E shtune, 20.04.2024, 09:01 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Vepra e Kastriotit mbanë gjallë mëmëdhenë

E enjte, 21.09.2017, 09:30 PM


Vepra e Gjergj Kastriotit e mbanë gjallë mëmëdhenë tonë

Nga Gjon KEKA

Historia është mësuese e njerëzimit. Ajo është një pasqyrë e së kaluarës,  që përmban mësimet për të ardhmen,  mësime për politikën, për shoqërinë dhe për popujt. Duke parë së kjo është e vërteta e historisë, atëherë ne si komb kemi interesin e madh për ta mësuar historinë e vërtetë të kombit tonë dhe të personaliteteve mbikohore që lanë gjurmë në jetën e tyre për lirinë, vlerat dhe identitetin kombëtar europian të tij.

Historia e Arbërisë e këtij kombi të lashtë dhe autokton,  e këtij djepi të heroizmit, apo siç do të thoshte Barleti:“selisë fort të bukur të kryetrimave” është fati historik edhe i vetë Europës si familje,  pasi aty përfshihet një nga figurat mbrojtëse të këtij kontinenti, të kësaj familje dhe civilizimit të saj,  pra heroizmi, gurximi dhe trimëria e Gjergj Kastriotit. Shekujt e shumtë të luftërve kundër pushtuesve dhe rezistenca e madhe dhe heroike e këtij populli për të ruajtur lirinë dhe identitetin e tij ka tërhequr vëmendjen e Europës dhe Botës në përgjithësi. Në kohët e më parshme ashtu si edhe në kohën e lume të Gjergj Kastriotit arbëria cilësohej si tokë e trimave,  tokë e lirisë dhe e barazisë. Vetë Principatat e Arbërisë ishin produkt i entuziazmit dhe dashurisë për lirinë dhe të drejtën e tyre të pamohueshme.  Në fakt modeli i principatave arbnore dhe më pas bashkimi i tyre nga Gjergj Kastrioti në Lezhë më 2 Mars 1444 në llojin e vet ishte në formën e një sistemi europian të shtetësisë,  i zhvilluar nga jeta e fuqishme natyrore,  madje edhe krijuese dhe vetëndërtuese.

Sidoqoftë për demonizmin e pushtuesit otoman dhe mizorinë e saj e tragojn këto fjalë që Barleti nënvizon në veprën e tij se”po mbushen tridhjet vjetë që kurse ai shpëtoi nga duart mizore dhe të ndyra të Muratit”.

Ndërkaq Gjergj Kastrioti i cili drejtoj këtë luftë, ”i njihte mirë dredhitë dhe dhelpërit otomane,  karakterin dhe gjithë zakonet e tyre me radhë, gjë që konsiderohet zakonisht shumë e rëndësishme në punë të luftës. ”

Mbi të gjitha vetë drejtësia e luftës, vetë puna që lufta e popullit shqiptar është një luftë e drejtë, për mbrojtjen e atdheut, të fesë,  të lirisë së vërtetë.

Bashkimi i të gjitha forcave arbnore me kohë,  pa e lënë për më vonë, është kushti kryesor për suksesin e luftës e luftës.

Taktika e veçantë që përdori Gjergj Kastrioti gjatë betejave ia thyen hundët armikut turk.  Poashtu Barleti vë mirë në dukje karakterin kryqëzor të luftës së Gjergj Kastriotit, të cilin e quan “Athlet të Krishtit”,  pastaj qorton në raste të caktuara plogështinë e Europës së krishterë dhe kërkon që ajo të bashkohet në luftë kundër barbarisë turke, për ta hequr nga Europa. (IX, 381/275)

Tani po të shohim se si sillen shqiptarët sot me lirinë, menjëhrë do të na kujtohet kjo thënie se “shqiptari si e do ashtu edhe e respekton lirinë. . . ”

Sa i përketë fuqisë dhe autoritetit të madh të emrit shihet se “ai ishte njeri që s'mund të rrinte pa vepruar “impatientissimus otii”, sic thotë Barleti, i shpejtë si rrufeja dhe vetëtima, që mbron atdhenë edhe vetëm me emrin e tij. ”(II, 100/43)

Kjo do të thotë se emri dhe vepra e Gjergj Kastriotit edhe sot e mbanë gjallë mëmdhenë tonë,  pra kombin tonë arbnor europian.

Megjithatë sot,  figura e tij po njolloset nga disa mbetje turke dhe po hidhen shigjeta të demonëve në drejtim të tij,  ai mbetet figura qendrore e kombit dhe drita verbuese e pseudohistorianëve dhe mbetjeve turke.

Ai mbetet guri i qoshes, shtyllmbajtësi i përjetshëm dhe i madh i kombit arbnore, lidhja e përhershme me rrënjët e familjes europiane,  arsyeja e ekzistencës së qenjes dhe identitetit europian të kombit arbnor, vlera, referenca dhe vizionari ynë.

Mohuesit, shtrembëruesit, njollosësit, armiqtë e figurës dhe veprës së Gjergj Kastriotit nuk do të arrijn kurrë të shembin veprën, jetën dhe figurën madhështore të tij, aq më pak ta heqin nga zemrat e secilit arbnor.

E kanë të kotë, mbetjet turke, pseudohistoriant dhe mohuesit.

Gjergj Kastrioti është gjallë dhe do të jetë gjithmonë i pranishëm si referenca e vetme e popullit arbnor europian.

Emri i Gjergj Kastrioti, është emër i shenjtë që i pengon edhe sot demonëve dhe mbetjeve turke, por sot vetëm duke i përmendur emrin atij dëbohen demonët dhe mbetjet që sot e njollosin,  e shigjetojn djallëzisht dhe e mohojn.

Sepse emri i tij i madh dhe vepra e pavdekshme është frymëzimi jo vetëm i popullit të vetë, i pasardhësve të vetë, por edhe i popujve tjerë të Europës dhe botës.

Jo rastësisht poeti i njohur Naim Frashëri e përfundon veprën e tij kështu:

Skënderbeu është i gjallë,

Rron e mbretëron për jetë.

Kjo fjalë s'është përrallë,

ndaj t'urtit është e vërtetë.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora