E marte, 19.03.2024, 05:13 AM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Pazari i vjetër i Shkodrës

E hene, 11.12.2017, 08:07 PM


Nga Fritz RADOVANI:

PAZARI  I  VJETER  I  SHKODRES

1962 KUJTIME… KJO HYMJE E VAZHDONTE QENDRESEN !

Deri kah viti 1968 vazhdonte me qendrue në kambë kjo pamje, derisa shkatrruesit janë kujtue per sheshimin e plotë të kësaj qendre tregtare të Shkodres së vjeter. U emnova mësues në vitin 1962, dhe me të vertetë si diten e parë që shkova, me aq knaqësi punova per 8 vjet me fëmijët Lagjes së Re, që ishin banorë të Pazarit të Vjeter brij Rozafës.

Kishte shumë pak nga ndertesat e vjetra, ku Bexhisteni vazhdonte me kenë e pranë tij edhe Shtëpia e lëkurave, ndertime të bukra dhe me histori të dokumentueme.

Ura e Pulave karrshi shkollës ishte pamja e perditshme që më çonte tek Posta e Pazarit, dhe krejt brij saj fillonte ngjitja e rrugës per në Kështjellen Rozafat, një mbrekulli…

Atëherë kam formue bindjen se në Shkoder asgja që asht prishë, djegë e shembë, nuk asht kenë rastësi… Po, gjithshka e paramendueme dhe e sajueme per me mërrijtë deri tek “Piramida e kufinit me Jugosllavi” që ishte “drrasa e parë e Urës së Bunës”… Turpi i një tradhtije të pashueme që në 1913, kur “daja Esad Pashë Toptani” e shiti Shkodren!

Ngjarjet shkatrruese të Shkodres ishin një vazhdimsi e urrejtjes së Turqisë, që nuk i ka mungue asnjëherë dhuna dhe gjakderdhja sllave, shoqnue me shpartallimin ekonomik dhe kulturor, tue i pre të gjitha rrugët e një qytetnimi Europjan Shkodres e Shqipnisë.

Fillimisht kur Mark Kakarriqi mendoi me kanalizue Bunen dhe me kthye Shkodren në port detar, tue e sigurue edhe nga rreziku i permbytjeve me anën e thellimit dhe të një ndertimi modern në bashkpunim me një firmë të njohun angleze, “ishin anadollakët e Pazarit të Vjeter, që nuk donin ndihmen e kryqalijve të Anglisë, me na u sjellë këndej..!”

Asht pikrisht koha kur Familja Parruca, shet ndertesen e Shtëpisë së Kulturës, dhe iku pergjithmonë nga Shkodra, tue “puthë prakun e Derës dhe, tue mallkue ata që kthejnë!”

Malazezët sulmojnë Shkodren, dhe e mbajnë të rrethueme derisa shpallet Pavarsia!

1913: At Gjergj Fishta ven Flamurin në Kompanjelin e Kishës së Fretenve, kur rinia shkodrane sheh me sytë e vet kandilat e ndezun dhe të lidhun nga Kompaneli i Kishës tek minarja e Xhamisë së Fushës së Çelës, dhe këndon pergjatë Shkodres “Hymnin e Flamurit” me muziken e Kurtit... Francezi nuk mund ta shohin dhe do “me e ulë me topa!”... Sufleri u tha: “Jo, nuk e duem me e ndigjue Hymnin e Fratit me Alfabetin e Manastirit “Porsi fleta e Ejllit Zotit...” se, ma i mirë asht per “shqiptarë” hymni me muzikë rrumune që këndohet edhe sot! “Të pakten sllavët nuk i zen me gojë!”

1920: Kur u mblodhen “intelektualët e Haxhi Qamilit” me caktue Kryeqytetin e Shqipnisë, dhe kur mendohej se “Shkodra asht ma e pershtatshme se të gjitha qytetet tjera, si e ka pasë shpjegue Luigj Gurakuqi, per interesat tona kombtare dhe Europjane” ... “Jo, ne jemi per Tiranën e Toptanëve”... E madje, mbas 90 vjetëve i shembin edhe “Shtëpinë e Atdhetarit Luigj Gurakuqi”, se gaboi: “Ai në 1908 na hapi edhe Shkollen Normale në Elbasan..!!” E, mbas Tij edhe Ministri fashist Ernest Koliqi, na hapi nja 200 shkolla Shqipe nder trojet tona... Kur shoku Tito nuk i donte ato, madje edhe vrau pa ju tutë syni Mësuesit e Nderuem Ymer Berisha, Kol Margjini, Gjergj Martini e Kol Parubi, që ua mësonin fëmijve Shqiptarë nder ata shkolla Hymnin e Flamurit të Skenderbeut!

1944: Po, tregtarët e Shkodres ku ishin kur “shokët komunista” që ua dergonin paret me shegertat e vet, ua sollen në 1945 “vllezërit grekë’ me fjetë aty dhe me i vue flaken Pazarit, kur Shkodren e drejtonin terroristët Qamil Gavoçi me Arif Gjylin, Sheuqet Peçin dhe Mehmet Shehun e kompani, tue këndue sesi “ua bëjmë... nënën Gegëve...” ?!

Vidheshin dyqanet e Pazarit të Shkodres, rraheshin e ngordhnin në hu tregtarët e atyne dyqaneve, derisa dorzonin arin... Pushkatoheshin Profesorët e nxanësit e Gjimnazeve ku partizanët vidhnin “objektet e zbulueme nga At Gjeçovi, me ua dhurue tradhtari Enver Hoxha shokve Stalin dhe Tito...”, ideatorëve të pavdekshem të pushtimit Shqipnisë nga sllavokomunistët e Veriut dhe të Jugut, pa mendue fare: “Po sot, çka do ti dhurojmë?!”

I ranë mbas shpine Atdhetarit Prek Cali forcat e Mehmet Shehut e ato të Titos, u vranë

118 Burra t’ Atyne Maleve, ua treten nder prroje Trupat e Tyne, ua plaçkitën Kullat dhe bagtitë... “Se, ashtu urdhnoi shoku komandant nga Tirana...” E sot, vazhdon tragjedia!

1945: Bash atëherë, kur “çlirimtarët” sollën grekët dhe dogjën Pazarin e Shkodres, “ata heshtën”!... kur u pushkatue “Grupi Atdhetar i Deputetëve” në Tiranë, prap  heshtën... Kur u vrane “pa faj grupi i Bashkimit Shqiptar” në Shkoder, edhe atëherë “heshtën”...

Kur u dogj Kinema Rozafat, “tue vrritë kurvat: Plumbin ballit armiqëve!”, heshtën...

Kur u ba “Revolucioni Kulturor i 1967” në Shkoder, heshtën... Kur filluen fëmija me u thanë Nanave “nënë”... Heshtën... Ashtusi, kur në Vaun e Dejës u shemb Kisha ku u kunorzue Gjergj Kastrioti, dhe “me kongrese turpi” u perjashtue në 1972 Gegnishtja...

Prap heshtën! E prap, vazhdojnë me heshtë... edhe pse Skenderbeut i vehet perqe!

Ua kanë vue traktorat Kullave të Prek Calit... E Malësorët tanë po thonë se “Heshtin”!

Edhe pse Ata Kulla ndaluen “zgjanimin e Jugosllavisë së Re e t’vjeter” prap heshtin...

Edhe pse Ata Kulla e mbarë Një Shqipni, u shkatrrue nga sllavokomunistët e Titos dhe të tradhtarit gjinokastrit Enver Hoxha, trashigimtarët e tyne SOT, po duertrokasin per “Ballkanin Përendimor”... E Shqiptarët shka bajnë?! Ate e ka thanë At Gjergj Fishta me

“28 Nandor 1913” :   “Ah! T’ mjerët na, t’ mjerët! E sod, me ‘i pecë të kuqe

E me ‘i orrl duem qi Shqyptaria e mjera

T’dalë vedit n’ dritë, si vedit çilë n’ bubuqe

Nji drandofille e njomë, kur kthen pranvera...

Jo, jo, Shqyptarë! Por banje flamrin duqe

E zhytnje n’ Dri t’ mos t’ a zhvillojë kurr era.

Flamri Kombtar nuk ka shka ban nder né,

Po kjé se dashuni nuk kem’ p’ r Atdhé

E, drue dashtni p’r Atdhé nuk ka Shqyptari;

Me gjasë, s’ çan kryet Shqyptari per komb t’ vet,

As per njatë gjuhë t’ ambel qi i la i Pari,

As pse Shqypnia n’ vedi u ba sod shtet;

Pse e shoh se veç atje, ku xhixhillon ari

Pa frymë e tue dihatun vrap ai nget:

Si Krishtin shiti Juda Iskarjotë,

Drue Atdheu nder né po shitet p’r zallotë...” (“LIRIKA” fq. 20).

Melbourne, 9 Dhjetor 2017



(Vota: 5 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora