E premte, 19.04.2024, 11:27 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Ymer Keta: Frymëmarrje e re në alpet tona

E marte, 17.10.2017, 07:54 PM


FRYMEMARRJE E RE NE ALPET TONA

-Shënime udhëtimi, fund-gushti - mes shtatori 2017-

Nga Ymer Keta

Në vijim të udhëtimeve ndër vite, një nga piksynimet e mia per kete verë ishin dhe Alpet Shqiptare. Kisha kohë që mendoja për t’i vizituar  dhe erdhi momenti, kur u kthyen fëmijët me pushime nga jasht shtetit në gusht. Përveç disa ditë pushimesh në Shengjin dhe në bregdetin e Sarandës, menduam që të bënim një vizitë dhe në Alpet shqiptare një merak i kahershëm. Ketë herë si familje u organizuam, ku e filluam udhëtimin nga Lezha në drejtim të Vaut të Dejës, lamë rrugën automobilistike në segmentin e Pukës dhe kthyem për në Koman.

Një udhëtim i shkurtër por i vështirë dhe pse pak km, por zgjati një orë, një rrugë krejt gropa, sa që gati rrezikuam humbjen e tragetit që e kishim pronotuar ditë më parë. E vazhduam udhëtimin me traget mes atyre maleve gjigante. Në traget të shikonte syri  natyrë të bukur,mjaft turistë të huaj, Anglez, Francez, Gjerman, Polak, Çek, Italian e nga vendet nordike me ata çantat karakteristike në kurriz, ne mesin e tyre edhe mjaft  shqiptarë, ku tragetet pasonin njeri tjetrin. Pasi  u akomoduam në target, të gjithë me aparate fotografike në duar duke bërë foto e video. Udhëtimi zgjati gati tre orë.

Erdhi ora për t’u ankoruar e zbritur në tokë. Kisha menduar se është bërë ndonjë molo, por asgjë, zbritëm si klandestinë, që gati na e prishi atë imazhin e mirë te udhetimit mbi liqen. Djali me nusen që punojnë e banojnë në Itali, me pyesnin: -babi si është e mundur që gjithë ky aktivitet, e gjithë këto turistë të huaj të mos ketë një molo per t’u ankoruar e zbritur si njerëz (vizitorë apo turistë) por si klandestinë ? S’dija si tju përgjigjesha. E vazhduam udhëtimin për në Luzhën e vizituar nga shume besimtarë por edhe rruga që të çonte tek ky vend i shenjtë, vlente për të dëshiruar.

Ndaluam makinën, zbritëm,  ndezëm qiri, bëmë foto, i uruam edhe besimtarët e Dervish Luzhes që gjetëm aty. Në biseda që pata me banorë vendas (Tropojanë), më shpjeguan se tre herë janë marrë fonde për ta berë, mirë e asfaltuar ketë segment  rruge, ka ngel kjo që është sot siç dhe e shihni. Thosha me vete ; sa fonde janë fshehur e vjedhur, e askush s’jep llogari. Po me duket larg shtatori kur na është premtuar se do të bëhej “Vetingu” e do të vihen para ligjit të gjithë ata që kanë abuzuar me fondet.

Të vinte keq, kur njerzit e atyre anëve që e mbajnë gjallë atë vend, robtohen për një copë rrugë... vazhduam udhëtimin për në qytetin e Bajram Currit, që ka marrë emrin e plakut të maleve, që  sakrifikoi jetën  për lirinë e vendit, ku të shikonte syri goxha ndryshime, të cilat kishin filluar e vazhdonin këto vitet e fundit, ku rritej shpresa se dhe ketu jetojnë njerëz. Vazhduam me tej, makina Rang Rover ngjitej përpjetë dhe hovin e ndali në Fushen e Gjesë mbi Valbonë. U akomoduam në hotelin tre katësh që kishim pronotuar më parë.

Pushuam ca kohë dhe ju drejtuam restorantit.  Kishte  mjaft njerëz që kërkonin të drekoheshin. Kamarjerët ishin  të paktë , nga puna me kohe të gjatë, flisnin pak, por dhe të nervozuar, gjë që ia prishnin imazhin atij fluksi pushuesish e turistësh, duhej të prisje me orë për t’u drekuar e darkuar. Më së fundi dhe  ai ritual bëhej.

Mu kujtua fjala e mençur e një “Mirditori” nga  Kashnjeti”Frrok Vigu” i cili ishte shprehur : kush ka vakt (kohë) e pin kafen time !?, kështu dhe në luginën e Valbonës, në atë vend të bukur turistik, që një herë i bie rasti njeriut ta vizitojë ngelet i dizilizionuar. Thua se në shqipëri s’ka djem e vajza të shkolluar për turizëm, që të sherbejnë me kulturë e shkathtësi...

Bëmë lëvizie në kembë në formën e eskursionit, duke i shoqëruar me foto, ku kishin filluar të lulëzonin hotele e bujtina, që gumzhinin nga turistë e vizitorë, që  u ndjemë mirë. Thithëm atë ajrin e paster mes atyre malesh gjigande, që te dehte. Shikoje tabelen, që në pak km. kufizohej me “Parkun Kombëtar “ THETHIN”. Thosha me vehte po sikur të kishte rrugë automobilistike që lidhej. Sa mbrapa jemi. Me ngeli mjaft merak që se kalova qafën e Valbonës. E shkruajta në ditar, që do e të gjej mundësia e vajtjes në Theth.

Në kthim, ndalëm dhe bëm vizita tek  Muzeu Dardania, duke pirë një kafe e bërë foto. Më pas, udhëtuam drejt Qafës    Prushit, nepër Gjakovë e Prizren, ku të dukej se lufta në vitet 1998-1999 nuk është bërë në Kosovë por në shqipëri. Kthyem rrugës së Kombit, ku u mbushëm diçka me frymë.

Në vijim në dt.13 shtator,Mora çantën se bashku me  ata materiale që më nevoiten në udhëtim dhe eksplorim e nisëm udhëtimin që oren 6 e 30 minuta për në Shkoder-Loce, ku mbërritem në oren 7 e 30. Pimë një kafe dhe me furgonin e linjës Shkodër – Theth ju drejtuam Malësisë Madhe. Kisha vite që se kisha parë atë zonë, ku ishin bërë mjaft ndryshime.Rruga  e Dedajve të Shkrelit që të çon per në Razëm, në Bogë e në Theth ishte asfaltuar, por kur vajtëm në Qafë Thore u ndeshëm me 14 km rrugë të pa asfaltuar. Udhëtim e ndalëm tek Pllakata  me mbishkrimin “EDIT DURHAN” Krajlicë e Malësorëve të Shalës, qe e kishte vizituar per herë parë një i huaj ketë Trevë. Në vazhdim është vizituar edhe nga Presidentë e Kryeministra, si dhe  Ambasadori Amerikan “Donald  Lu” e Vlahutin”.

Furgoni e ndali udhëtimin, para bujtinave të thethit, duke zbritur udhëtar e turistë. Unë se bashku me familjen u akomoduam  tek  Bujtina MARASHI.

Pas një pushimi të shkurtër, hengrëm drekë dhe dolëm një shetitje në fshat. Ju drejtuam dhe vizituam “kullën e ngujimit”, ku cicëroni Sokol Koçeku na njohu me aktivitetin e kësaj kulle, ku zbatohej kanuni i Lek Dukagjinit ndër shekuj,një kushtetutë e veçantë në Ballkan e me gjere.  Në dispencën KANUNI I LEK DUKAGJINIT, gjakmarrja një plagë e vjetër në këto anë, kishte dhe rregullat e veta.Në ambjentet e kësaj kulle ishin  frëngjitë, takemet e kafes e djepi i fëmijës ku ciceroni, fliste  sikur  të ishte ndonjë jurist i thekur. Pasi vizituam kullën dhe ambjentet, bëmë një foto dhe u ndamë si miq.

Në vazhdim vazhuam vizitat tek Ujvara, një natyrë mjaft e bukur e tërheqëse ku të shikonte syri gjelbrim e një ajr i pastërt me të dehur,  si dhe një numër të madh turistësh të huaj, ku akomodoheshin tek bujtinat,”Marashi “Shpella” Gurra, Gjeçi, e shumë e shumë të tjera me ata çati Alpine, ku mbretëronte pastëria. Të bënte pështypje abondonimi i Mullirit të fshatit, i cili nuk funksiononte,kishte ngelur si muze e për të kryer një shërbim vetjak banorët detyroheshin të shkonin në Shkodër, për të udhëtuar rreth 120 km rrugë.

Bukurinë ketij fshati ja shtonte  lumi i Shalës, i cili kalonte  përmes fshatit, ku herë herë ja prishte bukurinë, kur binin reshje të mëdha shirash, duke sjellë aluvione  e duke ja prishur disi  imazhin, por i shtonte bardhësinë e freskinë.

Gjithashtu ishte për t’u pëshendetur komuniteti, pasi s’shihje asnjë lloje mbeturine, por  në çdo hapsirë ishin vendosur kazanet e mbetjeve. U kthyem në bujtinë. Një shërbim,sjellje  e pritje mjaft korrekte e dashamirse, ashtu siç e ka zakon e traditë malësori shqiptar. Ushqim bio me të patur lezet, e meritonte  vërtet fjalën turizëm, ndaj dhe kishte fluks turistësh nga shumë vende të Europës. Mënyra e shërbimit në bujtinë thoshë se kishin mbaruar arsimin për turizëm, me një komunikim mjaft korrekt, ndryshonte me parqet e tjera.

Fletëm atë natë si në pallatin e endrave. Në mëgjes herët shikoje dritaren, ku xhami i saj ishte veshur me një tis të hollë avulli, qe ta pengonte pamjen. Por shumë shpejt u largua ai tis, dhe vendin e tij e zuri dielli i argjentë ku i dha një pamje mahnitëse. Dolëm nga bujtina dhe u sistemuam në mjediset e jashtme, në tendat e ngritura, gumzhinin zëra të ndryshëm në disa gjuhë, ku e zonja e bujtinës Violeta si një artiste me bluzë të bardhë, një amvisë e mrekullueshme të servirte kafen, çajin, ushqimin, gotën e rakisë, kjo e fundit sipas dëshirës, kur herë-herë ju paketonte dhe ushqimin e drekës, pasi largoheshin nga  bujtina e ktheheshin në mbremje. Para nisjes për udhëtim,  diskutova  me pronarin e Bujtinës Z. Arben Marashi, duke marrë informacion, për rrugët dhe pengesat që mundtë banim.

Përgatita çantën personale, vura në te  aparatin  dhe familjarisht nisëm udhëtimin me intenerar për në Qafën e Valbonës.

Koha e mirë, ta shtonte dëshirën për të njohur atë natyrë të virgjër, ato male të larta, atë jeshil natyror me bimësi të shpeshtë, duke kaluar në lagjet periferike si Gjeçaj e Gjelaj.

Sapo mbërritëm  në lagjen Gjelaj, e lamë rrugën automobilistike dhe u ngjitëm një të përpjete, ku  pushimin e parë e bëmë tek një kafe e improvizuar, që plotësonte nevojat e udhëtarëve. Pasi pimë kafe e ndonjë freskuese, i them bashkshortes dhe vajzës, se për të dalë në qafë të Valbonës duhen rreth 4 orë, nëse e përballoni , shkojmë ose në te kundërt ju qendroni këtu e unë do ngjitem vetëm, pasi i kam vetes detyrë që dhe pse jam në ketë moshë do të dalë në Qafë të Valbonës. Ashtu bëra.

U nisa i vetmuar, mora atë të përpjetë të madhe, duke kaluar nën hijen e ahëve, dhe pasi kalova rreth 3 km, u ndesha me një livadh, të pa kositur, ku bari i pa kositur dhe i pa ngrënë nga bagetitë , ishte  rrëzuar palë-palë, ku ja shtonte bukurinë. Në mes të livadhit, pashë  një çift Anglez të moshuar që po pushonin dhe po shikonin hartën, të shoqëruar nga një banor i Valbonës me kalin e tij siç e ka zakon malësori për mikun.

E unë vazhdova udhëtimin si një atlet, ku hovin e ndala të krojet, dhe aty një lokal i improvizuar, ku po pushonin e po defreheshin turistë huaj, me kafe, ndonjë pije freskuese e muzikë, ku çifte të veçatë të rinjësh kërceninE vazhdova atë malore nën hijen e ahëve dhe të pishave, ku syri më shkonte larg, në fshatrat e Shalës, por hapin nuk e ndaloja, kisha objektivin të dal sa më shpejt në qafë ku shihej Valbona e mali i Jezercës.

Në orën 14, ashtu i djersitur, dola në qafë, takova një çift turistësh francez, ku ju dhashë telefonin e më shkrepën disa foto, bëra dhe ca të tjera me aparatin dixhital, dhe  vendosa kthimin, pasi fryente një flladi i lehtë  të jepte kenaqësi të veçantë e ta zbuste lodhjen.

U ndala një copë herë, bëra një pushim të shkurtër sa për t’u shlodhur dhe sodisja natyrën, në anën e Valbonës, shikoja një tufe delesh që ishin përhapur si bletët që kërkojnë nektarin, ku dëgjoja dhe ndonjë blegërimë të tyre dhe tik-taket  e këmborëve, të cilat përziheshin me cicërimat e zogjëve e flladin e malit.

Thosha me vehte !  e bukur është dhe jeta baritore, pjesë e së cilës në Rini isha bërë dhe vetë.  Mu kujtua ajo  kënga Labe : “ Bijë Çobanësh neve jemi, Dhen e Dhi kullotur kemi...”  Edhe një herë fiksova në celuloid ato pamje të rralla e magjepse dhe nisa udhëtimin e kthimit për në Theth. Në kthim në atë përpjetë mendoja të mos nxitoja, pasi në atë rrugë të ngushtë mund të  pësoja ndonjë rrëshqitje, por pa ndaluar asnjë sekondë, brenda orë 15.e 30  Brenda orës 15 e 30, zbrita në lagjen Gjelaj, ku kisha lënë gruan e vajzën.Një peng më ngeli që s’arrita të vizitoj dhe Qafën e Pejës, atë qafë historike me plot ngjarje, ku banorë, luftëtarë, çobanë,ushtarë teknikë pyjesh, teologë e kishin kaluar atë qafë, dikush për tu arratisur jasht shtetit, dikush për t’i shërbyer në ruajtjen e kufirit shtetror, dikush në atë syrin vigjilent, dikush për t’ju shmangur masave dragoniane nga strukturat shtetrore të regjimit, e dhe dikush për tju ruajtur gjakmarrjes. Gjatë leximeve mu kujtua aty rreth vitit 1967, Ati ynë Pader Zef Pllumi provoj ta kaloje atë qafë, kur shteti shqiptarë mbylli institucionet fetare dhe goditi klerin e vendit. Pra njeri prej tyre ishte dhe Zef Pllumbi, duke mos duruar atë gjendje,provoi të arratisej nga shqipëria nepërmjet kufirit toksorë...

... Familjarisht u drekuam dhe vazhduam udhëtimin drejt bujtinës. Gjatë rrugës  na u bashkuan edhe një grup turistësh të huaj, ku dhe këto po zbrisnin nga Qafa e Valbonës, duke na përshendetur, dikush Anglisht,dikush Frengjisht e gjuhë të tjera. Gjatë zbritjes të binin në sy  arrat, thoje se i ka mbjellur ndonjë agronom, edhe pse s’kishin patur prodhim pasi i kishte  djegur “bryma”në pranverë. Thanat ishin gati në të pjekur, ndërsa manaferrat ishin pjekur, e kur i këpusje i haje gjithë lezet. Megjithë angazhimin e duhur, kur je me familje e ke të vështirë të realizosh obligimet, se me ngelën disa pika e vende në Theth pa parë e shkelur, spërveç Qafës së  Pejës, Shtegu i dhenëve, Syri i Kaltërt, kroni i Priftit, shkalla e thethit, maja e hekurave, kanioni që lidhet me urën e drurit, si dhe Liqeni mbi Qafën e Thores. Po kështu dhe Kishën e fshatit Theth i cila u ka shërbyer e u shërben banorëve të këtij fshati per të kryer ritet fetare.

Arritëm në qendër tek bujtina “Gurra” duke pirë kafe, mësuam se  aty kishin  qendruar e darkuar edhe  “Ambasadorët Donald Lu e Vlahutin” ku u kishin premtuar banorëve  të Thethit që do ti propozonin qeverisë shqiptare që të asfaltohej segmenti i Qafë-Thore, deri tek  pllakata  e  Edit Durhan me një distanë prej 6 km, qe tjua lehtësonin sado pak udhëtimin banorëve të Thethit e Turistëve.

U larguam nga Thethi me pështypjet më të mira për bujtinën MARASHI, ku ju urojmë punë të mbarë në trajtimin sa më të mirë të turistëve.

-Ekskluzivisht per ZemraShqiptare ne Londer, nga Shengjini, Tetor 2017-



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora