Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Drita Lushi: Një këngë Dashurie më shumë

| E marte, 07.11.2017, 09:26 PM |


Ky Lumë, një këngë Dashurie më shumë

(kur festohet lindja e një “Sonate...”)

-Mbresa nga Librazhdi-

Nga Drita Lushi

Ishte vjeshtë e dytë e këtij moti...!

Lule,sa shumë lule kishte atë ditë,dhe Tetori ishte në fund të tij.

Lule nga të gjitha ngjyrat,madje edhe nga kopshtijet,që hepohen në këtë stinë nga hurmat, mollët dhe ftonjtë. Kishte shumë diell,shumë shkëlqim, aq sa dyshoje në çfarë stine jetoje.Por, kishte edhe lule të tjera krejt të veçanta, që i gjen rrallë,në formën e shpirtit dhe ngjyrën e zemrës.Ishin atje në qytetin e vogël e të  bukur të Librazhdit,ku Shkumbini hidhte nota të reja në pentagramin e e ajert, për të shoqëruar hapat e njerëzve ndërsa mblidheshin në një sallë, që papritur do të bëhej pesëfish më e madhe nga prania dhe dhe dashamirësia e tyre.

Si një familje e kam parë unë qytetin tim,si një shtëpi ku ndihesh vetja,ku ndihesh e lirshme dhe bën ç’ka don, se është jotja,sepse ti je aty prej vitesh po ashtu dhe qyteti sepse,ka një arkitekt si Kastriot Gurra, që më shumë se kryebashkiak është një qytetar,që e do qytetin e tij dhe kujdeset për ta bërë më të bukur.Të bukur edhe si ky aktivitet letrar. Ja, është pak a shume si dashuria e poetit për fjalën apo e kompozitorit për notën dhe muzikën.

Atje u linda, u shkollova, u martova, linda vajzën, u shërbeva pacientëve për gati dy dekada...kam varrin e tim Ati dhe të gjyshërve të mi. Aty , më lidhin njëmijë fije të padukshme dhe të dukshme...!

Dikur Shkumbinit,ia dëgjoja rrjedhën si fërshëllimën e një djaloshi duke vrapuar  shelgjnajave dhe rrapeve, pastaj rrjedha e tij mu bë si muzikë, ku unë zgjidhja notat, dhe ndërtova një varg,dy,tre, një poezi, dy,tetë, dhjetë, një libër, dy,tre,katër...

Shkumbini ishte po ai, por kishte ndryshuar  ndijimi dhe dhe dëgjimi im për të .

At’ditë, oktavët e tij ishin kthyer në refren, që degjohej rrugëve të qytetit tim...!

Ku më mirë se në këtë vend,në këtë oaz mund të festohet Lindja e një libri,e një Sonate?

Kisha berë këtu promovimin e librit te parë,në 2012, por këtë herë ishte ndryshe...

Po ngjitesha në një Pallat kulture, që e kisha shkelur qysh femijë me recitime, prezantime festivalesh, e der në mbarim të gjimnazit hapat e mi nuk i qenë ndarë.Ndërsa tani shkoja ndryshe,me libra dhe me një “Sonatë...” të re,per të dhënë dhe marrë emocione te reja.

Kur aty janë  të pranishëm, Beatriçja,Poetja,Përkthyesja,grua e bukur dhe mike e mirë Demiri,Gazetari dhe Shkrimtari i talentuar,Naimi,kompozitori,që di të luajë me notën dhe me fjalën mjeshtërisht,Skënderi profesori i përkushtuar dhe i respektuar i qytetit tonë, çdo gjë merr vlerë...!

Kur aty është Xhelali, që vjen nga Rrogozhina dhe Samiu nga Durrësi, të dy Poetë dhe Miq të mirë,Artani poeti nga Elbasani,Bardha, poetja e Librazhdit,çdo gjë bëhet e bukur!

Po si mund të mos dëshiroje të ishe aty,ku ishin miq te shumtë,që nga mësueset e nderuara  që më edukuan mua e brezin tim,na rritën, na bënë këta që jemi;

Aty, ku kisha miq e mike të gjimnazit, kolegë nga Tirana por dhe nga qyteti ku punova për dy dekada;

Si të mos dëshiroje të festoje aty,librin e Ri,ku Anila,violinistja e talentuar e qytetit tonë i dha tjeter atmosferë dhe ngrohtësi fjalës dhe bisedës, dhe Gita solli këngën dhe ritmin aq bukur.

Aty pra, ku kishte lexues e artdashës aty ishte gëzimi,që kur merr keto përmasa kthehet ne festë...

Stafi i Pallatit Të Kulturës ”Sadi Halili”,ishin prezentë me mendime dhe punë.

Ndërsa Bruna, solli vajzat e gjimnazit,me një kolazh nga poezitë e mia...!

Një libër i ri me dashuri shumëdimesionale po shpalosja dhe prezatoja në atë sallë;

Dashuri,për qytetin,rrugët,fjongot e gëzimit të fëmijëve,shëtitjet mbrëmësore të të moshuarve,për lazdrimet e vajzave,për yjet, që i rrinë mbi supe qytetit dhe ëndrrat u ruan njerëzve në gjumë,për pallatin e fëmijërisë,Per Tim Atë,dhe Nënën,Për pranverën dhe malin,për borën dhe Shkumbinin, për muzikën dhe njeriun...!

Miqtë vazhdonin flisnin me dashamirësi për librin dhe vargjet,recitonin poezitë, ndërsa violina e Nilës shoqëronte magjinaten time fshehtas,dhe  më dukej se vargjet  u bënë njerëz e morën frymë,Sopoti i moçëm,zbriti aty në atë kuvendim, ndërsa qyteti  mori erën e trëndelinës së fushave dhe livadheve e freskinë e kodrinave...! Kishte një nur feste,që bëhej më i dukshëm kur aty kisha dhe sytë e familjes.

E gjitha kjo, i ngjante një poeme, që luhej në kokën time dhe udhëtonte me plazmën duke u kthyer  në një emocion të papërsëritshem që vetëm Vendlindja ta jep pa kursim!