E premte, 26.04.2024, 12:01 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Dy kuleç për nënën time

E hene, 30.10.2017, 11:11 AM


Dy kuleç për nënën time?!

Tregim

Nga Përparim Hysi

Hyrje

Tek nisesha për në shkollë (isha emëruar larg,mbi 20 -km nga shtëpia dhe rrugën e bëja në këmbë),këtë plakun që më mori në"provim", e gjeja duke kullotur dhëntë  e tij. Natyrisht, përshëndetjet qenë si pak "protokollare" të tipit:- Si u gdhive xhaxha? Dhe përgjigja po "protokollare":- Mirë të falaminderit dhe, si thelë përmbi bisht:-Zotria juaj mirë,ë? Kur më thoshte këtë "zotria juaj,mirë,ë?,unë mezi e mbaja të qesshurit. Se çfarë zotrie isha me të vërtetë: një çunak që,sapo i buisnin mustaqet dhe, në xhaxhai më quante kështu,ndodhte o për forcë zakoni, o se vërente çantën time të mbushur o me libra apo fletore.

Unë bëra gati një muaj kështu dhe,pak nga pak, e"nxehëm" muhabetin me xhaxhan.

Një ditë, kur po kthehesha nga shkolla për në shtëpi, më doli përpara dhe tha:- Digjo pak këtë xhixhan,njëmëthi (tani). Njëmëthi nuk ke pse ngucesh. Shtëpia atje është dhe nuk ta merr njeri. E kam kuptuar që je dhaskal nga qo(kjo) "baulja" që mban në dorë. Nga binaja, e madhe si baule; nga "qeresteja" brënda si çantë me libra, po aq më mirë,- thaç una.  Ta marrë këtë dhaskalin në provim una, plaku, se tërnjë këtë punë bën qy (ky) me çilimiqrit. Sado që nuk më priste puna, nuk  mund t'ia prishja atij.

U ulëm në një sofat ,duke mbështetur shpatullat mbi argjinaturën që ndante lumim e"gjallë" me  "lumin e vdekur" dhe xhaxhai filloi të më merrte në "provim".

*    *   *

Pak emocional qe ai momenti i marrjes sime  në provim, por, sidoqoftë, i dhashë atë kënaqësi që priste. Mirë,- i thashë,- xhaxha: vra e pri e gjak mos nxirr!

Aha,- ma priti me të qeshur,- kështu më qenke ezber, po të shohëm do kalosh lumin në va a do kërkosh lundër.Po shohim e bëjmë, - tha. Dhe vaun,dhe lundrëzën këtu i kemi dhe, sipas xhevapit dhe"doganën". Duket kisha rënë në "usta",nga ai lloj që nuk ua hante qeni shkopin.

Ore,dhaskal,- filloi,- kë do më shumë tija? Unë flakë për flakë,iu përgjigja:-Nënën! Dhe,tek dhashë përgjigen e flaktë, thashë se e vura poshtë. Tek prisja të më vinte notën, lëshoi një të qeshur shpotitse dhe më tha:- Ke dëgjuar atë thënien ti,dhaskal,se kush nxiton, xërrohet(rrëxohet).

-Pse,- iu ktheva ankueshëm,- do nuk do ti, po nënën dua.

Aha,- shpotiti së dyti ai,- ti më sheh kështu  plak dhe bari me dhënë dhe thuaj:- Këtë e gavnjej kollaj! Por,jo mor çun, sa ka parë koj rradakja ime, ti  nuk ke ngrënë kafshata buke.

Njëmëthi, digjo pak këtë xhixhan me takije mbi kokë dhe ta vësh vëth  në vesh.

- Në fillim, kur je i vogëlth, nënën do; se  ajo të jep gji; pa të ushqen dhe bëhet sy e veshë pas teje. Më tujte (tutje), ndryshon  siraja: në ke ndonjë vëlla pak më të madh se vetja, zë dhe do atë. Se kohën më të madhe e kalon me të. Epo, siç thotë dhe ajo kënga"tuj- tuj pulat e detit", zë e rritesh dhe lëshon krahë për të fluturar, si në moshën tënde, dhaskal, dal pa dal mirë musteqet,si zotrisë sate, zë e "vërvit pleshta" dhe kërkon "jarallëk" tjatër: kërkon një nga ato"kokonkat" dhe, po re me të, gjeçim ishalla i thuaj nënës: do atë"kokonkën", dhaskal. Është me prova, dhaskal! Nëna e do fëmijën si asnjë tjatër, por fëmija ,ndo djalë qoftë dhe ndo çupë, nuk ia kthejnë dashurinë nënës në atë matë. Që thuaj, ti dhaskal,- gruja(gruaja) vërtet e bija e botës është,po vjen e bëhet më e afërt. Ja shiko në shtëpi: burri me gruan fle në një konak  dhe ndaj është ajo e thëna që nuk e luan as topi Alemanjës:- Burrë e grua, mish e thua! Se ne themi që gruja(gruaj) është "prifti i natës": zë të mollois në vesh  dhe të bëhet sheqer e mjaltë, dhaskal! Pse është kështu, pa ndodhi aty moti që i vdiq një burri gruaja dhe ai, dhimbej or tynjatjeta, vu lotët.Si grua lotët, vetëm qante pa zë.I thotë një plak,do zoti si una:- Mos qaj,se është turp; se nuk qan burri. Dhe ai, dhaskal, tha një fjalë të rëndë që shkoi gojë më gojë e tregohet si shembull:- Më vdiq gruja muana,- tha,- dhe nuk më vdiq vëllai!!! E more vesh,dhaskal? E mora, thuaj dhe njëmëthi çohu dhe ik likthi (si me vrap), që mos të zërë nata. U ndava me duartë në qafë me xhaxhan dhe frymën për në shtëpi.

*    *    *

Pas këtij "provimi", sikur më erdhi gjahu në shteg, fare befas. Me Zenunin kemi qenë jo shokë, po miq të vërtetë. Na ndante me të vetëm nata. Kur me punë erdha afër shtëpisë, tërë mbasditën e kisha të lirë dhe Zenuni që banonte vetëm 1-km larg meje, vinte më thërriste dhe, pasi u hipnim biçikletave, frymën e mbanim në Fier. Ne banonim në fshat dhe,ndërsa unë e kisha Fierin tri-km larg, Zenuni  katër. Shkonim në Fier dhe,pasi pinim kafetë, o shkonim në kinema,o takonim shokë tanë në qytet. Mbrëmjeve, kur ktheheshim në shtëpi, Zenuni më thoshte:- Më prit dy minuta,se do ble dy kuleç për nënën. Më vinte mirë për këtë gjest të mikut tim, po unë ( të më ndjejë nëna ime, e shkretë), asnjëherë nuk mbaj mend të merrja gjësendi as për nënën dhe as për fëmijët e mi.Kjo punë e "dykuleçëve për nënën" ishte e përditshme dhe m'u bë që ta kisha zili mikun tim.Unë as që qeshë kthyer nga ajo anë.

*    *   *

Unë isha mësues në fshatin ku banonte Zenuni dhe,ngaqë ishim shumë miq, rrallë shpëtonte ndonjëherë pa u kthyer atje. Prindërit e  Zenunit  më donin si djalin e tyre dhe, po kështu, vëllezërit me gjithë nuset e tyre. Sado që ishin ndarë dhe secili prej tyre kish shtëpinë e tij (qenë katër vllezër veç Zenunit),qenë në një kulm dhe, kur vija unë, mblidheshin tek Zenuni. E ëma ( të më ndjejë së bashku me mikun tim të mirë,Zenunin,kanë ndërruar jetë),ishte si "presidente e një republike mbushur me fëmijë"),kur më shihte mua që ktheja tek Zenuni, merrte tre prej fëmijëve më të vegjël të djemëve të saj dhe bujtte tek Zenuni. Nodhte që fëmijët e kthenin përmbys shtëpinë dhe Zenuni (qe shumë njeri me humor),si me të qeshur i thotë së ëmës:- Nu (miku im ka qenë çam), mos më hajde me të vegjël,se unë "fabrikën"(e kish fjalën për të shoqen) e kam dhe,po të doja, bëja prapë fëmijë.

E ëma, natyrshëm, që nuk e priti mirë shpotinë e të birit dhe,pasi lëshoi një mallkim(nga ata që nuk të ,zënë):- U, lanet paç!, u bë gati të ikte.

Në këtë moment ndërhyra unë:- Dëgjo,- i thashë unë. Me  Zenunin nuk ke pse zëmërohesh për pako gjë. Dhe si provë dashurie të mikut tim, i thashë:- Kurrë nuk jemi kthyer nga pazari që ky,Zenuni, mos blej dy kuleç për ty!

- Po ç'kuleç,- u kthye ajo. Sa ke ngrënë ti,aq kam ngrënë unë. Ia ka blerë për atë:"hoxhën e natës",- më tha. Atëherë, i hodha duarët në qafë dhe pashë mikun tim që nuk e donte veten.

Dhe,tek e mbyll, them:- A ka patur të drejtë ai,plaku që ruante dhëntë?! 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora