E shtune, 20.04.2024, 04:50 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Petrit Aliaj: Lobi Euro-Atllantik Shqiptar në Kalabri

E merkure, 04.10.2017, 08:38 PM


VËLLEZËRIT TANË ARBËRESHË,  PJESË E LOBIT EURO-ATLLANTIK SHQIPTAR.

(Krijohet Dega e Lobit Euro-Atllantik Shqiptar në Kalabri)

Nga Petrit Aliaj

Angazhimi për një lidhje të re në mes shqiptarëve të Diasporës dhe arbëreshëve të Kalabrisë,  ishte pikësynimi i drejtuesve të Lobit Euro-Atllantik Shqiptar për krijimin e një ure të bashkëpunimit me Federatën e Shoqatave Arbëreshe, gjë e cila u kurorëzua me dt 23 shtator 2017 .

Falë përpjekjeve të atdhetarit e liderit shpirtëror të Arbëreshëve të Italisë , At’Antonio Bellushit , presidentit të F.A.A. prof.Damiano Guagliardi e kryetarit të Lobit E.A.SH. zotit Shukri Ymeri,  u arrit të realizohej një takim i mrekullueshëm, i frytshëm e mbresë lënës tek ”Qëndra e takimeve ne jemi” komuna Spezzano Albanese në provincën e Cozencës,  Kalabri me dt 23.09.2017.

Zoti Shukri Ymeri(Gjermani)kryetar i L.E.A.SH.kishte në përbërje të delegacionit të tij; anëtarë të degës për Lobin E.A.SH-Itali, e aktivistë si dr.Ramazan Baja(Milano), piktorja Alketa Delishaj(Verona).aktivisti Petrit Aliaj(Brescia), poetesha Trandafile Molla(Novara) shkrimtarja e poetesha,  Lumturi Plaku(Piacenza)dhe presidenti i shoqatës “La Svolta” Pirro Qendro(Bologna).                                                                – Programin e vizitave tona e filluam në Maqi, fshatin e lindjes të J.D, Radës , poet, publicist, folklorist, filolog e mësues.Një nga shkrimtarët më të mëdhenj, arbëresh e themelues i rilindjes kombëtare shqiptare (1814-1903),.Të shoqëruar gjithnjë nga prof.Damiano  Guagliardi, prof.Francesco Ferri e miq të shumtë,  spostohemi në kishën Santa Maria di Maccia në të cilën ishte edhe varri i J.D.Radës. Më pas vizituam kolegjin Sant Adriano(1794) , ku u pritëm nga sindako i komunës së San Demetro di Korona z.Salvatore L’Amirata i cili na uroi mirëse ardhjen e na ftoi për të drekuar e biseduar në restorant “Corsini “.            Mësojmë se këtë kolegj e kishte mbështetur me fonde XH.Garibaldi , për faktin se, shumë arbëresh veshën këmishën e kuqe të tij për bashkimin e Italisë, e të tjerë atdhetarë e figura të shquara të rilindjes sonë kombëtare si Luigj Gurakuqi e Avni Rustemi, kanë studjuar në këtë kolegj.                         - Takimi me sindakon e komunës së  San Demetro di Korona u bë në Castrovillari, ku ndër të tjera  biseduam për gjëndjen e problemet më shqetësuese që po kalonte ky rajon.Gjithnjë në krizë ekonomike e për indentitet etnik, me ndjenjën kombëtare e proçeset dinamike të kushtëzuara nga rrethanat historike dhe sociale .

-Mbas dite arrijmë  në qëndrën e Federatës A.A. e cila gëlonte nga prania e aktivistëve e drejtues shoqatash te kësaj federate,  së bashku me dy grupe muzikantësh për të na shprehur mirëse ardhjen e tyre. Për zonjat tona në veçanti ;buqeta me lule shumë ngjyrëshe.                        -Takimin e hapi prof.D.Guagliardi i cili në falenderimet e tij për delegacionin,  përshëndeti dhe miratoi idenë dhe angazhimet e Lobit E.A.SH.për një lidhje të qëndrueshme me arritje në bashkëpunim, duke e cilësuar bashkëpunimin si një rilindje mbarë shqiptare për të ardhëmen.

Ndërmjet problemeve të shumta, prof.D.Guagliardi,  foli edhe për ligjin 482/1999 i cili sanksionoi normativën e tutelës gjuhësore të pakicave etnike, por nga ana tjetër , vit pas viti na shkurtuan fondet për projektet shkencore e kulturore.Fatkeqësisht në qytezat dhe e komunat arbëreshe nuk mësohet më gjuha shqipe.Kemi shumë artistë e piktorë, por mësuesit dhe mbështetjen për ta nuk e kemi,  gjuha po na humb.Mungesa investimeve e projekteve në fusha të ndryshme, duhet të jetë një faktor i rëndësishëm e pa premtime nga shtetet tona shqipfolëse.Që të jetojmë duhen investime në turizëm, restaurime të qendrave muzeale e shkëmbime kulturore, së bashku me krijimin e një rrjeti të tillë të njohur nga Unesco, për faktin se ne arbëreshët jemi një rast unik në Botë, ku prej 600 vitesh u trasmetojmë brezave, traditat, doket, zakonet e gjuhën e mëmës.

Duke u kthyer përshëndetjen e rastit vëllezërve tanë Arbëresh.zoti Shukri Ymeri falenderoi për mikëpritjen e jashtëzakonëshme, përkujdesjen, dhe besimin ndaj ideve tona për bashkëpunim në të mirë të kombit e angazhimin e mbarë diasporës shqiptare për ndryshim .-Ai, vuri në dukje vlerat e shumta të të gjithë arbëreshëve të cilët ndër vite, kanë nxjerrë e edukuar personalitete që i kanë shërbyer kombit e popullit shqiptar.Për këtë ne jemi krenar dhe ndihemi si në shtëpinë tonë. Prandaj, shtoj se është detyre e dorës së parë konkretizimi e bashkërendimi i të gjitha forcave progresiste në përmbysjen e kësaj situate tejet të mjerueshme në shkolla , e investime të shumta ku edhe nataliteti zero i fëmijëve këtu në Kalabri është një dukuri e rrezikëshme e zhdukjes së arbëreshëve.Bashkarisht duhet të kërkojmë gjetjen e instrumenteve të duhura për ruajtjen e kulturës dhe gjuhës. Të shumtë ishin diskutimet e drejtuesve të shoqatave, si Kostandino Bellushi, mësues fillore në shkollën shqipe i cili renditi një seri problemesh të shumta që hasin , si me zhdukjen e shkollave nga mos  frekuentimi i tyre, shoqëruar me largimin e të rijve për mungesë investimesh .Unë me këtë rast falenderoj në mënyrë të veçantë dhuratën me tekste shkollore për fëmijët e klasës së parë që na ka bërë dega e Lobit Itali  .- Edhe prof.Francesco Perri,  president i qendrës së studimeve dhe krijimeve në Vaccarizzo Albanese(C.S)e vlerësoi këtë bashkëpunim me shprehjen se; mua kjo ide më duket sot, sikur i ngjan mbledhjes që bënë arbëreshët për bashkimin e shqipërisë në vitet 1800 me rilindasit për pavarësi kombëtare,  e për më shumë më mbetet ta uroj që të na shkoj mbarë.                  -Ndërsa prof.Franco Marchiano,  njohës i thellë i gjuhës shqipe mori përsipër të përkthente nga italishtja në shqip e anasjelltas të gjitha diskutimet e ndryshme në takim.Njëkohësisht Ai, vlerësoi se ideja e bashkëpunimit me diasporën është një punë që duket të vazhdohet me ngulm e projekte të përbashkëta.          –Problematikat tek ne janë të shumta e të grumbulluar ndër vite ...shtoi prof.ssa Cettina Mazzei e cila foli për një projekt të marëveshjen “Ramus” në të cilin parashikohen, shkëmbime e studime për të rinjtë tanë, por në fakt ky projekt ka mbetur pezull nga qeveria shqiptare.Me këtë rast u shkëmbyen libra me punimet në etimologji.histori, monografi, arte, kulturë e tradita.Nuk munguan edhe motivet e bukura të këngëve arbëreshe e seranatat korçare nga trio e mrekullueshme Michele Greko, Mimmo Imbrogno e Francesco Durante të cilët ishin edhe shoqëruesit tanë në të gjitha lëvizjet e programuara nga At, Antonio Bellusci e prof, Damiano Guagliardi.  –Shkrimtarja e mirënjohur edhe në Kalabri , mikja e jonë Lumturi Plaku, falenderoi për mikpritjen e veçantë që na u rezervua,  duke recituar një vjershë në italisht me titull “ Mi manchi” -Me një banket të thjeshtë arbëresh,  ku dominonin ëmbëlsirat tipike të amvisave e të shoqëruara me këngë arbëreshe e shqiptare, ne kënduam e gëzuam së bashku si në shtëpinë tonë. Në mbrëmje vonëna u dha rasti të njiheshim me publicisten,  gazetaren dhe drejtuese e “Movimento kulturale arberesh”.Ajo kishte dëgjuar për ardhjen tonë dhe në pamundësi të na takonte për probleme pune,  po na priste në hotel”La Falconara”(Castrovillari)ku ne ishim sistemuar.        – Përfitova nga rasti ti përcillja Severinës edhe përshëndetjet e propozimin e regjisores Valbona Xibri, autore e pjesës teatrale “Burrnesha”për të realizuar një turne,  të cilin ajo e priti me shumë kënaqësi, duke na e lënë rrugën të hapur për një seri shfaqjesh.  –Dita e dytë nisi me ardhjen në hotel të At, Antonio Bellushi , i cili na takoi e përqafoi të gjithëve duke na uruar mirëse ardhjen. Ai na ftoi të ndiqnim meshën e tij në kishën, San Pietro e Paolo për ti dhënë bekimin, bashkëpunimit tonë.                                                                                                            At, Bellushi ose Zo! siç e thërrisnin vëllezrit tanë arbëreshë , Franco e Mimmo, na ftoi sa po hymë në kishë që të shkonim drejt tij , duke na dhënë dorën të gjithëve me rrallë .At’Bellushi i ftoi të gjithë besimtarët e shumtë të cilët kishin ardhur nga komuna e Pollinos.Frascineto(Frashëri)Jeninaj (Janina)Civita etj, që të merrnin bukën e bekuar e të përshëndeteshin me ne. Përshëndetja e tyre”Mirë se keni ardhur” e që  pasohej me shtrëngimin e duarve, ishte përshëndetja më e ngrohtë e  zemrave ku rrillte i njejti gjak, duke na i mrekulluar këtë ditë të bekuar.                                                                                                                                                                ---Poetesha Trëndafile Molla e frymëzuar nga ky kollos i shqiptarizmës,  liderit të shkëlqyer të unitetit tonë kombëtar,  studiues i dialektologjisë,  etnografisë e literaturës, teolog e antropolog.Drejtor i shoqatës “Gjergj Kastrioti”, i revistës “Lidhja Shqiptare”dhe i bibliotekës internacionale me të njejtin emër.Antonio Bellusci.                                                                                                Poezisë së saj të sapo krijuar i vuri emrin “Biri i Arbërit. Ndërsa rilindasin tonë J.D.Rada e pagëzoi me vargjet e saja me titull “Bilbili i parë i gjuhësisë”                                       Fill mbas kësaj ceremonie të mikëpritjes dhe ndarjen e bukës së bekuar na Zo !, ndjekim makinën e  tij për të vizitur bibliotekën A, Bellusci .                                                       -Në Bibliotekë na prisnin një numër i madh arbëreshësh si edhe grupi artistik folklorik i drejtuar nga Maria Antonietta Rimoli .Me kët rast At A, Bellushi falenderoi z Shukri Ymeri me delegacionin e tij për vizitën dhe inisiativën e lëvduar të bashkëpunimit me Federatën e A.A.                                                                 Zoti Shukri Ymeri në përshëndetjen e ndërsjellët të tij, falenderoi të pranishmit për vlerësimin, e në mënyrë të veçantë, at Antonio Belluscin si edhe prof.Damiano Guagliardi,  të cilët mundësuan arritjen e bashkëpunimit me Lobin E.A.Shqiptar e krijimin e kësaj dege për kalabrinë.                                  -Mbas këtyre shkëmbimeve përshëndetëse, grupi folklorik i drejtuar nga zj,  Maria Antonietta Rimoli,  kënduan mjaft këngë të bukura arbëreshe e shqiptare, duke na shoqëruar deri në rrugë ku ishin makinat tona.Ishte gjithçka madhështore, i gjithë ky moment brilant, që shëmbëllente me një dasëm, ku në rolin e krushqve për rrugë, ishim ne të përcjellë me dashuri, këngë, hare e përqafime.                          -A ka se ku të shkojë më mirë e më bukur ? Respekti,  pritja, përcjellja e atmosfera gazmore që na rezervuan vëllezërit tanë të një gjaku, nuk mund të përshkruhet me pak rrjeshta por me përjetimin e emocioneve të mëdha. Duke lënë pas Bibliotekën A.Bellusci , grupi ynë tashmë shumë i madh i drejtohet muzeut etniko arbëresh në komunën e Civita ose Bashkia e Çiftit siç e thërresin vendasit.Së bashku me ne është edhe skulptori nga Presheva z, Hevzi Nuhiu , ish nxënës i të madhit Ibrahim Kodra i cili është martuar me një vajzë arbëreshe e prej vitesh jeton në Frasnita .Ai është vlerësuar me çmimin”Calabria Produce” si edhe me çmimin internacional”Skanderbeg “ nga kardinal ErsilioTonini në Campidolio –Romë.  -Muzeu është ngritur në vitin 1970 , e duket si një Luvër i vogël i civilizimit arbëresh, ku në të njejtin vend pregatitet edhe revista “Katundi yne”i vlerësuar si flamuri i historisë së një minorance gjuhësore, në dispozicion të së djeshmes të sotmes dhe perspektivës .Në këtë muze, mund të shikosh edhe një kryevepër të Caravaggio-s, e të tjera punime të zejtarisë popullore , kostume tradicionale të mrekullueshme e shumëngjyrëshe , orendi e paisje të ndryshme pune.Një pasuri e tërë  vlerash të sistemuara në dy katet e saj.      -Ishte një vizitë mbresë-lënëse e cila do të pasohej me pritjen e ngrohtë të kryetarit të bashkisë në komunën e Çiftit (Civita)zoti Alessandro Tocci.      Ai kishte dalë në sheshin përpara bashkisë për të na përshëndetur, duke na ftuar në selinë e tij për të shkëmbyer dy fjalë,  për idetë që forca e së ardhëmes për Diasporën,  Lobi E.A.SH.i ka dedikuar veprimtarisë së saj me përkushtim.    Darkën e përcjelles e kaluam me prof Damiano Guagliardi, skulptorin Hevzi Nuhiu e me drejtuesit e  shoq.kulturore folklorike “Vëllezrit Arbëresh”, miqtë tanë të pandarë prej dy ditësh;Michele Greco e Mimmo Imbrogno të cilët me grupin e tyre folklorik, kanë dhënë një seri shfaqjesh në Shqipëri.Kosovë e Maqedoni duke kënduar në gjuhën shqipe.

Faleminderit nga thellësi e zemrës, të dashur miq e vëllezër arbëresh.

27.09.2017.

Spezzano Albanese(Cozenca) Italy.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora