E enjte, 25.04.2024, 08:36 AM (GMT+1)

Kulturë

Tahir Bezhani: Dashuroj terrin e natës

E hene, 30.10.2017, 01:13 PM


TAHIR BEZHANI

 

DASHUROJ TERRIN E NATES

 

MUZË E ÇMENDUR

 

E kalltë  vrapon majave

Bukurive të çmendura ,stinëve

Djersët i fshin  luginave

Nëpër flokë pishnajash fërkohesh

Më sjell pamjen e vendlindjes

Pastaj ikën si era gjithësisë

Përplasesh valëve të detit

E shëtit  gjithë  Shqipërinë

Në luginën e Valbonës shuan etjen

Me afsh e thith gjithë bukurinë

Pi tërë ujin e saj

Kthen e dehur në shpirtin tim

Më kall  ngadalë thellësitë

E prapë  ikën  muza ime

Pa pushuar  gjithësisë

Krater  zjarri plot mall....

muza ime!...

 

IMAZH VJESHTOR

( Bogë)

 

Shtëpinë time në shpat bjeshke

Një erë e shpejtë e rreh

Dy kapakë dritaresh përplasen

Shikimi ngulur  majave të murrëta

Nga atje rrezonte një cukël  bore

Gjelbërimi ishte tretur

Pishat luanin shtatin kur i rrihte era

Qetësia shponte kujtimet e ikura

Ahet ngjyrë limoni vezullonin

Fletët binin për toke qetësisht

Me sy shikoja jetën time ngjashëm

Ne zemër ndieja heshtjen

Më shpirt shijoja qetësinë e ndrydhur

Asnjë blegërimë nuk dëgjohej

Madje as kënga rinore:

“Moj e mira n’ato maje...”

Nga dritarja hedh shikimin

Një shqiponjë shkon lartësive

Sa bukur sillet qiellit të kaltër!...

Si balerinë dredhon trupin

Ajo  ruan folenë  e vet

Unë thitha imazhin e ditës

Të ftohtit  e mbrëmjes më ndjek

E mbylla  klithjen në kujtime

Por diçka e pathënë do mbetët

Mes rreshtave.

 

16.10.2017

Bogë

 

AHISHTË E ZVERDHUR

 

Erë vjeshte fryn

Dita ka mjegull

Rrezet e diellit shpojnë dendësinë

Fletët e ahishtës luajnë të zverdhura

Puthin  tokën  qetë,qetë...

Ngjyrë melankolike  vesh natyra

Bukuria të pushton pamenduar

Befas rrokotelen dy pika lot

Nuk di nga më erdhi me vrapim

Ajo kënaqësi e tërbuar malli....

Një dridhërimë zëri

Kalonte rrugëve  paparë

Shpirti mbeti i shqetësuar

Sytë hapur e të  ngrirë  shpateve

Më kallen ngjyrat e Van Gogut

Në pikturë vjeshte u shndërrova

Bukuri e moshës sime

Brushë piktori për natyrën

Pamje që t’i mërdhin sytë...

 

BOGE-Gjakove

 

NË SHKREL

 

Tungjatjeta Azem Shkreli!

Të erdha sot në konak

Në vendlindjen e bardhë

Malli më solli

Duhma e vargut  plasës

Varur pishave dhimbshëm

Plot bukuri drithëruese

Lidhur atyre rrënjëve,shkëmb

 

Rugovasit krenarë

Me shall të bardhë në kokë

Tirqit me gajtanë “mirë se ke ardhë,

Hajde brenda, Azemi këndej asht

Nuk vonon e vjen....” më thanë

Ballit  djersët u dolën

Lot malli faqeve rrodhen

Lartë majave rrezonte vargu

Piskamë shekujsh poezia jote

O Azem Shkreli!....

 

Rrugëve me leqe shkëmbore ecja

Çdo gjurmë në tokë e

Majave të larta,

Me dukej pjesë e jotja

Vrapoje ti takosh “Sytë e Evës”...

Symbyllas  larave të borës

 

Gjithë ditën në Shkrel

Nata më ndoqi me terrin e ditës

Pakës ftoftë u bë Azem,e

Ashti plakut nuk e duron

 

Ushtimë vargjesh mbështjellë në lot

Më përcollën nga Shkreli

Si e keni  pas adet Azem

Këngë në fyll mbete

Gurëzuar në zemrën time

Dje e sot,gjithmonë

Azem Shkreli...

 

Shkrel-Rugovë,

16 tetorë 2017

 

IKJE NGA NEVERIA E DITËS

 

Mendimet përlahen ashpër

Në ngujimin e dhomës nevrike

Zhurmë  kafkash mashtruese

Nga koshere mizash të çmendura

Lavde të thata,helm

Rrugëve të nxira me foto mjeranësh

Kishin fëlliqur dritat e neoneve

Mizat e çmendura

Pickonin kalimtarët e uritur

Iknin brenda dhomave të tyre

Neveria shfaqej ekraneve të tv-ve

Ndryshe nga rrugët,

Me një buzëqeshje laviresh moderne

Prostituta të  ikura  afatesh....

Me ndonjë  parfum të prishur joshnin

Të uriturit  e mbetur pastrehë

Fukara të mendimeve....

Këto zhurmë mizash  të çmendura

Më neveritin  gjithmonë

Ika lart e larg në qetësinë time

Aty ku terri i ditës  nuk arrin

Dashuroj terrin e natës  plot shpresë

Maleve me shpella të thella

Pa miza,pa ekranin e tv-së

Egërsirat janë më besnike

Nuk të kafshojnë si njeriu për karrige...

 

U mbylla në bukuri të natyrës

Thellë,

Ku nuk arrin dot zhurmë mizash

Të çmendura....

 

17.10.2017

Boge-Gjakove  



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora