E enjte, 25.04.2024, 09:11 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Burreci i raketave

E diele, 15.10.2017, 11:12 AM


BURRECI I RAKETAVE

Nga Dedë Preqi

Vepra e mirë njerëzore mund të gjendet në gjitha grupet shoqërore të botës, por kufinjtë në mes të keqës nuk limitohen dhe nuk duhet ti thjeshtëzojmë çështjet, duke thënë se në mesin e këtyre njerëzve nuk ka edhe djajë, të cilët janë të pamëshirshëm ndaj qenjës njerëzore, që përmes një suste të vogël do e shkatërrojë botën e madhe.

Prandaj, vendet demokratike dhe njerëzimi që e dëshirojnë paqën në përgjithsi duhet të ndërmarrin mijëra mundësi për të ndikur në moralin që duhej të arrihej mbi ata keqbërës dhe ndikimi i menjëhershëm i sjelljes dhe fjalëve do kishte shumë efekt, për të mos ardhë deri te një shkatërrim i pa nevojshëm dhe masiv i njerëzimit.

Sëcili që e do jetën ka arsye e shpresë dhe ka mundësi të gëzohet në jetën e vet, ka mundësi të profesionalizohet, të pasurohet dhe të arrijë në gjitha pozitat e nevojshme shoqërore, që janë gjëra që mund të arrihen dhe mund të rikthehen, ndërsa jeta dhe bota e mbarshme nuk mund të kthehet në gjendjen e më hershme dhe në kuptimin e saj të natyrshëm njerëzor.

Poashtu, dhe Zoti, si krijues i kësaj bote, mesiguri nuk pret, që ne, të dëshprohemi, ndoshta, ai pret që ne të mundohemi dhe ndoshta të vuajmë me mburrje dhe jo me mjerim, duke e kuptuar se si të vuajmë dhe si të vdesim, duke e kuptuar se njeriu është qenje e vetëdishme që dallohet nga ato qenje të pavetëdishme, prandaj, natyra e kësaj sakrifice duhet të shfaqej me kuptimin e saj të plotë me botën normale dhe me botën e suksesëve njerëzore.

Si është e mundur që një njeri prej mishi e gjaku, që mendon e vepron me mendje njeriu, mund të trajtojë të tjerët si thnegla, apo edhe ato ti asgjësoj nga kjo botë e mrekullueshme. Ky është “burreci” i raketave, Kim-Jong-u, diktatori i Koresë Veriore, i cili ka arritur të krijojë armë barthamore, duke provokuar dhe kërcënuar SHBA-të, dhe një pjesë të botës.

Shpërthimi i Luftës së Tretë Botërore, është e mundshme, përshkak të shkallëzimit të tensioneve në mes SHBA-ve, dhe Koresë Veriore, prandaj jo vetëm populli amerikan, por populli i botës mund të rrezikohet, sepse një shpërthim i tillë do krijonte qindra e mijëra viktima të pafajshme dhe do e  përshkallëzonte situatën edhe ndaj fuqive tjera botërore.

Ndodh që dikush nuk e merr seriozisht këtë çështje, dhe ndoshta ia thotë mendja që përplasja e SHBA-ve, me Korenë Veriore, apo më këdo tjetër, do të ishte vetëm një test i armëve bërthamore, që do shkëmbejnë Fuqitë e Mëdha Botërore, por në të kundërtën kjo ide e cilit do jetë, në rend të parë është synim i karakterit jo njerëzor, që e nxitë mendjen për një gjë të tillë, duke shkatërruar gjithçka të gjallë dhe vetë substanën e vet njerëzore.

Kemi edhe të tillë, që  dëshirojnë SHBA-të, të mposhtën, sidomos ato vende që e përkrahin dhe e nxisin Kim Jong-un, për të krijuar një rrëmujë dhe Luftë bërthamore, sikur që janë Rusia dhe Kina, por në realitet asnjë luftë e llojit të tillë, nuk do ti sjellte asnjë populli vetëmbrojtje, por vetëm dështim dhe shkatërrim të tërësishëm.

A ka njeriu ndonjë alternativë tjetër të funksionimit në mes këtyre rrethanave?

Përgjegjëja e kësaj pyetje është e mundur, nëse njeriu mbështetet në parimet dhe moralin e vet njerëzor, duke marrë parasysh se njeriu si qenje e vetëdishme njerëzore gjithsesi ka “alternativë” dhe mundësi të tregojë natyrën e vet heroike me shembuj tjerë të mirë dhe human, që kanë karakter njerëzor, që dëshmojnë se, apatia dhe komplekset mund të tejkalohen, ndërsa acarimi mund të shtypët përmes shmangëjes nga më e keqja, duke menduar sëcili për lirinë dhe të ardhmën e popullit të vet.

Frika e shpërthimit të Luftës së Tretë Botërore, nuk është vetëm frikë e një populli, apo  vetëm frikë e popullit amerikan dhe koreiano-verior, por frika dhe reagimet shpirtërore duhet të jenë të njëjta edhe për popujt tjerë të botës, pse jo edhe reagim i popullit shqiptarë, i cili nuk ndjehët mirë, sepse çdo incident që i ndodh popullit amerikan, ndjehët keq edhe populli shqiptarë, i cili të mirën dhe të keqën e kanë të mishëruar së bashku. Dhashtë zoti dhe mendja e shëndoshë e njeriut të triumfojë, që një gjë e tillë të mos ndodh!



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora