E enjte, 18.04.2024, 08:31 AM (GMT+1)

Mendime

Nikë Gashaj: Shqipëria do të bëhet!

E marte, 28.11.2017, 08:26 PM


Gëzuar 105-Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë

28 Nëntor 1912 – vendim historik

Festë  kombëtare e mbarë shqiptarisë!

DEKLARATË

SHQIPËRIA DO TË BËHET !

Nga Nikë Gashaj

Ardhmëria e Shqipërisë dhe e kombit shqiptar në Ballkan qëndron në integrimet evropiane, në Evropën pa kufij. Me integrimet në Bashkësinë Evropiane, të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë, do të evitohen dhe eliminohen përfundimisht barrierat artificiale të ndarjes së kombit shqiptar në Ballkan.

Integrimet e Shqipërisë në Bashkësinë Evropiane do të kenë një rëndësi esenciale të  dyfishtë: në planin e brendshëm do të ndikojnë në zhvillimin shoqëror, ekonomik dhe kulturor; do të kontribuojnë në  ndërtimin e shtetit demokratik dhe juridik,  si dhe do të përshpetojnë proceset e sendërtimit të një shoqërie demokratike moderne evropiane.

Në planin ndërkombëtar, antarësimi në Bashkësinë Evropiane do të kontribuojë që  Shqipëria të ndërtojë marrëdhënie të mira paqëdashëse rajonale dhe ndërkombëtare.

Shqipëria do t’u përshatet kushteve të reja ndërkombëtare dhe rrjedhave të globalizmit dhe rendit të ri botëror. Anëtarsimi në proceset euroatlantike për Shqipërinë do të kenë një rëndësi të madhe, politike, ekonomike, kulturore dhe të sistemit të sigurimit kolektiv ndërkombëtar.

Shqipëria në të ardhmen do t’i avancojë vlerat e demokracisë parlamentare dhe të pushtetit ligjor, si dhe respektimin më të plotë të të drejtave e lirive të njeriut në pajtim me standardet ndërkombëtare. Në këtë drejtim Shqipëria do të ecë përpara me hapa të dukshëm në ndërtimin e kuadrit normativ dhe institucioanal dhe të ngritjes së vetëdijes demokratike, kulturës juridiko-politike dhe të qytetërimit.

Në të ardhmen do të bëhet reforma më e plotë dhe e domosdoshme e admnistratës shtetërore në  drejtim të rritjes së përgjegjësisë, efikasitetit, profesionalizmit dhe racionalitetit me  qëllim që ajo të vihet në shërbim më adekuat dhe cilësor të qytetarëve.

Gjithashtu do të bëhet edhe reforma e duhur më cilësore gjyqësore. Sepse pa sigurimin e pavarësisë, profesionalizmit, depolitizimit dhe etikës gjyqësore, nuk ka as mbrojtje të të  drejtave e lirive të njeriut, as supozime për funksionimin e shetit juridik.

(Autori është politolog, publicist e studiues, themelues dhe kryeredaktor i revistës për kulturë, shkencë  dhe çështje shoqërore “Malësia”)

Podgoricë , Mali i Zi, 28 nëntor 2017.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora