E marte, 19.03.2024, 02:13 AM (GMT)

Editorial » Mehmetaj

Gani Mehmetaj: Kush e lufton islamofobinë?

E hene, 18.12.2017, 09:37 PM


Kush e lufton islamofobinë?

Nga Gani Mehmetaj

Çdo kritiku të islamit agresivë, rojat e islamit përpiqen t'ia zënë frymën duke e akuzuar për islamofobi. Në emër të allahut, islamikët vranë mijëra fëmijë, gra e burra në stacione trenash e sheshe në Spanjë, Britani të Madhe, Gjermani, Francë, SHBA etj. Në emër të allahut vranë miliona arabë që ishin myslimanë, por të sektit "të gabuar". Në emër të allahut vranë mijëra të krishterë në Egjipt, Kurdistanë e Siri.

Nuk është befasi kur islamin agresiv e mbrojnë arabët, turqit, aziatikët e afrikano veriorët, që nuk kanë ide ç'është mendimi ndryshe, apo ç'është mirëkuptimi ndaj fesë tjetër. Por si të arsyetohet kur në emër të luftës kundër islamofobisë çirren një grusht liderësh si Edi Rama,  Albin Kurti e Rexhep Qosja, krahas një lukuni hoxhallarësh e shqipfolësish të shkombëtarizuar.

Si e shohin vetën në rolin e luftëtarit të islamit Rama, Kurti e Qosja kur asnjë mysliman në Dardani e Shqipëri nuk pësoi pse e beson fenë e arabëve. Këta kalorës islami janë vënë në shërbim të Turqisë e shteteve arabe, financuese të xhepave të tyre. Është paraja e madhe që ua ka çoroditur mendjen, ua ka shthur moralin, i ka shkëputur nga realiteti, i ka bërë palaço.

Sikur të ishte shqiptar Rama me bastardet e politikës shqiptare, do ta luftonte shqiptarofobinë, sepse në emër të kinse frikës nga shqiptarët serbët vranë mbi 20.000 mijë shqiptarë me 1998-99 në Dardani, vranë qindra shqiptarë në Preshevë, Medvegj e  Bujanovc,  nga po i terrorizojnë e shpërngulin mijëra të tjerë.  Sllavët e Maqedonisë janë duke e bërë të njëjtën gjë. Shqiptarët janë kombi më i diskriminuara e më i përndjekur në gadishull. As kushërinjtë e parë të Qosjës e Kurtit nuk vuajnë më pak në territoret etnike të okupuara nga Mali i Zi. Detyra juaj, nëse jeni shqiptarë, është ta luftoni shqitarofobinë, sepse shqiptarët janë viktima e jo myslimanët, neve na vrasin pse jemi shqiptarë jo pse ishim myslimanë. Janë një miliardë e pesëqind milion myslimanë që mund ta luftojnë islamofobinë me pushkë e me bomba, me heqje kokash e me raketa avionësh. Pse hyni në aventura prej Donkishoti?

Pse gënjejnë këta kalorës të islamit kinse myslimanët janë të diskriminuar, kur askush nuk i ndjekë, nuk i vret, nuk i diskriminon as nuk i dëbon nga Dardania, përkundrazi janë të privilegjuar, kanë të drejta absolute të shajnë e të fëlliqin kundër kombit e atdheut tonë.

Të vjen ndotë kur e dëgjon Kurtin, Qosjen, Ramën e dhjetëra  çapaçul të politikës të shitur të turku, arabi e serbi se si dalin luftëtarë të islamit,  kurse e fusin bishtin ndër shalë kur duhet ta mbrojnë kombin e tyre. I kuptoj gëzimat me surrat arabi, shefqetat e milazimat fytyrë aziatiku, apo hoxhallarët me prejardhje ruse e mongole, të parët e të cilëve erdhën në Dardani me karvanët turke, por s'ke si i kupton disa budallenj shqiptarë që e bëjnë punën e djallit.

Me islamin agresiv prostituohet shumica e partive politike në Dardani e Shqipëri, sepse Turqia i financon. Por treshja e kalorësve të islamit janë tejet të zhurmshëm, të tjerët marrin lekët e veprojnë si urithet.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora