E premte, 19.04.2024, 07:24 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: N'pus andej e n'pus këndej

E merkure, 13.09.2017, 08:21 PM


N’PUS ANDEJ E N’PUS KËNDEJ!

Nga Dedë Preqi

Shteti i Kosovës, i cili akoma i përjeton komponentet e para të konsilidimit dhe përforcimit të shtetit, ky vend ballafaqohet krejtësisht me tema dhe ekzigjenca të natyrave tjera, të cilat do të shkakëtonin tërmet dhe lëkundje drejtpërsëdrejti në thëmelet e këtij shteti të ri. Dhe tani në kohën kur edhe të tjerët përpiqën të na ndihmojnë dhe të na përkrahin në ndërtimin e shtetit të ri, qeveria e radhës, natyrshshëm apo spontanisht si vetëdije e saj- ajo i është imponuar për një çast  rrethanave dhe  kushteve specifike me ndërmarrjen e hapave të gabuar, duke ia lënë prore vetëvetës shpatën e Demokliut mbi kokë.

Prirja, apo ëndërra e sëcilit për ta udhëhequr kësaj radhe shtetin e Kosovës, në fakt nuk dëshmon se ka të bëjë aq me përkushtim, gjegjësisht me ekzigjencën socio- ekonomike të këtij vendi, se sa më qëllim që të jetë në funksion të portretimit të një pushtetari  «suprem» dhe duke pasë nuancat e një motivimi të tillë, nuk heq në kandar si cilësi, dhe nuk përbënë kurrfarë plusi pozitiv, nëse  një vendim të rëndësishëm, apo një kërkesë të prerë që kërkohet dhe është e domosdoshme për Kosovën, duhet të pyetët dikush tjetër, apo tërthorazi Beogradi.

Edhe pse në sipërfaqe bie në sy se kryeministri i ri insiston që ekzekutivin e tij ta shpreh menjëherë ndaj shumë faktorëve negativ që janë akumuluar në këtë vend, që ta shkriej në vetëdije të brendshme dhe mekanizma që nuk çajnë kokën për përkufizimet dhe «kërcënimet» e jashtme, pikërisht në këtë pikë, insistimi i sëcilit që mendon në këtë plan dhe mënyrë nuk është i bindshëm, kur bastion i çfarëdo vendimi për shtetin e Kosovës, në duart e veta i mbanë frerët Lista serbe, sëcilës iu mundësua kjo përgjësi përmes politikave të cekëta që muar përsipër qeveria aktuale.

Zatën, në këtë rast kjo qeveri në krye me z.Haradinaj, sipas të cilit, ai nuk duhet të ketë iluzion sepse duhet ta ketë fare të qartë faktin se në çfarë rrethanash dhe kushte gjindet Kosova, ndërkaq, supozimet edhe pse mund të mbështetën në ndonjë plan strategjik për rimëkëmbjen dhe zhvillimin e këtij vendi, si dhe përmirësimin e marrëdhënieve me shtetin e Serbisë, duke iu dhënë kopetenca të tepruara dhe të dyfishuara përfaqësuesve të saj në ekzekutivin e vendit, nuk mund të jenë mbështetje bindëse që të shërbejnë si faktor, kur dihet se (me përjashtim) shumicën e akterëve deputet në Kuvendin e Kosovës, janë vegla të Beogradit, përmes të cilave shëbehet direkt A.Vuçiq, bashkë me njerëzit e vet, të cilët po mundohen që ta pengojnë Kosovën në çdo hap përspektiv.

Përveq tjerash, për fat të keq në këtë qeveri të re, është prezente edhe një linjë tjetër, ajo që zbulon, ose gjurmon zbulimin e një grupi të njerëzve, të cilët përveq që kanë biografi të dyshimta kriminale dhe korruptive, që rrëfimi i ngjarjeve të tyre ka filluar më herët dhe kësaj garde iu kanë shtue edhe të tjerë,  që në mesin e tyre (deputet të Kuvendit) përveq profesioneve të dyshimta, nuk zgjojnë kureshtje nga kapacitetet e tyre të duhura që posedojnë dhe të kuptojnë më mirë rrolin e Kuvendit, si dhe sjelljet dhe obligimet që obligon ky Institucion i vendit, dhe të tillët u zbuluan që në fillim të Seancave të para, me fjalorin e tyre të pa kulturuar dhe të karakterit më të ulët njerëzor.

Megjithatë, hija e këtij lloji kopjohet edhe nga Kuvendi i shtetit shqiptarë, përmes të cilit Kuvendi i Kosovës, duhet të merr përvoja dhe stradegji pune, por jo edhe sjellje të fjalorëve të rrugëve, që nuk do e lakmon asnjë Kuvend parlamentar dhe njerëzor në botë. Siq thotë një fjalë popullore, «N’pus andej e n’pus këndej», së cilës i shtohen edhe shumë anekse tjera, të cilat nuk do lakmoheshin në asnjë shoqëri njerëzore, por edhe as në shoqërinë tonë, e cila krijon jo vetëm opinion të keq në Parlamentet tona dhe në praninë e qytetarëve të tyre, por qëllimet e tilla nuk përputhën me strategjinë dhe etikën e  një Institucioni, ku burojnë dhe definohen rregullat e një shteti ligjor.

Ndërkaq, kjo nëkupton vetiu se në krye të dy Institucionet kryesore të të dyja vendeve, në Shqipëri dhe në Kosovë, për kryetar të Kuvendit, u vendosën jo njerëz të duhur dhe të dëshiruar, por veprimi me sjelljen e njerëzve të tillë, që kanë biografi të dyshimta, kur njëri ishte bashkëpunëtor i sistemit të E.Hoxhës, kurse tjetri udhëheqës i SHIK-ut, është ajo që nuk përputhet me vullnetin e qytetarëve të të dyja vendeve, sepse sëcila ngjarje duhet të gërshëtohet me kohën, por jo edhe me dhunë, sepse në këtë rast është e pa mundur të prezentohet, apo të flitet për një hap më të sukseshëm demokratik dhe strategjik të shtetëve dhe qeverive në fjalë, kur këta hapa i bëjmë vetë për qëllime të tjera, të cilat në këto rrethana janë të diskutueshme dhe të pa pranueshme.

Poashtu, përpjekja e z.Edi Rama, që kufinjt shtetëror në mes Shqipërisë dhe Kosovës, që ti bëjë kufinj evropian, është strategji logjike në mes këtyre dy shtetëve simotra, por në paktikë është diçka ndryshe, kur e dinë vetë edhe z.Rama, me praktikat e mëhershme që tregojnë fare mirë, kur akoma tregtia e lirë në mes këtyre dy vendeve ka mungesë të zbatimit, mos të thëmi se disa herë mallërat e tregtisë së Kosovës, janë kalbur dhe gjuajtur, duke iu nënshtruar pritjeve të gjata ndërkufitare.

Dhe, nëse këto dy qeveri, kanë mangësi në strategji dhe udhëqjet shtetërore, të cilat në rrethana të tjera do të quhen mangësi të përbashkëta, që në tërësi duhet ta ndihmojnë njëra-tjetren, që ta ruajnë natyrën autentike të vendëve dhe afërsisë që kanë, kështu që brenda përbrenda njëra-tjetres të nxjerrin ide të përbashkëta, por jo edhe të shkohet dhe kërkohen këshilla e sugjerime nga okupatorët dhe nga ata që dje dhe sot, janë armiq të përbetuar të shqiptarëve dhe tokave të tyre.



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora