E premte, 29.03.2024, 12:07 PM (GMT)

Kulturë

Namik Selmani: Prushi i dhimbjes

E shtune, 25.11.2017, 05:41 PM


Prushi i dhimbjes

Në kujtim të Bubulina Lajçit, vajzës së aktorit të njohur të Kosovës e të mbarë shqiptarisë Çun Lajçit në ditëlargimin nga jeta

Nga Namik Selmani

Ia bani një za Atyre krushqve-engjëj që të vijnë nga një parajsë e bukur Ta marrin me vete Bubën Atë zanë të re sybukur, në krahët e tyre të ylbertë Vjeshta rugovase Le t’ia thurë tantellat e jelekët në pragun e kullës! Pishat e krojet e Rugovës Le të heshtin në tokën që do e tresë. E lotët për Bubën Të bahen currilë blerorë në Kroin e Kujtesës! E Tanusha e Rugovës Prapë të na ndritojë konakët me darsma. Po Hej, si s’plas kjo palcë dheu, more njerëz të heshtur??? Nga kjo gurrë me lotë Në zemrat e të gjithëve dëgjohet piskama. Hej Bubulinë e Kosovës dhe e Çamërisë sime Hapi mos t’u faroftë në udhët e paprekura! Në Qiellin e Shpirtit Do flatrojnë fjalët prushane të poetëve. Kush tha,bre, Se gjoksi i Bacë Çunit nuk qënka bjeshkë borëpatretur? Kush tha Se dhimbja e nanës nuk thinj gjithë dallgët e deteve??? Hijet nuk treten Na e ke pas thanë kah mot, bacë Mençuria! E tash Pash më pash ta fshehim si hi i prushit të një lisi Të dridhet thekshëm Në këtë erë vjeshtore tupani e çiftelia Bubë- Mirësia Të na rihapë Portat që zgjojnë vitet si bardhësi plisi. E në dritare Lexojani asaj stinëve që ndërrohen Alfabetin me drurë E zogjtë Në kroje e degë le ta këndojnë një serenatë hyjnore malli Bora e largësisë Të na shtojë një rrudhë e një thinjë më shumë. Për Bubën Në thërrimet e dheut të çelin mijëra lule livadhi.

Boston, 21 nëntor 2017



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora