Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gëzim LLojdia: Në Finlandë me këpucë të grisura

| E premte, 15.09.2017, 08:01 PM |


NE FINLAND ME KEPUCE TE GRISURA

Nga Gëzim LLojdia*

Në vitet ’80,në qytetin detar emri i skuadrës së “Flamurtarit” të Vlorës ka qënë më i përmenduri.Kristalizohen dy arsye.Suksesi që kjo skuadër shqiptare arriti në skenat e futbollit europianë.E dyta:pabesia me të cilën rregjimtarët goditën pjestarët e saj.Është një qytet dëshmitarë.Dhe ende i pazbuluar qëllimi.Në horizontin e skuadrave të Europës,Barcelona edhe sot është një ndër ekipet potenciale të sportit europianë..Me yje të njohur,por të shuar përpara,një ekipi të panjohur të një qyteti bregdetar në arenat e sportit europianë.20 vite më vonë protagondistët e saj,mbeten në librin e kohës me kujtime të thyera nga vitet.Ftohtësia e akullt si e Antrakditës e rregjimit karshi sportistëve të një ekipi fukarenjësh,që rrëzoi në gjumë, ekipin e miliarderëve të Barcelonës.Kreshnik Cipi ,sportisti që dhimbshën e lanë të presi,nga realiteti i robëruar i kohës,sjell ca faktë vërtete tronditëse aty nga viti 2000.

LIBËR I HAPUR.

Stoperi i “Flamurtarit” dhe i kombëtares shqiptare nga vitet ‘75-80, Kreshnik Çipi, ka lindur në 15 shkurt 1958. Ai është rritur në lagjen me traditë të Vlorës, Muradije. Në këtë lagje, - tregon Çipi, - një pasion i dehte fëmijët. Ky ishte futbolli. Muradija e bë e njohur kur nga shtëpitë e saj të vogla dolën dhjetra talente, që kapën majat e sportit. Aty në Muradije e mësoi artin e futbollit V. Ruçi, edhe portieri Musta aty mësoi të fshehtat e portës.

Lagjia e panjohur e sportisteve.ZBULIMI.Nëpër Muradije me një biçikletë kalonte vazhdimisht një njeri i madh i sportit. Ishte Feredun Bejkosala, mësues fiskulture. Ngado që shkonte ai kthehej aty në Muradije dhe vrojtonte djemte e lagjes. Një ditë kur pushuan shirat e stinës F. Bejkosala ndaloi biçikletën dhe më tha: Do vish në futboll. Këtu dëgjova ofertën e parë. Zemra ngriu. Ai i patundur në fjalët e tij, vijoi të nesërmen duke thënë se duhej të veja, se ky lloj sporti është art më vete. Nuk është i thjesht ti biesh fushës cep më cep. Ka bukurinë, shëmtinë, madhështinë, rënien e tij. Pranova duke u futur ëmbëlsisht kësaj magjije, përfundimisht në një lloj spartakiade midis qyteteve të vendit. Me shpirtin të lodhur atëherë mundem Dinamon, Korçën, Fierin. Po fituam vetëm një kupë qelqi, që s’kishte asgjë për zili. Aty për herë të parë bëmë edhe refrenin e një këngë, që e futi Skënder Ibrahimi: Ne jemi më të fortë, ne do të fitojmë.

PEMA E FAMILJES CIPI

.Askush nuk do të mendonte se Çipajt do të fomonin një traditë në sportin vlonjat. Dy dajo, i pari Xhevat Llupa, dhe Luan Llupa, pë ka bërë burg politik bënë emër. Me një këmbëngulje vëllai i madh Vilson Çipi, matematicien, ka luajtur në volejboll me Vlorën. Bashkëshortja, Natasha Çipi është regjistruar si sportistja e Vlorës dhe e kombëtares në volejboll. Në vitin ’92, në moshën 32 vjeç, unë ja dorëzova fanelën, nipit, djalit të Vilsonit, Geri Çipit, që ka luajtur me “Gent” të Belgjikës dhe në Gjermani me disa ekipe,mbrojtësi më i fortë i kombëtares. Çipi ishte mbrojtësi rebel, që “bllokoi” Oliver Bierhovin në Bay Arena të Leverkusenit. Arnold Çipi është nipi tjetër, djali i Vilsonit i vogli, lojtar. Pema e familjes zbret me një radhë sprotishtësh. Janë degë të shpërthyera nga trungu bazë.Endrra nën qerpikë.

VITET E PARA.

Kur F. Bejkosala dhe S. Elmazi kërkuan një mbrojtës në krahun e majtë me ekipin e të rinjëve, ndonëse isha 15 vjeç, nuk do ti fshija dot lotët. Një sezon e gjysëm do ta mbyllja me këtë ekip. Në mes të dimrit, janari i vitit 1975 kalova në ekipin e madh të “Flamurtarit”. Ishte ky ekip me një mbrojtje shtatlartësh. Kur shkova në pozicionin e ëndërruar të jetës time, që nuk m’u nda për 15 vjet vrejta se shtatëlartësia e saj krijonte një kordon lastresh. Ekipi i viteve ’75 kjo ëndërr e largët aso kohe përbëhej nga V. Radhima, B. Nelaj, K. Shakaj, N. Saraçi, A. Ahmeti, G. Troqe, M. Zeqiri. Sulimi ishte kanonës. Mexhit Haxhiu, Sh. Zilja, S. Curri. Hyra në ekip me P. Rucin. Vendi i “Flamurtarit” megjithë vëmendjen nga kreu i tabelës, përfundonte aty nga vendi 5-6. Rreth e rrotull këtyre vendeve vërtitej “Flamurtari” për vite të tëra. Maje tifozëria e qtytetit nga tribuna C thërrisnin: Bëje fole, atje ku je se të erdhi “ujku”. D.m.th., qëndro aty tek vendi, 5-6 se vinte “ujku” Tirana, Dinamo. Ndeshja e parë me Dinamon. Ishte vjeshtë, 2 ose 3 tetor ’75. Ky ekip i fort ishte me një sulm arrogante me Pernaskën, Zërin, Ballgjinin. Ky i fundit ishte “preja” ime.Libër i kohës.

PËRTBALL SHUSTERIT,BUTRAGENJOS,BONJEKUT.

Aty rreth viteve ’80, “Dinamo” gjëndej ngushtë për një mbrojtje të fortë, kundër “Ajaks”. Sulmues të saj ishin Tahamata, Anderse, Lerbi. Kur shkuan në Hollandë në stadiumin e saj gjetëm Krojfin e madh, që qeveriste Vanbasten, Bosman, Rajkard. Me ekipin kombëtar në Austri përballë kisha Prohaskën. Ishte mospërfillës, shtatëlartë. Ishte lojtar që gjente “gjuhën” me Shaknerin, Pecei, Konsilja , Robertsaren. Si e kam mbajtur më kanë pyetur, me mundim. Në ’86 me kombëtaren kisha për karshi “hipnozën” Bonjek. Ishte frikë të ruaja me forcë sulmuesin e Juventusit. Ai ishte energjik dhe çorientues i madh. Sulmin e mbështeste te pabesia. Në ’92 në Spanjë përballë kisha “magjistarin” të brishtin, e flokëkuqin, Butragenjo. Me Micell, Sanciz, Guardiola, Butragenjo ishte fluturues. Ishte dinak, ngase tiparet e tij shprehinin fshehtësinë e hijes së tij. Mbrojtësit nganjëherë i linte kushedi sa metra larg. Kurse me Barcelonën e madhe, ekipin e Evropës, mateshin të barabartë. Linekeri i kombëtares angleze dhe Hjuxhi i ishullit ishin të vështirë për t’i ruajtur. Në ’86 Barcelona erdhi me Shusterin e tmerrshëm, që kishte hedhur tej portierët e Evropës.Ora e qartësisë.

NJË FITORE 8 USD,BARCELONA 15000.

Sapo kishte rënë muzgu në stadiumin e Beogradit. Katanec një lojtar, sot trajner i Sllovenisë e pamë me sy të trishtuar duke qarë. Përkthyesit i thanë ngushëllime, fundja kjo ndeshje ishte. Por ai na tha, është i dëshpëruar se humbi 8000 USD. Në Barcelonë, mësuam një kuriozitet. Dikush aty na tha, ju luftoni për një mëngjez, aq vlen 8 USD. Kurse barcelonasit për çdo ndeshje shpërbleheshin me 15000 USD. Qyteti i Barcelonës në terr, ndriçohej nga drit.at Qemë duke u kthyer nga aeroporti në hotel. Rrapo Taho e “Provokon” komisarin, që na shoqëronte në çdo ndeshje jashtë vendit. Ku i gjejnë gjithë këto drita o shoku komisar. Lëri Rrapo janë reklama. Taho ja kthente: “E o shoku komisar reklama janë, fshati që duket nuk do kallauz. Komisarët e partisë që na shoqëronin jashtë shtetit, para se të largoheshin na mbysinin me porosi. Mos merrni këtë, as këtë, as atë. Kurse vet nuk harronin të merrnin lugët dhe pirujntë e avionit.Rrugëtim ne vise me fjorde të magjishëm.

NË FINLANDË ME KËPUCË TË GRISURA.

Finlanda ky vend i fjordeve te magjishem, për ne shqiptarët, që vinim nga një vend i varfër ishte një parajsë. Në qytetin Helsinki kemi çaste të hidhura. Përfaqësuesi i kombëtares shqitare ishte me këpucë të grisura. Për të mos e mësuar arbitri jam vonuar në dhomat e zhveshjesh. Por në vitin 1980, me austriakët ishte krejt ndryshe. Ata nuk e tresnin dot regjimin tonë. Duke e dalluar që larg vafërinë tonë gazetat e këtij vendi shkruanin: “Erdhën shqiptarët me trastat në duar”.Mengjeze fundvjeshte.

MË NDIHMOI DJALI I KADRI HAZBIUT,AGRONI

Unë dhe motra gjimnazin e mbyllëm me 10-ta. Për arsye biografike nuk na dhanë arsimin e lartë. Shkaqet ishin, gjyshi Nusreti dhe dy dajat të dënuara me burg politik. Ndjehesha po aq i dëshpëruar, 18 vjeç lojtar i kombëtares. Bëja çdo vit lutje me shpresë, megjithëse çdo javë fitoja anketën e gazetarëve dhe trajnerëve. Isha në rrugën e dyzimit, mes dëshirës së thellë dhe rrugës pa kthim. Imiri, Agron Dauti, futbollist i “Dinamos”, që ishte vlonjat, më rregulloi letrat të shkoja me “Dinamon” më pas me kombëtaren. Në ’76 nuk u thirra asnjëherë në “Shpresa”, isha fitues çdo javë. Në ’82 më largojnë nga kombëtarja. Nuk më dhanë as shkollën. Shkova tek kryetari i degës Llambi Peçini. Kush janë arsyet, që më përplasin andej këndej, siç zhvillohej lufta e klasave. Ti nuk e di kush je, tha, dajat e t’u janë armiq të partisë.

LETRAT ANONIME.

Psherëtinin buzë.Ndërkohë vajtjet dhe largimet e mia në kombëtaren kanë përshkruar një amplitudë të atillë, kur dobësohej lufta e klasave, më thërrisnin, kur ashpërsohej më largonin, por ajo asnjëherë nuk u shua për mua. Sapo isha grumbulluar në atë pranverë me kombëtaren, kur nga qyteti i Vlorës drejt KQ, kishin vërshuar qindra letra anonime. Përse të vejë në kombëtare djali i kulakut? 22 vjeç kam marrë shiritin e kapitenit. Kur thërrisnin shokët në kombëtare, ndihesha në vështirësi.Rreziku:Kur u kthyem nga Polonia u derdh vreri mbi ne. Agjentët e sigurimit pikasën ca orë të padeklaruara dhe përjashtuan nga ekipi 50% të skuadrës. V. Rucin, Taho, P. Ruci, V. Daullja, A. Ziai.Vijëzim në altarin e shpirtërave.

“MERRNI SHEMBULL NGA NOVOSELA PËR RENDIMENTIN E GRURIT”.

Na kanë thirrur në komitet sepse kishin humbur ca ndeshje. Merrni shembull nga Novosela dhe Kuçi, na thanë, që ka rritur rendimentin e grurit dhe të misrit 10 herë. Ç’punë kishim ne me grurin dhe misrin, kjo s’ merrej vesh. Ata rritësit e rendimentit jetonin 10 muaj me bukë misri.

Kohë e çuditshme: Kur shkuam në Barcelonë, P. Ruci doli tek shkallët e autobuzit dhe bënte formacionin. Trajneri: Ramiz Alia, portier: L. Çuko, qëndrëmbrojtës: Pali Miska. Një futbollist beratas na tha: siç flisni ju të fusni në burg.

.SHIFRAT NGA NDESHJET E “FLAMURTARIT”.

Post scriptum.’80, mbërriti kupa ballkanike me Aek, Athinë, 3:2 dhe 2:1, me gola të Sh. Ziles dhe S. Currit. 1982, nën kampion, ’85 fitues i kupës në Republikë në Elabasan, ’86 finalistë të kupës, nën kampion, ’87 fitues të kupës, 2:1 me “Partizanin” në Shkodër. Kujtime të brengosura: Komiteti i futbollit sot federata, ruante një parim: “kupa të mos dilte nga Tirana”. Në takimet me Tiranën, ndeshja luhej në Tiranë, ekipi i Ministrisë së Brendshme në Gjirokastër. Kupa kishte shkuar qysh në mëngjes në Gjirokastër pa e ditur si do të dilinin ndeshjet. Rasti i tretë: Aty pabesia shfaqet hapur. Federata na zuri pritë. Fituam me Vllazninë 5 – 3 në Shkodër. Në këto rrethana pyetëm federatën, du do të zhvillohej ndeshja finale me “Partizanin” . Ne u nisëm dhe në qytetin tonë mbërritëm rreth orës 4 të mëngjesit të hënën. Në mëngjes federata na lajmëron se duhej të shkonim prapë në Shkodër, nga ku qemë kthyer sepse aty do të luhej finalja. U kthyem sërish, u nisëm me një autobuz që e bënte 10 orë rrugën. Të mërkurën ishte finalja. Fituam, megjithëse udhëtuam 2 ditë. Por kupa ngeci. U vonua dhënia e kupës sepse federata i kishte shkruar diplomat me emrin e futbollistëve të “Partizanit”. Na dhanë vetëm pupën, kurse diplomat e kësaj fitoreje asnjëherë nuk u morëm. ’88 – ’89 finalistë të kupës. Gjatë këtyre viteve kemi dalë disa herë nënkampionë. ’90 – ’91. Era e ndryshimeve e kishte bërë të paqëndrueshme federatën, që u detyrua të siglonte emrin e “Flamurtarit” si kampion.

“Flamurtari është ekipi i parë shqiptar që doli nga qerthulli i skuadrave shqiptare, që nga kupat e evropës ktheheshin të gjunjëzuar. ’85 Kupa e Kupave, humbëm me Helsinkin. ’86 kupa “Uefa” me Barcelonën 1 – 1 dhe 0 – 0. ’87 eleminojmë “Partizanin” e Beogradit 2 –0 dhe 2 – 1, fitojmë me Vismut Aue, eleminohemi nga Barcelona në takimin e katërt. ’88 me Lots, ishte fshirja e brengosjes, nga që humbëm, sopata preu gjysmën e ekipit.

*Studiues