E marte, 19.03.2024, 08:44 AM (GMT)

Mendime

Saraçi: Përdorimi dhe preardhja e disa toponimeve

E enjte, 02.11.2017, 10:24 AM


Gjuhësi

Përdorimi dhe preardhja (etimologjia) e disa toponimeve (emërtimeve) në gjuhën shqipe

Nga Prof. Hilmi SARAÇI

Gjuha shqipe është e pasur me fjalë ,fjali, shprehje, emra, emertime e të tjera të duhura autentike  dhe adekvate, prandaj dallohet shumë nga gjuhet të tjera për këtë pasuri gjuhësore. Ajo ka një histori me rëndësi të veçantë të lashtësisë dhe të përdorimit- është  e vjetër nder më të vjetrat në Ballkan, por edhe më gjerë.Për historikun , lashtësinë dhe rëndsinë e gjuhës shqipe në fushën e shtrirjes në hapsirën kohore dhe rëndësin qe ka në mesin e gjuhëve të tjera ( indoevropiane),kemi mjaft shkrime dhe vepra të shkruara, prandaj  do të flasë  për etimologjinë ( preardhjen )e disa toponimeve (emërtimeve) me  kuptime nga gjuhet të tjera, me qellim të ndryshmit dhe të përmirësimit  të tyre  që kanë mbetur si rrjedhojë nga pushtuesit shekullor , por edhe nga vetë natyra  gjuhësore e përdorimit dhe të emertimit gjatë periudhave të ndryshme kohore siq është emertimi  i  fshatit  Hamidi -komuna e Obiliqit (Kastriotit). Emri i fshatit Hamidi daton herët, që nga  sundimi osman në Kosovë , prandaj edhe  emri Hamidi rrjedh nga fjala osmane: Hamidi që do të thotë –i lavdëruar dhe rrjedh nga emëri Hamid ( Sulltan Hamidit -1865). Ky  emer është specifik historik, prandaj ka mbetur i pandryshuar nga komisioni emërtues i pasluftës…

Në librin e tij “Arsimi në Strofc dhe në fshatrat përrreth tij”, Habib Mustafa etimologjin e toponimit Artakoll (Ortakoll) e nxjerr nga  Arat e Kolës që gjenden në rrethinen e fshatit Strofc (Qyqavicë) që edhe tani janë të njohura si Arat e Kolës. Në bazë të kësaj ai konstaton se toponimi Artakoll (Ortakoll) ka rrjedhur nga ”Kola- Arat e Kolës”… Mendoj se kjo nuk qendron , pasi Artakolli (Ortakolli) ka një shtrirje hapsinore të gjerë duke përfshirë afër 24 fshatra në limdje të Qyqavicës, prandaj për  këtë toponim mund të argumentohen  mëndime të tjera më të përafërta dhe më bindëse për etimologjinë e këtij toponimi, Deri  vonë ky toponim është përdor me variantin “Ortokoll”, që sipas mendimit tim mund të jetë i afërtë me  preardhjen dhe emertimin e drejtë. Fjala “Orto” është fjalë turke-ka kuptim nga gjuha turke: orto= mes (mesatar) dhe koll- prapashtesë me kuptim të rrethit që do të thotë ;“Rreth i mesem (mesatar) – në këtë rast në mes të Drenicës  dhe rrafshit të Kosovës. Prandaj është quajtur “ORTOKOLL” (Toponimin “Ortokoll e kemi edhe në një lagje të Prizrenit). Tani ky toponim përdoret “ARTAKOLL”  (duke e zëvënsësuar O-n me A-n , që nuk ëshrë plotësisht i arsyeshëm). Kjo  do të thot : Artak –(Ortak  më drejt) - pra  Ortak (emër)+oll (prapashtesë turke)= ARTAKOLL (Ortakoll) që do të thot: “artak”,(më drejt  “ ortak “- nga fjala turke ,“hisedar”- Ortake në bashkshortësi- në këtë rast pjesëtar i shtrirjes së vendit në mes të Drenicës dhe Rrafshit te Kosovës. Prandaj edhe ky variant është i afërtë i etimologjisë dhe i përdorimit të drejt të toponimit si “ARTAKOLL” –“ORTAKOLL”…

Emertimi  i familjes GERGJALIU- mendoj se ka rrjedhë nga i pari i tyre me emrin Gjergj: G(j)ergj+ Aliu = GjergjAliu. Ka mendime se kjo familje ka marre emrin sipas një  toponimi (qyteti) në Bullgari me të njëjtin emër. Mirëpo unë mendoj se më i përafërtë dhe mw I drejtw  është i pari -(G(j)ergj+ Aliu = GjergjAliu, ,sepse ,si duket me përqafimin e fesë islame këtë emer të të parit të tyre janë munduar ta ndryshojnë. Në këtë pjesë të rrethinës së Shkodrës ku kjo familje ka jetuar një kohë disavjeçare, (edhe tani nga kjo familje Gergjaliu jetojnë në këtë pjesë të Malësisë së Madhe).por  gjatë kësaj përiudhës  kohore si duket jetonin në kushte të pavolitshme , prandaj me kohë kishin  migruar në një vend më të mirë për jetesë-kishin migruar në fshatin Resnicë të Toplicës… Më vonë në korrik të vitit 1878 më dhunë ishin përzën nga forcat kriminale serbe nga vatrat e tyre si të gjitha familjet shqiptare nga Toplica (Sanxhaku i Nishit). Kjo familje tani jeton në fshatin Studime (Martinaj), por edhe në disa pjesë të Kosovës dhe në Turqi. Gjithashtu mëndoj se më mirë është që ky mbiemer të shkruhet GERGJALIU e jo -GëRXHALIU,..

Ndërsa emertimi  GËRGURI  mendoj se më mirë kishte për të qenë që të shkruhet dhe të përdoret : GURGURI e jo GËRGURI, sepse këtu kemi të bëjmë me dy emra (emra të përbërë)-Gur+ Guri= GURGURI  e jo si po përdoret  Gër+guri= GËRGURI, sepse fjala “gër” është e pakuptimët dhe e zorshme për t’u zbërthyer, nxjerrë rrënja dhe kuptimi, prandaj , jo GËRGURI , por GURGURI mendoj se duhet të përdoret dhe të shkruhet…

Përdorimi dhe preardhja e emrit Bequk shpeshëherë përdoret në forma të ndryshme si Benquk (serbisht),Buçuk ,Bequk e të tjera. Ky topomim duhet të shkruhet  dhe të përdoret BEQUK, sepse përbëhet nga dy emra dhe zbërthehet gjithashtu nga dy emra : Beq+Uk= BEQUK. I pari i këtij fshati  si duket ka qenë Beqa i UKës, prandaj mendoj nga kjo rrjedh emëri (toponomi) B E Q U K që është e drejtë të përdoret dhe të shkruhet…

Fshatit  BIVOLAK   si shumë fshatra (toponime) të tjerë  në Kosovë,ka emërtim sllav (serbe), Ky fshat mendoj se në të kaluarën e hershme është quajtur BULLAJ , vend që ka pasur buaj (bullica). Thuhet se Ramë Saraçi ka pasur disa bullica, mandej edhe  të bardha . Mirëpo ka mendime se është quajtur  B ROD  ku ende përdoret ky toponim si “KALI (KANIN) BROD “. Mirëpo nga emëri BULLAJ pushtuesi seb e ka këthyer në Bivolak që do të thotë në gjuhën serbe Bivol  (buall) +ak  (prapashtesë)= BIVOLAK…

Në një komentim tjetër  thuhet se e ka marrë emrin sipas një ngjarje që kishte ndodhur në fshat ku disa të dalluar nga fshati – nga familja SARAçi , familje e vjetër autoktone ndër më të vjetra në Kosovë që kundërshtonin pushtetin okupues asokohe kishin qenë të rrezikuar nga ndjeksit e pushtetit. Gjatë kësaj kohe disa që ishin në fshat për t’i shpëtuar nga ndjeksit e pushtetit të huaj okupues kishin sygjeruar që mos të vinë  drejt  në fshat duke i këshilluar që të  lakojnë rrugën duke u thënë  BINI-LAK (lakoni rrugën)për tu kuptuar kështu se ishin në rrezik.Sipas kësaj fshati ka marrë emrin BIVOLAK (BINILAK). Mendoj se ky  shpiegim  është pak i arsyetueshëm. .. Tani fshati ka emër tjetër: BURIM në bazë të burimit të vjetër në mes të fshatit që kishte ujë të mjaftueshëm për pije , larje dhe për ujitje… Toponimi I fshatit DRUAR  deri  vonë, para lufrës ësht shkruar (përdor ) si DERVAR – DREVAR (në serbisht) . Pas luftës ky toponim është përmirësuar nga komisioni për vlerësime dhe emërtime. Ky toponim qysh nga kohrat e hershme ësht quajtur dhe është përdorur  DRUAR që do të thotë i përbër nga dy emra : DRU+AR(R)= DRUAR(R) që do të thotë etimologjinë e ka nga emëri  DRU dhe nga emri tjetër AR ose ARRË – pra DRUAR(R)…

Emri i lumit  SITNICË është fjalë shqipe e vjetër që nga ilirishtja, prandaj ky emer rrjedh nga fjala shqipe SITË+NICË= SITNICË. Pra nga sita  që sitet mielli , gruri e të tjerë  dhe nga prapashtesa me kuptim zvogëlues- nicë që do të thotë SITË E IMËT, prandaj mendimi i Mr. Izet Miftarit se ky emër të përdoret dhe të shkruhet SILNICË nuk qendron-është i gabueshëm.

Për etimologjinë e qytetit të VUSHTRRISË  është bërë mjaft fjalë. Dr. Ali Jakupi në një punim të tij për emrin e Vushtrrisë, përpiqet të nxjerrë nga emri autentik i Vushtrrisë, i dalë nga vet goja e popullit si “ refleksim i logjikës se në këtë teritor, fushë, kishte drerë dhe se metamerfoza e Fushës së drerëve ka psuar në Vushtrri”. Ai pastaj konstaton se edhe logjika se ky toponim përfundimisht është krijuar nga Fusha e Shtrirë që do të thotë: Fushë= Vushë dhe Shtri = trri. Vush+ trri. Mirëpo autori këtë mendim e lenë në logjikën e supozimeve, prandaj mendimi i tij nuk është i qendrueshëm dhe i argumentuar me të dhëna autentike shkencore , sepse Vushtrria si qendër e ndritëshme kulturore dhe administrative ushtarake, etimologjinë e ka nga pellazgjishtja dhe iliro shqiptare – thekson Dr. Skënder Riza për të shtuar se ky toponim është shkruar si Vuçitrinë ( viç-i / Trin-ë, thurinë me purteka për kafshë). Kështu del emri Viçi-Trinë = Trina e viçave ose ana e viçave- VUCITRINË e jo VUSHTRRI… 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora