E shtune, 20.04.2024, 06:25 AM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Rrugëtimi i një qeverie

E marte, 21.11.2017, 09:32 PM


RRUGËTIMI I NJË QEVERIE SI NJË LËMSH PA FIJE

Nga Dedë Preqi

Pse po fajësohen shqiptarët sot, nga dy qeveritë e tyre, me arsyen se nuk dojnë, apo nuk dinë të udheheqin shtet dhe për faktin se timonin e qeverisjeve nuk e kanë marrë njerëzit e duhur dhe të përshtatshëm me përgjegjësi morale e politike, por mjerisht e kanë marrë timonin njerëz pa “patent” moralo-politik,  për të qenë tragjedia e popullit dhe vendit të tyre, apo si vetëvrasje politike, e cila po e degradon jo vetëm një shoqëri, por edhe një rreth të gjerë njerëzor.

Po t’i shikojmë dhe dëgjojmë vetëm diskutimet e premtimet e tyre marramendëse nëpër forrume të huaja, apo në Kuvende të veta, pothuaj se ua kalojmë të gjitha vendeve përëndimore në teori, por në çastet vendimtare, shumë pak, apo fare nuk realizohen programet e tyre, në favor të shtetit dhe mirëqenjes qytetare, duke promovuar dhe prodhuar mjerim sëcilën ditë e më shumë, nga ngërçet politike dhe ngecjet ekonomike, si dhe mos funksionimi i ligjeve e zbatimi i tyre në Institucionet e vendit.

Gjithherë shumica është përgjegjëse ndaj pakicës, prandaj nuk duhet gjithherë të fajësohen të tjerët, duke qenë bartës i pushtetit dhe shtetit, është e turpshme në çdo çast të kërkojmë ndihmën e ndërkombetarëve për diçka që mundemi të arrijmë vetë, apo të presim që dikush tjetër të na i kryej detyrat dhe punët në shtetin tonë, ndërsa ne, të shikojmë anash, duke bërë vërejtje se alternativa e tyre nuk po i prek interesat dhe objektivat tona.

Po të ndalemi me pak fjalë në gjendjen e shtetit shqiptar, që nuk ka vend gjeografik e strategjik në rajon dhe më gjerë, që i plotëson kushtet, një ndër vendet më të bukura dhe të cilësuara, ku do të lakmonin shumë vende të botës nga bukuritë e rralla natyrore  e i rrethuar me ujin e njlmët të detrave, por nga gjitha këto cilësi e bukuri që ka i ky vend, bënë përpjekje një shëmti dhe perde e zezë, që i bënë hije e ia zënë frymën këtij vendi e populli, dhe nuk e lë të mëkambet dhe zhvillohet kurrë, nga politikat e njerëzve të korrupetuar, që i kanë frenjët e këtij shteti në dorë.

Kosova si shtet i ri e ka të vështirë rrugën e saj e të shpejtë të bëhët shtet i qëndrueshëm dhe të realizoj objektivat e veta pa barikada, duke u bazuar në kushtet dhe rrethanat nëpër të cilat ka kaluar ky vend, dhe nga ana tjetër, Shqipërinë është deshtë ta marrim si model të zhvillimëve ekonomike dhe politike, si dhe të qëllimëve tona të përbashkëta kombëtare e shtetërore.

Pa keqardhje duhet të thuhet se, politika e kryeministrit Edi Rama, me qeverisjen e tij të korruptuar dhe njerëz të pushtetit të involvuar me tregëti të ndaluar, sikurse edhe qeveria e kryetarit Hashim Thaçi, që shkon me nga një hap para e dy mbrapa, nga krimi i organizuar dhe korrupsioni, nuk do e lakmonin asnjë vend dhe as një shoqëri demokratike në botë, duke mos i shërbyer popullit dhe vendit të vet, pa i llogaritur as gjeneratat e reja, me të ardhmën e tyre në tentativë pa përspektivë.

Megjithatë, udhëheqjet politike në Kosovë, të gjitha kanë dështuar deri më tani, që pas vdekjes së presidentit Rugova, por nuk do të thotë që të dështohet edhe në të ardhmën, duke u bazuar në intelegjencën Akademike dhe rininë intelektuale, të cilëve akoma nuk u krijohet hapësirë sa duhet,  t’u dëgjohet zëri i tyre nga zaptimet që kanë sjellë analfabetat e politikës dhe privilegjëve të tyre, që Kosovën dhe të ardhmën e saj po e degradojnë për çdo ditë.

Edhe kryeminstri Ramush Haradinaj, i cili e muar qeverinë e Kosovës me një lëmsh të madh problemesh, i ka humbë fija e lëmshit dhe vështirë e ka t’ia gjejë vegzën, sepse vegëza e saj është pështjelluar, që atëherë kur përfaqësuesit e popullit dhe udhëheqësit e shtetit u sjellën si përbysës të vullnetit dhe përbuzës të gjakut e lirisë së këtij populli, përveq tjerash, duke e konsideruar edhe shtetin si pronë të tyre. Në çfarë formash dhe modelesh do të udhëheqët shteti i ardhshëm, është vështirë të shpjegohet, nëse njerëzit e tillë gjinden akoma në vende kyqe të qeverisjes dhe ajo,  që do të ishte shumë brengosëse për Kosovën dhe popullin e saj, do të qëndronte në ftohjen e marrëdhënieve me miqët ndërkombëtarë dhe raportet e tyre të zbehura me vendin tonë, nga përshtypjet dhe zhgënjimi i tyre, që kanë fituar deri me tani nga qeverisjet e dobëta të vendeve tona.



(Vota: 22 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora