E premte, 19.04.2024, 01:36 AM (GMT+1)

Mendime

Luan Dibrani: Përshpejtohet shkatërrimi i Maqedonisë

E premte, 03.11.2017, 07:05 PM


Gjykimi për “Lagjen e Trimave” nga Gjykata Penale e Shkupit përshpejton shkatërrimin  e Maqedonisë!

Shkruan Luan-Asllan Dibrani

Vendimi për “Kumanovën”: 746 vjet burg për të akuzuarit,për  shtatë pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës me vdekje është një proces i montuar politik në që po përcillet gjate historisë me shqiptaret. Kjo që po ndodh sot në këtë shekull është një skadalitet i pa parë në skenën politike botërore!?.

Nga kjo që ndodhi  në Maqedoni dhe po vazhdojnë   me skenar të dirigjuar  nga qarqe sllave  po i fyejnë zjarrit që Maqedonia të përflaket sa ma  parë në një rrugë të pa krye, qe sipas kësaj ky Gjykimi për “Lagjen e Trimave”nga Gjykata Penale e Shkupit po e përshpejton shkatërrimin  e Maqedonisë!Ky dënim aq i madh ndaj shqiptarëve, në historinë e Maqedonisë artificiale, që u ndërtua  në dëmin e shqiptarëve si Republikë, është për ta  denoncuar edhe pran  qarqeve ndërkombëtare.

Politika e Tiranës dhe e Prishtinës nuk duhet të rrinë   si spektator pran këtij  procesi antishqiptar, aq dramatik por  duhet ta thërrasin faktorin ndërkombëtar dhe “te lirohen  shqiptarët  që po dergjen nëpër burgjet  sllavom-maqedane”.

Kjo iu ndodh vetëm shqiptarëve në Ballkan, që duan të jenë të lirë dhe të bashkuar ,por jo grekëve qe pastruan shumë toka me shqiptarë  nga  Çameria ,maqedonaseve,serbeve dhe malazezeve qe rrudhen tokat tona me  skenar të tillëve  dhunë dhe terror. Shqiptarët dhe populli  shqiptar në Maqedoni  u manipuluan nga "liderët" e rrem,qe u sollen aq keq me ta,sa që sistematikisht e degraduan e zhgënjyen dhe çka ndodhi  si pasojë e kësaj një pjese e mire e tyre filluan te identifikohen si turq, goran, terbesh...e një pjesë e tyre ne mungese te shkollimit adekuat ja mësynë xhamive,dhe prapambeutrisë ...Kjo i shkoj për shtati sllavëve maqedon dhe pas 30 vite nga rënia e komunizmit ,po luajnë me shqiptarët si” maca me miun”

Formimi i shumë partive  tek shqiptarët e Maqedonisë  madje edhe parti të huaja siç është ajo turkja, shqiptarët  i ndau edhe më shumë, po ja lehtëson  një grusht maqedonasish    qeverisin dhe t’i vrasin e terrorizojnë shqiptarët, sot në Ballkan pa të drejtë.

Duhet ta kërkojmë të keqen  në shtëpinë tonë, qe për fat te keq udhëheqësit e shqiptarëve,me shekuj janë në lufte me njeri-tjetrin, për poste  të shteteve të huaja për privilegje dhe benefite,por jo për “atdhe dhe komb”. Uroj që shqiptareve,t'iu jep Zoti,atë që iu mungon;mendjen e shëndoshë,atdhetarinë,besnikërinë kombëtare dhe sakrificën për territore që na mbeten në trashëgimi,nga Zoti dhe paraardhësit tanë pellazg dhe ilir!

Pamje nga gjykimi  i shqiptarëve për shkaqe te lëvizjeve drejt bashkimit kombëtar ,”politikaj shqiptar mos e turpëroni   votën qe ju dha populli”  dilni zot këtyre djemve që synim kanë kombin!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora