E marte, 19.03.2024, 04:35 AM (GMT)

Udhëpërshkrim

Florim Zeqa: Triumf i ndjenjave të pastra kombëtare

E merkure, 13.12.2017, 08:04 PM


Në Paderno (TV-Itali) u kremtua 105 vjetori i pavarësisë

Triumf i ndjenjave të pastra kombëtare

Shkruan Florim Zeqa

Për dallim prej herave tjera, kësaj radhe Shoqata "ILIRIA" në Trevizo, 28 nëntorin, festën më të madhe kombëtare e kremtoj në rrethana dhe kushte pak më të veqanta.

Të tillë e bëri situatën dorëheqja e befasishme e kryetares së deritanishme të shoqatës zonjushës Ermira Zhuri me 22 tetor 2017! Edhe pse në dukje, kjo ishte një goditje për shoqatën, megjithatë përveq mungesës fizike në aktivitet, nuk u vrejt ndonjë ndryshim i madh esencial në organizimin dhe mbarëvajtjen e programit festiv.

Ndodhi pikërisht kështu për faktin, se bartës të organizimit dhe promotor të fuqishëm të zhvillimit të aktiviteteve në këtë shoqatë gjithnjë ka qënë Grupi i Valleve nën drejtimin e vllëzërve Mumin e Muamer Murtezani dhe Imri Osmani (udhëheqës i grupit të valleve).

Çdo gjë ishte përgatitur për mrekulli, duke filluar nga paraqitja e bukur skenike, zërimi dhe aspektet tjera teknike që i nevojiten një organizimi të tillë.

Mungesa e moderatorit të këtij aktiviteti Xheladin Stafa(për shkaqe të panjohura!), bëri që me këtë detyrë në momentet e fundit të ngarkohet analisti dhe publicisti Florim Zeqa (i ftuar special i kësaj mbrëmje).

Edhe pse kjo sfidë e rastësishme, nuk paraqiti ndonjë problem për gazetarin Florim Zeqa, i cli e udhëhoqi në mënyrë briliante programin e kësaj mbrëmje të bukur festive.

Pas intonimit të hymnit kombëtar, moderatori i programit i përshëndeti dhe ua uroj të pranishmëve 105 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditën e flamurit kombëtar, për të ftuar më pas në skenë nënkryetarin e shoqatës z. Mumin Murtezani për një fjalë përshendetëse, i cili pos urimeve për ditën e flamurit falenderoj të gjithë të pranishmit për pjesmarrje në këtë aktivitet, në mënyrë të veqantë sponsorin gjeneral të këtij aktiviteti, kompaninë afariste "Market Kosova" në Trevizo, e pranishme në këtë aktivitet.

Pjesa e programit artistik filloj me "Vallja e Pavarësisë" ekzekutuar për mrekulli nga grupi i valleve "ILIRIA".

Me këngën "Thërret Prizreni mori Shkodër" u ngjit në skenë ylli i mërgatës shqiptare, këngëtarja e njohur, e dashur dhe e adhuruar nga bshkatdhetarët, e madhja Elhame Ahmetaj e cila elektrizoj atmosferën në sallë.

Pas kësaj kënge të bukur dhe kuptimplote, moderatori për nga një fjalë rasti i ftoj në skenë; kryetarin e nderit të UNIKOMB-it, zotin Selim Musaj dhe veprimtarin e njohur dhe ish njërin nga themeltarët e parë të krimijimit të shoqatës "ILIRIA" në Trevizo, zotin Mejdi Bislimi.

Përseri programi artistik vazhdoj me grupin e valleve "ILIRIA" me tri valle nga trevat shqiptare, ekzekutuar nga valltarët; Mamure Murtezani, Gentiana Osmani, Shpresa Gashi, Altina Gashi, Besnik Murtezani të udhëhequr nga dyshja artistike Imri Osmani (Koregraf) dhe Muamer Murtezani (udhëheqës i valleve dhe kostumaograf). Kur jemi në këtë segment të vallëzimit, mysafir special i kësaj mbrëmje ishte valltari profesionist nga Shkupi, Jasir Demiri, anëtar i AKVP "Shkupi".

Jo vetëm kaq, këtë mbrëmje e pasuruan dy rapsodët e njohur të mërgatës tonë Ali Kurti dhe Feim Graishta, të cilët publikut i dhuruan dy nga këngët më të bukura nga repertoari i tyre; "Kosovë Dardane" dhe "Kreshtat e Kosovës", të cilët u duartrokitën një kohë të gjatë nga të pranishmit në salllë.

Porgrami artistik vazhdoj deri në orët e vona të mbrëmjes me zërin e embël  të këngëtares Elhame Ahmetaj, shoqëruar për mrekulli nga instrumentalistët Arben Nexhipi (DJ) dhe Shpend Bajrami.

Vlenë për të theksuar faktin, se dhe përkundër dy koncerteve komerciale në të njëjtën orë në provincën e Trevizos, ishte një pjesmarrje e kënaqshme e mërgimtarëve, e ardhur si shprehje e atdhedashurisë, respektimit të vlerave dhe ndjenjave të pastra kombëtare.

Krahas shumë pjesmarrësve në këtë aktivitet, ishin prezent edhe veprimtarët Agim Mullosmani, Ilir Hoxhaj, Ramiz Gashi, Avdil Aliji, Rizah Bekteshi, Liridona Pulka, Bekim Begaj dhe Murat Suka.

Nota negative nga të pranishmit në këtë aktivitet muaren dy mësuesit e shkollës shqipe në Trevizo, gjegjësisht drejtuesit e paraleve në Paderno dhe Quinto për mos sjelljen e nxënësve në 105 vjetorin e Pavarësisë, kur dihet mirëfilli se deri dje kanë funksionuar nën ombrellën e kësaj shoqate.

Shoqata "ILIRIA", pas një veprimtarie të gjatë ndodhet në prag të një procesi të rëndësishëm të reformimit strukturor dhe përbajtësor të saj me 17 dhjetor 2017-të, pasi rrethanat e krijuara pas dorëheqjes së kryetares muajin e kaluar, kanë shtruar nevojen e një reformimi të thellë dhe dizajnimi të qartë të rrugës nëpër të cilën do të vazhdoj veprimtarinë e saj kjo shopqatë në katër vitet e ardhshme.

Se a do ta ruaj vazhdimësinë shoqata kulturore "ILIRIA" apo do të jetë një fillim i ri i saj, na mbetët të shofim pas datës 17 dhjetor.

28.11.2017



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora