Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kalosh Çeliku: Kali i Shemës pas porte

| E hene, 23.10.2017, 08:18 PM |


KALI I SHEMËS

PAS PORTE

NGA KALOSH ÇELIKU

Nëse, e ka tejkaluar Kalin e Trojës për tradhëti të “vëllazërim-bashkimit” në Ditën e sotshme historike dikushi, qoftë politikan apo intelekual, ai është padyshim Kali i Shemës Zajazit pas porte në këto zgjedhje lokale (2017). Kali, që u propagandua me të madhe në mjetet e informacionit për ndryshime politike përmes “bombave” politike të Boshko Buhos Ri partizan, në IRJ e Maqedonisë. “Shpëtimtarit” të shqiptarëve në Kumanovë e Haraqinë. Barku i të cilit është i mbushur plot “patriotë” shqiptar deri në fyt: me politikanë të arratisur, kakademikë, profesorë universiteti, shkrimtarë, “analistë” politik me këmbët dhe trutë në legen dhe gazetarë “besnik” të partive politike.

Kali i Shemës me “revan” përmes pazarit Shkupit, që sot para zgjedhjeve lokale në raundin e dytë para kamerave televizive, luan edhe futboll në stadiumin e Çairit. E shqelmon topin para kamerave televizive edhe matanë mureve të fushës futbollit, në portën e ish kryetarit të komunës “Çairit”. Edhe, kush?! Partizani partiak, që kurrë në jetën e tij as si fëmij në lagjen e “egër” “Dizhonska” të Shkupit, topin nuk e ka prekur as me dorë, e mos të themi me këmbë. Edhe pse, sipas Librit Shenjtë: Kur’anit, dhe Fesë Islame, topi është “haram” të shqelmohet me këmbë. Jorastësisht, partia me “besë” e fe, kësaj radhe luan edhe top futbolli në Livadhet e “Çairit” për pushtet argati. Punë tjetër është ajo sesa, do t’i besojnë shqiptarët kësaj lëvizje me “bësë”, që ka hyrë në fushë të futbollit në gara lokale me kokën e Hazreti Aliut.

Kalit “vëllazërim-bashkimit”, pa samarë e shalë në Katund, që “vëllezërit” e Njerkës edhe sot e kësaj dite nuk mundën t’i vëndojnë samarë mbi shpinë. Megjithatë, siç duket e lidhën me fre lëkure dashi (kurbani) përqafe në xhami. Edhe, i hudhën një krah kashtë para syve, në grazhd. E di, ai priste një krah tërfojë Llagu Përtejzalli Zajazi, por nuk e ka merituar kësaj radhe si Gjok pullali i Gjergj Elez Alisë. Kreshnikut të maleve, i cili me nëntë plagë u ngritë nga shtrati për ta shpëtuar nderin e Motrës, që ia lypte Bajlozi i Detit përpara se mejdanin! Plagë historike, që e motra mbi krye ia lante me lotë.

Shkaku, se: historikisht, ai është Gjok pullali, pasardhës i kaçakëve të Zajazit dhe qetë me të dy këmbët e prapme shqelma, hudhë bythekrye në Përrua-Thanë. Nuk do të bëhet kurrësesi “musliman” me Fe e “Din e Iman”. E di, ju nuk e dini edhe historinë e këtij fshati sesi e pranuan Fenë Islame. I gjithë fshati i Zajazit brenda një nate u bënë “muslimanë”, Një lagje e Zajazit, kurrësesi nuk e pranonte fenë e turkut?!

Zajazi përmes Plakut të Katundit i përcolli porosi Sulltanit, në Turqi: Nuk e pranojmë Fenë Islame, ne zajazlitë e një Lagje! Shkaku, se: për nga feja jemi shqiptarë. Brez pas brezi kaçakë të maleve në luftë, herë me Krajl e herë me Mbret.

Sulltani e pyeti Plakun e Katundit: Çfarë njerëzish janë ato fshatarë?! Plaku i Katundit iu përgjigjë, lëre mos pyet fare: kaçakë mali, hajdutë dhe vrasaçë. I gjithë Katundi ka probleme me këto kaçakë të ditës e natës.

Sulltani më në fund, edhe dha urdhër: Burrave dhe grave të atij Katundi, rreptësisht u ndalohet hyrja në xhami! Nëse, nuk i përmbahen ligjit të Perandorisë osmane do të përmabllohen edhe me Baba Dovletin. Kokat e tyre do t’i kërkoj në Stamboll.

Edhe, pas dy javëve kur erdhi Plaku i Katundit në Zajaz të Kërçovës, burrat e mejdanit i dolën para me struket hedhur krahëve: nagantët në brez, mauzerrin në dorë dhe rripat e fishekëve radhë-radhë përqafe. Hë, çka tha për ne Sulltani?! Punë turku, tha Plaku i Katundit, lëreni mos e pyetni fare! Burrave të Legjes suaj, që nga dita e sotshme, rreptësisht, u ndalohet hyrja në Xhami!

Kapedani, ai më trimi i Çetës kaçakëve iu përgjigjë Plakut të Katundit: Kush është ai të na e ndalojë ne të hyjmë në xhami? Njëri pas tjetrit me muazerrin krahëve, kaçakët e Zajazit u futën me gjithë armë në xhami. Kështu, edhe lagja më problematike e Zajazit, më në fund u bënë “muslimanë” mes Zajazit me “Din e Iman”.

Shembull identik: Kali sotshëm i Shemës shqiptar, i cili nuk duroi mbi shpinë as samarë e as shalë, “vëllezërit” e Njerkës pasmesnate na e lanë me “besë” pas porte. Dudumët, dihet me fe dhe me “besë” për “Vatan” me “Din e Iman”, i hapën portat e Qytetit Dardan dhe na e futën para agimit në oborr, te pragu i Shtëpisë. Kalin e Shemës, që sot vështirë do ta kemi ta nxjerrim nga oborri, pragu i Shtëpisë as me një krah tërfojë, e as me një torbë taxhi. Barkun e ka të mbushur me plotë “patriotë kuqezi”.

Megjithatë, Kali i Shemës është hero lufte, që nuk lejon mbi samarë t’i kacavirren dudumët dhe vëndosin thasë politik mbi shpinë, por kërkon shalë me të gjitha “salltanatet” aristokrate e bejlere! Mundësisht, edhe, atë: pasqyrë me rruza kuqezi në ballë. Kalorës shqiptar përmbrapa me “nagëntin” në brez dhe mauzerrin me gjithë fishekë përqafe. Dielli me rreze të reflektojë dritë matanë Urës Gurit, Vardarit.

Pse, jo: të mos zbresë me Diellin me gjithë rreze nga Çelëvjollca?! Motra e Baba Tomorrit. Mali i Perëndive: Vera ku pihet me nga Dy shtamba nën Rrap. Pasmesnate, shkruhet poezia. Dhe, bëhet dashuri me Hënoren në Tyrbe.

Përmëtepër, në doni të dini për Kalin e Shemës pa samarë e shalë, që na e lanë “vëllezërit” e Njerkës pas porte, dhe e tërhoqën vetë dudumët për freri duke ia hapur dyert krah më krah?! Edhe, kjo është një punë hyjnore mistike. E futën dudumët brenda Qytetit shqiptar si kukubec bostani, i cili sot kullotë bar (tërfojë) me gjithë samarë mbi shpinë në livadhet e Xhadisë Shkupit, rrëzë Kalasë Dardane.

Kalin e Shemës, ende e kemi pas porte…