E enjte, 18.04.2024, 11:33 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Qarkore i Ministrisë, librat që do të hiqen nga qarkullimi

E premte, 05.09.2008, 04:03 PM


VIOLETA MURATI 
 
Një vendim i posaçëm u dërgohet KP së rretheve me një listë për heqjen e librave nga qarkullimi. Librat e Frederik Rreshpes përfundojnë me tituj, të udhëzuar për t’u kthyer në karton. Shkaku ishte “për faj të qëndrimit të autorit”. Në këtë listë janë dhe shkrimtarë të tjerë, si dhe komunistë të cilët në vitin 1975 përfshihen në qarkoren e ministrisë së arsimit dhe kulturës mbi heqjen e librave nga qarkullimi. Ky vendim i përcillet gjithë ministrive dhe institucioneve të tjera qëndrore, bibliotekave dhe ndërmarrjes së librit.

Cila është lista e plotë e librave që do të fshihen nga qarkullimi? Cili ishte shkaku i zhdukjes së këtyre librave?

Për të gjitha librat që do të fshihen nga qarkullimi udhëzohet të ruhen në bibliotekën shtetërore në fond të rezervuar, ndërsa libraritë dhe bibliotekat e kategorive të tjera t’i dorëzojnë me proces-verbal të rregullt në degët e librit dhe të filmit në rrethe, të cilat po me proces verbal i dorëzojnë për karton.

Ministria e Arsimit në një qarkore të miratuar në vitin 1975 urdhëron heqjen e disa librave nga qarkullimi. Frederik Rrepshja në krye të listës, për kthimin e librave në karton. Ndërsa K. Theodhosit i zhduken të gjitha botimet që përfshijnë fjalimet që mbajti në Kongresine V, VI.

Qarkore e Ministrisë së Arsimit dhe kulturës mbi heqje librash nga qarkullimi

AQSH.viti 1975

Republika Popullore e Shqipërisë

Ministria e Arsimit

Drejtoria e Botimeve

Nr.3237-prot

Tiranë, më 15.9.197

Lënda: Heqje librash nga qarkullimi

Komitetit Ekzekutiv KP të rrethit

(seksionit të arsimit)

Gjithë ministrive dhe institucioneve të tjera qëndrore

Drejtorisë së përgjithshme të PTT

Bibliotekave Qëndrore

Ndërmarrjes së librit Tiranë

Të hiqen nga qarkullimi librat e poshtëshënuara:

1.A. Këllezi. Fjala e mbajtur në Kongresin e V të PPSh 1966.

2.A. Këllezi. Rritja e rendimentit të punës dhe forcimi i disiplinës shtetërore. Diskutim në Kongresin e VI të PPSH 1971.

3.K. Theodhosi. Fjala e mbajtur në Kongresin e IV të PPSh 1961

4.K.Theodhosi. Fjala e mbajtur në Kongresin e V të PPSH 1966.

5.K.Theodhosi. Industria mekanike dhe progresi teknik. Diskutim në Kongresin e VI të PPSH, 1971

6.K. Theodhosi, raport i mbajtur në plenumin e III të PPSH, 1967

7. R. Xhangolli. Fronti demokratik arm e fuqishme në duart e Partisë për ndërtimin e socializmit dhe për mbrojtjen e masave.

Kumtesë në konferencën kombëtare të studimeve shoqërore, seksioni i historisë së PPSh 1973.

8.Të gjithë librat ku përmenden Abdyl Këllezi, Koço Theodhosi dhe Ramadan Xhangolli.

9. A. Zaka, Buzë dashurive, 1972 (për shkak të qëndrimit të autorit)

10. Frederik Rreshpja: Në këtë qytet, Rapsodi shqiptare, Erenda, Trofta hutaqe, Trim i fshatit të Bardhë, Zëri i largët i kasolles (për shkak të qëndrimit të autorit)

11. Predhi i bardhë –1971 (përmban një tregim të T. Lubonjës i dënuar për faje politike)

Këto libra bibliotekat shtetërore të rretheve t’i mbajë në fond të rezervuar, ndërsa libraritë dhe bibliotekat e kategorive të tjera t’i dorëzojnë me proces-verbal të rregullt në degët e librit dhe të filmit në rrethe, të cilat po me proces verbal i dorëzojnë për karton.

Zëvendësministri

Mantho Bala

AQSH. Viti 1975

Tematika orientuese për studimin e historisë PPSH me rininë për vitin 1969

1-Domosdoshmëri e studimit dhe e njohjes së historisë së PPSh nga masa e rinisë.

2-Luftë për themelimin e Partisë Komuniste shqiptare.

3-Kontributi i rinisë në luftën për çlirimin e vendit dhe vendosjen e pushtetit popullor.

4-Përpjekjet e Partisë për organizimin dhe mobilizimin e popullit në kryengritjen e armatosur për çlirimin e vendit nga pushtonjësit italo-gjermanë dhe tradhëtarët e vendit.

5-Shkatërrimi i ndërhyrjeve armiqësore të revizionistëve jugosllavë dhe demaskimi veprimtarisë anti parti të grupit të Koçi Xoxes.

6-Të formojmë kuptim të drejtë për edukimin klasor revolucionar të masës së rinisë nëpërmjet punës e aksionit.

7-Të njohim dhe të zgjerojmë më tej traditat patriotike revolucionare të popullit tonë për rritjen e vigjilencës dhe të gadishmërisë lufarake, për mbrojtjen e vendit.

8-Duke punuar të mësojmë marksizëm leninizmin, dokumentat e partisë sonë dhe vperat e shokut Enver Hoxha.

9-Si ta kuptojmë dhe zbatojmë tezën e partisë: “Të mendojmë të punomë dhe ë jetojmë si revolucionarë”

10-Të ç’rënjosim zakonet, traditat dhe doket e vjetra dhe t’i zëvendsëojmë me të reja.

11-Problemet themelore të revolucionarizimit të mëtejshëm të shkollës tonë.

12-Lufta kundër imperializmit dhe revizionizmit në fushën politike dhe ideologjike do të vazhdojë deri në shkatërrimin përfundimtar. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora