E premte, 29.03.2024, 09:09 AM (GMT)

Shtesë » Historia

Enveri, zhduk Kuranin dhe Biblën

E shtune, 06.09.2008, 02:58 PM


VIOLETA MURATI

Pasi feja vihet nën kontrollin e shtetit nëpërmes ligjeve, në vitin 1967 nis lufta klasore për ç’rrënjosjen e botëkuptimit fetar si dhe mbyllja fizike e kishave dhe xhamive.

Kjo ishte fill pas fjalimit të Enverit më 6 shkurt 1967, për ta zhveshur popullin nga besimi fetar dhe futur në botëkuptimin marksist-leninist.

Në vitin ‚67, Komiteti Qendror, sektori i edukimit, nxjerr një raport informativ mbi rezultatet e para të luftës kundër fesë dhe disa masa që u morën për çrrënjosjen e saj, duke u zëvendësuar me ideologjinë marksiste-leniniste.

Për herë të parë zbardhen dokumente arkivorë të mundësuar nga Qendra e Traumës dhe Rehabilitimit, dhuruar prej Arkivit të Shtetit shqiptar. Me këtë shënohet dhe fillimi i luftës së hapur të qeverisë komuniste kundër fesë, duke e lidhur veprimtarinë e tyre me elementë armiqësor.

Ku u përqendrua fronti i luftës kundër fesë? Cilat ishin karakteristikat e saj kryesore? Nga besim, feja kthehet në një vatër lufte ideologjike, duke u cilësuar nga Partia Komuniste si „një hap i madh revolucionar i paparë deri tani në historinë e vendeve socialiste“. Cilat ishin masat që mori Enver Hoxha për të likuiduar klerikët profesionistë? Cilat ishin parrullat që u shfaqën nëpër rrethe në luftë kundër fesë? Si u zhdukën letrat fetare nga kishat dhe xhamitë? Viti 1967 është periudha më e errët për besimtarët, ku shënohen persekutimet më të egra të diktaturës.

Enveri zhduk kuranin dhe biblën

Parullat kundër fesë ishin lufta që drejtoi pushteti popullor kundër “elementit armik” dhe “klerikëve reaksionarë”. Në një dokument arshivor, të mundësuar nga Qendra e Traumës dhe Rehabilitimit, zbardhen disa nga drejtimet kryesore të politikës dhe ideoligjisë së partisë komuniste. Më poshtë është vijon raporti informativ mbi rezultatet e para të luftës kundër fesë dhe disa masa për thellimin e mëtejshëm të saj.

***

Raporti informativ mbi rezultatet e para të luftës kundër fesë dhe disa masa për thellimin e mëtejshëm të saj

“Veprimtaria armiqësore është përpjekur që me anë të parullave dhe një seri veprimesh reaksionare të prekë pothuajse të gjitha sferat e politikës dhe të ideologjisë së partisë sonë. Ja disa nga drejtimet kryesore të kësaj veprimtarie:

Elementi armik dhe klerik reaksionarë, si gjithnjë, e drejton luftën e tij kundër partisë dhe pushtetit popullor, duke hedhur parulla nga më të ndryshmet si: “Këtë që bënë këta nuk e ka bërë as turku, as greku, italiani e gjermani, kur na kanë okupuar”, ose “Kur të vjen fundi vete përplasesh në derë të kishës ose xhamisë, kështu që edhe kjo që bëjnë këta tregon fundin e tyre” (Kolonjë); ose “Kjo qeveri nuk i ka punët mirë me prishjen e fesë” (Gramsh-Shkodër); ose “Këto janë vetëm fillimi, ndërsa fundi i tyre do të çojë në zhdukjen e familjes” (Vlorë) etj., etj.

Ata përpiqen të lidhin veprimin kundër fesë me kolektivizimin dhe shkurtimin e kopshteve personale dhe masat e tjera të partisë për t’i penguar ato, duke thënë: “Komunistët po i shkatërrojnë kishat e xhamitë, tokat na i morën dhe fenë na e hoqën” (Pukë) ose “Duke prishur teqet e kopshtet këta i hapën punë vetes” (Tepelenë) etj.

Janë përpjekur, gjithashtu, të krijojnë përshtypjen se në pushtetin popullor ka dallim fesh, krahinash, etj. Kështu në rrethin e Lezhës, ku është më i përhapur besimi katolik, janë përhapur parulla.

Nga ana tjetër të kihet kujdes që të mos lejohen raste që të ngatërrohet roli reaksionar i fesë me pjesën më të madhe të klerikëve, të cilët janë të lidhur me partinë dhe pushtetin popullor. Të bëhet, pra, diferencimi, ashtu siç është i diferencuar vetë qëndrimi i tyre. Për këtë pjesë klerikësh të mbahet parasysh porosia që jep shoku Enver në letrën e vet, që të tregohet kujdes e të trajtohen drejt e ngrohtë.

Disa rrethe kanë përdorur klerikë për të demaskuar ata vetë në sytë e masave, rolin reaksionar të fesë dhe kotësinë e besimeve dhe riteve fetare. Mendojmë se ky është veprim i drejtë, por do trajtuar me kujdes. Ata në asnjë mënyrë nuk duhet të përdoren si propagandist e agjitator për të shpjeguar politikën e partisë me masat e popullit.

3. Bashkë me mbylljen e institucioneve fetare dhe likuidimin e shërbimit të klerikëve, u zbuluan dhe u shkatërruan mjaft veprime me karakter politik e shoqëror, të njohura e të panjohura të fesë. Shpërndarja e këshillave të kishave e xhamive, ku qenë grumbulluar përgjithësisht njerëz të deklasuar, prishi një çerdhe jo vetëm fetare, por dhe armiqësore. Po kështu, shpërndarja e disa formave të tjera të organizuara pranë institucioneve fetare, si koret e këngëve fetare pranë kishave katolike e orthodhokse, e shërbimeve të ndryshme në teqet e vende të tjera të “shenjta”, është një sukses tjetër me rëndësi.

Gjatë marrjes në dorëzim të kishave, sidomos të atyre katolike, u gjendën mjaft materiale propogandistike, literaturë fetare e politike me përmbajtje armiqësore. Kështu, në kishën e Dardhës të rrethit të Pukës, u gjet një ditar, në të cilin ruhej si dokument falja e kishës së Dardhës në vitin 1939, me autorizimin e peshkopit të Shkodrës dhe leximi i letrës së Papës për bekimin e ushtrive të Viktor Emanuelit. Priftit të Kaçinarit në Rrëshen iu gjet fotografia e Zogut. Kur iu komunikua vendimi i popullit për marrjen e kishës, ai mbi çdo gjë u interesua që të shihej veçanërisht kjo fotografi dhe një ditar me përmbajtje politike.

Si u hoqën koret dhe këngët fetare

Në raportin informativ të dalë në dhjetor të vitit 1967 me porosi të Enver Hoxhës shpërndahen këshillat e xhamive dhe kishave, duke i cilësuar “si çerdhe jo vetëm fetare por dhe armiqësore”. Për këtë në raporit thuhet: “Shpërndarja e këshillave të kishave e xhamive, ku qenë grumbulluar përgjithësisht njerëz të deklasuar, prishi një çerdhe jo vetëm fetare, por dhe armiqësore. Po kështu, shpërndarja e disa formave të tjera të organizuara pranë institucioneve fetare, si koret e këngëve fetare pranë kishave katolike e orthodhokse, e shërbimeve të ndryshme në teqet e vende të tjera të “shenjta”, është një sukses tjetër me rëndësi.

Gjatë marrjes në dorëzim të kishave, sidomos të atyre katolike, u gjendën mjaft materiale propogandistike, literaturë fetare e politike me përmbajtje armiqësore. Kështu, në kishën e Dardhës të rrethit të Pukës, u gjet një ditar, në të cilin ruhej si dokument falja e kishës së Dardhës në vitin 1939, me autorizimin e peshkopit të Shkodrës dhe leximi i letrës së Papës për bekimin e ushtrive të Viktor Emanuelit. Priftit të Kaçinarit në Rrëshen iu gjet fotografia e Zogut. Kur iu komunikua vendimi i popullit për marrjen e kishës, ai mbi çdo gjë u interesua që të shihej veçanërisht kjo fotografi dhe një ditar me përmbajtje politike“.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora