E enjte, 28.03.2024, 11:15 AM (GMT)

Kulturë

Tempujt e Europës Qendrore

E premte, 01.07.2005, 07:15 PM


Udhëtim në tempujt e hershëm të Europës. 200 vitet e shkëlqimit dhe zhdukjes së kulturës

Si u zhduk një kulturë e tërë monumentale


Civilizimi i tyre mund të ketë jetuar vetëm 200 vjet dhe zbulimet e fundit arkeologjike janë kaq të reja saqë kultura e ndërtimit të tempujve ende nuk ka një emër. Ky është edhe zbulimi më i ri arkeologëve në zonën qendrore të Europës, që ka nxjerrë në dritë një ndër qytetërimet më të vjetra të kontinentit të lashtë. Gërmimet janë kryer gjatë viteve të fundit dhe kanë nxitur rivlerësimin e komplekseve të ngjashme, edhe pse më së shumti pa datë, të identifikuara me anë të fotografimit nga ajri në Europën Qendrore. Arkeologët tashmë dyshojnë se qindra nga këto qendra të hershme monumentale fetare, secila me gjatësi 150 metra, u ndërtuan përgjatë një zone prej 500 kilometrash në vendin ku tashmë ndodhet Austria, Republika Ceke, Sllovakia dhe Gjermania Lindore. Kompleksi më i njohur deri tani ndodhet në brendësi të qytetit të Dresdenit dhe përbëhet nga një hapësirë e brendshme e rrethuar me vargje shkëmbinjsh, tri ndërtesa prej qeramike dhe katër hendekë. Monumentet duken si pjesë e një kulture të lidhur në mënyrë ekskluzive me periudhën e konsolidimit dhe progresit që erdhi menjëherë pas lindjes së kulturës bujqësore në qendër të kontinentit. Ka shumë mundësi që monumentet e zbuluara së fundmi, të epokës së hershme neolitike, të kenë qenë pasojë e rritjes në përmasa dhe konkurrencës mes tribuve neolitike, që mund të kenë qenë minishtetet e hershme të Europës. Pas një periudhe relativisht të shkurtër, ?ndoshta 100-200 vjet?, domosdoshmëria apo aftësia politiko-shoqërore e ndërtimit të këtyre tempujve u bë e panevojshme dhe monumente të kësaj natyre nuk u ndërtuan më deri në mesin e Epokës së Bronzit, 3000 vjet më pas. Arsyeja e zhdukjes se gjithë kësaj kulture monumentale ka mbetur ende mister. Por hetimet arkeologjike të tre viteve të fundit në tempujt e Epokës së Gurit kanë zbuluar edhe mistere të tjera. Së pari, secili nga këto komplekse është përdorur vetëm për pak breza, ndoshta 100 vjet më së shumti. Së dyti, zona qendrore është në të gjitha rastet me përmasa të njëjta, rreth një e treta e hektarit. Dhe së treti, secili nga hendekët qarkues, pavarësisht diametrit, zhvendos të njëjtin vëllim të tokës. Me fjalë të tjera, ndërtuesit e këtyre tempujve reduktonin thellësinë apo gjerësinë e secilit prej hendekëve në proporcion të zhdrejtë me diametrin, në mënyrë që vëllimi të ishte konstant dhe në këtë mënyrë edhe koha e shpenzuar të ishte e tillë. Arkeologët thonë se kjo mund të ketë pasur për qëllim që në secilën nga zonat e ndërtimit të punonin një numër i caktuar punëtorësh për një kohë të caktuar, ndoshta edhe për të plotësuar kërkesat rituale të një lloj kalendari fetar.

Sistemi i gardheve mbrojtëse, ndërtimeve më të ulëta dhe hendekëve, që mbron hapësirën e brendshme, të quajtur ?të shenjtë?, duket se nuk është ndërtuar për qëllime mbrojtëse, por për të mos lejuar njerëzit e zakonshëm të tribuve të shihnin ritualet e shenjta dhe të fshehta që kryheshin në zonën e brendshme. Sipas specialistëve, secili prejtempujve është mbyllur në fund të përdorimit me anë të pirgjeve të dheut. ?Gërmimet tona kanë treguar deri edhe shkallën e vizionit monumental dhe sofistikimit të përdorur nga komunitetet bujqësore, për të krijuar komplekset e para të kësaj natyre në Europë?, tha drejtuesi i arkeologëve, Harald Staeuble, i Departamentit të Trashëgimisë së autoriteteve lokale të Saksonisë. Hetimet shkencore lidhur me komplekset e zbuluara po zhvillohen tashmë në Dresden dhe arkeologu shpjegon se njerëzit që i ndërtuan tempujt e vjetër ishin pasardhës të emigrantëve që mbërritën shumë shekuj më parë nga fusha e Danubit, që është Serbia Veriore ose Hungaria.

Pergatiti: Elira Çanga

Vjetërsia

K ompleksi daton para Epokës së Gurit dhe piramidave të Egjiptit. Specialistët thonë se ky civilizim që ka si dëshmi tempujt mund të ketë jetuar vetëm 100-200 vjet dhe është aq i ri saqë nuk ka as emër

Ndërtimi

Tempujt e lashtë janë ndërtuar nga tributë fetare, ekonomia e të cilave ishte bazuar në kulturën bujqësore. Kompleksi u zbulua në zonën e Dresdenit në Saksoni, në lindje të Gjermanisë si dhe në zonën e Austrisë dhe Sllovakisë.

Veglat e punës dhe jeta urbane

N dërtuesiat e këtyre tempujve ishin baritorë, kishin vegla druri dhe hekuri si dhe statuja të vogla qeramike që paraqisnin njerëz dhe kafshë. Ata kishin enë balte të dekoruara dhe jetonin në banesa të mëdha në fshatrat përreth. Një nga komplekset e fshatit dhe tempullit në Aythra, në afërsi të Lajpcigut kishte një sipërfaqe prej 25 hektarësh. Këtu u gjetën edhe dy banesa shumë të mëdha. Popullsia këtu jetonte në mënyrë të organizuar, gati 330 vetë në një koloni prej 15-20 banesash.

Romantizmi i Musolinit

ROME - Për 62 vjet shtëpia e Benito Musolinit ka qenë e mbyllur, edhe pse është konsideruar si objekt i kuriozitetit të vazhdueshëm, por dhe i kujtimeve të hidhura të kohës së fashizmit në Itali. Tashmë, vila romane ku lideri jetonte së bashku me familjen, do të kthehet në një muze të veprave të artistëve të shkollës së romantizmit. Autoritetet lokale shpresojnë që hapja e vilës ku Duçja jetoi për 18 vjet t'i largojë të gjitha hijet e së shkuarës. Villa Torlonia u ndërtua në vitet 1802-?06 nga arkitekti Giuseppe Valadier për princin Giovanni Torlonia. Musolini e mori atë në vitin 1925, duke i paguar një qira prej një lire në vit dhe pasardhësve të princit. Në vitin 1944 trupat britanike dhe amerikane e morën nën kontroll atë, por në vitet që vazhduan vila u kthye në objekt të kuriozëve, vandalëve dhe grupeve ekstremiste të djathta.


Verërat e Miteranit

PARIS - Një koleksion verërash i liderit francez Fransua Miteran u shit javën e kaluar në Paris për 15 000 euro. Një shishe verë Armagnac u shit 20 herë më shumë se sa ishte parashikuar, ndërsa në koleksion përfshihen edhe një shishe konjak e vitit 1865 si dhe disa verëra të tjera të dhuruara nga zyrtarë të lartë. Media njoftoi se koleksioni u shit për të mbuluar borxhet e djalit të presidentit, Jean-Christophe. Ai është dënuar me 30 muaj burg për evazion fiskal në vitin 2004, dënim që është pezulluar. Koleksioni prej 50 shishe verërash i presidentit socialist francez përfshinte disa prej verërave më të mira franceze, si ?Chateau d'Yquem?, ?Montrachet? dhe ?Meursault?. ?Blerësit ishin socialistë francezë, nostalgjikë ndaj kujtimeve të presidentit të ndjerë?, tha David Dessaigne, një koleksionues verërash. tempujve është mbyllur në fund të përdorimit me anë të pirgjeve të dheut. ?Gërmimet tona kanë treguar deri edhe shkallën e vizionit monumental dhe sofistikimit të përdorur nga komunitetet bujqësore, për të krijuar komplekset e para të kësaj natyre në Europë?, tha drejtuesi i arkeologëve, Harald Staeuble, i Departamentit të Trashëgimisë së autoriteteve lokale të Saksonisë.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora