E premte, 29.03.2024, 09:00 AM (GMT)

Kulturë

Gjon Keka: Rrënja të mban ty

E diele, 24.09.2017, 11:10 AM


Nuk e mban rrënjën, por rrënja të mban ty

Nga Gjon Keka

Dëgjojm shpesh që thonë se në Kosovë dhe Shqipëri janë 90% mysliman, dhe këtë nuk e thonë vetëm disa njerëz të zakonshëm e injorant, por edhe disa individ që e konsiderojn veten intelektual, doktor shkencash etj, e që këta nuk janë asgjë tjetër pos mbetje turke.Qëllimi i paraqitjes së kësaj përqindje joreale është i qëllimshëm, për të treguar një imazh aziatik të brendshëm dhe për të dobësuar imazhin rrënjësor të kombit shqiptar si një komb me identitet europian.

Ata jo vetëm nuk e din,ose nuk duan ta din se me këtë përqindje joreale nuk mund t'i gënjejn të tjerët, dhe tjetra ata nuk mund me këto teza dhe statistika iluzive ta dobësojn imazhin europian të kombit shqiptar.Demonët e tillë që lëshojn fluska gënjeshtrash sa herë dalin me shkrime apo në ndonjë debat televiziv tregon tepër qartë për qëllimin e tyre djallëzor për ta futur në mesin e kombit tonë një gënjeshtër(tezë të vjetër) të cilën as armiqtë me të gjitha kanalet e tyre nuk arritën ta fusin, pra të dhënies së imazhit aziatik-turk të popullit shqipar.Këto teza të vjetra ,këto gënjeshtra jo vetëm se nuk do të duhet të lejohen të futen në mesin e kombit tonë,pasi ato janë si helm nga i cili mund të helmohet populli dhe kështu të devijoj dhe do të mund të mohoj veten ,dhe do të mund të marrë udhën e humbjes. Nëse shteti dhe organet përgjegjëse nuk e ndalin me ligj këtë dukuri negatiive dhe argatët e së keqes që marrin ushqim nga sportelet e politikës turke, atëherë ky helm do të zërë rrënjë dhe do të shkaktojë vdekjen në shpirtin e shumë njerëzve të popullit shqiptar si në Shqipëri dhe Kosovë.Prandaj që e keqaj të mos bërtas rrugëve të kombit tonë ,duhet me i dal përballë dhe me penguar duke e konsideruar këtë si detyrë të shenjët kombëtare dhe identitare, sepse etërit tanë nuk luftuan dhe nuk derdhën gjakun e tyre kot,por për liri dhe mbrojtjen e qenjes dhe identitetit kombëtar europian.

Megjithkëtë duhet të nënvizoj një gjë këtu ,nuk e di a e kanë të qartë ata individ dhe mbetje turke që dalin me teza të genjeshtërta dhe me qëllime demoniake të dëmtimit të identitet dhe imazhit europian të kombit shqiptar se kombi arbnor(shqiptar) ka rrënjët e tij, ka trupin e tij dhe ka frytet apo degët e tij.Dhe këto rrënjë nuk kanë lindur dje, por janë rrënjë të lashta,dhe se populli shqiptar është popull autokton dhe me identitet, kultur dhe imazh europian.

Dhe dihet se Rrënjët kanë një deri në dy,apo tre shtrirje të gjata.Trashësia e tyre është si ajo e këmbëve të një njeriu më poshtë,dhe pikërisht nga rrënjët e mëdha(rrënja e madhe) vijnë shumë rrënjëz të vogla të cilat përhapen në tokë.Ndërsa nga këto rrënjë degët nxjerrin ujin dhe kjo e bënë kombin të jetë ende gjallë, duke parë se si ai ende ujin(jeton) nga rrënjët e tij.Duhet gjithmonë të mendojm se “nuk e mban rrënjën, por rrënja të mban ty.”Pra kombi dhe populli shqiptar mbahet për rrënjët e tij ,nëse nuk mbahet për rrënjë atëherë ai nuk është më komb që nxjerr ujin (jeton) nga rrënjët, por është popull devijant i shkëputur nga rrënjët dhe që nxjerr helmin nga kazani i armikut.

Prandaj nga kjo simbolik del se gjersa rrënjët janë kombi jeton dhe qëndron po në ato rrënjë. Ky është edhe një faktor psikologjik i kombit, këtu qëndron fakti e jo në përqindjen e gënjeshtërt të cilën e shpikin injorantët dhe mbetjet turke.Nëse do të ishte përqindja ashtu si thonë këta pseudointelektual e mbetje,atëher ata 90% nuk qenkan duke nxjerrë ujin nga rrënjët, por nga ndonjë rrënjë artificiale e vetëshpikur.

Dhe për fund askush nuk ka mundur më parë e as tani nuk do të mund të t'i prej Pemët me rrënjë të lashta të kombit arbnor(shqiptar),apo të mundohen të fusin në mes tyre gjemba e përqindje të rrejshme.Sepse me këtë do t'i ofendonin etërit e kombit që nxirrnin ujin nga rrënjët dhe ky veprim apo kjo tendencë do të ishte kriminale dhe kombi ynë nuk do ta lejoj asnjëherë dhe në asnjë kohë.

Kështu që kombi arbnor(shqiptar) do ta nxjerrë ujin gjithmonë nga rrënjët e tij dhe se ai nuk ka identitet tjetër pos identitetit dhe imazhit që vjenë natyrshëm nga rrënjët europiane të këtij kombi të lashtë.Kombi arbnor(shqiptar) duhet të jetë 100 % arbnor(shqiptar) europian dhe asgjë tjetër.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora