E enjte, 25.04.2024, 05:57 AM (GMT+1)

Kulturë

Rrustem Geci: Iliridi nga Ilirida

E shtune, 04.11.2017, 10:11 AM


ILIRIDI NGA ILIRIDA

 

Jam  lindur s´i  krejt  shqiptarët

  tokën  e   lavdisë së  madhe

në tokën e lavdisë  së përgjakur

jam rritur  me  prindër    mirë

me gjyshër  dhe  me stërgjyshër

Në këtë  tokë    gjithmonshme

Shkup jam prej 13  mijë vjetësh

trashëgoj pellazgjinë dhe  ilirinë

flakët po  ma  djegin  kraharorin

nga plagët e trojeve t´copëtuara

Iliridës  e  gjithandej Shqipërisë

shqiptarët jemi kudo njëgjakësh

për Shkup dhe Ohër  i  kam 100

lufta, dhe  mbi 2 qind kryngritje

- Ah, dhé i atdheut tim, tokë me

flori  dhe  minerale;  shih  si  na

kanë  shpërbërë  gjysmë  fitoret

e samari i huaj më tall në shpinë

- Atdhé, rëndë  jam i poshtëruar

nga liria e munguar  dhe  fitorja

Shkup, zgjohu! Zgjohu o  Tiranë

zgjohu populli ynë  i  katandisur

gjaku ynë ende lufton i burgosur

për të gjitha trojet nën një flamur!.. 

Rrustem Geci - Dortmund



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora