Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gani Mehmetaj: Islami i shpërfytyruar

| E marte, 21.11.2017, 07:51 PM |


Doli nga shtypi libri:

Islami i shpërfytyruar i Gani Mehmetajt

Është bërë marrëveshje e fshehë në mes Turqisë e Serbisë, përkatësisht në mes të Bashkësisë Islame të Kosovës me Kishën serbe. Islamikët do të ndërtojnë xhaminë ne lagjen moderne Ulpiana, kurse serbët do ta legalizojnë kishën në Qendrën Universitare të Prishtinës. Në ndërtimin e xhamisë e të kishës së Milosheviqit nuk do të kursej para as Serbia. Prandaj asnjë hoxhë shqifolës nuk reagoi kundër legalizimit të Kishës së kriminelit Milosheviq, por reaguan si të tërbuar kundër dy kishave shqiptare katolike e ungjillore.

Xhamia në Ulpianë dhe kisha e Milosheviçit në Kompleksin Universitar të Prishtinës nuk janë faltore, janë objekte të ngatërresave politike, çerdhe e djallit. Nuk u projektuan pse kanë nevojë besimtarët për to, por sepse Turqia e Serbia duan ta shtrijnë ndikimin politik e të "dëshmojnë" për Dardaninë turke, përkatësisht Dardaninë serbe.

(Nga libri "Islami i shpërfytyruar" i Gani Mehmetajt)