E premte, 19.04.2024, 10:00 PM (GMT+1)

Kulturë

Zbulohen objekte të rralla pranë varrit të Skënderbeut

E enjte, 26.05.2005, 08:17 PM


Flasin specialistët: Çfarë gjetëm në Kalanë e Lezhës

Zbulime të reja në Lezhë. Para pak kohësh pranë varrit të Skënderbeut dhe në Kalanë mesjetare të Lezhës, nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, në bashkëpunim me Institutin e Kërkimeve Arkeologjike janë kryer disa gërmime.

Kanë dalë në dritë shumë objekte, të cilat të cila rezultojnë të jenë 1200 dhe 1400 vjeçare. Sipas drejtorit të Muzeut në Lezhë, Ndue Përleka, gjatë gërmimeve të bëra pak kohë më parë në të gjithë zonën e kalasë në Lezhë, janë zbuluar një sërë objektesh të hershme, për ekzistencën e të cilave nuk kishte asnjë dijeni. “Gjatë gërmimeve zbuluam plotësisht portën kryesore të kalasë, pikërisht hyrjen e poshtme për në qytetin e Lezhës, e cila vlerësohet si ndër më të mirat në Ballkan”, tregon për gazetën “Panorama”, specialisti i bërthamës kërkimore në Lezhë, Ded Margjonaj. “Këto ditë një ekspeditë ka kryer gërmime në këtë zonë të lashtë, ku çdo objekt është zbuluar tërësisht”, tregon Pëlekaj. Sipas Margjonajt, gjatë gërmimeve në Kalanë e Lezhës ëhstë zbuluar gjithashtu edhe një mur me një gjatësi 220 metash dhe me një lartësi që arrin në tetë metra. Gjatë këtyre gërmimeve janë zbuluar edhe tre kulla mbrojtëse, trembëdhjetë porta dhe 48 kulla të tjera të gjitha brenda qytetit antik të Lisusit. “Në malin e Shelbuemit, i cili është 410 metra i lartë, mal në të cilin ndodhet edhe Akrolisi janë zbuluar edhe dy kulla prehistorike, të padaltuara. Këto kulla janë edhe një dëshmi më shumë për lashtësinë e këtij vendi”, shton më tej Margjonaj.

Një pllakë e shkruar në arabisht
Eshtë e shkruar në arabisht dhe i përket periudhës mesjetare. Një pllakë guri, e cila ndodhet në portën mesjetare të Kalasë së Lezhës, është zbuluar këto ditë nga arkeologët. Gjatë gërmimeve, sipas tij janë nxjerr në dritë edhe shumë amfora të madhësive të ndryshme, enë balte të epokave të ndryshme, shtiza, shpata, sëpata, monedha, ornamente etj,. “Shumica e tyre në mungesën e një vendi për t’i ekspozuar, ndodhen në Tiranë”, tregon më tej ai. Ndërsa afër vendvarrimit të Skënderbeut, gjatë gërmimeve janë zbuluar gjurmët e një kishë paleokristiane, në të cilën sipas Ded Margjonaj, ka mbishkrime me shkronja romake. “Gjurmët e kësaj kishe të hershme i vumë re gjatë ditëve që ekspedita kreu gërmime në këtë vend”, shprehet ai për gazetën. Gjithashtu Margjonaj, tregon se pranë portit, buzë lumit Drin janë gjetur edhe mjaft monedha të periudhave të ndryshme si dhe shumë qeramika.

Peshkatarët zbulojnë amforë
Ajo që do t’iu bënte më tepër përshtypje specialistëve ka qenë edhe një amforë e rrallë. Eshtë zbuluar në Shëngjin, nga rrjetat e peshakatarëve. Kjo amforë ka përmasa 1 metër e 20 centimetra e gjatë dhe 80 centimatra e gjerë. Sipas Ded Margjonaj kjo amforë është 1 200 vjeçare dhe aktualisht ndodhet në Tiranë. Gjithashtu në qafën e Kalasë së Lisusit janë zbuluar edhe varre romake, që sipas tij janë 1400 vjeçare. “Zbulimet janë të shumta, por ato që dua të veçoj janë një numër zbukurimesh të rralla, disa prej tyre edhe ari”, tregon më tej ai. Margjonaj shton se janë gjetur edhe disa pllaka ikonostasi të një kishe të vjetër të periudhës bizantine.

Objeket

Porta kryesore e Kalasë së Lezhës
220 metra mur antik
Tri kulla mbrojtëse
Trembëdhjetë porta
Një pllakë e shkruar në arabisht
Amfora të madhësive të ndryshme
Enë balte, shtiza, shpata, sëpata, monedha, dekore
Kishë paleokristiane
Varre romake, 1400 vjeçare
Zbukurime, disa prej tyre edhe ari
Pllaka ikonostasi


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora