E marte, 19.03.2024, 03:51 AM (GMT)

Speciale » Alia

Lutfi Alia: Kongresi Ndërkombëtar i Mjekësisë

E enjte, 30.11.2017, 07:51 PM


KONGRESI 3° NDËRKOMBËTAR I MJEKËSISË,

AKTIVITET SHKENCOR MULTIDISIPLINOR I SPITALIT AMERIKAN – TIRANË.

Nga Prof. Lutfi ALIA

Në këto 25 vite, Shqipëria ka bërë progrese të mëdha. Përveç politikës shqiptare, që grindet me veten, duke ndikuar në ngadalësimin e ritmeve të zhvillimit të vendit, fushat e tjera të jetës vazhdojnë ecurinë në rritje, me synim të arrijnë standartet europiane.

Në këto progrese të gjithanëshme shqiptare dhe mjekësia ka pësuar ndryshime. Krahas ndërtimit të shumë institucioneve të reja cilësore, shërbimi shëndetesor gjithnjë e më shume po intensifikon masat në parandalimin e sëmundjeve, po zbaton teknika diagnostike joinvazive bashkëkohore, kryen ndërhyrje kirurgjikale me pak traumatike dhe shumë rezultative, po shton rastet me transplante të organeve, praktikon protokolle terapeutik me medikamente të reja më të fuqishëm dhe më efektive, duke ndikuar në kurimin e sëmundjeve dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës të semurëve.

Ndryshime janë bërë në fuqizimin e edukimit shendetësor, në parandalimin e semundjeve dhe në zbatimin e kritereve për të plotësuar kërkesat e shumta shëndetësore të semurëve dhe të subjekteve të shëndoshë, te cilët po i përshtaten ndryshimit të skenareve të jetës së sotme tepër intensive dhe të rrëmujshme, që kanë ndikuar dhe në transformimin e menyrës të menduarit.

Sot, mjekësia shhqiptare po konfrontohet dhe me koncepte, që rrjedhin nga studimet në fushën e ekonomisë sanitare, për sigurimin e burimeve financiare në mbështetje të shërbimit shëndetësor, por dhe në vleresimin e raportit kosto-perfitim të mjekimeve terapeutike, të teknikave e metodave diagnostike dhe aplikimit të ndërhyrjeve kirurgjikale sa më efektive.

Ritmet e shpejta dhe nivelet e larta të zhvillimit të mjekësisë, kanë revizionuar e zgjeruar fushën e veprimit dhe mënyrën e ndërhyrjes të mjekut, duke përfshirë në trajtimin e semundjeve ndikimin e kushteve mjedisore, stilin e jetës, gjëndjen sociale të pacientit, respektmin dhe garantimin e të drejtave themelore për mirëqenie shëndetësore të popullatës.

Këto aspekte organizative dhe profesionale të shërbimit shëndetësor, nuk mund të kuptohen pa zhvillimin e kërkimeve shkencore, sepse mjekësia nuk është thjeshtë profesion, por është shkencë, është art, kulturë dhe mision i lartë humanitar dedikuar sherimit të jetës të lënduar nga sëmundjet. Në këto vite fillimi të mijevjeçarit të tretë, shkenca mjekësore shqiptare ka intensifikuar dhe zgjeruar studimet shkencore rreth problemeve themelore në shërbimet e kujdesit shëndetësor dhe mjekësor.

Shërbimi shëndetësor publik dhe ai privat, krahas impenjimeve për parandalimin, diagnostikimin dhe kurimin e sëmundjeve, i janë përkushtuar studimeve shkencore, duke kontribuar në rritjen e nivelit profesional të personelit mjekësor, ashtu si dhe në parandalimin, diagnostikimin e hershëm, mjekimin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës të sëmurëve.

Ndër institucionet shëndetësore në avanguard në kujdesin mjekesor dhe ne veprimtari shkencore, është Spitali Amerikan i Tiranës.

Në politikat e zhvillimit të Spitalit Amerikan, krahas aktiviteteve mbështetëse të shëndetesisë publike, vend me rëndësi ka dhe veprimtaria kërkimore-shkencor e konkretizuar me rritjen e nivelit profesional të personelit mjek – infermjere dhe në perfeksionimin e cilësisë të shërbimeve mjekësore në mbrojtjen dhe shërimin e jetës të sëmurëve në Shqipëri dhe Kosovë.

Franz Ribeko ka thënë: “Shkenca nuk ështe prona e askujt, ajo i përket të gjithëve”, andaj kjo eksperienca profesionale dhe shkencore, nuk është kufizuar brenda mureve të Spitalit Ammerikan, por është bërë publike, është përgjithësuar në disa aktivitete shkencore, në veçanti me tre kongreset.

Pas dy kongreseve të suksesëshme të viteve 2015 dhe 2016, me 16 – 18 nëntor 2017, Spitali Amerikan, organizoi Kongresin e 3° të Mjekësisë, aktivitet shkencor multidisplinor i fokusuar ne inovacionet në mjekësi, si faktor me rëndësi në rritjen e nivelit organizativ dhe të kujdesit shëndetësor e mjekësor, për të sëmurët që trajtohen në sistemin e shtatë institucioneve mjekësore të Spitalit Amerikan.

Kongresi i 3° i zhvilloi punimet në Hotel Plaza, me pjesmarrjen e 2000 mjekëve dhe infermjereve, nga institucionet shendetësore të gjithë rretheve të vendit dhe nga Kosova.

Në kongres morën pjesë dhe mbi 100 studiues të huaj nga Europa, Amerika dhe Azia.

Frekuentimi masiv, niveli organizativ, tematika e gjërë shkencore dhe pjesmarrja e të huajve nga  23 vende të botës, janë tregues të përmasave dhe të nivelit ndërkombëtar të këtij kongresi.

Në kët aktivitet të rëndësishëm shkencor, studiuesit shqiptar dhe të huaj prezantuan 400 referate dhe posters, me një tematikë të gjërë dhe komplekse, të përqëndruar në zgjidhjen e problemeve të mjekësisë shqiptare si në parandalimin e sëmundjeve, diagnozën e herëshme, trajtimin terapeutik dhe kirurgjikal të patologjive, që lëndojnë shëndetin e njerëzve. Këto rezultate u ballafaquan me eksperiencën shkencore të vendeve të tjera. Konkluzionet, propozimet dhe idetë e reja që dhanë referuesit, hapen perespektiva të reja aplikative të mjekësisë bashkëkohore, shërbyen si eksperiencë për të rritur nivelin shkencor të punës në institucionet shendetësore të vendit tonë.

Shumë personalitete të huaj si Philip Çaushaj (USA), N. E Samalavicius (Lituani), Ho Kyung Chun (Koreja e Jugut), Felice Giangaspero (Itali), Friedrich Ecstein (Gjermani), Giuseppe Marcianò (Itali), Christos Maroudis (Greqi), Jozeph Mensah (Angli), Niklas Zojer (Austri), Antonio Gomez (Spanja), Witney Feltus (USA), K. Yohej (Japan), Sadik Ersoz (Turqi) etj, pa rezerva e pa komplekse theksuan: “Organizimi dhe permbajtja shkencore e referimeve, jane te nivelit nderkombetar. Ky eshte kongres mjekësor i njëjtë me ato që zhvillohen në vendet e tjera të botës, madje në disa aspekte më i bukur”.

Përgatitjet për kongresin filluan në muajin shkurt 2017, me ngritjen e strukturave organizative:

- Komiteti organizativ, i kryesuar nga Dr Klodian Allajbeu, drejtori ekzekutiv i Spitaleve Amerikane. - Komiteti shkencor i kryesuar nga Dr Lindita Shosha, drejtore e strategjise akademike dhe e eduki-

mit mjekësor te Spitalit Amerikan,

- Sekretaria ekzekutive e kryesuar nga Albana Mehmeti.

Tre stafet organizative, shkencore dhe ekzekutive, vepruan ne unitet e të bashkëkordinuar, duke i konkretizuar punën e tyre intensive, ne realizimin me sukses të këtij aktiviteti të madh shkencor.

1. Dr Klodian Allajbeu, president i komitetit organizues të kongresit.

2. Dr Lindita Shosha Mano, presidente e kongresit.

3. Dr Alfred Aga, zv-president i kongresit.

4. Dr Fatos Olldashi, sekretar i përgjithshëm i kongresit.

Kongresi i 3° i filloi punimet pasditen e 16 nentorit, me ceremoninë mirëseardhjes.

Fjalën e hapjes e mbajti presidentia e kongresit të 3°, Dr Lindita Shosha Mano, e cila i përshendeti pjesmarrësit me një fjalim te bukur, sintetik, elegante e plot me emocione.

Pjesmarrësit në kongres i përshendeti dhe Ministria e Shëndetësisë Zonja Ogerta Manastirliu, e cila krahas evidentimit te arritjeve te shëndetësisë shqiptare, theksoi sukseset e Spitalit Amerikan në kujdesin mjekësor dhe në veprimtaritë kerkimore – shkencore.

Dr. Lindita Shosha Mano, Ministria e Shendetesise Orgeta Manastirlliu

dhe Prof Philip Çaushaj – President Nderi i Kongresit të 3° 

Në vazhdim të traditës të kongreseve pararendëse, Dr Lindita Shosha shpalli vendimin e komitetit organizativ dhe të komitetit shkencor, per dhenien e çmimit “Award of excellence” për kontributet në veprimtari profesionale dhe kërkimore-shkencore te studiuesve: Prof. Kenan Arnautoviç (USA), Prof. Lutfi Alia (Itali), Prof. Sulejman Cela (USA), Prof. Jera Kruja e Prof. Mentor Petrela (Shqiperi).

Seanca plenare. 

Gjate kongresit te 3° u zhvilluan 27 aktivitete shkencore, te mirëprogramuara, te organizuara ne sesione, workshope, simposiume, forume, summit-e dhe “tavolinë e rrumbullakët”, ku pjesmarrësit trajtuan problemet kryesore të mjekësisë shqiptare.

- Sesioni plenar trajtoi “Inovacionet në mjekësi”.

- 16 sesione shkencore iu përkushtuan prezantimit të rezultateve të studimeve në fushat kryesore

të mjekësisë si në kirurgji të përgjithëshme dhe specialistike, kardiologji, nefrologji–urologji, në

okulistikë, patologjia e qafës dhe maksillofaciale, obstetrikë–gjinekologji, kujdesi shendetësor i të

porsalindurit; hematologji, hepatologji, gastroeneterologji, neurologji-neurokirurgji, parandalimi

dhe diagnoza e herëshme e semundjeve të brendëshme, imazheria, mjekësia nukleare, laboratorët,

anesteziologjia, onkologjia, morfologjia, rheumatologjia, endokrinologjia, pneumologjia etj.

- 2 simposiume iu dedikuan kancerit të gjirit dhe trajtimit të patologjive të vijave urinare.

- 3 workshope trajtuan problemet themelore në fushat e dermatologjisë, nutricionit dhe simulimit

të traumave.

- 2 forume u mbajtën për cilësine e kujdesit infermjeristik.

- 1 summit per problematiken komplekse kolorektale.

- Tavolina e rrumbullakët, iu dedikua përgatitjes profesionale të studenteve të mjekësisë.

Punimet e këtyre aktiviteteve shkencore, u moderuan nga studiues shqiptarë dhe të huaj, madje theksoj me krenari se drejtuesit (Key lecture) në shumicën e aktiviteve të kongresit, ishin mjekë shqiptarë, që i drejtuan seancat dhe diskutimet, me profesionalitet të admirueshëm, komunikuan me auditorin si në gjuhë shqipe ashtu dhe në anglisht, frengjisht dhe italisht.

Në sesionin plenar “Inovacionet në mjekësi” [moderator: Prof Ph. Çaushaj (USA), K. Allajbeu (Al), K. Arnautoviç (USA), L. Shosha (Al)], u trajtuan risit dhe perespektivat e kirurgjisë se transplantit të organeve, të kirurgjisë robotike, të mjekimit me qeliza staminale dhe mikrokirurgjia në trajtimin e neoplazive të kokës dhe të fytit.

Në sesionin e imazherisë të avancuar [moderator Prof A. Carriero (It), I. Allajbeu (Al), W. Feltus (USA)], u prezantuan rezultatet në diagnostikimin dhe studimin e shumë proçeseve patologjike me teknikat e PET – MRI, RMn, me ekografi dhe shintigrafi. Referuesit theksuan se Shqipëria ka të domozdoshme instalimin e PET – MRI, teknikë bashkëkohore, me efektivitet të lartë për diagnozën e sëmundjeve në veçanti për zbulimin e metastazave në permasa të vogla, që nuk shihen në ekografi.

 

Summit-i i patologjisë kolorektale. 

Gjatë summit-it dedikuar patologjisë kolorektale [moderator: Prof Ph. Çaushaj (USA), J. Nunoo (UK), E. Samalavicius (Lit), L. Shosha (Al)], u prezantuan studime të viteve të fundit, që evidencuan përparësit e teknikave racionale të laparaskopisë, rezultatet në trajtimin kirurgjikal te divertikujve dhe të neoplazive të këtij segmenti të traktit të tretjes.

Në symposium-in për kancerin e gjirit [moderator: E. Mema (USA), I. Allajbeu (Al), E. Huti (Al)], u prezantuan rezultatet në diagnostikimin imazherik, duke evidencuar rëndësinë e zbulimit në stadet më të herëshme të neoplazive të gjirit dhe rezultatet në trajtimin me radioterapi.

Në sesionin e Neurokirurgjisë [moderator: K. Arnautoviç (USA), M. Petrela (Al), F. Olldashi (Al)],

u prezantua klasifikimi i vitit 2016 i OBSH i neoplazive të trurit i bazuar në histopatologji, u referuan studime, që evidencojne efektivitetin e nderhyrjeve kirurgjikale në patologji vaskulare dhe neoplazi të trurit. Me interes ishin referimet lidhur me trajtimin kirurgjikal të epilepsisë.

Në sesionin Kirurgjia e Pergjitheshme [moderator: A. Catona (It), S. Lacitignola (It), L. Alia (It) dhe Teona Bushati (Al)], ishte ndër sesionet më të ngjeshur me referime dhe tematikë të larmishme, por dhe tribuna ku shume mjekë të rinj referuan me dinjitet profesional e shkencor.

Prof A. Beqiri, në referimin e tij na dhuroi nje fakt të ri për historine e mjeksise sone. Operacionin e parë të hernies inguinale në Perandorine turke e ka kryer nje kirurg shqiptar në shekullin XIX.

Në sesionin patologjitë e kokës – qafës dhe maksillofaciale [moderator: Alfred Aga (Al), K. Yohej (Japan), F. Laganà (It), A. Shahini (Al)], u referuan 10 studime shkencore, që prezantuan rezulatet në nderhyrjet delikate e preçize në ngushtesine e kaviteteve dhe te organeve të vogla, të grykës dhe

të rajonit maksillo-faciale.

Dr. Sh. M. Teona Bushati dhe Prof Arben Beqiri, moderator në sesionin e kirurgjisë së përgjithëshme.

Në sesionin kardiologji dhe kardiokirurgji 1 [moderator: F. Eckstein (Ger), J. Besik (Çek), B. Kojcic (Kos) dhe E. Prifti (Al)], u referuan studime, që pasqyrojnë inovacionet në metodat e trajtimit të sëmundjeve të zemrës, si dhe të nderhyrjeve kirurgjikale në zemer dhe në vazat e mëdha të gjakut.

Në sesionin paralel kardiologji & kardiokirurgji 2 [moderator A. Kojqiqi (Al), S. Celaj (USA), A. Nona (Al), C. Campanella (It)], u prezantuan punime shkencore, të realizuara ne klinikat tona dhe të vendeve të tjera, ku janë trajtuar të semurët me semundje të zemrës.

Në sesionin e ortopedisë & kirurgjisë plastike [moderator: Gj. Çaushi (Al), Gj. Belba (Al), C. Bytyqi  (Kos), G. Bassi (It)], referuesit prezantuan rezultatet e metodave të reja kurative dhe të ndërhyrjeve kirurgjikale inovative në ortopedi. Në kete sesion u referuan rezultatet e disa teknikave të kirurgjisë plastike në Shqiperi dhe në Kosovë.

Sekretaria e regjistrimit të infermjereve dhe studenteve.

Pasditen e 17 nëntorit, u organizua “Tavolina e rrumbullakët”, një bashkëbisedim me studentët e mjekësisë dhe infermjerisë [moderator: Ph. Çaushaj (USA), K. Allajbeu (Al), Th. Caputo (USA)].

rgatitja profesionale dhe shkencore e studentëve në fakultetet e mjekësisë, mbështetet në një varg disiplinash, qe i ofrojne mjekeve dhe infermjereve të ardhsheme njohuri bazë profesionale, por dhe artin e shkencën për te mbrojtur e forcuar shendetin e njeriut. Pra, te behesh dhe te punosh mjek dhe infermjer ne mijevjeçarin e trete, do te thote te kesh formim baze profesional dhe nivel shkencor.

Studimi i mjekësisë nuk mbaron me marrjen e diplomës, por vazhdon gjatë tërë jetës profesionale. Prof William Osler, i këshillonte mjekët e sapo diplomuar, me një sentencë, që tingëllon aktuale dhe në realitetin e sotëm: Të dashur kolegë! Krahas urimeve për diplomën dhe sukseseve në profesion, duhet t’i u jap dhe dy lajme: një të mirë e një të keq. Lajmi i mirë është: brenda një dhjetvjeçari pune, gjysma e atyre që keni mësuar do t’i harroni. Lajmi i keq është: askush nuk do të jetë ne gjendje të vlerësojë sa do të jetë kjo gjysëm”.

Këtë profeci të Sir William Osler, sot e shohim të konkretizuar me nivelin, që kanë arrijt shkencat mjekësore, që i kanë revizionuar shumë koncepte të mekanzimave etiopatogenetikë dhe të mjekimit të shumë sëmundjeve.

Në sesionin e anesteziologjisë [moderator: S. Beqiri (Ger), B. Arapi (Al), A. Abdyli (Al)], u prezan-tuan studime, që evidencuan përparësit e teknikave bashkëkohore të anestezisë, të konkretizuara me eksperiencën në klinikat shqiptare.

Në sesionin gjinekologji & obstetrikë [moderator: Th Caputo (USA), G. Pistofidis (Gre), Z. Delia (Al), G. Gok (Tur), E. Peçi (Al)], referuesit prezantuan studime, për diagnostikimin e hershëm dhe  kurimin e disa sëmundjeve, që lëndojnë shendetin e grave, me ndikim në fertilitet dhe në shtatzani.

Në sesionin gjinekologji & obstetrikë dhe neonatologji [moderator: Th Caputo (USA), A. Antsaklis (Gre), Ch. Maroudis (Gre), L. Berdica (Al)], u trajtuan disa sëmundje të mitrës dhe të vezoreve, me ndikim në zhvillimin e fetusit dhe lindjen e femijës, si dhe trajtimi kirurgjikal i disa keqformimeve kongenitale të femijeve të porsalindur.

Dr Alfred Aga, Albana Mehmeti, Dr Linda Sh. Mano, Dr. I. Allajbeu, Dr. Fatos Olldashi. 

Në sesionin e sëmundjeve të brendeshme 1 [moderator: B. Zllami (Al), J. Kruja (Al), Ghiribelli (It) G. Marcianò (It)], u trajtua një tematikë e gjërë problemesh me interes në praktiken mjekësore, çka u karakterizua me pjesmarrje të gjërë mjekësh nga Shqiperia dhe Kosova. U prezantuan të dhenat e reja mbi klasifikimin e epilepsive, metoda ROSE e bronkoskopisë për diagnozën e shpejtë të sëmun-djeve të mushkërive, trajtimi bashkekohor i vaskulitit i shoqëruar me antitrupat ANCA, përvoja në përdorimin nga goja të antikoagulantëve, një rast me melanoma e stomakut, screening i tiroides etj.

Në sesionin e sëmundjeve të brendeshme 2 [moderator: P. Marchetti (It), M. Mondelli (It)], E. Puca (Al), A. Ylli (Al)], u prezantuan referate shkencore me rezultatet në mjekimin e hepatitit C, disa punime rreth diabetit të sheqerit te tipit 2, për sëmundjet imunitare, për infarktin e trurit etj.

Në sesionin e okulistikës [moderator: U. De Sanctis (It), M. Jacobbi (It)], T. Haveri (Al), N. Bardhi (Al)], u prezantuan rezultatet në transplantin e kornesë, ne trajtimin e disa semundjeve që lëndojnë retinën dhe të disa neoplazive të syrit etj.

Në symposium-in “zhvillimet në urologji” [moderator: F. Daneshgari USA], u prezantuan referime shkencore nga studiues amerikanë dhe anglezë. Pjesmarrësit ndoqen me interes të dhënat e reja në fushën e urologjisë, kriteret në trajtimin e infeksioneve urinare dhe aplikmin e kirurgjisë robotike në patologjitë joneoplazike të traktit urinar.

Në sesionin nefrologji – urologji [moderator: L. Alia (It), Sh. Telegrafi (USA)], Xh. Çuni (Kos), A. Strakosha (Al), F. Tartari (Al)], u prezantuan studime, që evidencuan risit në diagnozën e herëshme të sëmundjeve të traktit urinar, trajtimin e infeksioneve të vijave urinare, të neoplazive të prostatës, rezultatet inkurajuese të transplantit të veshkave, si dhe trajtimin e ndërlikimeve të semundjeve renale dhe të vijave urinare.

Forumi i kujdesit infermjeristik 1 [moderator: N. Xhabija (Al), S. Nela (UK)], E. Çako (Al)] dhe

Forumi i kujdesit infermjeristik 2 [moderator: B. Zllami (Al), E. Çako (Al)], u karakterizuan me pjesmarrje të gjërë dhe me interesim të madh nga personeli infermjer dhe operatorët sanitar.

Me shumë të drejte, komiteti organizativ dhe komiteti shkencor, programuan këto dy aktivitete shkencore me infermjeret, sepse në ditet e sotme eshte revizionuar koncepti dhe roli i infermjereve ne sherbimet e kujdeseve shendetesore dhe mjekesore.

Sesioni i shkencave infermjeristike. 

Profesioni universal i infermjerit, shumë i respektuar dhe i nderuar nga te gjithe, historikisht është parë si mision humanitar në sherbim te individit dhe të kolektivit, i ushtruar me art, kulturë dhe shkencë për të sëmurët e shtruar në spitale dhe jasht spitaleve, gjithmonë pranë dhe në ndihmë të atyre që vuajnë nga semundjet. Infermjeret, në kryerjen e kujdesit infermjeror, aplikojnë kapacitetin profesional, formimin kulturor dhe ndjëshmerinë shpirterore, duke i vënë në sherbim të atyre që kanë nevojë për ndihmë jo vetëm mjekësore por edhe shpirtërore, psikologjike dhe morale.

Sa më të përgatitura profesionalisht dhe shkencërisht të jenë infermjeret, aq më i kualifikuar dhe rezultativ është shërbimi, aq me te medha jane perfitimet mjekesore ne institucionet spitalore dhe ambulatore, ashtu si dhe perfitimet shendetesore, shpirterore e morale per te semurin.

Roli i mjekut eshte i rendesishem ne diagnozen dhe kurimin e te semurit, por suksesi i punes se tij varet nga aktiviteti profesional i infermjereve.

Keto vlera e dimensione te profesionit infermjeror, shtrojne si detyre, qe infermjeri te vihet ne vendin dhe ne funksionin qe i takon, jo vetem ne sherbimin shendetesor, por gjeresisht ne shoqeri.

Kush pati fatin t’i ndiqte referimet e infermjereve në këto dy forume, sigurisht do të entusiazmohej me aktivitetin profesional që kryejnë dhe me nivelin shkencor të punes, të prezantuar me elegance dhe me modesti në këto dy aktivitete shkencore.

Gjatë ditëve të kongresit, u organizuan dhe tre workshope, aktivitete shkencore të preferuara si për tematikën e fokusuar në problematikë te ngushte, ashtu dhe për mundesitë e pjesmarrjes ne diskime dhe ne shkembimin e eksperiences klinike dhe shkencore.

Workshopin e dermatologjisë, [moderator: Antonio Ortega Gomez (Al), Irena S. Jorgaqi (Al)], u bashkebisedua rreth arritjeve të mjekesisë estetike në vendin tonë.

Workshopin dedikuar simulimit te traumes [moderator: S. Nela (UK), Ch. Downing (UK)], u referua dhe u bashkebisedua për mënyrat e menaxhimit të pacientit te traumatizuar, nga nje ekip multidisiplinar, duke perdorur kriteret e standartizuara, të cilat u praktikuan direkt në auditor.

Simulimi i ndihmës për personat e traumatizuar. Demonstrim praktik në auditor. 

Workshopin dedikuar nutricionit [moderator: A. Daka (Al), C. Rizzo (It)], u trajtuan aspektet themelore të ushqyeshmerise gjate shtatzanise, çrregullimet e metabolizmit te kriprave minerale gjate autizmit etj.

Merita në organizimin dhe zhvillimin e punimeve të kongresit, i takojnë dhe sekretarisë te drejtuar nga Albana Mehmeti dhe stafit operativ të hosteve, një grup vajzash të sjellëshme e të kulturuara, që të impononin respekt e nderim për aftesitë e tyre të admirueshme.

Në pasditen e 18 nentorit, u zhvillua ceremonia e mbylljes me sukses të punimeve të Kongresit të 3° Ndërkombëtar të Mjekësisë, aktivitet shkencor multidisiplinor i organizuar nga Spitali Amerikan – Tiranë dhe njëkohësisht u njoftuan pjesmarrësit, per organizimin e Kongresit 4° vitin e ardhshëm.



(Vota: 8 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora