E merkure, 24.04.2024, 04:06 AM (GMT+1)

Kulturë

Mehmetali Rexhepi: Hirësi e flluskuar

E marte, 21.11.2017, 10:25 AM


Doli libri me poemtha i shkrimtarit Mehmetali Rexhepi: HIRËSI E FLLUSKUAR

Lexues  të çmuar!

Pas dy dhjetëvjetorësh , më 11 nëntor 2017, përmes shtëpisë botuese “SOGJETIME”, redaktuar nga  letrari Shefik Shkodra dhe recensuesit: Sherafedin Kadriu, Nuri Plaku e Sarë Gjergji, doli nga shtypi, përkatësisht nga shtypshkronja   “Star Print” në Prishtinë, vëllimi poetik i shkrimtarit Mehmetali Rexhepi, titulluar “HIRËSI E FLLUSKUAR”

Ky vëllim me poemtha i shtohet  njërës nga veprimtaritë kulturore “ Vjeshta poetike e Gjilanit”, e cila kësaj radhe do ta nderojë dhe shpalojë shumanshëm  portretin letrar të Mehmetali Rexhepit. “Portreti letrar i Mehmetali Rexhepit”, do të mbahet në kuadër të kësaj veprimtarie në Gjilan, të shtunën, më 18 nëntor 2017.

Autori falënderon zëshëm sponzoruesin e këtij libri..., si dhe redaktorin,recensuesit, mikun tim, Hysen Këqikun për faqosjen e librit, dhe krye-organizatorin e “Vjeshtës poetike...” Sabit Rrustemin!

Po ashtu,  autori falënderon ligjëruesit e çmuar: Prend Ndue Buzhala, Prof. Dr. Hysen Matoshi, Mr. Sherafedin Kadriu, Nexhat Rexha dhe Sarë Gjergji. Gjithsesi, mirënjohja e respekti nuk do të mungojë për pikturën e ballinës së librit, të dhuruar nga piktori i talentuar Ramadan Arifi!

Një falënderim e meriton drejtuesi i shtypshkronjës në Prishtinë,”Star Print” Florim Ahmeti, si dhe stafi i tij i shtypshkronjës për punën e kryer me profesionalizëm e korrektësi!

Gjilan, më 11 nëntor 2017



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora