E marte, 23.04.2024, 03:33 PM (GMT+1)

Mendime

Valon Jashari: Medvegja pret Presidentin Shqiptar!

E hene, 27.11.2017, 03:15 PM


Toka e Medvegjës, me fatin e Mollës së Kuqe, pret Presidentin Shqiptar !

Nga Valon Jashari*

Presidenti Shqiptar do të vizitoj “tokën” e Medvegjës, por, jo edhe banorët e saj, pasi që tashmë ky qytet shqiptar fatkeqësisht ka mbetur pa popullatë shqiptare. Vizita e paralajmëruar përmes mediave që do ti bëjë Medvegjës Presidentit shqiptar Ilir Meta është domethënëse , shikuar nga aspekti i politikës së jashtme të shtetit shqiptar, në përkujdesje edhe të shqiptarëve të Kosovës Lindore.

Kjo vizitë nuk do të jetë e fokusuar në Bujanoc dhe Preshevë nën preteksin e mos ndikimit në Zgjedhje Lokale që do të mbahen gjatë këtij viti. Edhe pse kjo vizitë do të ishte e rrugës të bëhej së paku disa muaj më parë, ose të bëhej pas zgjedhjeve në mënyrë që të vizitohen edhe Bujanoci dhe Presheva që kanë shumicë të banorëve shqiptar. Shikuar në aspektin e politikës ndërkombëtare po që se edhe tani po të vizitohej edhe Presheva dhe Bujanoci nuk do të ndikonte që zgjedhjet mos të jenë të rregullta apo në ndonjë peshim, anim, të ndonjë subjekti të caktuar politik lokal.

Duhet theksuar se kjo vizitë po ti behej edhe Preshevës do të ndikonte tek klasa politike e saj që të ndërgjegjësoheshin dhe ti ulin tensionet në mes subjekteve politike me qëllim që të fokusohen tek çështjet kruciale në dobi të popullatës me një fushatë korrekte. Po ashtu do ndikonte edhe tek popullata që të dalin në zgjedhje lokale.

Edhe pse e vonuar kjo vizitë, është me rëndësi se për herë të parë Medvegja po e pret një President Shqiptar, por për fat të keq kjo pritje nuk do të ndodhë nga qytetarët e Medvegjës por, vetëm nga toka e Medvegjës nga e cila kanë mbetur vetëm 522 banorë shqiptar ku deri në vitin 1999 jetonin plot 4934 banorë shqiptar apo mbi 65 %.

Vazhdimësia e represionit serb në periudha të ndryshme e veçanërisht gjatë luftës së Kosovës më 1999 dhe asaj në Kosovë Lindore më 2001, bëri që kjo tokë shqiptare ti bashkangjitet fatit të Mollës së Kuqe (Toplicës), që përjetoi fatin e njëjtë pas Kongresit të Berlinit me shpërnguljen e popullatës shqiptare.

Në agjendën e vizitës është paraparë edhe takimi me Kryetarin e Trupit Koordinues për Komunat e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, Zoran Stankoviqin si dhe me Kryetarin e Medvegjës Nebojsha Arsiqin. Këto vizita do të jenë jo zyrtare sipas Qeverisë Serbe.

Presidenti Shqiptar duhet rikujtuar këtyre zyrtarëve serb se: shteti serb i diskriminon ata pak shqiptar që kanë mbetur, edhe atë në format më të vrazhda të mundshme. Duhet rikujtuar se 3666 shqiptarëve i'u është shlyer vendbanimi që do të thotë se ata nuk kanë të drejtë të votojnë apo të posedojnë ndonjë dokument , pronë apo çfarëdo qoftë tjetër në emrin e tyre. Kjo shifër ndryshon shumë shpesh, dhe mbahet nën kontrollin e shërbimeve të shtetit, 85 % të shtëpive shqiptare në Medvegjë i’u është shkëputur rrjeti elektrik dhe për tu kyqur duhet paguar një shumë rreth 3000 euro, dhe 89 % apo 4408 e medvegjasëve janë të përndjekur politikisht dhe jetojnë në Kosovë dhe Europë, duke mos pasur të drejtë të kthehen në shtëpitë e tyre, në vendlindjen e tyre, Medvegjë. Punësimi i atyre 522 banorëve shqiptar që kanë mbetur është 0 %.

Shteti serb ka militarizuar këtë zonë aq shumë, sa për çdo kokë të banorit ka vënë në dispozicion dy ushtar të rregullt, dy polic dhe dy forca speciale-xhandar dhe aq shumë herë e shfrytëzon këtë territor edhe për manovra ushtarake që të krijoj panikë dhe pasiguri te këta pak banorë të mbetur në Medvegjë.

Presidenti Shqiptar duhet rikujtuar këtyre zyrtarëve serb se: nuk ka mundësi të ecet përpara drejt Europës, pa respketimin e të drejtave elementare të shqiptarëve si autokton në këtë rajon

*Historian, ish-veteran i UÇPMB-së, ish-Kryetar i “Lëvizjes së Lirisë”, Lëvizje që vepron në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ish i burgosur në grupin e Dobrosinit, si dhe aktivist për të drejtat e shoqërisë shqiptare.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora