E marte, 19.03.2024, 07:30 AM (GMT)

Speciale » Alia

Lutfi Alia: Martinas - Martaneshi në shekujt XII – IV para erës sonë

E marte, 24.10.2017, 08:25 PM


MARTANAS - MARTANESHI NË SHEKUJT XII – IV para erës sonë

(Pjesë nga libri: “Kandavia – Kunavia – Martis – Martanas”)

Nga Lutfi ALIA

Në kapërcyell të epokës së bronxit dhe fillimit të epokës së hekurit, banorët autoktonë parailirë, kishin zënë vend në trojet e tyre historike, ishin sistemuar në vendbanime të hapura dhe të fortifikuara në pjesët perëndimore të Gadishullit Ballkanik. Banorët e këtyre trojeve, pas shkatërrimit të botës neolitike arritën shkallë më të lartë diferencimi dhe zhvillimi, çka ndikoi që gjatë epokës të hekurit, të krijojnë substratin etno-kulturor, mbi bazën e të cilit u formuan më vonë etnosi dhe kultura ilire. Në këtë periudhë u shfaqën për të parën herë objektet prej hekuri, që çuan në rritjen e rendimentit në sfera të ndryshme të ekonomisë,  në zgjerimin e shkëmbimeve, në rritjen e pasurisë shoqërore, në thellimin e diferencimeve shoqërore, në formimin e federatave fisnore, të cilat kaluan në forma të organizimit politik skllavopronar dhe krijimin e shteteve skllavopronare ilire. [Historia e Popullit Shqiptar. ASHSH. Tirane 2002, f. 20 - 30].

Rreth shekujve VIII - V para erës sonë, fiset ilire u shquan për një zhvillim të shpejtë shoqëror, ekonomik dhe bujqësor, në nxjerrjen dhe përpunimin e metaleve, në prodhimet artizanale, në prodhimin e veglave dhe të armëve prej bronxi dhe hekuri etj. Metalurgjia u zhvillua në trojet ilire të pasura me minerale, si në zonat e banuara nga Pirustët (Mirdita, Puka, Kukësi, Mati), në trojet e Parthinëve (Martanas, Bulqiza, Dibra perëndimore), në trojet e Enkelejve (Tres Tabernas - Prrenjasi, Lychnides - Ohri) etj.

Ky zhvillim ekonomiko-shoqëror ndikoi në formimin e identitetit fisnor, por dhe të identitetit komun të popullatës ilire dhe grumbullimin e tyre në qendra të banuara, të shoqëruara me forcimin e lidhjeve tregëtare me popujt fqinjë, si me helenët, thrakët, romakët, dakët etj.

Në periudhën e hekurit, ilirët jetonin në fshatra dhe në vendbanime të fortifikuara, mbi bazën e zgjerimit të tyre u formuan qytete të fuqishme si Apollonia, Epidamnos, Skodra, Lissus, Bylis, Amantia, Butrinti, Pelioni, Damastioni i Parthinëve, i cili është i pari qytet ilir, që preu monedhat. Këto qytete-shtete ilire, kishin në krye mbretin e tyre, të quajtur Basileus (greqisht) e më pas u quajt Rex (në latinisht).

Në këtë periudhë, u krijuan dhe një kategori qendrash të banuara  fshatare, me fizionomi administrative dhe ushtarake të konsoliduar, si Termidana, Scardus, Xibri dhe Kandavia, e cila shtrihej në lindje të Epidamnus, rreth Malit Kandavia (Candavia Mons), ashtu si u krijuan shumë të tjera në zonat e ulëta të banuar nga fiset liburne, nga ardianët, taulantët, dasaretët, enkelejt, mollosët, kaonët etj.

Shumë qendra të banuara kishin emëra ilire si Skodra, Dymal, Dyrrachium, Gylaceia etj, por pas kolonizimit helen, i kthyen emërat në gjuhë greke, ndërsa pas pushtimit romak, morën emëra latine. Në shekujt VIII – V para erës sonë, në qytet ilire të bregdetit tonë, u krijuan kolonitë helene, ndër të cilat më e herëshmia u vendos në ishullin e Korkyrës, që atë kohë banohej nga liburnët (737 p. e. s), në vitin 627 p. e. s në Epidamnos ?????????; në shekullin e VI p. e. s në Gylaceia (Apollonia) dhe Aulona (Valona).

Qyteti ilir Gylaceia, mori emërin e themeluesit, mbretit ilir Gylax, por në vitin 588 p. e. s, kolonët helenë e quajtën Apollonia, për të nderuar perëndinë Apollo, si dhe ndërtuan tempullin e Artemisës.

Natyrisht prania helenëve në trojet ilire u shpreh dhe me ndikimet e kulturës së tyre, ashtu si ndikoi në krijmin e toponimeve me emëra greke, që kryesisht ishin emëra perëndishë, ose personazhesh mitologjike, por ishin dhe përkthime në greqishte të emërave ilire.

Ndër këto toponime po rendis më tipikët: Apollonia, Epidamnos, Aulona (Vlora), Chimerra (Himara), Kandavia, Tragas - Tragjas, Akrokeraune (Maja e Rrufeve), Acrolissos (Maja e Lissus), Albanopolis (Qyteti i Albanëve), Thomatheos (Tomadhea), Konispol (Kaoniae + polis) e shumë të tjerë, ashtu si dhe vetë emëri i Ilirisë - Illyrios (I???????), që si e thekson Straboni, është emëri i popullit tonë në gjuhën greke.

Lidhur me etimiologjinë e këtyre toponimeve, thuhet se janë me origjinë nga gjuha greke dhe në këtë aspekt ka një vërtetësi, por në se i referohemi emërave të perëndive dhe të heronjëve të mitologjisë, shumë prej tyre janë emëra parahelene, pra janë me origjinë pellazge. Herodoti (484 - 425 para erës sonë) në veprën Le storie. II, f. 51” shkruan: “Kulti i madh i perëndive u zbatua në Samothraka nga Pellazgët e Athinës”. Pra stërgjyshët tanë pellazgë, i dhanë jetë qytetërimeve të herëshme, iu dhanë helenëve perënditë e tyre, ashtu si i dhanë emërat qendrave të banuara. [Eduard Schneider. Një rracë e harruar – Pellazgët. Konstantinopojë, më 31 dhjetor 1893].

Kulturën pellazge, e trashëguan fiset ilire dhe më pas albanezët.

Në shekujt V – III para erës sonë, shtetet ilire ishin konsoliduar, por dhe të implikuar në luftime mes tyre për zgjerimin e territoreve, ashtu dhe në konflikte me kolonitë greke të bregdetit ilir, me maqedonët në lindje dhe me epiriotët në jug.

Në shekujt IV para erës sonë, ilirët ishin në luftë me maqedonasit, të cilët pretendonin trojet rreth liqenit të Ohrit, si tregojnë Diodori dhe Aristoteli. Për të përballuar sulmet maqedone, mbreti Arrabeu i Enkelejve, bashkëpunoi me mbretin Syrras të mollosëve. Kjo aleancë nuk vazhdoi gjatë, sepse Arrabeun e rrëzoi nga froni mbreti Bardhyl, i cili ne vitin 359 p.e.s sulmoi dhe pushtoi Kandavian, duke i zgjeruar trojet e Enkelejve në veri, ndërsa në lindje pushtoi një pjesë të Maqedonise. Gjatë këtyre luftimeve mbeti i vrarë mbreti Perdika III i maqedonëve.

Filipi II i Maqedonise në vitin 358 p.e.s, i sulomi iliret dhe ua rimori territoret, që i kish pushtuar Bardhyli një vit me parë, duke e vënë nën kontroll tërë zonën rreth liqenit të Ohrit.

Në vitin 312 p. e. s, Glauku mbreti i Taulantëve, i përzuri helenët dhe e mori Durrësin, kësisoj i zgjeroi trojet duke formuar një mbretëri të madhe e të fuqishme, ku përfshinte dhe Kandavian.

Pas Durrësit, ilirët çliruan dhe qytetet e tjera te kolonizuara dhe pikërisht viti 312 p.e.s shënon pavarësinë e ilirëve nga helenët.

Kohën e zhvillimit të qyteteve ilire në shekujt VI – I para erës sonë, Prof Neritan Ceka e ka cilësuar: “Periudha midis dy momenteve kyçe të formimit etnosit ilir, që gradualisht çoji në një ngjizje të më pasme me kombësinë arbërore. Kjo ishte një ndër periudhat e shkurtëra të historisë ilire, por ndër më të ngjeshurat me ngjarje dhe për thellësinë e ndryshimeve ekonomike-shoqërore dhe pasqyrimit të tyre në sferën e kulturës dhe në dendësinë e ngjarjeve politike”. [N. Ceka. 1982].

Në luginën e Matit dhe të Drinit të mesëm, nuk u krijuan qendra urbane, si duket jeta qytetare në këto troje nuk u zhvillua, pra mbetën fise malesorësh, qe jetonin në fshatra të bashkuara në principata. [Lellia C. Ruggini, Storia antica. Come leggere le fonti. Bologna, Ed. 1996].

Ndikimet e kulturës helene në trevën e Martaneshit.

Nga shekulli VIII p.e.s deri në shekullin IV p.e.s, kolonitë helene zhvilluan marrëdhënie tregëtare dhe bashkëpunimi me fiset ilire dhe të trojeve të thella malore, çka dëshmohet me gjetjet arkeologjike, sidomos të monedhave dhe të prodhimeve në qeramikë cilësore.

Ndikimet e kulturës helene u shtrinë dhe në trevën malore të Martaneshit, çka dëshmon se iliret e kesaj zone te thele, kishin lidhje dhe mardhënie tregetare me koloninë helene të Durrësit.

Në trevën e Martaneshit kemi dëshmi të pakta, por bindëse, të ndikimit të kulturës greke, çka dëshmohet me disa prodhime qeramike të cilësisë së lartë, si vazo me motive nga Iliada e Homerit, fragmente vazosh, një fragment zbukurimi me këndezin, një fragmente pllake terrakote me mjelmën dhe kupa, tasa dhe vazo të ndryshme etj, te cilat rastësisht janë zbuluar në këte treve.

Krahas këtyre fakteve arkeologjike, ndikimi i kulturës helene në trevën e Martaneshin, shprehet dhe me emëra toponomesh me origji-në nga greqishtja e vjetër, ndër të cilët po rendis më kryesorët:

Kandavia – emëri i personazhit mitologjik Kandavia (Harmonia).

Martaseos – mbiemëri i familjes princore të Kunavisë.

Markaseos – markez (titull fisnikërie i familjes Martaseos).

Koliba - shesh në pllajën e Kaptinës. Koliba është emëri i praktikës liturgjike që kryhej në tempujt helene, ku shërbehej grurë i zier me drithra të tjera, i përzierë me thelbe arrash dhe me kokërra rrushi.

Koliba i blatohej perëndive, me besimin se do t’i mbronin e t’iu jepnin prodhim të mbarë të drithrave. Pas bekimit në tempull, ky ushqim iu shpërndahej banorëve pjesmarrës në ritet fetare.

Xixullos - Xixulla – gryka dhe lumi i Xixullës. Emëri Xixulla është me origjinë nga greqishtia e vjeter Xixullos, që u huazua nga latinët, në formën Xixulla, që do të thotë vend i erës së ftohët, i freskët).

Balleja – emër me origjinë nga greqishtia e vjetër, Ballaios – Balleios; ne latinisht Ball?us - pllajë e gjërë. (Gaetano De Gregorio. Elymioti. Poggioreale. 2011).

Sipas Stefan Bizantini, gjeograf bizantin, ne vepren madhore “Ethnika”, shkruan se emeri grek Balleios (????????) do te thote “Pllaje e gjere”, dhe nga ky emer rrjedhin toponimet Balla dhe Pella (qytet ne Maqedoni, ashtu si dhe mbiemeri Balla.

Dhoksi –Mali i Dhoksit ne lindje te fshatit Gjon. Maja e Dhoksit – maja e lavdisë, Doxa to theos: majë mali ku rri Zoti, në kuptim selia e Zotit.

Malcu – vend banim ne jug te fshatit Gjon. Malcu - ??????? - Mal i vogël.

Mana – Mali i Manës në Val. Manna është emër biblik, me origjinë nga ebraishtja, që do të thotë

buka, si u tha Moisiu izraelitëve: “Mana është buka që na dha zoti për t’u ushqyer”.

Martallos –  rojet e kufirit të trevës. Toponimi Kroi i Martallosëve.

Gogos – Kasollet e Gogëve në Thekën.

Polemi – Luftë. Mali i Polemit ne Val (Mali ku u bë lufta). etj etj. 



(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora