Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Lutfi Alia:Festa dhe historia e flamurit n? Martanesh

| E diele, 12.11.2017, 01:25 PM |


FESTA DHE HISTORIA E FLAMURIT NË MARTANESH

Nga Prof. Dr. Lutfi ALIA

Prej disa dekadash, opinioni shqiptar ndjek debatin kush e ideoi, kush e solli, kush e q?ndisi, kush e riprodhoi flamurin, që u ngrit m? 28 nëntor 1912 nga Ismail Bej Vlora, atë ditë të bekuar, kur Shqipëria e vogël u shpall shtet më vehte. Kuptohet, flamuri i kuq me shqiponjën dy krenëshe, që u ngrit në Vlorë, nuk ishte as i pari dhe as i vetmi, pasi shumë vite më parë, ekzistonin flamuj të kuq me shqiponj? dykrenëshe, flamuj qe ruheshin nga shumë familje patriote shqiptare, shumë vite para pavarësisë, ndër të cilët rendis flamujt që mbanin Said Najdeni, Eqerem Bej Vlora, Faik Konica etj.

Patrioti i shquar Faik Konica, në vitin 1897, duke iu referuar veprave të dy humanistëve Barletit dhe Lavardin shkruan: “Ne shqiptarët e kemi trashëgim flamurin e Skenderbeut, flamurin e kuq me shqiponjë ngjyrë të zezë dy krenore”.

Këtë shqiponjë, në vitin 1897, Faik Konica e vendosi në kopertinën e revistës “Albania”, e cila fillimisht botohej në Bruksel dhe më pas deri në vitin 1909 në Londër.

N? arsenalin e flamujve të shumtë shqiptarë, pra krahas flamurit që Ismail Bej Vlora ngriti në Vlorë më 28 nëntor 1912, eshte dhe flamuri që ngriti Aqif Pasha në Elbasan me 25 Nëntor 1912, ashtu si dhe flamujt e Martaneshit, flamujt e kuq me shqiponjë dykrenëshe, q? u mbajtën lart dhe u valvit?n nga komit?t e lirise te çetës së Martaneshit në vitet 1900 – 1912, n? betejat e shumta kundër push-tuesve osmanë, kundër serbëve dhe malazezëve.

Nuk e dim? em?rin e n?n?s apo te vajz?s, q? e qendisi shqiponj?n me flatrat e hapura n? fluturim; nuk e dim? vitet e sakta, nuk e dim? n? se u qendis e nj?jta shqiponj? n? t? tre flamujt e Martaneshit dhe n? se qendisën edhe flamuj t? tjer?, por është bindëse se flamujt ishin akte dhe fakte etnikisht shqiptare, akte patriotizmi të martaneshasve, sepse t? tre ishin si flamuri i Skenderbeut dhe i prin? mal?sor?ve n? betejat heroike p?r liri e pavar?si nga Perandoria Osmane.

E theksoj me krenari: Martaneshi, n? vitet 1900 – 1912 mbante kishte flamuj të kuq me shqiponj?n dykren?she, flamuj të njohur publikisht, n? ndryshim nga trevat e tjera fqinje, ku bajraktar?t ende vazhdonin të mbanin flamurin me gjys?mh?n?n turke.

Është fakt historik, tre flamujt e kuq me shqiponjë dy krenëshe, janë mbajtur me nder nga komitat e çetës së Martaneshit, n? luftime heroike kundër pushtuesve turqë, ku u shquan: Dan Bala, Sali Gaçi, Kasem Pepa, Mustafa Bala, Selim Peshku, Mahmut Leka, Selman Mali, Staf Çakalli, Sheh Fejza, Elmaz Fejza, Sul Zhaboli, Staf Deliu, Haki Mema, Murat Zhaboli, Abaz Demiri, Maksut Kenga, Rrem  Çela, Osman Bala, Abdi Imerri, Ali Gurra, Haxhi Lena, Osman Çela etj.

Veprat heroike t? k?tyre luft?tar?ve t? liris?, jan? p?rjet?suar n? k?ng? trim?rie dhe në ballada, që këndohen dhe në ditët e sotme si Ballada e Dan Bales (kendohet nga Kosova e deri ne Çameri), kenga “Martaneshi, s’duron pashe e s’duron vezir”, kenga “Çohi djema shaloni atin”, kenget per Sul Zhabolin, për Deli Mustën etj etj.

Kontributi i ketyre patrioteve martaneshas jeton në memorien popullore, në balladat, në këngët patriotike, në rrëfenjat e shumta, që evokojnë aktet e trimërisë dhe heroizmin e malësorëve, të cilët kanë vend nderi në historinë jo vetëm të trevës, por dhe të vendit tonë.

Martaneshi nderon komandant?t e çetave t? komit?ve të luftave për pavarësi si: Dan Bala, Sul Zhaboli, Baba Jashari, Selim Peshku, Mahmut Leka, Abaz Demiri, Rrem Çela, Man Bala, Murat Zhaboli, Zenel Bami, Deli Musta etj.

Kalemxhinjt e politizuar, ata që pretendojnë se shkruajnë histori, i kanë harruar emrat e këtyre patriotëve martaneshas, nuk i kan? v?n? n? librat dhe as në tekstet e historis? të shkollave. Natyrisht ky veprim nuk është harresë e thjeshtë, por qëllimkeqe. Kalemxhinjt e deformuar politikisht, nuk mund t’i fshehin veprat e patriotëve martaneshas, sepse ata janë figura t? shquara n? historin? e lavdishme t? luft?s p?r pavar?si t? kombit shqiptar.

28 nëntorin, festën e pavarësisë, populli ynë e quan festa e flamurit, kremtohej rregullisht nga malësor?t martaneshas, si ditë e shënuar e historisë të popullit tonë, ku ata ishin protagonista.

Me këtë fest? ata me krenari nderonin luftimet e viteve 1900 – 1912 dhe çdo 28 nëntor, në qendër të trevës ngrinin flamurin e kuq me shqiponjën dykreneshe të çetës patriotike të Martaneshit.

Një ndër këto flamuj ishte ai që e ruante Rrem Çela, ish-komandanti i çetës të Martaneshit në vitet 1908 – 1910. Ky flamur ka një histori të veçant? e t? lavdishme.

Me iniciativ?n e shoq?ris? “Bashkimi”, n? shtator t? vitit 1909 u mblodh Kongresi i Shkollave Shqipe, i quajtur Kongresi i Elbasanit, i cili vendosi hapjen e Normales, e para shkoll? e mesme në gjuhen shqipe, e cila në vitet në vazhdim përgatitit me mijëra mësues.

Kongresi u mblodh n? nje situatë t? tensionuar nga politika antishqiptare e xhonturq?ve, t? cil?t j vetëm nuk i mbajt?n premtimet, por i shtuan masat shtyp?se ndaj shqiptar?ve dhe kryengrit?sve.      N? k?të atmosferë te nderlikuar, në gusht t? vitit 1909, Aqif Pasha thirri çetën e Martaneshit, t? cil?n e ngarkoi me detyr? t? mbronte delegatët dhe zhvillimin e punimeve të kongresit t? Elbasanit.     Flamuri i çetës te Martaneshit dëshmohet në shume dokumenta të rilindasve, si dhe në një fotografi te vitit 1909, e botuar në një revistë franceze, me një shkrim dedikuar kongresit të Elbasanit.

Në qendër të kësaj fotografie janë Dervish Biçaku, Mit-hat Frashëri,  Myftiu i Elbasanit, disa delegat? të kongresit dhe nje grup komita martaneshas, që mbajnë lart flamurin e kuq me shqiponjën dy-krenësh, pikërisht flamurin e çet?s t? Martaneshit, atë q? e ruajti Rrem Çela.

Këtë flamur, e kishin par? dhe e kishin prekur shum? martaneshas, madje shumica e tyre, deri ne vitet e vonëshme, e quanin flamuri i Bajrakut t? Martaneshit.

Historia e këtij flamuri lidhet dhe me një ngjarje tragjike. Më 5 shkurt te vitit 1944, nd?r t? pushkatuarit padrejtësisht nga Brigada I Sulmuese, ishte dhe patrioti Rrem Çela, t? cilin familjarët e varrosën, duke e mbuluar me flamurin e çet?s patriotike, ashtu si e kishte l?n? porosi.

Familja Zhaboli ruante dhe një tjetër flamur të kuq me shqiponjën dykrenëshe, pikërisht ruante flamurin që komitat martaneshas e valviten në vitet 1911 – 1913, në luftimet kundër turqëve dhe kunder shovinistëve malazezë.

Nga viti 1912 deri ne vitin 1942, ditën e festës së pavarësisë, pjestar?t e familjes Zhaboli e sillnin në shkollë dhe e ngrinin k?t? flamur të kuq me shqipen dy krenëshe. Në këtë ditë feste, në oborrin e shkollës mblidheshin nxënësit, prindërit e tyre, mësuesit dhe shumë e shumë malësorë.

Ditën e 28 nëntorit 1939, m?suesi Hysen Vrapi, që ishte sekretari i Partisë Fashiste për trevën e Martaneshit, bashk? me kryetarin e Komunës, insistuan të ngrihej flamuri i miratuar nga qeveria fashiste Shqiptare, por këtë tentativë e kund?rshtuan malesoret, nxenesit dhe mësuesit Mahmut Çaushi, Ibrahim Doraci, M. Skilja, infermieri Ymer Myzyri, keshtu u realizua vullneti i popullit, q? ngriti flamurin e Martaneshit dhe së bashku kënduan hymnin e Flamurit.

Ky flamur i çetës së Martaneshit i vitit 1912, u ruajt nga familja Zhaboli deri në 5 tetor të vitit 1942, kur Milicia Fashiste dhe forcat italiane, ua dogji sht?pin? dhe me të gjitha përpjekiet p?r ta shuar zjarrin, nuk mundën të shpëtojn? mallin, teshat dhe as arkën ku e ruanin flamurin.

Kryengritja e Përgjithëshme e vitit 1912, e gjeti Martaneshin vatër të ndezur të luftës antiosmane dhe çeta e Martaneshit, s? bashku me çetat e Shpatit, të Dumresë dhe të Strugës, ishin më aktivet n? Vilajetin e Manastirit duke kontribuar në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.

Patrioti Hasan Prishtina, në librin: “Një shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen shqyptare t? vjetit 1912”, ndër shumë dokumenta përfshinë dhe letr?n e Nën-kolonel Ismail Haki Tatzati, i cili tregon p?r çet?n e Martaneshit. Pjesë nga letra po e prezantoj në vazhdim:

Shkodër, me 15. 6. 1921

Fort të ndertit Zotni

Zot. Hasan Beg Prishtinës Deputet i Dibrës në Shkodër

"Kam marrë vesht se Zoteria e Juej jeni tue gatue nji broshurë mbi ndodhinat e kryengritjes shqyptare në vjetin 1912.

Ju lutem të keni mirësin m'e pranue edhe ket pjesën teme e m'e shti në broshurën e siperthanun; mbassi ka të bajë me kryengritjen qi bahet fjalë.

Në vjetin 1912, me qëllim për m'u bashkue me kryengritjen e

Kosovës, kjemë nisë prej Elbasanit: Ymer Bej Ohri, unë (atë herë ishe kapitan), Ahmed Dakli; e shumë atdhetar të tjerë e të gjith së bashkut u bamë kund 40 vetë qi patëm formue nji komitë edhe kjemë mbledhë në katundin Martanesh;vend i permetueshëm për të sjellun të komitës. Këtu kje bashkue me ne edhe Zoti Ismail Haki Libohova, kapiten, i cilli kishte ikë prej Dibre.

Sipas shkrimeve të Hasan Prishtinës (udhëheqës i kryengritjes mbarëpopullore ne vitet 1911 – 1912) dhe kujtimeve te Ismail H. Tatzati, rezulton se n? k?t? atmosfer? mobilizimi komb?tar kunder pushtuesve osmane, disa nga paria e Matit dhe paria e Dibr?s, nuk pranuan t? shpallej pavar?sia e Shqip?ris?, por donin vet?m autonomi n?n var?sin? e Perandoris? Osmane.

Këtë qëndrim kundër pavarësisë mbajti Ahmet Zogu, i cili u bashkua me mikun e tij, me gjeneralin turk Ibrahim Pasha, i dërguari i Portës së Lartë për të shtypur kryengritjen e popullit shqiptarë.

Qendrimet filoturke të parisë të Matit dhe të Dibrës, rrezikonin të tërhiqnin pas vehtes dhe paritë e fushës së Tiranës dhe të Durrësit, andaj p?r të parandaluar ndërlikimin e situatës, Ismail Bej Vlora dhe Aqif Pashë Elbasani, d?rguan në Martanesh Irfan Numan Beun  (nipi i Aqif Pash?s) dhe Ahmet Daklin, të cilët i k?rkuan paris? të kësaj treve patriote, t? ftonte parin? e Matit dhe t? Dibr?s, për t’i bindur t? bashkohen me kryengritjen e përgjithëshme p?r pavarësinë dhe shpalljen e Shqipërisë shtet mëvehte.

Takimi u zhvillua në Martanesh në gusht 1912. Pas shume debatesh, pjesa më e madhe e parisë së Dibrës, pranoi dhe u bashkua me kryengritjen e përgjitheshme, për çlirimin e Shqipërisë nga robëria pesë shekullore osmane, ndërsa shumica e parisë së Matit me në krye Zogollet, që donin vetëm autonomi në varësi të Sulltanit, nuk pranuan të bashkohen me kryengritësit.

Q?ndrimi i paris? t? Martaneshit, i shqet?soi komandat turke të kazave t? Matit dhe t? Dibr?s, të cilat reaguan me urgjencë.

Jav?n e par? t? shtatorit 1912, nën-prefekti i Matit kapiten Esad Beu, me nj? batalion ushtaresh turq dhe dy topa, marshoi drejt Martaneshit, por çeta e komit?ve i iu dolën para dhe i thyen forcat turke në livadhet e Skenderit.

Edhe nën-prefekti i Dibrës d?rgoi një batalion ushtarësh turqë, q? ndesh?n n? rezistenc?n e çet?s të Martaneshit. Në betejën e zhvilluar në livadhet e Luçanës, forcat turke u thyen dhe u kthyen n? Peshkopi, ndërsa komandanti i tyre kapiten Ismail Haki Libohova, u bashkua me kryengritësit.

Pas k?tyre dy betejave, çeta e Martaneshit u ngjit në Ballejë dhe pas nj? pushimi 24 orësh, mori urdhër nga Aqif Pasha të zbriste n? Elbasan, ku po mblidheshin t? gjitha çetat e komit?ve t? Sanxhakut t? Elbasanit.

N? shtator 1912, me iniciativ?n e Aqif Pash?s, në Byshek të Elbasanit u mblodhën mbi 2000 komita të çetave të lirisë, që vepronin në Sanxhakun e Elbasanit: Çeta e Martaneshit me komandant Murat Zhaboli, Çeta e Dumresë me komandant Irfan Numan Beu, Çeta e Byshekut me komandant Ahmet Dakli, Çeta e Shpatit me komandant Sif Nosi etj.

Qëllimi i këtij takimi ishte të bashkoheshin te gjitha çetat n? nj? njesi të vetme luftarake, per te sulmuar garnizonin e Elbasanit, dhe institucionet e administratës turke te qytetit dhe te Sanxhakut.

Çetat e bashkuara, Aqif Pasha Elbasani i pag?zoi me em?rin “Çeta e Martaneshit”. Komandant u caktua Sheh Hysen Sulova.

Vendimin, që kjo forcë e bashkuar çetash komitësh, të quhej çeta e Martaneshit, Aqif Pasha e bazoi në faktin, se çeta e Martaneshit ishte më e vjetra jo vetëm e Sanxhakut, por dhe e Vilajetit të Manas-tirit, madje si e theksonin Aqif Pasha dhe Hasan Prishtina, ishte çeta më e shquara në luftimet kundër pushtuesve osmanë.

Më 24 nëntor 1912, Çeta e Martaneshit, rrethoi garnizonin turk t? Elbasanit. Komanda dhe ushtria  turke të bllokuara brenda gazermës, ishin të pafuqishëm të ragonin kundër komitëve te bashkuar. Komitët, me flamurin me shqipen dy kren?she në krye, hyn? t? armatosur dhe triumfues në qytetin e Elbasanit, kaluan para ushtrisë dhe autoriteteve turke të Sanxhakut. Me këtë akt trimërie, luftëtarët e lirisë e ngrijtën lart moralin politik dhe ndërgjegjien kombëtare të popullit të Elbasanit. Në muajt tetor – nëntor 1912, kur Kryengritja e P?rgjith?shme po konkretizohej drejt shpalljes së pavar?sis?, situata u ndërlikua nga ndërhyrjet e ushtrive serbe, greke dhe malazeze, q? v?rshuan p?r pushtimin e trojeve shqiptare.

M? 24 n?ntor 1912, ushtria serbe pasi mori Ohrin, Strug?n, arrijti n? Quk?s dhe po marshonte kërcënuese drejt Elbasanit.

Ushtria malazeze e krajl Nikolles, m? 11 tetor 1912 sulmoi Shkodrën dhe e mbante të rrethuar.

Në jug, grek?t mor?n Janin?n e Kosturin dhe rrethuan Korçën.

N? k?to rrethana t? v?shtira, Aqif Pasha kreu një akt të lartë patriotik.

M? 25 n?ntor 1912, Aqif Pasha, ngriti flamurin e pavar?sis? n? Elbasan dhe menjëherë e njoftoi Ismail Bej Vlorën, me telegramin e firmosur nga 37 patriot?t, p?rfaq?suesit e popullit t? Elbasanit, t? cil?t deklaruan shpalljen e pavar?sis? dhe krijimin e shtetit Shqiptar.

P?r t? p?rballuar sulmin e serbëve kundër Elbasanit, Aqif Pasha u detyrua ta anulloi udhëtimin për n? Vlor?, pra nuk shkoi e nuk mori pjesë n? Kuvendin Komb?tar t? shpalljes s? Pavar?sis?, por organizoi çetat e komit?ve dhe vullnetarëve, p?r mbrojtjen e Elbasanit nga sulmet e ushtrisë serbe, q? po c?nonte pavar?sin? e Shqip?ris? t? porsashpallur vend sovran dhe i pavarur.

Më 28 nëntor 1912, ndërsa në Vlorë u ngrit flamuri kombëtar dhe po festohej shpallja e Pavarësisë, disa nga pjesët periferike të Shqipëris? t? brisht? dhe t? porsalindur, u pushtuan nga ushtrit? greke, serbe dhe malazeze.

Në këto rrethana të ndërlikura, Aqif Pasha urdhëroi, q? pjesa më e madhe e çet?s t? Martaneshit, e komanduar nga kapedani Man Bala nga Vali i Martaneshit, të shkoi në Labinot për të ndaluar marshimin e ushtrisë serbe drejt Elbasanit, ndërsa pjesën tjetër te komanduar nga Murat Zhaboli dhe çetën e Byshekut të komanduar nga Ahmet Dakli i d?rgoi n? Shkod?r, ku u bashkuan me forcat e tjera, q? luftonin kund?r forcave malazeze, që kishin hyrë në trojet shqiptare. Populli i Shkodrës, ushtria turke, rezervist?t shqiptar?, çetat e lirisë dhe forcat vullnetare, i rezis-tuan gjatë sulmeve të ushtrisë malazeze, nga Zogaj në Tarabosh, nga Kraja deri në Bushat, nga Hani i Hotit në fushat e Shtojit, madje deri në Shengjin dhe në Lezhë.

Kur arrijtën në Lezhë, komitat e çetës së Martaneshit u ndeshën me forcat malazeze, të cilat nga Shengjini kishin arrijt të depërtonin deri në urën e Drinit. Pas luftimesh të ashpra, malazezët u thyen dhe u tërhoqën në Shengjin, ndërsa komitët martaneshas vazhduan marshimin për në Shkodër.

Në mbrojtjen e Shkodrës, u zhvilluan luftime të ashpëra.

Sapo rrijtën në Shkoder, martaneshasit i dërguan në frontin e malit Tarabosh, ku hynë në luftime që ditën e parë dhe iu takoi të p?rballen me sulmet m? t? eg?ra t? malazezëve.

Në frontin e Taraboshit, komitat martaneshas se bashku me komitët e çetës së Malësisë së Madhe, zhvilluan luftime të ashpra deri në përleshje trup me trup, duke rezistuar heroikisht sulmeve të ushtrisë malazeze, që u detyrua të tërhiqej me humbje.

Trim?ria e martaneshasve b?ri jehon? n? popull dhe në shtypin e koh?s, madje Aqif Pasha i d?rgoi telegram Esat Pash? Toptanit, aso kohe zv-komandanti i forcave që mbronin Shkodr?n, të cilit i k?rkonte ta informonte posaçërisht p?r gjëndjen e luftëtar?ve martaneshas.

N? luftimet kundër malazezëve për mbrojtjen e Shkodr?s, ran? heroikisht n? fush?n e betej?s komitat martaneshas: Murat Zenel Zhaboli, Abdi  Imerri, Ahmet Cani, Ali Gurra, Haxhi Lena, Osman Çela, Mustafa Gjyla, Zenel Bami, Hasan Pepa, Sul Gaçi, Hysen Hysa, Selman Hysa, Hysen Gaçi, Seit Gjoni, Hysen Muça, Bajram Likhysa, Asllan Isaku, Beqir Gjoni, Sali Pepa, Isak Zhaboli, Abdi Leti, Zog Kurti, Kasem Lena, Beqir Hoxha, Hasan Ilami, ndërsa Bajram Krypi mbeti i vrarë në luftimet kundër malazezëve në Urën e Drinit në Lezhë.

Nga ky prezantim i shkurtër i historisë së Martaneshit n? luft?n p?r Pavar?sin? e Shqip?ris?, dëshmohet kontributi patriotik i mal?sor?ve të kësaj treve dhe i atyre, që ran? heroikisht n? betejat kund?r hordhive turke, kund?r pushtuesve serb?, grekë dhe malazez?.

Ish Presidiumi i Kuvendit Popullor, por dhe Presidenca në vitet e demokracisë, kan? dekoruar shumë pak patriot? martaneshas, pra kan? harruar shum? prej tyre, qe meritonin të nderoheshin nga shteti.

Shumë prej këtyre patriotëve dhe martirëve të pavarësisë ende nuk janë shpallur dëshmorë, shumë prej tyre nuk janë dekoruar, madje fatkeqësisht nuk është ngrijtur asnjë monument nderimi. Si duket emërat e k?tyre trimave dhe të familjeve të tyre, ende iu a vrasin syt?, iu zgjojnë xhelozi e cmirë, aq sa nuk i përmendin, duke i lënë në harresë.

P?r k?t? n?nvleht?sim të meritave patriotike t? popullit të Martaneshit, sidomos harresa p?r trimat, q? dhan? jet?n p?r pavar?sin? e Shqip?ris?, i ngarkon me përgjegjësi morale drejtuesit e pushtetit vendor, por dhe drejtuesit e rrethit të Bulqizës dhe të Prefekturës të Dibrës, qe duhet te çlirohen nga paragjykimet, nga komplekset arkaike, nga mentaliteti i bajraktarit e t’iu japin meritat t? gjith? trimave martaneshas, që dhanë jetën për pavarësinë e Shqipërisë.