluan sipari, dhe të relizosh këtë patjetër që duhet të kapërcesh kohët, shkrimtarët dhe ngjarjet duke i dhenë gjuhës dhe kulturës shqipe atë cka quhet letësria dhe shkolla letrare shqipe. Profesor Ali Aliu, albanologu dhe akademiku i shquar, bashkëkohës i Ibrahim Rrugovës, anëtar i kryesisë së  LDK, përfaqësuesi i Kosovës në Tiranë në vitet 90,një mbrojtës dhe promotor i gjuhës dhe letërsisë shqipe, i cili vazhdon ti japë ende brezave shkollën letrare mbetet  një prej mbetet ende një prej figurave akademike më të rëndësishëm për shqiptarët, ndaj të cilit, mendoj se duhet të kushtohet një vëmendje e vecantë edhe nga Tirana zyrtare e shteti shqiptar që  ka vlerësuar  figura historike, e me këtë rast, shtetit shqiptar duhet ti shkojë në kujtesë që  akademiku i shquar duhet të vendoset në panteonin e vlerave të gjalla të kulturës dhe historisë shqiptare, pasi letërsia  shqipe pati fatin e madh të ketë studiuesin e saj kaq të madh dhe të papërsëritshëm si  në kohën më të vështirë të izolimit të shiptarëve, genocidit dhe  represionit ndaj gjithckaje që ishte shqip, në hapësirat mbrë shqiptare, po ashtu edhe sot në kohën e lirisë kur net ë gjithë duhet të dimë të ndërtojmë pasaportën tonë dhe identitetin tonë pa të cilin nuk mund ti bëshkëngjitemi identitetit global. Si shkrimtare e gjuhës shqipe e shoh të udhës të ndaj këtë mendim me njerëzit e letrave në Shqipëri, të cilët, e kam fjalën për shkrimtarët më të njohur të letrave Shqipe i detyrohen këtij njeriu universal, shkollën letrare të letrave shqip, duke nderuar në këtë mënyrë historinë dhe kulturën shqiptare, vetveten.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora