E enjte, 18.04.2024, 05:09 PM (GMT+1)

Mendime

Azgan Haklaj: Izet Haxhia, boll ma!

E enjte, 02.11.2017, 10:14 AM


Replikë me Symbyl Agen (Izet Haxhia)

Ti nuk ke lavdi as sa Frati në Btoshë në Lekbibaj.

Boll ma.

Nga Azgan Haklaj

Keni mëshirë për shpifësit e mashtruesit, thoshte Seneka, sepse ata janë skllevërit e vertetë të shoqërisë dhe njerzimit.

E citova këtë sentencë të filozofit të madh të Romës, sepse në qoftë se ka njeri për të cilin vlen më së shumti mëshira e lutja, ky është Izet Haxhia.

Peng i mëkatit, skllav i shërbimeve sekrete i Klosit e sojit të tij, siç deshmoj edhe vet si bashkëpuntor i ish shikasit të Gazidedes, një kukuvajkë e zëdhenës i ish sigurimit të shtetit dhe pse jo i shërbimeve sekrete te huaja serbo-greko-turke.

Qëllimi final i platformës së tyre është destabilizimi i Shqipërisë, përçarja e lufta civile mes bashëkombasve, e më në fund coptimi i trojeve etnike për të kthyer në plaçkë tregu për orekset e këtyre shteteve ish perandori të dikurshme, armike shekullore të Shqipërisë.

Shume miq me keshilluan të mos merrem me ty Izet, sepse me thanë ky interpret konspiracionesh, ky Rasputin i vogël ka përgenjeshtruar vehten duke i kerkuar falje Dritan Zaganit, të akuzuar në fakt për një periudhë që ti dole bllof, sepse per në atë kohë që ti zoteri ben fjalë i bie që ai të ketë qenë student (shih ditëlindjen). Por unë vendosa t’u pergjigjem tutorëve e mentorëve tuaj që të udhëheqin në sulmet e paprincipta ndaj çdo kujt që nuk është në vathen e tyre.

Keto ditë ju zgjodhët të sulmoni një çift ekselentë juristësh me shpifje e intriga për shkak të detyrës, znj Elisabeta Imeraj dhe z Agron Bajri, por dhe grupin e prokurorëve në bllok, duke u bërë pjësë e ansamblit të korbave të zi Mero Baze,çorapes dhe Muç-t Nanos që dirigjojnë frontin antimalsorian edhe pse urrejtja krahinore eshtë krim.

Izeti i erdhi në ndihmë qeverisë narkotrafikante në krye të të cilës janë trinomi Rama,Tahiri, Xhafa e të tjerë.

Ai sulmoi një zyrtar që kishte zbuluar oktapodin e zullumit të Tahirit dhe po mundohej te këpuste keto tentakula kriminale, konkretisht Dritan Zaganin duke e lidhur me mua, por që shpejt përgënjeshtroj vehten duke i kerkuar falje.

Shpifësi i perdorur duhet të më kerkonte falje mua, sepse Dritan Zagani këtij mashtruesi publik i duhej për të më goditur moralisht mua, i xhelozuar nga aktiviteti im në sherbim të demokracisë dhe kontributi ndaj Kombit Shqiptar.

Por si padashje ai zbulon skenarin e perplasjeve, si dhe tentativen për eleminimin fizik të Zaganit dhe faturën per ta lanë tek Haklajt, pse jo tek unë me argumentumin e fshehjes së gjurmëve, natyrisht per të fshehur skenaristët, regjizorët dhe aktorët e vertetë të ekzekutimit, si gjithmonë.

Ka 20 vjet që organizatori, skenaristi, regjizori i vrasjes së Tribunit të Demokracisë Azem Hajdari, i denuar tashmë nga gjykata në tre nivelet, është strehuar me perkujdesjen e Fatos Klosit e miqve të tij serbo-grekë në një katund t? Turqisë për t’i shpetuar drejtësisë, duke u kthyer në instrument përgojues deri në jargavitje për këdo qe e urdhërojnë ustallarët e tij.

Prej aty, ky Symbyl Agë i oborrit të Klosit firmos, vulos e çertifikon, pa u menduar dy herë enqiklikat e gatshme të cilat ia servir Padroni Klosi.

Bidiguardi Izet gjatë vitëve qe ka sherbyer ka intriguar me mjeshtri të lartë artistike për Haklajt tek Berisha dhe Azemi dhe të njëjtën gjë per të dy tek Haklajt në vitet 97-2000 për interesat e tij utilitare, që tashmë dihen kur dhe humbi pavarsinë dhe u ba instrument ne platformen antiPD ne Tropojë dhe në të gjithë Shqipërinë.

Ju sygjeroj Izet të lexoni librin e vellait tuaj, Ismetit që thotë për këto vite;

Më thirri ministri i brendshëm i asaj kohe dhe me tha do të emroj shef komisariati në Tropojë dhe detyra kryesore që ke është arrestimi i Kryetarit të PD-së Tropojës Azgan Haklaj.

N? fakt arrestimi im ndodhi por më vonë.

Partia Demokratike me kandidoi për deputet.

Populli i Tropojës më votoj për faktin se shpirtërisht përfaqësoja familjen blu,Partinë Demokratike, më votoj për ADN familjare Haklaj që i ka dhanë katër deshmorë Atdheut në betejat për liri dhe pavarsi të Kombit Shqiptar,si dhe n? mbrojtje t? institucioneve të shtetit demokratik.

Partia Demokratike me kandidoi për kontributin tim në mbrojtje të vlerave të demokracis?, për asgjë të pamoralshme në sherbim të dikujt dhe në dem të dikujt tjeter, siç aludoni ju me gjuhen tuaj t? helmtë si të neperkës

Filozofi i madh Niçe ne meson se;

" Liria e juaj është deri në kufirin e fillimit të lirisë s? tjetrit".

Shtetari i moçëm, arkitekti i Spartës aristokratike Likurgu thotë;

" Kur mbaron liria jote fillon liria e tjetrit".

Gjatë jetës tuaj ju Izet i shkelët keto parime duke intriguar për të gjithë.

Ju intriguat për Azem Hajdarin derisa ia arritet qellimit, ekzekutimin e tij.

Sigurisht që thonë se ke marre pjesë dhe në ngjarje të tjera të dhimbshme,edhe tek Haklajt,e tani ben sikur të dhimbsen shumë.

Se sa të dhimbsen e tregon fakti i tentatives tuaj per kurbanizimin e Zaganit dhe faturen të ua kalon me lehtësi Haklajve pas interpertimit mjeshtror t? konspiracionit të radh?s q? ta servirin mendjet diaboloke qe të kan? skllavëruar.

Ti zgjodhe pikërisht ditët e inagurimit të shtatores së Azem Hajdarit në Tropoj? për të ndërmarrë këtë fushatë shpifjes.

N? fakt zhveshe karakterin tënd t? vertet.

Veshja e mantelit të Pejgamerit për të hap? 7 vulat e librit "zbulesa " t? Sh?n Gjonit për tu treguar shqiptarëve të vertetat e mëdha, të cilët ti i din ësht? përpjekja jot? deshperuese dhe deshtimi juaj i turpsh?m i radhës dhe perfundimtar.

Por Haxhia nuk ngopet me vrasjen e Azem Hajdarit, me pergjakjen e Tropojës dhe vrasjen e qindra djemve të saj.

Ai është peng i betimit solemn para Fatos Klosit se do ta zhduke Pd e Tropojës.

A i mbani mend dekleratat Izet që ju benit, gjatë referendumit të Kushtetutës në vitin 1998.

Sigurisht kori qe drejtonit në të cilinin bënte pjesë edhe autori i atentatit ndaj meje qe do merrte pjese dhe në atentatet ndaj Azemit Hidajet Gjeçi ;

"Se te jemi gjalle ne nuk ka PD në Tropojë"

Dhe unë ju pergjigjesha vendosmerisht:

Sa t? jem gjallë unë ka PD në Tropojë.

Po i pate harruar rilexoj gazetat e asaj kohe.

Natyrisht Tropoja votonte në Referendum sistematikisht kunder padron?ve tuaj dhe Pd e udhëhequr nga unë ka fituar edhe me rezultate spektakolore duke i marre të gjitha njësitë administrative të Tropojës 8 me 0.

Para 500 vjetësh Sulltan Mehmeti ekzekutoj të gjithë vëllezërit e tij për të hypur në fronin e Stambollit.

Izeti është i gatsh?m t? firmos? ekzekutimin e t? gjith? personazheve të demokracisë e të patriotizmit shqiptar, Azem Hajdarin ta rivrasë, të vrasë Berishën, t? nxjerrë nga varri e te vrasë Rugoven, Ismail Qemalin e Isa Buletinin ,ta zhduk? Gjergj Kastriotin nga sheshi për t? mbajtë n? Fron Trinjakët bijtë e Eskobarit ,Tahirin, Xhafën, Edi Ramëm.

Izet Haxhia, ju keni lindur në Gash t? Malësisë të Gjakovës por në damarët e tu nuk rrjedh asnjë pikë gjaku e këtij fisi të lavdishëm i cili u shnderrua në shekuj në parzmore të Atdheut, në simbol shekullor të betjave historike pë liri e pavarsi.

Linde në Tropojë dhe u bane dirigjent i përgjakjes së saj.

Ishe badiguard i Berishes dhe thure intriga, artikulove akuza e shpifje, sa do ta kishte zili vetë Nastradin Hoxha.

Mburreshe si mik e bashkëpuntor i Azemit,si protagonist i Dhjetorit 90 dhe udhëhoqe ekzekutimin pa mëshirë të heroit të demokracisë ashtu si Bruti para 2000 vjetësh Jul Qezarin.

Haxhia ky senator i krimit është i terbuar ditët e fundit ngaqë me dt 27 tetor u inagurua Shtatorja e Azem Hajdarit.

Ai nuk guxon ta shohë as me tylbi vendlindjen e tij dhe monumentin e studentit liberator, tribunit të demokracisë Azem Hajdari

Ësht? tërbuar,nga frika e burgosjes së Sajmir Tahirit dhe si dem i harbuar sulmon këdo e shpif gjithçka për gjithkënd që e urdhërojnë, në menyrë të padrejtë e cinike.

Si sharlatan që është sulmon prokuroren Imeraj, bashkëshortin e saj Agron Bajrin, pinjoll i familjes Atdhetare e nacionsliste të legjendarëve Kadri dhe Deli Bajri, grupin e prokurorëve të Çeshtjes Tahiri, familjen Lushaj,pishtarët e demokracisë Saliun dhe Ukën e shum? djem të Partisë Demokratike Deputetin Hysen Osmanaj ,madje përsëri Azemin e u hakërrehet t? gjithë Tropojanëve.

Haxhiaj është terbuar sepse e din mirë se Gashi, Tropoja e kanë liçitë( shlyer nga defteri) sipas gjuhës së tij turke.

Për Tropojën Izeti nuk ekziston.

Ai e shiti Tropojën për 30 astra si Juda Jezu Krishtin.

Tropoja e Shqipërisë e Flamurit Kuqezi nuk i bjen kurrë në gjunjë trikolorit serb,kryqit grek, gjysëmhanës turke, koktejet më t? hidhur me të cilët ngre dolli Izeti.

Si perfundim per ty Izet kam zgjedhur një histori të vertet të ndodhur në bjeshkët e Btoshës (të Gashit) në Lekëbibaj (Tropoj? ) para shum? kohësh.

Nj? çoban i thotë Fratit (qenit të tij) kujdes tufën e deleve.

Iken çobani për pun?t e tij dhe len fratin e lidhur,por vjen ujku dhe mbyt gjithë tufën.

Frati keput vargonjtë e hekurt dhe mbyt ujkun dhe e mbulon me delet mbytura.

Kur vjen çobani e sheh çfarë ka ndodhur,çmendet nga zemrimi dhe vret Fratin.

Pasi pastron vendin nga delet e ngordhura dhe e gjen ujkun, çobani nga deshpërimi tenton te vrasë dhe vehten.

Nderhyjnë familjarët e tjer? dhe nuk e lejojnë.

Çobani i merzitur therret të gjithë fshatin dhe e varros Fratin në bjeshkët e Btoshës me gjamen e burrave të Lekëbibajve.

Edhe sot e kesaj dite i thonë tek Varri i Fratit.

Ti me shpifjet e tua kerkon përfitime e lavdi Izet por të siguroj se ke humb gjithçka.

Nuk do kesh lavdi as sa Frati.

Boll ma.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora