Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kalosh Çeliku: 'Çairi' me gunë festive

| E premte, 22.12.2017, 02:27 PM |


“ÇAIRI” ME GUNË FESTIVE

E BABADIMËR NË SHKUP

NGA KALOSH ÇELIKU

Vërtetë, tashti si popull shqiptar, jemi për durtrokitje. Pamarrë parasysh, ngjarjet e fundit në Shqipëri, përbaltjen e Shtetit Shqiptar nga partitë politike para syve të botës. Luftën e tyre për pushtet, politikën e tyre “madhore” në emër të popullit shqiptar për ta nxjerrë nga Kuvendi, në rrugë. Thirrjen vëllavrasëse nga politikanë të dalldisur e të papërgjegjshëm për “kryengritje popullore”?! Hë për hë, nuk na pri Dexhalli me trumbeta nëpë Çarshi të Shkupit. Sehirxhive duke ua vënë nga një vulë në ballë. Shkupi, mund të marrë lirisht frymë në Vitin e Ri 2018. Babadimri, edhe tek ne si kudo nëpër botë, mund të vij pa frikë edhe në Bit - Pazar me thesin plot dhurata në shpinë. Edhe fëmijëve të Shkupit këtë Vit të Ri (2018) si gjithë moshatarëve të tyre shpërndajë dhurata.

U lodhëm me kisha e xhamia, përmendore fetare - politike në të dy anët e Vardarit. Mitropolitë të Beogradit me Biblën në dorë tek këmbët e Urës Gurit, e njerëz të sotshëm me tru të moçëm (F. P.). Manifestime fetare me kryq e “bakllava” turke nëpër  Çarshi, përkarshi Olimbisë me fëmijë në bark, gji e prehër. Qytet, ku grushtohet në mes të Ditës Madhe Babadimëri, si: “I dërguari i Shejtanit”.

Vitin Plak (2017), që e lëmë pas do të mbahet mend, gjatë kohë për shumë ngjarje tërbuese politike. Protesta manipuluese politike - fetare. Përçarje të popullit shqiptar nëpër parti politike. Pothuajse, sot gjithë shqiptarët duan të kenë nga një parti politike. Kohë, sot kur zjarr na digjet mbi krye.

Dekorimi i Çarshisë para Vitit Ri (2018), kur njëra anë maqedonase, matanë Vardarit dikur lulëzonte nga zbukurimet e dritave festive, ana shqiptare e zbardhte agimin në errësirë. Edhe, atë: para gjithë botës përparimtare për faqe të zezë.

Pragu i Vitit Ri 2018, në Shkup ka ndryshuar shumë nga Viti i mbrapshtë plak në ikje: me protesta politike - fetare. Kamping në parqe, përpara Qeverisë e Kuvendit, bojkotime të Parlamentit, montime politike “terroriste”, e “bomba” politike.

Përgëzime Komunës “Çairit”, që në këtë prag të Vitit Ri (2018), nuk ra pre e provokimeve fetare - politike primitive, po e dekoroi Çarshinë me petk festiv, ashtu siç i ka hije në Ditën e sotshme. Vit historik, që vjen edhe me një Universitet Shqiptar, në Shkup: “NËNË TEREZA”. Sheshin “SKËNDERBEU” me heroin legjendar mbi kalë me shalë. E, jo me veshje të huaj arsimore e kulturore. Gunë festive, që sot plot guxim me fishekzjarre e stolisin qiellin.

Vit historik, kur për herë të parë po e ndjej veten dhe krenohem si shqiptar. Punemadhe, që ende nuk kemi rrugë evropjane të shtruara me asfalt. Fabrika grandioze për punësimin e popullit shqiptar. Nesër, kemi kohë edhe për këto “salltanate” jetësore. Historikisht, populli shqiptar, nuk ka bërë luftë për “sexhade”, fabrika e pallate, por për Shtet Shqiptar, flamur kombëtar, gjuhë shqipe, shkolla e Universitet.

Padashtas, m’i kujtoni vargjet e vjershës patriotike të Çajupit: ROBËRIA

E dashura mëmëdhe,

të dua dhe kshtu si je!

Po kur të të shoh të lirë

do të të dua më mirë.

“Çairit” ky petk festiv, vërtetë i ka hije, e jo terri fanatik partiak - fetar me “bakllava” në tepsinë e sejmenëve të “Shpëtimtarit”, Partisë Neokomuniste tek Ura e Gurit…