E shtune, 20.04.2024, 12:16 AM (GMT+1)

Kulturë

Një kampion shqiptar, 200 vjet para Krishtit

E enjte, 10.03.2005, 08:18 PM


Zbulohet në Vastroi varri dhe emblema e fituesit

Një kampion i lojërave Olipike, është zbuluar në Shqipëri në vitin 1960.

Në Shalës, në fshatin 40 km larg qytetit të Sarandës, ndodhet qytetit antik i paidentifikuar i Vastroit, i pagëzuar nga vendasit. Është zbuluar pikërisht, në një varr antik, i cili ndodhet mes banesave dhe objekteve të hershme, i punuar me mjeshtëri. Sipas arkeologut Halil Shabani, ky varr është zbuluar rreth viteve '60, në kohën kur në Shqipëri u kryen ekspedita nga misionet italiane, që kërkonin eshtrat e ushtarëve italianë, që ranë në vendin tonë në Luftën e Dytë Botërore. "Gjatë asaj kohe ishte e nevojshme të bëheshin gërmime edhe në luginën e Shalësit. Në atë kohë zë fill edhe zbulimi i këtij varri, i cili i përket periudhës antike", tregon kështu arkeologu Shabani. Shabani, e ka studiuar vetë këtë varr të rrallë, për të cilin rrëfen të gjitha detajet që janë zbuluar në të.

Kur u zbulua fituesi i Olimpikut
"Dy punëtorë shalësiotë, që morën pjesë në ato vite për të gërmuar për gjetjen e eshtrave të ushtarëve italianë, pas mbarimit të kërkimeve vendosën dhe hapën edhe varrin antik. Pasi hapën rrasën e sipërme, zbuluan eshtrat e një personi, gjetën një kurorë prej floriri, disa enë balte të periudhës antike, etj.", tregon ai. Arkeologu tregon se, nga thëniet e punëtorëve që bënë gërmimin dhe në kontrollin që iu bë më vonë nga arkeologët e bërthamës arkeologjike të Sarandës atij varri, ku u gjetën edhe dy gjethe floriri dhe enët e dëmtuara, rezultoi si varr me rëndësi të veçantë. "Kurora prej floriri, e gjetur këtu, ishte në formën e një embleme dhe përbëhej nga dy degë të harkuara. Degët përbëheshin nga gjethe floriri, të cilat kishin formën e gjetheve të ullirit, ku midis këtyre gjetheve ishin punuar mjeshtërisht edhe kokrrat e ullirit. Trungu i gjetheve vinte duke u trashur drejt fundit, ku kryqëzoheshin me njëra-tjetrën", shton ai. Pikërisht ku ato kryqëzoheshin, vazhdon më tej të tregojë arkeologu me përvojë, Halil Shabani, ishte vendosur një medalion shumë më i madh nga monedhat po prej floriri. Fatkeqësisht, të dy punëtorët i ndanë midis tyre gjethet e floririt dhe medalionin, të cilat edhe u publikuan në fshat, duke i përdorur ato si objekte zbukurimi. "Askush nuk i dënoi atëherë ata njerëz për prishjen e këtij medalioni. Mbështetur në datimin e enëve prej balte, që sipas arkeologëve i takojnë shekullit III-II para Krishtit, rezulton se varri i përket asaj periudhe. Por vlerat shkencore, artistike e shoqërore të emblemës prej floriri, janë të një rëndësie te veçantë", shprehet ai.

Pak histori
Historikisht në Epir, Iliri dhe në Greqinë e Vjetër si edhe në shtetet e tjera të Mesdheut, e fitonin të drejtën e mbajtjes së emblemës prej floriri në formën e gjetheve të ullirit, vetëm fituesit e garave Olimpike, që zinin vendet e para në garat e Olimpit ose në Dodonë. "Madje fituesit e vendeve të dyta dhe të treta, në çdo garë fitonin një kurorë ulliri të thurur nga degët origjinale të ullirit, simboli i paqes për grekët e vjetër dhe shtetet e tjera të Mesdheut, që konkuronin në lojrat Olimpike", tregon arkeologu Shabani. Sipas regullave të asaj periudhe, fituesit e vendit të parë në çdo garë, përvec kurorës së ullirit origjinale, i dhurohej një emblemë e tillë prej floriri. Sipas tij, fituesit merrnin një super çmim, nga organizatorët e lojrave Olimpike në vite të caktuara. "Kështu konceptohet, se të drejtën e bërjes së kurorës me gjethet e ullirit të derdhur në ar, e kishin vetëm organet drejtuese të lojrave Olimpike te grekët e lashtë. Pra ky tregues i gjetjeve në varrin antik, na jep të drejtën, -vazhdon më tej Halil Shabani-, të mendojmë se një atlet nga vendbanimi i Vastroit të Shalësit, në përbërje të shtetit të Epirit, kishte marrë pjesë në lojrat Olimpike dhe kishte zënë vendin e parë". Sipas zakoneve e traditave vendase, atributet e secilit i viheshin atij në çastin e varrimit. Këtë mendim e mbështet historiografia greke e lashtë edhe ajo Epirote apo Ilire, që i përshkruajnë këto detaje. Në mbështetje të këtij vendimi dhe fakti në mënyrë të tërthortë, na vjen edhe e drejta për ta shoqëruar në varrin e mbretit të Greqisë apo të Epirit me kurorën e gjethes së dushkut, që është gjetur në varrin e Filipit të II-të të Maqedonisë. "Ato rregulla dhe të drejta të punimit me ato forma gjethe ulliri apo dushku, ishin tepër rigoroze dhe të kontrollueshme. Sigurisht, që nga zbulimet e deritanishme në qytetet antike të Mesdheut, rezultojnë shumë pak emblema të tilla prej floriri. Madje ato mungojnë edhe ndër qytetet e mëdha të periudhës antike", shton më tej arkeologu Halil Shabani.

Objekte origjinale të Skënderbeut publikohen në Muze
"Në kuadër të përgatitjeve të 600-vjetorit të Skënderbeut, për muzeumologjinë dhe për historinë, është shumë e rëndësishme të jenë të pranishme reliket origjinale të epokës", tha dje para mediave drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Moikom Zeqo. Objektet origjinale në Shqipëri, që i përkasin periudhës së Skënderbeut, janë vetëm 3 këmbana dhe 4 libra, të cilët dokumentojnë mbi të. "Këmbana më e vjetër është zbuluar në Shesta, në Kishën e Shën Nikollës, në vitit 1455. Ajo ka si gravurë Shën Mërinë me Jezu Krishtin dhe mbi ta, është një figurë femre që ka në duart e hapura dy flamurë", tregon Zeqo. Sipas tij këto objekte përfaqësojnë unifikimin e kishave, asaj lindore të Kostandonopojës dhe perëndimore të Romës. "E dyta është një këmbanë e gjetur në vitin 1465, që ka një simotër të saj në Krujë. Ato tregojnë se Skënderbeu ishte mbrojtës i krishtërimit. Monograma e tyre është një kryq me një trekëndësh, gjë që tregon se janë derdhur në një fonderi" shton më pas ai. Ndërsa mendohet se është fonderia e Napolit, në sajë të aleancës së Skënderbeut me mbretin e Napolit. Përsa i përket librave, ata janë katër: I pari është i vitit 1504, i shtypur në Venedik: "Rrethimi i Shkodrës" i Marin Barletit, me një mbishkrim të shek 16-të. I dyti i përket vitit 1529, i Andrea Kambinit nga Firence, "Origjina e turqve dhe e Perandorisë otomane". I treti në vitin 1577, vepra e Barletit në latinisht për Skënderbeun me 72 gravura, që janë baza e një albumi për të. I katërti është i Primo Damaskinit, viti 1580, "Shpata e Orionit", ku janë figurat e luftëtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe ka një kapitull mbi Skënderbeun. Gravura është e ngjashme me afreskun e shtëpisë së tij në Romë, në vitin 1466. Këmbanat janë zbuluar në vitet '70. Drejtori i Muzeut Kombëtar beson se në një marrëveshje me ambasadorin e Austrisë, armët e Skënderbeut që ndodhen në vendin e tyre, do të jenë në Shqipëri në shtator apo tetor.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora