E marte, 19.03.2024, 11:40 AM (GMT)

Editorial » Mehmetaj

Gani Mehmetaj: A janë shqiptarët islamofobë?

E diele, 17.12.2017, 11:15 AM


A janë shqiptarët islamofobë?

Nga Gani Mehmetaj

Shqiptarët janë islamofobë. Shumicën i kap tmerri kur përmendet islami, shohin anash se mos e kanë në afërsi ndonjë arab a turk me çantë dore, u shmangen prekjeve me islamikë me mjekra e pa mjekra sikur ata ta kishin zhugën, kur flasin për këtë kolerë pëshpëritin nga frika se mos i përgjon ndonjë hafije islamike mu si dikur kur druheshin nga spiunët serbë.

Ju kujtohet dhjetori i para dy vjetësh në Sheshin Nena Terezë, në Prishtinë, kur mijëra të rinj festonin disa net me radhë me pije e këngë Krishtlindjet, ndërsa një shkrepje revoleje i bëri  të iknin të tmerruar nga sheshi, duke lënë kaos prapa. Në rrëfimet e mëvonshme secili nga ata e pranoi se iku nga frika se mos shpërtheu ndonjë bombe islamike.

Islamofobia në Dardani i ka mbërthyer edhe organet shtetërore, veçmas policinë e shërbimin e fshehtë të shqiptarëve.  Mobilizohen e frikësohen si në gjendje lufte kur organizohen festime të turmave të te rinjve nëpër sheshe, i ruajnë me kujdes kishat katolike shqiptare e kishat shqiptare ungjillore. Policët tonë e mbërthejnë me shikim racistë çdo kalimtar që u përngjasin arabëve e turqve.

Islamofobia është  fenomen planetar. Islamofobë janë amerikanët, francezët, britanikët, gjermanët, italianët, spanjollët, portugezët, hungarezët etj. Prandaj s'ka se si të jenë përjashtim nipërit e Arbërisë. Shqiptarët në të dy shtetet shqiptare janë islamofobë po aq sa Evropa e qytetëruar, i vuajtën historikisht pasojat e islamit, i vuajnë pasojat e islamit edhe sot e kësaj dite, islami i përgjysmoi, gati i zhduki nga faqja e dheut gjatë okupimit pesëqind vjeçar. Pra, shqiptarët janë islamofobë, sepse islami është bërë tmerr për shqiptarët dhe për qytetërimin e planetit tonë.

Nesër:

Kush e lufton islamofobinë?



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora