E enjte, 28.03.2024, 03:41 PM (GMT)

Editorial » Mehmetaj

Gani Mehmetaj: Pse duhet të mbyllët xhamia e Et’hem Beut dhe Sheshi Skënderbe për islamikët?

E hene, 25.09.2017, 09:08 PM


Pse duhet të mbyllët xhamia e Et’hem Beut dhe Sheshi Skënderbe për islamikët?

Nga Gani MEHMETAJ

Policia shqiptare u detyrua ta mbyllte xhaminë e Ethem Beut në Tiranë për shkaqe sigurie, ditën kur u mbajt Samiti i NATO-s. Policia shqiptare do të detyrohet ta mbyll këtë xhami sa herë që do të vijnë në Tiranë delegacione ndërkombëtarë nga fusha e sigurisë së lartë, nëse shqiptarët e duan sigurinë, por edhe nëse duan të integrohen në botën e qytetëruar. Askush nga perëndimorët nuk pranon të kalojë pranë një kazerme xhihadiste me ushtarë të mundshëm të ISS-it prapa shpinës.

Herët a vonë Shërbimi i fshehtë shqiptarë me policinë e shtetit do të detyrohen ta mbyllin për gjithnjë këtë xhami, mbase ta lënë të hapur vetëm për turistë, nëse ka çka të shihet në te, megjithëse xhamia s’ka vlera: është e vonshme, është e qepur dhe e rinovuar copë-copë disa herë. Ndërkaq, paraqet rrezik për sigurinë kombëtare jo vetëm kur mblidhen përfaqësuesit e NATO-s në Samit, por do ta rrezikoj kryeqytetin shqiptar gjithnjë.

Xhamia e Ethem Beut është në vijën e parë të kërcënimit të sigurisë, në vijën e parë të frontit për islamikët. Është vështirë të kontrollohet. Është po aq me rrezik kur në një ambient futën turistë e besimtarë. Kush mund ta ndal ndonjë arab a aziatik, i cili befas lëshon klithmën vrastare: “Allahu ekber”, duke hedhur në erë të huaj e vendës. Kush ka dosje për arabët që vijnë në Tiranë me shoqatat islamike në xhaminë e Ethem Beut?

Xhamia e Ethem Beut megjithëse është pika më e kontrolluar nga shërbimet e fshehta vendëse e perëndimore, prapë paraqet rrezik të vazhdueshëm, sepse në një perimetër të vogël i ka të gjitha institucionet e shtetit: Bashkinë, ministritë, kryeministrinë, presidencën, Parlamentin.

Sikur nuk mjafton kjo bombë me sahat në qendër të Tiranës, beduinët nga Arabia Saudite i udhëheqin maskaradat –faljen kolektive të myslimanëve nga e tërë bota në Sheshin Gjergj Kastrioti për festat islamike. Kjo paraqet rrezik edhe më të madh, sepse rrymat e ndryshme fetare në shtetet arabe e bëjnë copë e grimë njëri-tjetrin me bomba, ditën e bajramit, madje edhe nëpër xhami. Si do të ndërhynte shteti i dobët shqiptar po shpërtheu ndonjë bombë midis të turmës së besimtarëve, përballë shtatores së Skënderbeut?



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora