E enjte, 25.04.2024, 07:59 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Lobimi mbrapësht i Kosovës

E merkure, 13.12.2017, 09:02 PM


LOBUESI MBRAPËSHT I KOSOVËS

Nga Dedë Preqi

I kapluar nga ethët dhe i mllefosur nga frika e madhe se po lobon kot, duke iu qasur përsëri lobimit kundër njohjeve të Kosovës, ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, nuk lë politikë pa e lëvizur nëpër gjitha vendet e botës dhe nuk pushon, natë e ditë, me atë stilin e vet të trashëguar, i bindur se do ta shëronte dhëmbjen e shpirtit dhe mitit të tij serb, që ka për shtetin e Kosovës dhe popullin shqiptarë.

Ëndërra e mitit serb akoma është në agoni dhe shtanget nganjëherë si e qartur, duke e parë Kosovën edhe njëherë nën kthetrat e shtrigës ogurzezë, që akoma kjo ëndërr i shqetëson dhe nuk iu heqët nga mendja gjithë atyre që nuk e kuptojnë realitetin e kësaj ëndërre, sëcilës i ka skaduar afati që nga viti 1999, të cilat do t’u të kujtohen gjeneratave të reja, si legjenda dhe përralla të qelbura dhe sa për t’ua ilustruar thundrat e përbindëshve të vet dhe gjarpërinjëve helmues.

Lobuesi i mbrapësht për Kosovën, Ivica Daçiq, siq e ka nisur, ashtu ta përfundojë, në pastë nisur mbrapësht, mbrapësht ta mbarojë, Kosova është ajo që është dhe do të mbetët e njejtë, por edhe pse nuk durohen përgojimet, shantazhet, fjalët kërcënuese dhe ato lobime të mbrapështa kundër njohjeve të saj, realiteti dhe e drejta e këtij populli nuk kthehën  më mbrapa, këtë  e dinë tërë bota.

Deklarimet e shumta dhe të pamatura të këtij ministri serb, që vjell e shpif ndaj Kosovës dhe pavarësisë së saj, sidomos kohën e fundit e ka pasuruar fjalorin e tij arrogant, si dhe në lidhje më atë se shteti i Madagarskit si edhe të tjerë e kanë njohur pavarësinë e shtetit të Kosovës, por do të tërhiqën dhe duke shtuar se, Kosova si shtet nuk ekziston, sepse shqiptarët e këtij vendi janë pakicë dhe janë brenda Serbisë, përndryshe duhet të ikin dhe të shkojnë në Shqipëri.

Kjo nënkuptohet vetëvetiu, meqenëse janë të qarta politikat e jo vetëm të këtij ministri, por e gjithë elitës politike serbe në të kaluarën, pa e ndryshuar kursin edhe politika e sotme, që kanë të njëjtat qëllime kundër Kosovës, duke ia bërë mjegull BE-së, dhe asaj ndërkombëtare, e cila patjetër kërkon rast që ta ç’fajësonte nga përshtypja se nuk motivohet nga e kaluara, por nga e ardhmja e saj në Evropë, ndërsa në anën tjetër nuk i shkoqët fare Rusisë  putiniste.

Shihet qartë se çfarë qëllimi kishte Serbia ndaj Kosovës, në të kaluarën, por edhe në të sotmën, edhe pse politikanëve të Kosovës, u është bërë mjegull dhe nuk kanë mundësi të shohin më largë, nga se disa i ka vërbuar pasuria e disa kontributin e tyre ia kanë kushtuar rehatisë dhe luksit, por ajo që është shumë brengosëse, BE-ja, fare pak po e bënë dallimin në mes kasapit dhe kurbanit, me çrast, fare pak bënë përshtypje me vërejtjet e saj ndaj Serbisë.

Shteti i Kosovës, nuk ka mundësi që t’ua mbyllë gojën gjithë atyre që propagandojnë dhe lobojnë mbrapësht kundër njohjeve të këtij shteti, dhe nuk ka mundësi t’ia mbyllë gojën as ministrit serb të Serbisë, apo zëdhënësit të kriminelit Millosheviq, por Kosova në rrugën e vet të shtet ndërtimit dhe zhvillimit ekonomik, ka mundësi të tjera, që përmes politikave zhvëllimore brenda vendit të vet dhe politikave  integruese me vendet  tjera, do të arrijë qëllimet e veta, që të shtohen njohje dhe përkrahje të tjera në integrimin e këtij vendi në gjithë organizatat ndërkombëtare.

Por, nëse këtij procesi i shtohen edhe të atillë për njohjen e shteti të Kosovës dhe rrahin gjoks disa lobues të vendit, duke u mburrur se lobimi i tyre ka qenë kontribut i veqantë i gjithë asaj që ka bërë të mundur rritjen e njohjeve të këtij shteti, të cilën duhet kuptuar dhe çmuar si kontrubut, por ndoshta, jo si përgjigje e sinqert, në krahasim me atë që ia kemi borxh popullit dhe shtetit të Kosovës, duke ditur se, nga populli dhe shteti i Kosovës, nuk do të mungojnë urimet dhe bekimet e merituara që i takojnë sëcilit për kontributin e dhënë.

Këtij karvani të lobimit të mbrapësht për Kosovën, si dhe ministrit serb Ivica Daçiq, do i shtohen edhe gjithë ata qeveritar të vendit, të cilët shtetin e Kosovës, e konsiderojnë si produkt të tyre dhe të cilët në forma të ndryshme më ç’njerëzore, e të krimit dhe korrupsionit po e shfrytëzojnë dhe nënçmojnë të ardhmën e këtij vendi dhe gjakun e atyre, duke menduar se, me një tubë lule që ua sjellin sotë te koka, do  t’ua lajnë borxhin që kanë ndaj tyre.

Mesazhet për Kosovën janë të qarta, edhe pse NATO, dhe aleatët e saj verioatlantike e kanë shkrirë arsenalin e tyre politik dhe ushtarak për t’a çliruar këtë vend, që u ka kushtuar llogari marramendëse, edhe pse është derdhur gjak i pa parë nga popullata e pafajshme e këtij vendi, duhet të na shkojë nëpër mend, nëse vetëm SHBA-të, të heqin dorë sot nga Kosova, çfarë përgjigje do të merr ky vend dhe ky popull. Prandaj, duhet të  jemi mirënjohës ndaj të gjitha vendeve mike që kontribuan për popullin dhe shtetin e Kosovës, në veqanti për SHBA-të, dhe njerëzit e këtij vendi, pa të cilët nuk do kishim ardhë deri te lobimi dhe kundërlobimi i shtetit të Kosovës.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora