Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fritz Radovani: Federer fiton Kupën Botërore

| E hene, 16.10.2017, 05:23 PM |


Nga Fritz RADOVANI:

YLLI  ZVICERRIAN  I  TENISIT  BOTNOR

ROGJER  FEDERER

FITOI  KUPEN  E  94  BOTNORE,

DHE TË  DYTEN  E  SHANGAIT

E Diele, 15 Tetor 2017 (ORA 19.30 E AUSTRALISË)

E pritme me shumë ankth rezultatin e kësaj ndeshje Tenisi të Kupave të Mëdha që do të zhvillohej në Shangaj, per titullin Kampion i Shangait per vitin 2017, ndermjet Nr. 1 Rafael Nadal dhe Nr. 2 Rogjer Federer, finalistë të këtij kampionati botnor.

Ishte një betejë që ne pritshim me padurim hapjen e krahve të Yllit Zvicrres, lojtarit të Madh dhe të pamërritshem Rogjer FEDERER, 36 vjeçar, i cili luftonte per Trofeun e Nandëdhjetekatert të Fitoreve të Titullit Kampion në të gjitha ata fusha tenisi në Botë.

Dhe Mjeshtri i Madh i perdorimit raketës, mbas gati dy orësh na ngriti në kambë dhe ne, që po ndiqnim ndeshjen nga Melbourne i Australisë në TV.

Një Fitore e padiskutueshme me rezultatin 6 – 4 dhe 6 – 3.

Rogjer FEDERER Kampjon i Shangait per vitin 2017 per të dyten herë mbas 2014.

Rogjer FEDERER Kampion per të 94 herë në fushat e Tenisit Botnore, i renditun i Dyti në Botë, në klasifikimin e pergjithshëm.

Sot të gjithë ne që ndjekim me dëshirë të madhe Fitoret e Tenistit të Zvicrres, dhe të Atij Ylli të Papersëritshem të Botës sportive të Madhin ROGJER FEDERER, me shumë gëzim dhe respekt i Urojmë nga zemra, shëndet per të mërrijtë Fitore të tjera dhe Ate, që

ROGJER FEDERER nuk i mungon: Kënaqësi familjare dhe jetë të gjatë per me pa edhe trashigimtarët tue ndjekë rrugen e Fitoreve të Babës së Tyne “Një Fisnik Europjan”!

Ju falemnderes zotni ROGJER FEDERER...

Melbourne 15 Tetor 2017.