E premte, 29.03.2024, 07:33 AM (GMT)

Udhëpërshkrim

Alma Papamihali: Promovohet libri i parë i autorit Beqir Cikaqi "Atdheu vendi më i bukur"

E shtune, 06.09.2008, 09:03 PM


Autori (i dyti nga e majta) ne mesin e pjesemarresve
EKSKLUZIVE

Promovohet libri i parë i autorit Beqir Cikaqi
          "Atdheu vendi më i bukur"

Nga Alma Papamihali
 
Në Therandë u promovua libri i parë i autorit i Beqir Cikaqit, “Atdheu vendi më i bukur”.

Beqir CIKAQI ka lindur në Iliron (ish-Dobërdelan) të Therandës (ish-Suharekë)
në vitin 1962, ku ka mbaruar shkollimin fillor dhe atë mesëm, ndërsa studimet e larta i kreu në Universitetin e Prishtinës.
Në këtë promovim, morën pjesë shumë pjesmarës, ndër të tjerë profesorë dhe letrarë, si dhe dashamirës të shumtë të artit dhe të kulturës. Moderatori i kësaj pasditeje letrare ishte zoti Sherif Gashi, i cili bëri dhe prezantimin e parë të librit të autorit, i cili natyrisht ishte dhe shumë i emocionuar, por dhe njëhkohësisht i lumtur, që së fundi krijimet e tij letrare, panë dritën e botimit pikërisht në vendlindjen e tij.Më pas fjalën përshëndetëse e mbajtën dy profesorët e nderuar...zoti Ramdan Shala si dhe zoti Ramadan Haxhiaj, të cilët përgëzuan autorin dhe folën mbi rëndësinë dhe vlerat e këtij libri. Pjesë të librit për të pranishmit në sallë, u lexuan nga aktori i ri i talentuar, Burhan Sejdiu.

Zonja Merita Kastrati që është dhe recensente e librit "Atdheu vendi më i bukur", e ka vlerësuar lart autorin, duke thënë se është kënaqësi e madhe të shkruash parathënien e librit të një bashkatdhetari dhe kolegu, siç është Beqir Cikaqi. Autori, Beqir Cikaqi, jeton në Itali, ku punon si mësuesi i shkollës shqipe, që vepron në kuadër të shoqatës “Bashkimi Kombëtarë”. Libri “Atdheu vendi më i bukur”, është redaktuar nga Alma Papamihali.

Diçka më shumë për librin e autorit...

Libri "Atdheu - Vendi më i bukur", ështe libri i parë i autorit, një libër me vlerë dhe domethënie të madhe, që vihet re, që në titullin e tij. Libri është shkruar me shumë dashuri për vendlindjen, athdheun, dashuri të cilën autori arrin t´a përcjellë në mënyrë shumë emocionale tek lexuesi.
Tek lexon monologun e nënës, nuk ka si të mos ndiesh emocione prekëse, te cilat të
përshkruajnë tërësisht dhe kthejnë këdo që është larg atdheut, pranë nënës, pranë të afërmëve
të familjes.
Malli e lodh njeriun, malli e plak atë, malli ja shteron lotët nënës...ndaj dhe autori e vuan fytyrën e ndryshuar të nënës...megjithatë, nëna mbetet personi më i dashur për këdo, ai person që vendin e ka vetëm pranë zemrës.
Duke ditur që autori është mësues i fëmijëve te gjuhës shqipe, në Diasporë dhe konkretisht në Itali, ky libër kryesisht është ndërtuar në bazë të materialeve, që autori ka shkruar pikërsisht për nxënësit e tij.
Lojrat skenike që ai prezanton në këtë libër, janë shumë të vlefshme, jo vetëm për shkollën e tij, por për çdo fëmijë që jeton larg vendlindjes. Në keto lojra skenike, autori është përshtatur aq bukur me moshën feminore, duke shprehur idetë e tij, fare qartë, nëpërmjet lojrave dhe satirës.
Por gjithashtu, indirekt ai shpreh qartë, rëndësinë e madhe, që ka mësimi i gjuhës shqipe, për fëmijët që jetojnë larg Shqipërisë dhe Kosovës. Në lorjat skenike : "Urime festa e nëntorit" , "Lule për mësuesen dhe nënën", "Atdheu - vëndi më i bukur", "Duke u përgatitur për festën" dhe "Shteti më i ri" ...personazhet kryesorë janë vetë femijët, vetë nxënësit e shkollës shqipe, të cilët mësuesi Cikaqi, i pregatit vazhdimisht me aq dashuri dhe kërkon t´ju edukojë mbi gjithçka, dashurinë për atdheun, për nënën, për mësuesin.
Ai kërkon që historia e lavdishme e popullit shqiptar, mos humbasë, edhe pse kushte të ndryshme politike dhe ekonomike, shpesh e detyruan popullin shqiptar, të emigrojë larg vëndlindjes. Ky libër, është me vlerë të dyfishtë si për prindërit, ashtu edhe për fëmijët. Prindërit do të mësojnë prej tij, se gjuha shqipe tek fëmijët e tyre nuk duhet nënvleftësuar, ndërsa fëmijët duke lexuar këtë libër, do t´a gjejnë veten në faqet e tij, duke u shndërruar në një personazh dhe duke u ndjerë krenarë, që janë shqiptarë.
Një satirë mjaft e arrirë e autorit është edhe poema mbyllëse e librit..."Dasma me dhi". Nëpërmjet një vargu të rimuar, autori ka ndërtuar një histori, që siç thotë dhe vetë ai, është bazuar në rrëfimet reale të të parëve dhe ndër të tjerë, edhe të gjyshit të tij. Nëpërmjet një gjuhe të pastër, të rrjedhshme dhe të pasur me figura letrare, autori sjell tek lexuesi diçka krejtësisht të veçantë në krahasim me lojrat skenike, që vlen për tu lexuar.
Autorit Beqir Cikaqi, i uroj suksese në botimin e librit të parë dhe frymëzim të mëtejshëm në botime të tjera.

Autori (i dyti nga e majta) duke dhuruar disa eksemplar, bibliotekes se fshatit te lindjes

Autori (i pari nga e majta) ne mesin e pjesemarresve

Profesori Ramadan Shala, paraqiti pikpamjet e tije per librin

Ramadan Haxhiaj - gjate paraqitjes se librit dhe autorit

Burhan Sejdiu - aktor, lexoi pjese te zgjedhura nga libri

Libri ne mes luleve te Atdheut -gjate promovimit

Pjesmarres te promovimit

Moderatori i mbremjes Sherif Gashi



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora