Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nuhi Veselaj: Injorimi i gjuhës shqipe

| E diele, 10.09.2017, 07:20 PM |


Dr. Nuhi Veselaj

INJORIMI I GJUHËS SHQIPE

SI KRITER I SË VËRTETËS

nga Milosh Milojeviçi (1866) e të tjerë

sot bumerang ndaj të gjithë mohuesve fanatikë dhe

nacional-shovinizmit serbomadh

Era

Prishtinë

Përshëndetje,

Lexues i nderuar, në këtë vështrim kritik, kushtuar veprës së hartografit Mirceta Vemic “Harta etnike e një pjese të Serbisë së Vjetër /“Etnicka karta dela Stare Srbije” (SANU, Beograd 2005) hartuar mbi bazë të të dhënave mbi përqindjen etnike serbe-joserbe në Kosovë në vitet 1866-1867, sipas udhëpërshkruesit makiavelist serb Milosh Milojeviç, veç tjerash, do të lexoni:

Kur te ne poturët (shqipfolës) me dhjeta mijë llogariteshin serbë dhe në të njëjtën periudhë nga principata serbe me qindra mijë të tillë, edhe pse shqipfolës, dëboheshin barbarisht nga trojet e veta si turq?!

ose

 Si është e mundur që një gënjeshtër e tillë me bisht më të madh se trupin rreth shumësisë serbe në Kosovë t’i ketë këmbët false të gjata mbi 150 vjet dhe faktikisht të mos përgënjeshtrohej fare nga askush dhe si e tillë si një verigë zinxhirore ende vazhdon me i ngërdhucë e helmue paskrupullisht marrëdhëniet serbo-shqiptare?!

ose

Është e mundur, apo jo, që sot dhe në të ardhmen mendjet e esëlluara serbe në saje të së vërtetës t’i gjykojnë gafet e tilla urrejtjembjellëse nga veprat si kjo për gjoja ekzistuesen “Stara prava Serbija”(Serbia Vjetër e Vërtetë), me shumicë serbe në Kosovë dhe t’i kthejnë ato në kërkimfalje, shans i mirë ky paqetimi ndëretnik shqiptaro-serb?!

Sidoqoftë, ne e felenderojmë makiavelistin Milosh Milojeviç si dhe hartografin Mir?eta Vemi?, për të dhënat që me pahir na i kanë lënë copë në dorë në veprat në fjalë, të cilat argumentojnë bindshëm në të mirë të shumicës etnike autoktone joserbe shqiptare, e vërtetë kjo që njëherazi u kthehet sot bumerang studiuesve keqiterpretues si dhe të gjitha mbeturinave të nacional-shovinizmit serbomadh, por njëjherazi u bie sigrushtakreje të gjithë fanatikëve fetarë (shqiptarë, serbë e të tjerë), të cilët injoruan gjuhën shqipe si kriter të së vërtetës.

P a r a t h ë n i e

         Gjatë një gjurmimi në internet rreth emrave të vendbanimeve të Kosovës në periudha të hershme, rastësisht më ra në sy vepra e hartografit Mir?eta Vemi? “Etni?ka karta dela Stare Srbije prema putopisa Miloša S. Milojevi?a” SANU, Beograd 2005. (Harta etnike e një pjese të Serbisë së Vjetër sipas udhëprshkrimit të .Milojeviqit), kryesisht me oikonime të kësaj treve, madje shumica me të dhëna mbi përbërjen etnike të tyre, hartuar e botuar nga makiavelistit serb Milosh Milojeviq, mbi bazë të të dhënave të vjela nga udhëpërshkrimi i tij, shënuar nga terreni në vitet 1866-67, të cilat, edhe pse realisht të dyshimta, të fryra njëanshmerisht dhe të paverifikuara fare do përpunohen paksa nga z. Mir?eta Vemi?, të cilat atbotë të rilindjes serbe, do të shërbenin si armë aktive propagandistike “çlirimtare” që do t’u paraprinin luftave serbo-turke, 10 vjet më vonë, kur Knezhevina e Beogradit do të gëzojë shtrirjen e saj në Arnautistanin Verior al. Serbinë Jugore (1878), përkatësisht do të shërbejnë edhe afro 50 vjet më vonë para e gjatë pushtimit të Kosovës e Maqedonisë Perëndimore (Vilajetit të Kosovës) nga Kralevina serbe (1912), pjesë propagande false kjo, e cila nuk resht së rropami me intesitet të shtuar në vazhdimësi e mbështetur nga Shteti e Kisha serbe, deri edhe në ditët sotme.

           Sido që të ketë rrjedhë, për ne këto të dhëna nga kjo vepër zgjojnë interes të shumëfishtë, sepse prej tyre mësojmë:

         së pari, për konceptin se cila trevë mendohej atëherë se ishte pjesa më thelbësore e Serbisë (së vërtetë) të Vjetër, ngase nuk është thjeshtë Kosova e sotme, por edhe Kurshumlia, asokohe pothuaj krejtesisht shqiptare, si dhe disa vise të Shqipërisë së sotme, malësitë e qyteteve të Rrafshit të Dukagjinit (Pejë, Gjakovë, Prizren), madje prek në Maqedoni si dhe Sanxhak të Pazarit të Ri;

         së dyti, për të dhënat statistikore të shënuara rreth përbërjes etnike të popullsisë së atëhershme të fshatrave dhe të qyteteve të këtyre zonave që me pahir zbulojnë njëfarë pasqyre që mund të rishikohet rreth raportit etnik të banorëve; 

         së treti, për terminologjinë dhe rëndësinë e konstruktit shkrimor të etnive dhe të emërtimeve të fshatrave e qyteteve të caktuara në atë periudhë dhe aktualisht;

         së katërti, për faktin që kjo vepër, e cila për gafet, lajthitjet dhe keqinterpretimet që përmban s’ka mundur ta mbajë fshehur të vërtetën objektive shkencore rreth përqindjes së përgjitshme shumicë të etnisë joserbe (shqiptare) në këto vise, e vërtetë kjo që zbërthehet pa vështirësi nga vet? teksti n? shqyrtim;

         së pesti, mbështetur po në ato fakte të shënuara me pahir nga autorët del i drejtë argumenti me shumë interes rreth të dhënave statistikore, veç e veç, sepse shikuar sot me sytë e realitetit, mund të thuhet se ato të dhëna edhe pse janë përzier me gënjeshtra e falsinterpretime makiaveliste rreth gjoja shumësisë serbe në këto troje, megjithatë sot mund të lexohen mbarë dhe njëherazi padyshim shërbejnë efektshëm si një bumerang kundër mbeturinave të nacional shovinizmit serbomash të sotëm dhe

         së gjashti, një e vërtetë e tillë sadokudo si pasqyrë faktesh historike për njerëzit normal në gjendje normale por të prekur nga patologjia e së kaluarës nacional-shoviniste, mund të shërbejë, tash e menjëherë, si një medikament i efektshëm qetësues për esëllimin e mendjeve, pra, ende të turbullta, jo vetëm të disa studiuesve, por edhe pushtetarëve e kishtarëve aktualë serbë, të cilëve u jepet mundësia për ta dalluar gënjeshtrën nga e vërteta, e cila nuk mund të fshihet më, dhe pa hile politike të angazhohen për kërkim-falje e paqetim të sinqertë në marrëdhëniet serbo-shqiptare, për sot e nesër dhe për jetë e mot?!

         Sidoqoftë, për ne gjithsesi zgjon interes, në mënyrë të veçantë, jo vetëm përqindja, por plus edhe faktet gjuhësore-terminologjike, konkretisht si janë shënuar atëherë oikonimet përkatëse, si përdoren sot, por aq më tepër edhe për faktin si janë quajtur në atë vepër të Milojeviqit etnitë joserbe (shqiptarët e të tjerët), përkatësisht si janë reflektuar edhe në veprën e re të përpunuar nga zoti Vemiq mbi atë bazë, madje edhe si duhet me i kuptue dhe interpretue sot faktet e tilla mbështetur në realitetin objektiv të atëhershëm dhe të sotëm sipas të arriturave bashkëhore shkencore e pragmatike.

          Ç’është e vërtetë, për lehtësi studimi të të dhënave statistikore të shënuara në tekstin në analizë, veprën: Etnicka Karta Dela Stare Srbije, duke respektuar ecurinë metodologjike origjinale të përdorur nga autorët, ne, në këtë vështrim, po e trajtojmë të ndarë në tri zona:

         1) Zona e Kadillëkut të Kurshumlisë,

         2) Zona e Kosovës Qendrore, ku bie në sy sidomos qyteti i Prishtinës me disa nahi dhe

         3) Zona e Rrafshit të Dukagjinit (Metohisë), ku përfshihen tri qytetet e njohura edhe atëherë: Peja, Gjakova, Prizreni me rrethina ose malësitë e natyrshme të tyre që disa vise sot i takojnë Shqiprisë, por paksa edhe Malit të Zi.

          Meqë vepra e Milojeviqit, siç u cek më sipër, i takon zhanrit të shkrimeve të tipit shovenonacionaliste-makiaveliste, ku në njëfarë mënyre autorët i lejonin vetes shtrembërime të fakteve në dobi të serbizmit si ideal etj., shprehim habi, pse autori i sotëm i hartës (hartave) z. Vemic nuk distancohet lidhur me të dhënat nga ajo vepër, por bie edhe vet në makiavelizëm, apo jo? Me fjalë të tjera, ky autor nuk ka mundur me i shpëtue atij ndikimi, madje bën edhe teprime, ngase i seleksionon dhe i komenton faktet paksa ndryshe, që na bën me dyshue se ka rënë me qëllim në pus jo të pastër, ngase është zhytur në të përkrahurit e të pavërtetës. Ne duke u bazuar në abjektivitetin shkencor dhe duke u mbështetur fort në të dhënat që me pahir i ka shënuar vetë udhëpërshkruesi (më 1866/67), të cilat i përsërit verbërisht hartuesi i sotëm, në komentimin tone bëjmë pasqyrimin real të gjendjes së atëhershme, por paksa edhe të sotme.

         Sidoqoftë, megjithatë ne shfrytëzojmë rastin edhe t’i falenderojmë autorët-hartues për ndihmesën që na dhanë me pahirë në të mirë të pasqyrimit të realitetit duke rishikuar gjendjen etnike serbe/joserbe pikërisht ashtu siç paraqitet numerikisht në atë vepër, por me interpretim real të emërtimeve përkatëse të etnive, dhe në këtë mënyrë ia bëjmë me dije të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, jo vetëm opinionit tonë, përfshirë edhe ata që e quajnë sot veten serbë në Kosovë, por njëherazi përpiqemi të ndihmojmë edhe autorin Vemiq e opinionin e gjerë në Serbi, në Europë e në botë rreth kësaj të vërtete, duke drejtuar gishtin se ku qëndron lajthitja ose gabimi i qëllimshëm.

         Ne, këtë punë po e bëjmë, pra, me qëllim për të ndihmuar edhe hartuesin e sotëm si dhe interpretuesit e tjerë të veprës në shqyrtim, sepse nga keqinterpretimi i të dhënave të tilla, duke injoruar gjuhën shqipe si kriter real etnie, jo vetëm janë plasuar e formëzuar koncepte jo të drejta makiaveliste false kundër shqiptarëve në atë vepër e si rrjedhojë gjithandej në Europë e në botë, gjë që, jo vetëm të mos vazhdojnë edhe sot me një propagandim të tillë gafëzues, por edhe ta bëjnë përgenjeshtrimin e duhur, në mënyrë që nga gënjeshtrat e tilla mos të bijnë pavetëdijshëm viktima të reja, qoftë disa nga njerëzit thjeshtë, qoftë nga studiuesit përkatës pa tendencë makiaveliste, ku si të tillë konceptualisht, e themi me keqardhje, si duket kanë rënë, mbase pavetëdijshëm jo vetëm hartuesi, recensuesi, po edhe vetë drejtuesit e SANU-së që kanë lejuar botimin e kësaj vepre  pa vlerësim të duhur kritik.

         Me fjalë të tjera, ne, bazuar në fakte që zbulohen nga analiza e zbërthimi i kësaj lënde, qartësojmë pa vështirësi këto të vërteta:

         së pari, rreth pranisë së popullit shqiptar në viset e ashtuquajtura serbe me fe e besim të njëjtë ortodoks (pravosllav) dhe

         së dyti, rreth përqindjes së raportit serbë/joserbë (shqiptarë) të gjendjes etnike të atëhershme në këto hapësira, që sipas statistikës së shënuar në veprën në shqyrtim, sipas interpretimit real siç tregojnë faktet, duke e pasur si kriter gjuhën e etnisë, ku assesi rezultati nuk del në dobi të serbëve, siç është propaganduar pa të drejtë atëherë e deri në ditët e sotme, po del në anën e kundërt.,gjithsesi me rezultat të pëmbysur, në dobi të etnisë joserbe, shqiptare.

         Siç dihet, mbi bazë të atyre koncepteve të gabuara rreth injorimit të gjuhës së masës shqipfolëse janë bërë padrejtësi tejet të mëdha ndaj etnisë shqiptare, dhe si rrjedhojë janë përdorur masa shnjerëzore monstruoze direkt e indirekt, jo vetëm kundër asaj etnije me fe muslimane e katolike, por edhe ndaj masës ortodokse shqiptare dhe të familjeve laramane ortodokse shqiptaro-serbe që nuk ishin të rralla atëbotë që kanë lënë gjurmë të pashuar deri edhe sot e gjithë ditën në trevat tona.

         Pra qëllimi ynë është vetëm e vetëm pasqyrimi i së vërtetës, ngase drita e së vërtetës do të bëjë të mundur të zbutet ose edhe të shuhet krejtësisht urrejtja e mjellë nga shovinizmi shtetomadh serb i atëhershëm i përkrahur e nxitur edhe nga Kisha Ortodokse Serbe, madje edhe nga ndonjë studiues me aso tendence, shkencërisht joserioz dhe kjo e keqe me ndihmën e së vërtetës së Zotit, kërkojmë të spastrohet nga mendjet, zemrat e shpirti i serbëve normalë e sidomos të të rinjtë me orientim human europian Në këtë mënyrë tek të gjithë serbët dhe të tjerët që ndjekin rrugën e Perëndisë dhe të njerëzishmërisë në kokat zemrat e tyre lusim të mos mbetet asnjë shibël urrejtjeje ndaj shqiptarëve që ishin bashkudhëtarë më të sinqertë e besnikë në historinë e përbashkët, të cilët, siç del katërtcipërisht edhe atbotë e sot u tradhtuan dhe u akuzuan krejtësisht pa faj. U akuzuan të pafajshëm që nga fillimi e në vijimsi dhe aktualisht vetëm nga lakmia e kokave të dikujt për t’i grabitur trojet e tyre dhe kështu me një esëllim të duhur plotësisht dhe njerëzishëm të pranohet, pra, e vërteta e Perëndisë, nga e cila vjen paqetimi i sinqertë ndëretnik duke u shuar urrejtja e mjellë nga ajo lakmi pa kurrfarë të drejte dhe mbi këtë bazë kërkimfaljeje të gërshetohet tamam miqësia e vërtetë fqinjësore me bekim hyjnor, e cila si e tillë duhet të shërbejë si shembull jo vetëm për popujt e ballkanit e të Europës por edhe të botës.

         Këtë paqetim e shohim të mundur jo fort larg, nëse studiuesit e paanshëm në radhë të parë serbë, ia afrojnë vetvetes dhe opinionit serb të vërtetën objektivisht me analiza serioze dhe e pranojnë në njërën anë dhe njëherazi edhe shteti dhe kisha serbe esëllohen dhe konstatojnë ose predikojnë si duhet po ato të vërteta të bekuara në udhën e Zotit, siç udhëzojnë mësimet e shenjta biblike, por gjithsesi, në anën tjetër, kërkohet që edhe studiuesit e intelektualët shqiptarët, ashtu si edhe shteti e organizmat përkatës të gjykojnë drejt, të përgatisin opinionin dhe qarqet përkatëse që të jenë jenë realistë në kërkesa, të mos synohet vetëgjyqësi, njëfarë kërkimborxhi pa kontrollë… shtrirje përtej Mellës ose Mollës së kuqe…, madje deri shporrje për shkak të vandalizmave të së kaluarës së paharruar drejt stepave(!) etj. Është tjetër gjë njohja me realitetin e hidhur nga e kaluara dhe tjetër gjë brutaliteti apo mjellja e panikut për hakmarrje , i cili duhet të shndërrohet në drejtësi e paqetim.

         Gjithsesi, të dyja palët ta kuptojnë realisht të kaluarën e largët dhe mos të kujtojnë vetëm të këqijat, por edhe afërsitë simbiozore të imponuar nga bashkëjetesa historike ndëretnike e ndërfetare shqiptaro-serbe, deri edhe në situate të paimponuara me lidhje gjaku e farefisnie në kohëhapësirat përkatëse, që dëshmon edhe ADN-ja e sotme, ngase populli si popull, përveç mosmarrëveshjeve, egoizmave brenda vetvetes e me fqinj, gjatë bashkëjetesës ka pasur më shumë mirëkuptime ndëretnike e jo vetëm armiqësi e orvatje shfarosjeje, siç po propagandohet ende diku-diku , deri edhe në disa komentime të njëanshme nga të dyja palët. Gjithsesi kërkohet nga shteti dhe kisha e sotme serbe që duke gjykuar padrejtësitë gjenocidale nga okupimet e së kaluarës, tashembastashti të veprohet pa intrigancë në të mirë të së tashmes, në të mirë të së ardhmes dhe në të mirë të paqetimit të vërtetë ndëretnik fqinjësor serbo-shqiptar, për jetë e mot. Njëharazi kërkohet që të dyja palët e sidomos shqiptarët t’i shërojnë, po mos t’i harrojnë plagët e marra jo vetëm në shtatin historiko-gjeografik, por edhe në mendje e shpirt.

         Po përsërisim, arritja e këtij paqetimi me esëllim ndërgjegjeje ndaj të së vërtetës, si kusht për pajtim të plotë serbo-shqiptar, është edhe mesazhi kryesor i këtij vështrimi.

Krei I

RRETH RAPORTEVE STATISTIKORE NDËRETNIKE SERBO-JOSERBE (shqiptare)

SIPAS VEPRËS “Etnicka karta dela Stare Srbije”,

ME TË DHËNA INTERESANTE NGA VITET 1866-1867 PËR KOSOVËN

 Hyrje

         Sipas tekstit që konsultuam nën titullin Etniçka Karta dela Stare Srbije /Harta etnike e një pjese të Serbisë të Vjetër/ (1871-1877) nga hartografi M. Vemi?, që ne në punimin tone e modifikuam: “Injorimi i gjuhës shqipe si kriter i së v?rtet?s nga Milosh S. Milojeviçi (1866) e të tjerë, sot bumerang ndaj të gjithë fanatikëve dhe nacional-shovinizmit serbomadh”, arritëm në të dhëna me shumë interes, të cilat të interpretuara drejt do të ndihmonin shumë aktualisht në mirëkuptimin e paqetimin e marrëdhënieve ndëretnike serbo-shqiptare për sot e për nesër dhe në vazhdimësi, për jetë e mot.

         Në të vërtetë, nga teksti që e kemi në analizë:“Etniçka Karta dela Stare Srbije” (2005) botim i SANU-s, libri 61 /internet/, Beograd, SANU 2005), përpunuar e hartuar nga z. Mir?eta Vemi? sipas udhëpërshkrimit të z. Milosh S Milojeviq, dhe me parathënien dhe epilogun shkruar nga akademik Vladimir Stojan?evi?, na bëhet me dije se në fundvitet e 1860-a, me urdhër shtetëror të Principatës Serbe dhe me pëlqimin e tij, intelektuali dhe studiuesi Miloš S. Milojevi? dërgohet në emision special në të ashtuaquajturën Stara Serbi për të vjelë material, sidomos për elementin serb, në përputhje me frymën e planprogramit të nacional-romantizmit pansllavist serb Naçertanije (1844) të Ilija Garashaninit (1812-1874), program sekret ky i politikës së jashtme nacionale serbe (i përpunuar ndërkohë nga Shoqata e dijetarëve serbë pranë Principatës serbe (Smederevë –Beograd), sipas të cilit Serbia duhet të punojë për çlirimin e bashkimin e të gjithë serbëve në Ballkan, përkatësisht të tokave serbe “kudo ku janë” (V. S. Karadži?). Në të vërtetë Programi në fjalë ndërkohë u përplotësua edhe në Mbretërinë Serbe edhe nga pasardhës të Garashaninit e të M. Milojeviçit, ndër ta më të zëshëm ishin: N. Pashiq, Gjorgjeviq, Cvijiq etj., të cilët me pushtimin dhe përvetësimin e Serbinë Jugore (1878), përkatësisht Arnautllëkut Verior, shtuan oreksin për shtrirje të mëtejme, duke u mbështetur edhe në mitin folklorik të krijuar më parë si Stara Serbi e Maqedoni, ku veçohej Shqipëria e Veriut e sidomos Kosova e Metohia, të cilën Milojeviçi e të tjerë e quanin Prava Srbija (Serbia e Vërtetë), por në plan ishte madje jo vetëm çlirimi e bashkimi edhe i Maqedonisë e vise të tjera që ishin në administratën e Perandorisë Osmane, por së fundi në bashkëpunim me Greqinë e Malin e Zi. Me nj? fjal? planifikohej “të çliruarit” e tërë Turqisë europiane (Rumelia, përkatësisht Arnautllëku i Turqisë), sepse për këto toka gjoja Serbia më tepër se çdo shtetet tjetër e kishte të drejtën e shenjtë fetare e historike që nga Mesjeta (!), ngase në shek. 14, këto hapësira paskan qenë në përbërje të Perandorisë Nemanjide, selia e së cilës fillimisht nga Rasha (Rashka) paska qenë shtrirë e sforcuar në Kosovën e sotme, prandaj edhe emërtohej kjo trevë propagandisht nga serbët si Prava (stara) Srbija. Së këtejmi këtë fryrje sugjestive fantastike lypsej sadokudo arsyetuar me “fakte” se gjoja ende në këto hapësira eksiztonte elementi serb, dhe se ende flitej serbishtja dhe se populli që jetonte si shumicë në këto troje edhe pse tani nuk quheshin serbë po “shkipsi”, ata në të vërtetë kanë qenë serbë dhe gjoja edhe aktualisht nuk fshihet prejardhja sllave serbe e tyre, por disa prej tyre qenkan shqiptarizuar me dhunë(!) etj. Makineria propagandistike serbe, pra përpalli mendime se këtë popull, që tani paraqitej shumicë që në tekst edhe pse më parë nga sllavët e parë, quheshin arbanas tani quhen jo zyrtarisht shkipsi ose shkipjani. Në të vërtetë, veç atyre me prejardhje sllave, megjithatë në këto “toka serbe” jetonin edhe arnautë, por sipas këtij teksti ata nuk nuk ishin autoktonë, ata i kishin sjellë këndej, qoftë grekët, qoftë turqit, apo gjoja edhe vetë sundimtarët hershëm serbë!! Pikërisht një arsyetim të tillë absurd ndër garashaninët e në mos qoftë vetë shpikës Milosh S. Milojevic, e përdornin edhe të tjerët. Pikërisht me këtë koncept të paraformuar edhe Miklojevici niset në misionin e tij, siç u cek më parë, andaj kjo ide edhe del e gërshetuar në qëllimin e misonit të tij rreth domosdosë së paraqitjes shumicë të etnisë serbe në këto regjione, por pikërisht ky supozim nuk i del mirë në materializimin e shifrave.

         Ç’është e drejta, ndërkohë, pas krijimit të Jugosllvisë Socialiste lidhur me saktësinë e të dhënave nga udhëpërshkrimi e harta e tij, si dhe veprat e tjera M. Milojeviçit, historianët e hulumtuesit zyrtarë serbo-jugoslavë e të tjerë kishin shprehur rezerva të ligjshme, dhe për këtë kishin të drejtë, sepse vepra e tij nuk mund të cilësohej si burim i mbështetur shkencrisht në kuadër të shkencës serioze europiane dhe si të tillë pothuaj qe mënjanuar edhe nga qarqet shkencore serbo-jugosllave. Mirëpo, si duket pas zhbërjes së Jugosllavisë (federale), pastaj pas Çlirimit ose ndarjes së Kosovës nga Serbia 1999 dhe shpalljes së saj Shtet i Pavarur e Sovran (2008), propaganda serbe në valët e turbullta të lundrimit të saj zbuloi materialin e tillë të pasivizuar nga arkivimi rregallë, të cilin vazhdon ta ringjallë edhe me ribotimin e dorëshkrimeve të tij, siç u bë me ribotimin e përpunuar të veprës me titull: Etnicka karta dela Stare Srbije (Hartë etnike e një pjese të Serbisë së Vjetër) për ta përdorur si edhe këtë material, bashkë me mjete e insuata të tjera propagandistike kundër Pavarësisë së Kosovës.

         Sidoqoftë, ne kemi bindjen se shkencëtarët e vërtetë serbë e dinë se materiali i tillë, edhe pse i lyer e ngjyer me bojna e i përkthyer në gjuhën angleze, është një trinë dërrasash e pagozhduar mire në dallgët e zhvillimit shtetëror e ndërkombëtar dhe nëse i shtrohet sadopak kritikës serioze, saiç po bëjmë ne, duke e pasur gjuhën shqipe si kriter të së vërtetës, që puqjen e parë me dallgëzimin do t’i çarten ngjyrat dhe do t’i shpartallohen dërrasat dhe si bumerang jo vetëm do t’u a v rasin këmbët, por do t’iu përplasen fytyrës prapagandistëve të tillë, ngase jo me shumë mund del në shesh e vërteta , gjithsesi jo në dobi të përqindjes serbe, por të asaj joserbe (shqiptare) në trevat e atëhershme të Kosovës e më gjerë.

         Ç’është e drejta, pasi të metat nga një rehabilitim ose botim i tillë i veprës në fjalë mund të shihen, jo vetëm nga specialistët e degëve përkatëse, por edhe nga amatorët, apo jo, ne lidhur me këtë shprehim dhimbsuri, jo vetëm për konsultuesin akademik si dhe për botuesin SANU të veprës në fjalë, por edhe çudi për vetë autorin z. M. Vemi?! Është fjala, konkretisht, për vështrime e analiza përkatëse objektive që po i bëjmë ne, të cilat do të ndihmonin në të zbardhurit e raporteve reale ndëretnike serbo-shqiptare për sot e nesër. Së këtejmi, ne më tepër si një dashamirës i së vërtetës, si intelektual i pavarur, adhurues i sinqertë i paqetimit ndëretnik shqiptaro-serb, pa asnjë shibël urrejtjeje dhe anshmërie, për aq sa dimë, morëm për sipër që me këtë veshtrim të japim ndihmësën tonë lidhur me të sqaruarit e drejtë të disa çështjeve të trajtuara ose të prekura joobjektivisht mbase   jo aq me ndonjë tendencë makiaveliste,por për mungesë koncepti, apo jo?! 

         Gjithsesi, duam të besojmë, se tashmë janë pjekur kushtet që shumë gjëra të plasuara më parë dhe aktualisht në marrëdhëniet serbo-kundërshqiptare duhet të rishikohen me gjakftohtësi dhe të revidohen të këqijat në mënyrë sa më të mundshme reale. Në të vërtetë, autori M. Vemi? mbase duke qenë i ndikuar nga autoriteti i veprimtarisë atdhetare voluminoze vërtet grandioze të shumanshme të M. Milojeviçit për kohën, me fantazinë e bujshme krijuese në të mirë të jetësimit romantik, përkatësisht sforcimit të serbëve e serbizmit dhe zmadhimit sipërfaqësor apo shtrirjes së suksesshme të Knezhevenës serbe: nga Pashallëku i Beogradit, qoftë 10 vjet pas atij udhëpërshkrimi, por edhe më vonë deri sa qe në jetë, nuk ka mundur të dallojë mirë ose ta qërojë pjesën shkencore e atdhetare pozitive, nga ato pjesët lajthitëse makiaveliste antishkencore si metodë të cilën e shfrytëzonte atbotë Milojevi? me jo pak bashkëpunëtorë e pasues të tij. Për mendimin tonë, M. Vemi?, bie viktimë e atij autoriteti, dhe të situatës së sotme të përmjegullt, pa menduar se një punë e tillë siç po e bën sot ai, nuk i sjell asnjë të mire as shkencës në përgjithësi, as Serbisë, askujt, përkundrazi i jep hije jo të mir? atij si studiues dhe as SANU-s, e cila njihet si instutucion i njohur ndërkombëtarisht, që e përfaqëson Serbinë e kulturën serbe në botë jo me rrena, po me të vërteta shkencore, me dije të vërtetë objektive.

          Së këtejmi, në bazë të asaj që zbuluam ne nga trajtimi i materialit nga kjo vepër (2005) dhe nga sqarimi shtesë në veprën tjetër që ka bërë ndërkohë z. Mir?eta Vemi?, del sheshit se e vërteta e tij tregon të kundërtën e realitetit, që është thënë edhe sipas pjesës së zgjedhur nga hartuesi i kësaj harte lidhur me përqindjet etnike përkatëse serbe e joserbe në Kosovën e atëhershme (1866).

         Mendimin tonë të sipëshprehur do ta argumentojmë gjatë shtjellimit të kësaj teme, prandaj lus lexuesin e nderuar dhe studiuesit solidë, përfshirë edhe ata serbë dhe vetë autorin e hartës, z. Vemic, që nëse do për ta kuptuar më mirë “TË VËRTETËN” që sa po ceket prej nesh, të marrin pjesë në gjykimin që del nga analiza dhe sidomos të kenë kujdes lidhur me interpretimin e fakteve dhe të japin kontributin e tyre objektivisht, qoftë edhe me përplotësimin e golleve ose përmirësimin e ndonjë çështje që mund të ketë mbetur pa u qartësuar mirë në vështrimin tonë. Sigurisht, në këtë drejtim kërkojmë prej tyre, që t’i konsultojnë edhe veprat e specialistëve shqiptarë e të huaj, të cilët e kanë rrahur këtë temë edhe me kompetencën e duhur, por që sipas meje nuk kanë qenë shterrues dhe bindës.

         Sidoqoftë, nga lexuesit dhe studiuesit kërkojmë, që t’i kenë parasysh edhe veprat e specialistëve objektivë që rrahin këtë temë, siç është edhe punimi i akad. Srdjan Atanasosvskit, “Prodhimi i Serbisë së Vjetër” (Koha ditore – kulturë, prill-maj 2017), i cili, veç tjerash, cek edhe manipulimin me të dhëna pseudoshkencore nga hartat etnike “anakronike” të M. Vemiqit, si edhe veprën vëllimore të Petrit Imamit.

         Sidoqoftë, ne, edhe pse më tepër jemi përqëndruar në konstatime konkrete rreth injorimit të gjuhës dhe historisë shqiptare, disa nga konstatimet e këtij autori (Vemiq) i kemi shfrytëzuar në të mirë të përforcimit të mendimeve tona gjatë analizës bërë sipas n?nkrerëve përkatës, ku i trajtuam çështjet, si:

        së pari, sqarimi dhe rivlerësimi i disa termave inkoherentë sot të paqëndrueshëm ose të keqinterpretuar nga legjenda që e shoqëron këtë vepër;

       së dyti, disa konstatime si fakte të keqinterpretuara, duke pasur parasysh gjuhën e folur, të cilat në disa raste pak a shumë pasqyrojnë gjurmë së vërtetës të shprehura me pahir nga autori e botuesi i sotëm, edhe pse të mbuluara mjegullisht sipas parimit makiavelist që ne gjatë analizës jemi përpjekur t’i zbardhim në këta tre tituj: 1) Konstatime nga Zona e Kadillëkut të Kurshumlisë, 2) Konstatime nga Zona (nahitë) e Kosovës Qendrore dhe 3) Konstatime nga Zona (nahitë) e Rrafshit të Dukagjinit (Metohisë);

      së treti, disa venerime dhe sqarime plotësuese tona rreth lëndës së trajtuar konkretisht nën hijen e gjuhës së shkrimit të oikonimeve, sipas raportit sllavisht-shqip;

      së katërti, për hir të së vërtetës kërkohet nga lexuesi dhe studiuesit të mbajnë qëndrim kritik ndaj gjykimeve makiaveliste të autorit të udhëpërshkrimit si dhe hartuesit të hartës dhe vlerësuesit të veprës së mëparshme dhe të re dhe të politikës shtetomadhe serbe të asokohshme, të ndërkohsme dhe të sotme, të cilat ishin dhe janë shumë të dëmshme për marrëdhëniet shqiptare-serbe, pra, që mjerisht nuk reshtin edhe sot qarqe të caktuara, edhe pse, atëherë dhe sot kishin e kanë mbështetje në gënjeshtra lidhur me këto të vërteta që e kemi  ne si temëshqyrtimi analitik dhe

         së pesti, me qëllim që edhe më mos të vijohet me gafe të tilla të rënda, të cilat patjetër pengojnë që të arrihet e tashmja dhe e ardhshmja e dëshirueshme në këto raporte ndërnjohëse serbo-shqiptare, ne, lidhur me këtë, në krerët vijue sollëm sqarime rreth termave: potur (patur shqiptarë e serbë), pastaj shkizmë, shkja e shqiptar si dhe sollëm në kujtesë disa të vërteta historike rreth qeniesisë shqiptare me gjuhë e virtyte si komb i vjetër i këtyre trojeve, të cilat duhen njohur e jo injoruar si fakte të padiskutueshme, në mënyrë që këto marrëdhënie serbo-shqiptare tash e në vijim të ecin drejt normalizimit të plotë e të vërtetë paqësues, që njëherazi është edhe mesazhi kryesor i këtij shkrimi.

         Jemi përpjekur, pra, që syzheja me kokluzionet përkatëse e këtij punimi të jetë vërtet me vlerë dhe të ndikojë pozitivisht në marrëdhëniet serbo-shqiptare, në përputhje të disa deklaratave (që do të dëshironim të mos jenë vetëm politike) që po plasohen në këtë drejtim nën sugjerimin e BE-së, nga drejtuesit aktual të shtetit të Serbisë, po edhe të atij të Kosovës e Shqiprisë.                                                                                           

I. DISA KONSTATIME RRETH TERMAVE NGA LEGJENDA

DHE NDONJË SQARIM I DOMOSDOSHËM

         Duke u nisur nga shkalla e dijes së përdorimit të sotëm, por që edhe të atëhershëm, për dijetarë jomakiavelistë serbë e ndërkombëtarë objektive, disa terma nga vepra e M. Milojeviçit, logjikisht ka qenë e mundur të jenë më të qartë, më të përgjithësuar, pasi në serbishte shumë para tij për shqiptarët përdorej termi arbanas e arbanashki jezik, ndërsa ky si më bashkëkor e njihte edhe termin gjuhë shqipe (shkip/ski) dhe emrin shkip/s (arbanas), por me qëllim në atë vepër manipulonte me terma të ndryshëm, siç vepronin edhe qarqe të caktuara  me përdorimin e trajtës turke arnaut për konceptin shqiptar. Lidhur me këtë, në shenjë sqarimi, së pari, po fillojmë me paraqitjen e legjendës nga vepra (2005) dhe së dyti, do të japim disa përplotësime që domosdo imponohen lidhur me disa emërtime të përdorura atbotë dhe si është dashur kuptuar atëherë e mirëkuptuar sot, qoftë të mbetura si historizma ose jo, ngase edhe tashtit disa koncepte që mbulohen me termat përkatës nuk janë të qartë, qoftë për masën e gjerë, qoftë mbase edhe për disa intelektualë e studiues të papërvojë e joprofesionistë në fusha e domene të caktuara, të cilët konsultojnë hartat.

1. Legjenda: shenjëzimi e rubrikat:

         a) Shenjëzimi:

1) * (yllthi)- vendi i paidentifikuar i termit në hartat bashkëkohore.

2) / - /- (shenja vizël/vizël) tregon popullatë etnikisht të papërcaktuar ose entitet të përzier ose-ose.

3) S - serbë.

4) P - serbë të islamizuar (poturë).

5) A – arnautë (arbanas të islamizuar).

6) O – osmanli (turq të deklaruar).

7) L – latin (katolikë vendës ose në raste serbë të katolikëzuar!).

8) Ç – çerkezë (etnitet i islamizuar, joserbë).

9) C – ciganë (romë vendës joserbë ose në raste ciganë të serbizuar).

10) nv – vërejtje–sqarime rasti, zakonisht mbi numrin rendor të përsëritur në nënnjësi përkatëse

   të Regjistrit të përgjithshëm etj.

         b) Rubrikat:

1) Numri i përgjithshëm rendor i vendbanimit.

2) Numri rendor i ndonjë grupimi ose njësie a nënnjësie dalluese.

3) Emërtimi i vendbanimit (qirilicë) nga autori.

4) Emërtimi i sotëm i vendbanimit (latinicë) nga botuesi i sotëm i veprës.

5) Numri i shtëpive sipas emërtimit (inicialeve) të etnive.

6) Përbërja etnike e banorëve, numri i shënuar (po ose jo) sipas inicialit të etnisë përkatëse.

7) Vërejtje - ndonjë sqarim a korrigjim rasti, më fort të ndonjë vendbanimi (i shënuar në qilirilicë nga përpunuesi).

Shënim: Si duket tërë renditjen e sidomos dy rubrikat 4) dhe 7) dhe shenja e yllthit si dhe disa sqarime janë shtuar nga hartografi, përkatësisht nga përpiluesi (përpunuesi) i kësaj vepre (harte).

2. Disa sqarime që imponohen sot rreth domethënies së shenjëzimit për grupet përkatëse etnike

             1) Me shenjë-inicialin S zëvendësohet termi i etnonimit serb. Me këtë term serbë në këtë burim konsiderohen të gjithë ortodoksët (zakonisht pravosllavë, sepse etnia serbe me fenë ortodokse pravosllave del identike), edhe pse mbase etnikisht mund të mos kenë qenë të gjithë të atij entiteti (kombi) ose të atij riti (fetar). Në fakt, realiteti tregon se nën këtë emërtim llogariteshin edhe shqiptarët e vllehët ortodoksë e të tjerë në kuptim të ngushtë, po gjithsesi, siç do të vërtetohet edhe gjatë analizës, në serbë përfshiheshin në raste edhe ciganët, madje edhe katolikët, ngase nga të prekurit nga rryma e nacionalizmi pansllavist të kohës, ku bënte pjesë atbotë edhe M. MIlojevi?, edhe kroatët konsideroheshin serbë të latinizuar, ashtu siç konsideroheshin edhe maqedonët e sotëm (serbë të bullgarizuar), boshnjakët (serbë të islamizuar), malazezët serb të kulluar, deri edhe arnautët e sidomos arnautashët serbë të arbanizuar (qoftë të islamizuar ose jo)! Së këtejmi, në të dhëna statistikore në këtë lëmë, shikuar nga ky aspekt sipas makiavelizmit edhe mund të kenë ndodhur për atë kohë edhe manipulime të lejueshme zyrtare, apo jo?!

           2) Me shenjë-inicialin P simbolizohet termi poturë d.m.th. serbë të turqizuar, ngase serbi duke u islamizuar, sipas këtij burimi e përgjithësisht konsiderohej se ishte tjetërsuar, ishte bërë potur: polaturçin /(po(l) + tur(çin)/ ose poturçenik, poturica ose për makiavelistët merrte edhe atributin: izdajica (tradhtar) që në shqip trajta potur mund të kalkëzohet fjalëpërfjalshëm (bukvalisht) me barasvlerësin: gjysmëturk (gjysë+turk), ose siturk (si+turk, sikur+turk!) jobash+turk apo përbuzësisht turkoshak(!).

         Në të vërtetë, kjo fjalë sllave në shqipe ka hyrë në trajtën patur (ndryshimi o/a), kështu e ndeshim në ligjërimet popullore si dhe në Fjalorin e Bashkimit (1908), me kuptimin: “ai që e lëshon fenë e të parëve”. Edhe te ne në Kosovë, e gjetiu, e ndeshim po trajtën patur, po zakonisht me kuptimin: “shqiptari jo me veti vërtet malësori (me burrni e besë)” apo “shqiptari jo aq mikëpritës” ose “ai që nuk e flet shqipen aq pastër me theks të një odatari fisnik”, por ka të bëjë, përgjithësisht me ndonjë familje laramane (ortodokse – muslimane), por që anon nga shqiptarizimi, duke u liruar ose jo nga ortodoksizmi pravosllav, zakonisht ishte fjala për disa të shpërngulur më herët nga Serbia ose edhe vendës, të cilët tashmë si rajë përziheshin me jerli (vendës rrafshakë), por që ende nuk i njihnin mirë rendet e odës e të burrnisë sipas vendit e kuvendit të kodit fisnor tek ne), term ky që s’kishte të bënte fare as me turqeli as me muhaxherët e mëvonshëm (pas 1876-78-s).

         Po sidoqoftë, në këtë vepër fjala potur, merr kuptim shumë më të gjerë, nga sa u tha. Në këtë vepër poturët trajtohen si grup i veçantë etnik, jo si shqiptarë, siç ishin, por si: serbë të islamizuar(!). Njerëzit e tillë për nga feja dhe kombi konsiderohen se kishin qenë vetëm serbë (edhe pse mbase kishin qenë vetëm me fe ortodoksë), të cilët ndërkohë ishin konvertuar në konfesionin e turkut, andaj serbisht quheshin, siç u tha, poturi, poturçini ose poturice, dhe së andejmi edhe në shqipe te ne hyri termi paturë, por me kuptim shumë më të ngushtë e pejorativ, nga koncepti që i jepet në këtë vepër.

         Lind pyetja njerëzit e komuniteteve të tillë, kishin qenë vërtet serbë serbishtfolës apo ndoshta vetëm ortodoksë me fe, ndërsa flitnin shqip ose vllahisht, apo jo, siç ofron logjika dhe e vërteta, ngase ata poturë, serbë të quajtur sipas autorit në trevat që shënon ai, sidomos në Kosovën e sotme, siç tregon realiteti, vërtet kishin qenë dhe ishin joserbë, dhe pa kurrfarë mëdyshjeje kishin qenë ortodoksë shqipfolës, pra kishin qenë shqiptarë dhe me rastin e konvertimit kishin mbetur po shqiptarë, d.m.th., shqiptarë me vulë, që si tapi kishin gjuhën shqipe. Këtu qëndron paqartësia e konceptit të kësaj dukurie tek ndokushi, mjerisht edhe te shënues-regjistruesi si dhe rihartuesi i hartës, apo jo?! Andaj, kush do me njoftë të vërtetën e shqiptarëve (paturë të Kosovës e më gjerë) nuk e ka të vështirë, duhet t’i shkojë mendja se ata kishin qenë ortodoks shqiptarë. Dhe kjo del edhe më e kuptueshme kur shtrohet pyetja, në fakt kur të tillët u gjysmëturqizuan (apo u paturëzuan), d.m.th., u konvertuan në fenë islame (arabe-turke), flitnin turqisht, apo vazhdonin të flisnin familjarisht shqip apo serbisht!? Nga realiteti mësojmë, që të gjithë të konverturit e tillë, të cilët nga autori shënohen si poturë (serbë) në trevat tona, nuk kishin qenë serbë, por ortodoksë shqipfolës, d.m.th. shqiptarë të mirëfilltë, të cilët, edhe pse e ndërruanë fenë e shkive (shkizmën), qoftë të ritit romeas (grek), qoftë atij pravosllav (serb) dhe kaluan në fenë islame, ndoshta vetëm formalisht, ata gjithsesi mbeten po shqipfolës, siç edhe kishin qenë familjarisht edhe më parë. Mjerisht, një e vërtetë e tillë e qindpërqindtë nuk njihet e respektohet nga Milojeviçi, madje nuk respektohet as nga përpiluesi i sotëm i hartës, z. Vemiq. Lidhur me këtë faktohet edhe një e vërtetë tjetër, përveç shqifolës ortodoks, kishte edhe shqiptarë katolikë, të ortodoksuar ose jo, deri edhe në Serbinë fillimishte, në Smederevë e gjithandej në ato vise, para ndodhjes së Pashallëkut të Beogradit. Një dukuri e tillë nuk mund të mohohet dot nga askush, po kësaj teme do t’i rikthehemi më poshtë, sepse kjo dukuri imponon trajtim më të thellë, më bindës dhe gjithsesi edhe më serioz.

         3) Me inicialin A ose me fjalë-termin arnaut (term zyrtar i marrë nga turqit), siç del aty, me të kuptohen vetëm disa arbanas, me gjasë, sipas autorit, katolikë gjithsesi të islamizuar, apo jo?! Në të vërtetë, edhe ky koncept, pothuaj historizëm i imponuar, del i tkurrur dhe në këtë kontekst etnie del i keqpërdorur shumë me dëm. Në të vërtetë, në këtë vepër është përdorur me tendencë se gjoja vetëm katolikët e islamizuar mund të quheshin arnautë, të cilët nga Malësia e Arnautllëkut Dukagjinas (Shkodër e Gjakovë), kinse me ndihmën e turqve, kishin invaduar këndej, në tokat serbe(!). E vërteta, rreth këtij historizmi qëndron ndryshe. Pa përjashtuar mbetje paganizmi, që nga predikimet e Shën Pjetrit e në vazhdimësi shqiptarët kishin qenë kryesisht të krishterë, madje me ndarjen e Perandorisë në atë Lindore e atë Perëndimore (më 395, përkatësisht 1054) ata, varësisht nga terreni ku jetonin, me imponim u detyruan që fetarisht t’u takonin dy sferave ose rrymave rituale: katolike edhe ortodokse. Rasti imponoi që shqiptarët katolikë të jenë më të ndërlidhur me Perëndimin. Kishin shtrirje më të vogël hapësinore (Raguzë-Tivar-Shkodër–Malësi) në krahasim me ortodoksët që shtriheshin pothuaj në  tërë Siujdhesën Ilirike, të cilët gjeografikisht (administrativisht) i takonin Bizantit ose ritit ortodoks. Kështu, ndërsa ortodoksët arbnorë (shqiptarë) që qëndronin në vise më lindore e jugore që ishin probizantinë, quheshin me emra të ndryshëm, si sllavë (serbë ose bullgarë) apo grekë, varësisht nga organizimi shoqëror e fetar, ndërkaq arbnorët e ritit perëndimor, edhe pse intimisht e ruajtën sadopak termin arbnor zyrtarisht nga osmanët quheshin latinë. Sot kjo e vërtetë historike njihet mjaft mirë, meqë në periudhën e mesjetës Dardania, Epiri (nga Siujdhesa Ilirike) gjeografikisht i takonin Bizantit, atëherë shqipfolësve më shumë iu imponua feja ortodokse e ritit bizantino-grek ose ndërkohë këndej nga veriu feja e ritik bizantino-sllav, ndërkaq hapësira e arbnorëve të ritit katolik latin, siç u tha, edhe pse nuk prlëjashtohet ndërndikimi, gjeografikisht ishte më e vogël. Natyrisht raporti mes këtyre dy rrymave nga lufta e interesave në trojet e vetë shqiptarëve, varësisht nga situate dhe dëshira që kishin drejt Romës në këtë aspekt gjendja nuk mund të ishte e qetë, andaj edhe e pësuan edhe vetë banorët e së njëjtës gjuhë folëse në krahasim me etnitë e tjera që u orientuan kryesisht drejt një riti, siç ishte shembulli me vetë sllavojugorët, nga tëcilët b.f. kroatët u latinizuan si katolikë, ndërsa serbët, si me thënë, u bizantizuan si ortodoksë.

          Sidoqoftë, shqiptarët (ortodoksë e katolikë), për shkak të tjetërsimit të emërtimeve që kishin nga trashëgimia: iliro-thrako-dardane-arbnore dhe të shtrirjes shumë të gjerë që e kishin të trashëguar, madje tash të kapur edhe nga formacione përkatëse fisnore-princore, si të thuash shtetërore, vazhdonin të quanin veten intimisht jo sipas gjuhës, por, si me thënë, sipas zyrtares, qoftë administrative, qoftë fetare. Pra, ata si autokton e quanin veten arbër arbnor e sëkëtejmi u quajtën fillimisht edhe nga të tjerët nga sllavët arbanas, nga grekët arvanitis, nga perëndimi alban alnaes dhe nga turqit arnaut, por ndërkohë ashtu të shpërndarë vise-vise edhe nga të tjerë identifikoheshin edhe me me emra të ndryshëm sipas formacionit shtetëror ose trevës gjeografike që i takonin, epirotë, maqedonë, serbë, grekë etj., por githnjë e më pak arbër, arbnorë, arbneshë, duke zëvendësuar me një emërtim ri shqiptar (*shkip/tar), term ky që u formëzua (ose supozohet se u riformëzua) më përzemër si emërtimi etnik , sigurisht para e sidomos gjatë e pas kohës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe në vijim, emërtim ky i fundit njihej edhe nga Milojeviqi, në disa trajta, si: shkipsi, madje edhe me shtrirje mjaft të gjerë. Krahaso nga origjinali i Milojeviçit: epiri i shkipsa (epiri e shkipësit), shkipi e eleni (shkipët dhe helenët), masa shkipsa  (masa e shkipsëve) etj. Madje ky njeh edhe termin “Albania i Epir – gde neprastano utamanjuju srbi u Pravoj Staroj Srbiji, Maqedoniji, Albaninama i td” (Shqipëria dhe epiri prej nga përzvogëlohen serbët në Serbinë e Vertetë të Vjetër, në Maqedoni dhe në Albanina! etj.) , ku sipas tij dominuaka jo shqipja që këtë rast e injoron po “gjuha e shpirti bullgar e jo ai serbë”… Madje vëren që në rrethinën e Pejës, pjesëtarit e fisit gash, të cilët fjasin goranski (gjuhën malësore) ose shkipske reci (fjalë shqipe)…edhe pse gjoja ky fis kishte prejardhje serbe, por, për çudi të tij “na shkipskom jeziku slave sv. Petka” (në gjuhën shqipe e kremtojnë Shën Premten). MIlojevici konstaton që Deçanin e kanë ruajtur afro 550 vjet dhe në këtë periudhë edhë nuk ka pasur dëmtime, sepse arnautët (gashët) e kanë ndjerë e respektuar si objekt adhurimi si të veten, por edhe aq më tepër se të v etin “pa jos i vise” (sipas P. Imamit), Ka edhe të dhëna të tjera për shkipësit (shqiptarët), por për ta, për shqiptarët, siç u tha, si term zyrtare në veprën në shqartim e përdor fjalë-termin turk arnaut.

          Po shtojmë paksa edhe këtë se disa studiues jo të paemër mendojnë se fjala shqip shqiptar del e përforcuar nga elementi musliman arbnor, në saje të të cilëve u bë përvetësimi i këtij emërtimi shqiptar, në shkallë etnie. Ndërsa katolikët edhe pse nuk e kundërshtuam, megjithatë më përzemër e kishin emërtimin e traditës arbnorë, mirëpo ndërkohë, sidomos te ne, kur muslimanët shqiptarë, nga shteti i Turqisë dhe ai i Serbisë quheshin turq, atëherë katolikët (latinët!!) e ndjenin veten se vetëm ata (latinët) ishin shqiptarë të vërtetë dhe kjo ishte pozitive. Sidoqoftë, ne nuk po ndalemi më sugjerime të tilla, ngase, në të vërtetë, siç u cek më sipër ata (njerëzit e thjeshtë) e quanin veten edhe ndryshe, sipas shtetit e pushtetit ku gjallonin, apo edhe sipas gjuhës fetare që respektonin dhe së këtejmi edhe pse nuk ishin etnikisht të tillë, quheshin: serbë, grekë, bullgarë, egjiptianë, turq, arabë, sikurse sot që po quhen të shpërngulurit tanë të hershëm si dhe disa emigrantë tanë të rinj (sipas meje mjerisht edhe nga masa) që po thirren në bazë të nënshtetësisë, ose shtetit ku punojnë, ku po e nxjerrin bukën ose po fitojnë mjete jetese: amerikanë, zviceranë, gjermanë, suedezë etj.

         Në të vërtetë, për trevat për të cilat po flasim, sipas veprës së Milojeviçit, kuptohet se shqipfolësit ose “shkipsat” e tillë, nuk kishin emigruar kundi, ata jetonin në trojet e veta, andaj, qoftë si ortodoksë apo katolikë, qoftë të islamizuar, gjithsesi ishin shqiptarë, siç tregojnë faktet, ngase komunikonin në gjuhën e vet shqipe (shkipsi), sidomos aty ku përbënin një shumicë, siç ishin jopak raste jo vetëm në Malësi, e viset e Kosovës, por edhe në viset ku sapo themelohej edhe shteti i Serbisë. Madje ndoshta vetë trajta arnautë (jo shkipsë ose arbanas) si term me origjinë turko-arabe e përdorur nga autori, duke u shfrytëzuar dinakërisht ashtu që përputhej me përdorimin e kësaj fjale në raste edhe në turqisht, ku veç tjerash, jashtë gjeografisë shqiptare, quheshin arnautë, shqiptarët, qoftë ortodoksë, katolikë apo muslimanë të pandarë, të cilët i lidhte edhe interesi sepse përveç vetive zakonore ata edhe flisnin një gjuhë: shqipen, por të cilët shërbenin zakonisht në formacione mercenare në vise të ndryshme të Perandorisë Osmane dhe si të tillë, ashtu si edhe në shtresa të tjera shoqërore, duke qenë lojal ndaj pushtetit, varësisht nga gjeturia, lojaliteti ose zotësia që tregonin, mund të zinin edhe poste e pozita në hiearkierkinë ushtarake, administrative jopezhorative, në raste deri edhe në pozita të larta ushtarake e shtetërore, si: zabitë, pashallarë, vezirë etj.,që tani quheshin zyrtarisht turq, e drejtë kjo që mund të gëzonin edhe etnitë e tjera në atë perandori osmane, ku siç thuhet respektoheshin në njëfarë mënyre elemente multifetare e multietnike, apo jo?

         Për rastin konkret mund të bëjmë një pyetje, meqë ky etnitet njihej shumë më herët me emrin arbanas nga serbët, përkatësisht nga pushtetarët mesjetarë serbë ose sllavë pse në këtë vepër nuk përdoret ashtu arbanas me kuptim neutral, por ngulmon në këtë vepër në përdorimin e termit poturi, madje është pozitive gjithashtu, sepse shqipfolësit në Malësi i njeh edhe me emërtimi shqiptarë (shkipjani) siç i quan ai, por nuk i konsideron etni, andaj themi se përdorimi arnaut, edhe pse ishte legjitim për kohën, megjithatë si dhe i shumë gjerave të tjera ishte përdorim nën ndikim makiavelist, apo jo? Sidoqoftë, ne kemi të drejtë të supozojmë se përdorimi i tillë arnaut u bë për qëllime të fshehjes se identitetit të vërtetë të shqiptarëve (arbanas ose shkiptarë) autokton, dhe u përqafua kjo fjalë turke, me qëllim që të manipulohej më lehtë me të vërtetën rreth tyre, siç kishin planifikuar të bënin makiavelistët garashanianë antishqiptarë, në përputhje me mësimet e pasuesve të naçertanies së tyre dhe msionarëve ruse, francez e të tjerë, të cilët urrenin Turqinë bashkë me fetaro-idelogjinë e tyre islame, apo jo??!

         Sido që të ketë qenë, ne, që punimin tonë e kemi bazuar në tekstin në shqyrtim, mendojmë se etniteti i shënuar arnaut logjikisht nënkupton shqiptarët katolikë të islamizuar, të cilët, tashmë bashkëjetonin familjarisht, fetarisht e gjuhësisht me të ashtuquajturit poturë, po ashtu shqiptarë, ndoshta ortodoksë e  katolikë të islamizuar. Në të vërtetë, oponenca fetare ose jo nga e kaluara nuk ishte fort dalluese edhe atëherë mes shqiptarëve të së njëjtës gjuhë: ortodoksë të islamizuar ndaj arnautëve (katolikë) po të islamizuar. Në të vërtetë, ky dallim ndërfetar edhe më parë nuk kishte qenë aq e forte I shënuar ndër shqiptarët, por tashti u bë edhe më e lehtëzbatueshme harmonia, ngase përveç gjuhës e traditave etnike të njëjta të përbashkët e kishin edhe fenë, por edhe më shumë idealin e lirisë dhe të mvetësinë vetjake, sepse nuk thuhej kot se “shpirti kryengritës i shqiptarit nuk njihte edhe më parë, siç nuk njeh fort edhe sot, kufizime fetare, krahinore, madje edhe as sociale”.

          4) Me inicialin L ose termin latin, shënohej konkretisht grupi etnik i komunitetit shqiptar katolikë që nuk quhej ashtu nga vetë etniteti, qoftë në fshatra, qoftë në qytete shqiptare, ngase ata në këtë anë, më fort njiheshin si arbnorë ose shqiptarë (katolikë). Në të vërtetë, atëherë nga osmanët zyrtarisht shënoheshin latinë, ngase turqit praktikisht përdornin këta terma: 1) latin për katolikët, 2) turq për muslimanët dhe 3) romei për ortodoksët (grekë, vllah, serbë, bullgarë, shqiptarë). Po këtu, në këtë vepër, dihet mire se kush ishin këta latinë që figurojnë si etnitet më vete?! Në Janjevë, sqarohen si serbë të latinëzuar (ose serbë të katolikëzuar!), po ata të njësive e nënnjësive të tjera regjistruese në këtë libërth që nuk ishin numerikisht aq pak, cilës etni reale i takonin?! Ne e dimë, siç e dinin edhe autori dhe faktorët e tjerë serbë, se edhe ata ishin shqipfolës (si arnautët e poturët), po pse nuk theksohej qartë e vërteta se latinët e tillë, vërtet, i takonin etnisë shqiptare katolike, që ishte zemra dhe thelbi historik që mbanin gjallë ndikimin properëndimor tek raca shqiptare. Themi kështu se atëherë, vetëm këta si të krishtenë katolikë, nën përkujdesjen e Austrohungarisë dhe ndërkohë të Italisë (Vatikanit) kishin të drejtë të kishin, jo vetëm kisha, por edhe shkolla e kolegje fetare dhe aty të kultivonin sadopak shqipen edhe në mesha e në shkolla?! Është e vërtetë që këta katolikë françeskanë por sidomos ata me prejardhje shqiptarë) shtrinin influencën kombëtare shqiptare edhe te vëllezërit e vet shqipfolës muslimanë e ortodoksë, me të cilët bashkëjetonin dhe bashkëvepronin kombëtarisht e gjuhësisht edhe sipas normave të bashkëjetesës fisnore. Madje kështu pa kursyer asgjë prelatët e latinëve të tillë (kleri i shqiptarët katolikë) ndihmuan zgjimin kombëtar, ashtu si edhe disa intelektualë muslimanë e klerikë ortodoksë, tek të cilët në atë periudhë kishin depërtuar ide iluministe, edhe pse këta kishin më shumë vështirësi të vepronin legalisht ose gjysmëlegalist se katolikët, ngase pengoheshin me të gjitha mjetet, qoftë nga patrikana greke, qoftë nga grekomanët, serbët e serbofilët, po nga ana tjetër aq më keq edhe nga vetë turkoshakët e tërbuar fanatikë të frustruar nga propagandat e huaja, jo vetëm ajo osmane.  

         5) Me inicialin C kuptohet etnia cigane (rome). Që kishte ciganë serbë (mbase serbishtfolës) kjo del e shënuar në 2 fshatra të Drenicës së Poshtme e gjetiu, po shtrohet çështja, në raste të tjera, si p.sh. në Gjakovë, kishte ciganë apo egjyptianë shqipfolës, të cilët gjithsesi mund të radhiten si joserbë, apo jo?

         6) Me inicialen Ç (?) kuptohet etniteti çerkezë, popullatë kjo muslimane. Gjithsesi edhe kjo llogaritete si populate joserbe. Edhe këta sikurse disa të ashtuquajtur egjyptianë (ashkali) e të tjerë, siç dëshmon e sotmja që atëherë ishin shqipfolës ashtu si edhe disa të ashtuquajtur vllehë që atë ditë e sot mbahen shqiptarë me gjuhë e vepra, të cilët regjimi i mëvonshëm serb assesi nuk mundi t’i ndajë nga shqiptarët (muslimanë), apo jo?

         7) Me inicialin O, kuptohet etniae deklaruar turke, ose që flitnin turqisht, qoftë në qytete, qoftë në fshatin Mamushë të Prizrenit, të cilët mesa dime janë ardhacakë nga disa vise të Bullgarisë, po sidoqoftë, edhe kjo etni nuk ishte serbe dhe mbahej, siç mbahet edhe sot familjarisht, fetarisht ndërlidhur fort me shqiptarë muslimanë, gjë që tregojnë edhe vetë mbiemrat e familjeve ose të lagjeve përkatëse që bartin në atë fshat.

         Sidoqoftë, mund të dalin edhe shumë pyetje e nënpyetje të tjera si çështje të diskutueshme, prandaj kërkojmë nga lexuesi i nderuar dhe studiuesit e pasionuar që ta mbajnë kurreshtjen hapur rreth konstatimeve të tjera lidhur me të vërtetën shqiptare të atëhershme që deri këtu paksa u përpoqëm me e shprehë dhe me e sqarue, në mënyrë që analiza me të cilën do të ballafaqohemi në vijim të nxjerrë në shesh të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, e cila duke qenë fort e qartë do të kuptohet më lehtë dhe njëherazi do të na ndihmojë që edhe gjykimet tona të jenë më të përkapshme. Megjithatë duhet mbajtur qëndrim sesa janë ndriçuar mirë shumë gjera e ndër to, b.f. edhe përcaktimi shtesë rreth konceptit të së vërtetës për poturët, kush ishin ata?

         Lidhur me këtë kemi bindje të plotë se kjo e vërtetë, që do të qartësohet edhe nga raporti numerik do të shihet dritë me diell se shqiptarët (pa llogaritur në numrin e tyre si ortodoksë), por vetëm te ata të shënuar si poturë, latinë, arnautë (ishin shumicë në këto troje, pohim ky i dëshmuar faktikisht edhe nga vetë statistika e shënuar sigurisht me pahir nga M. Milojeviçi, mbase edhe nga Vemiqi, andaj kjo e vërtetë sapo të mësohet do të qetësojë njëhershmërisht të gjithë shpirtrat e hutuar si një medikament i fortë çlirues pragmatik shkencor dhe do të shërbejë për sot e mot për këndelljen e mendjeve ende të përmjegullta, jo vetëm të lexuesve të rëndomtë shqiptarë e ndërkombëtarë, por edhe të vetë serbëve normalë dhe çka është edhe më e rëndësishme do t’i esëllojë edhe mendjet studiuesve serbë e të huaj, qoftë në kuadër të forcave të organizuara shtetërore serbe, qoftë edhe në kuadër të disa qarqeve ndërkombëtarë të frustruara që i nxitnin dhe ndihmonin ndërmarrjet e tilla makiaveliste gjenocidale serbe atëherë e sot kundër shqiptarëve (jokristian) të pambrojtur,po gjithsesi krejtësisht të pafajshëm, apo jo?!

       Pra, së paku tashembastashti kombëtarë e ndërkombëtarë, sidomos studiuesit duhet ta kuptojnë dhe ta kenë të qartë të vërtetën se si janë bërë mashtrime atëherë e po bëhen edhe sot në dëm të popullit të pambrojtur shqiptar, i cili u bë pre, e ndikimit të imperalizmave të huaj, por atëherë  edhe të vetë Turqisë, sepse disa pushtetarë të lartë turq, mbase edhe vetë sulltani e urrenin etnitetin e parehatuar arnaut, siç dëshmonte edhe ndalimi vetëm i gjuhës shqipe zyrtarisht me ferman si asnjë gjuhë tjetër nga Sulltan Mehmeti në shek IV dhe e përtëriu këtë ndalesë sulltani Hamidi I në fillim të shekullit XIX (sipas Lutfi Alisë, I. Kadaresë etj.), ashtu siç bënë më vonë edhe qarqet e shteteve të reja fqinje, siç ishte edhe vetë Serbia e Mali i Zi, Greqia e Bullgaria, ngase ishin stërngarkuar përveç me urrejtje gjuhe edhe me epshet vetjake nacional-shoviniste për t’i mbajturr shqiptarët robë, pa shkolla, për t’i asimiluar më lehtë ose duke i konsideruar si aleat të Turqisë për t’i luftuar e dëbuar haptas bashkë me turq me qëllim që të grabitnin e gllabëronin sa më shumë toka shqiptare,. Madje duke pasur për këtë edhe miratimin e disa qarqeve të shteteve europiane.                                

         Sidoqoftë, ja tani përpjekja jonë konkrete që duke shtjelluar lëndën nga kjo vepër vërtetojmë dhe i plasojmë konstatimet e saposipërcekura mbi të vërtetën serbe e joserbe ose raportin numerik shqiptaro/serb në zonat përkatëse të kësaj pjese të Serbisë së Vërtetë të Vjetër, e cila, në të vërtetë kurrënekurrës nuk ka qenë me shumicë serbe “të vërtetë”, siç do ta argumentohet katërtcipërisht në vijim të këtij vështrimi.

II. KONSTATIME NGA TË DHËNAT NGA VITI 1866 PËR DISA VENBANIME

NË SERBINË E VJETËR (KOSOVË) DHE PËRBËRJA E TYRE ETNIKE

Hyrje

         Para se të japim konstatime tona për fjalët nga legjenda e të tjera po sqarojmë se gjatë analizës rreth raportit të të dhënave të fshatrave ashtu edhe të shtëpive sipas etnive kemi përdorur po ashtu të njëjtat iniciale siç i ka shënuar autori, por për ndryshim nga origjinali numrin e etnisë e kemi vënë pas inicialit, ngase ashtu kërkonte natyra e gjuhës sonë, por ne për hir qartësie kemi bërë edhe ndonjë ndryshim a përplotësim inicialesh. Për t’i kuptuar më mirë si përkimet ashtu edhe ndryshimet me origjinalin po e shënojmë tabelën, me shifrat 1-4, zakonisht të përdorura në përmbyllje rezultatesh sipas zonave a njësive zonale:

Tabela e shkurtesave

(Nën 1) - Nënnjësia ose grupimi, numri rendor përkatës varësisht siç imponohet nga teksti ose sipas rastit.

(Nën 2) Në rubrikën Fshatrat kemi vënë këto pesë nënrubrika me inicialet përkatëse:

Nf – numri i fshatrave i përfshirë në atë nënnjësi ose grupim,

ST – numri i fshatrave serbë me të të tjera etni përzier,

S  - numri i fshatrave serbë jo i përzier me të tjera etni,

JOS – numri i fshatrave joserbë, të papërzier me etninë serbe,

PP  - numri i fshatrave etnikisht të papërcaktuar.

(Nën 3) Në rubrikën Shtëpitë kemi vënë këto dy nënrubrika:

S –numri i shtëpive serbe,

JOS – numri i shtëpive joserbe.

         4.  (Nën 4) Në rubrikën Vërejtje kemi vënë këto dy rubrika:                               

             a)  Ps - numri i fshatrave të përsëritur gjetiu,

             b)  Kd – numri i fshatrave drejtshkrimisht të korrigjuar (zakonisht nga qirilicë në latinicë).

Pasi Kurshumlia tash për tash nuk bën pjesë në Kosovë, ne e trajtuam si zonë më vete, sepse në këtë vepër ajo paraprin si Pjesë e Serbisë së Vjetër (të vërtetë)/ Deo Stare (prave) Srbije/, ndërkaq hapësirën tjetër kryesisht Kosovën e sotme e trajtuam në dy zona. Kështu, krejt lëndën e kësaj vepre rreth numrit të vendbanimeve (fshatrave) dhe përbërje e tyre etnike (shtëpive) si dhe vërejtjet eventuale, duke respektuar konstatimet e autorit dhe të botuesit e kemi trajtuar statistikisht, duke rrum

bullakësuar të dhënat në këta tre nënkrerë ose Zona regjistruese:

         A) Konstatime nga Zona e Kadillëkut të Kurshumlisë,                 

         B) Konstatime nga Zona (nahitë) e Kosovës Qendrore dhe

         C) Konstatime nga Zona (nahitë) e Dukagjinit (Metohisë).

A) KONSTATIME NGA ZONA E KADILLËKUT TË KURSHUMLISË

Nënnjësitë ose grupimet sipas numrit të pëgjithshëm rendor

         Sipas të dhënave të regjistruara në këtë burim në Kadillëkun e Kurshumlisë, gjendja ose raporti ndëretnik në vitet 1866-1867 është trajtuar në 4 nënjësi dhe rezultati del kështu:

         1) Fshatrat lidhur me qytetin e Kurshumlisë

Kjo nënnjësi, siç na mundëson teksti i origjinalit, trajtohet në 3 grupime:                   

         a) Që në fillim në tekst nga numri rendor 1-53 janë shënuar emra të fshatrave me etni S, por pa të dhëna mbi numrin e shtëpive. Fshati me emrin Egrishte (Igrishte), i përmendur në këngën  popullore: Shaqir Grisha, këtu del i shënuar si fshat serb në numrin e fundit rendor 53.

Përfundimi: fshatra S53.                           

         b) Prej numrit 54-80, përkatësisht tash plus edhe me numër rendor grupimi 1-27, janë shënuar 9 emra fshatrash edhe këta të shënuar me S, dhe për secilin fshat shënohen nga 20 shtëpi që gjithsej del shuma 540 shtëpi ortodokse serbe, por për 9 emrat e fillimit shënohet vërejtje-sqarimi se përsëriten sipas numrit që figuron po në njësinë tjetër përkatëse të këtij regjistri.

Përfundimi: fshatra S27, shtëpi S540.

         c) Prej numrit rendor 81-203, përkatësisht në numër rendor grupimi 1-125, ku përfshihet edhe qyteti i Kurshumlisë, janë shënuar 129 ose 125 fshatra JOS, por në dy numra, 62 dhe 219 nuk është shënuar fare emri i fshatit përkatës, madje 1(një) emërtim fshati del me etni çerkeze Suvi Do dhe vetëm për këtë shënohet numri i shtëpive 100), por sidoqoftë, d.m.th. 124 fshatra janë shënuar JOS (PA), pa asnjë shtëpi ortodokse (serbe) dhe pa asnjë me kombësi turke (osmanlli)?! JOS124 (pa qytetin).           

          Përfundimi: fshatra JOS124, shtëpi JOS100.   

         2) Jankova Klisura –Kurshumlia

Në hapësirën Jankova Klisura – Kurshumlija, nr r. 204-209 ose sipas grupimit 1-6 prej 6 fshatrave vetëm 1 del me S (Çuçala) me15 shtëpi. Serbë të përzier me të tjera etni, dalin ST2 fshatra, njëri me SA 30 (d.m.th. S15 A15) dhe tjetri me me SP36 (ose S6 P30). Kështu në këtë grupim dalin gjithsej 36 shtëpi serbe ndaj JOS115 shtëpive JOS (me PA). Përveç ST2 dalin edhe me JOS2, d.m.th me etni shqiptare, përkatësisht dalin 79 shtëpi më shumë shqiptare.

         Përfundimi: 6 fshatra: ST2, S1, JOS3; shtëpi S35, JOS 115.

         3) Kopaonik-Glavnik

 Në hapësirën Kopaonik–Glavnik, nr. r. 210-230, ose 1-18, ku prej 21 fshatrave me etni ortodokse serbe, dalin vetëm 3 fshatra të pastra JOS (shqiptare): Paçarada, Mavriqi dhe Gllavniku. Në të vërtetë, Paçarada shënohet me etni JOS (PA 15 shtëpi), ndërkaq në tre fshatra me S shënohet numri shtëpive 75 (25, 30, 20), ndërkaq te shumica efshatrave me S dhe JOS2 (PA) nuk del i shënuar numri i shtëpive. Edhe në këtë grupim, për nja 13 fshatra kryesisht të cilësuar me S ka vërejtje-sqarim sepse dalin të përsëritur gjetiu.

        Përfundimi: fshatra 21 (S 18, JOS 3), shtëpi S 125, JOS 15.

         4) Qyteti i Kurshumlisë

Në qytetitin e Kurshumlisë që mban numrin rendor 203, përkatësissht të grupimit 125, shënohet numri i shtëpive sipas etnive, si më poshtë:

       prej 2000 shtëpive: 1800 dalin poturë, 150 arnautë dhe 50 ciganë, pra dalin JOS2000 shtëpi.     

Së këtejmi, në këtë qytet prej 2000 shtëpive joserbe ose 1950 (1800+150) shqiptare nuk kishte asnjë shtëpi serbe (ortodokse) dhe asnjë shtëpi me kombësi turke (osmanli). 

          Po shtojmë edhe këtë, që në këtë zonë, bie në sy emërtimi i vendbanimit Arbanashke nr. 167, çka dokumenton se banues më të hershëm se arnautët e poturët e asokohshëm (të islamizur shqipfolës!) kishin qenë arbanashët (iliro-dardanë-arbnorë) paganë ose të krishterë, term ky arbanash, që siç është konstatuar nga studiuesit dhe prej nesh pak më parë në gjuhën serbe me kponcept shqiptarët, kishte shtrirje dominuese, gjithandej, në tërë territorin e Dardanisë së hershme, apo jo?

         Sido që të ketë qenë, vallë si do ta ketë arsyetuar edhe vetë autori dhe të tjerët Luftën çlirimtare, kur pas 10 vitesh më 1877 serbët e çliruan qytetin e Kurshumlisë me rrethinë gjoja nga turqit !!, kur nuk paska pasur asnjë turk sdhen asnjë serb për çliruar në atë qytet, apo jo?! Madje edhe në rrethinë përveç fshatrave me popullsi të përzier në margjina (shqiptarë e serbë) paska pasur 129 (123+6) fshatra joserbe ose 129 fshatra të pastra shqiptare, të cilët në atë luftë çlirimtar, që të gjithë u dëbuan me zjarr e hekur, nga ajo zonë nga ushtria çlirimtare serbe, misioni i së cilës ishte çlirimi nga Perandoria Osmane (Turke) jo me pushtue toka të huaja, apo jo?!?!   

         Po përsëris, atëherë siç shënohet në këtë dokument, përveç qytetit pa asnjë serb dhe pa asnjë turk, ishin gjithashtu edhe 129 ose 130 vendbanime shqiptare (fshatra), pa asnjë turk dhe pa asnjë serb, prandaj konstatimi i Reshid Avdiut se “atëbotë Kurshumlia dhe rrethina kishte qenë trevë shqiptare e banuar tërësisht me etnos shqiptar” po del i drejtë. Atëherë lind pyetja: Ç’u bë me ta? Me ç‘farë të drejte njerëzore, u pushkatuan pa gjyq të gjithë nxënësit e medresës në mes të qytetit dhe u dëbua pa mëshirë ajo popullatë nga trojet e veta? Kush ka ndërgjegje duhet ta kuptojë të vërtetën për përqindjen etnike që jetonte në ato vise dhe le të gjykojë sot si njeri modern europian pa urrejtje lidhur me atë gjenocid, apo jo?!

Përfundim Zona e Kurshumlisë

Po përfundojmë këtë nënkapitull  me tebën me të dhëna për këtë zonë:

Tabela përmbyllëse

---------------------------

     1                      2                           3                      4

---------------------------

Nënnjësia             Fshatrat                     Shtëpitë              Vërejtje

(Grupimi)  Nf  ST   S  %  JOS  %  PP        S    %     JOS   %           Ps   Kd

            a    b    c        d         e         a            b                  a     b

---------------------------

1.a       53    -    53        -         -           -           -                 12     -

  b       27    -    27        -         -        540           -                  9     -

         124    -     -       124        -          -           100               38    -

2.          6   2     1         3        -         35           115                3    -

3         21   -     18        3         -       125            15               13    -

Qyteti                                              -           2000

----------------------------

Gjithsej 221   2    99  43  130   57   -        690  23%   2230   78%       71

         Siç po shihet jo vetëm në qytet ku popullsia ishte 100% joserbe, por edhe sa u përket fshatrave dominonte po ashtu popullsia me shumicë joserbe. Pra, qoftë sa i përket numrit të fshatrave 58%, dhe sipas numrit të shtëpive, në Zonën e Kurshumlisë dominuese 78%. del popullata shqiptare (joserbe).

B) KONSTATIME NGA ZONA (nahitë) E KOSOVËS QENDRORE

         Në këtë zonë si njësi më e dalluar zonale bëjnë pjesë Nahia e Prishtinës, me disa nënnjësi e grupime të caktuara.

         1) Nahija e Prishtinës (Prištevska nahija)

          Si nënnjësi a grupim të parë, në njësinë zonale të Kosovës Qendrore, po e trajtojmë, pra, Nahinë e Prishtinës, (nr. rendor 301-403 ose nr. i grupimit 1-104), pa qytetin e Prishtinës. Në këtë nënnjësi bëjnë pjesë 103 fshatra. Së pari, po e trajtojmë fshatrat dhe së dyti qytetin e Prishtinës.

         a) Përbërja e fshatrave

Sa i përket përbërjes etnike gjendja e fshatrave në këtë nënnjësi del kështu:

         S 41, ST 27 (SP 19, SA 7, SPA 1), JOS 35 (A12, PA 13, Ç 6 dhe P 4).

         Sidoqoftë, edhe pse në këtë nënnjësi zone mbizotërojnë fshatrat me S ose me ST, të cilët i ndeshim në 68 fshatra (ST27+S41), por sa i përket numrit të shtëpive rezultati, siç do të shohim, del në dobi jo të etnisë ortodokse serbe, po të atyre JOS, sepse me sa pamë dalin me S 1426 shtëpi, ndërsa të tjerë JOS 2232, d.m.th. JOS 806 shtëpi më shumë, në krahasim me ato ortodokse serbe.

         b) Qyteti i Prishtinës

Madje kjo distance ndryshimi në të mire të JOS, rritet, kur kemi parasysh gjendjen në qytetin e Prishtinës, i cili kishte: 3280 shtëpi, prej tyre S350 (serbë ortodoksë), ndaj JOS 2930 (2600 poture, 70 arnautë dhe 260 osmanli).

          Sidoqoftë, meqë shumë fshatra shqiptare mbase edhe të përziera, nuk ishin përfshirë fare në statistikë, si p.sh. Marevci, Bërnica etj., mbesin mjaft gjëra të diskutueshme. Ne sa për ilustrim po cekim disa emra vendbanimesh me përbërje të caktuar etnike që për ndonjë arsye sot dalin ose veç janë në procesin e diskutimit sa i përket etimologjisë ose prejardhjes etnike, edhe pse aty figurojnë me S ose JOS, si: Motiçan (Mat +) S10, Sofalija S5, Lipljane S38, Koshare A30, Papaz A20, Çagllavicë (*Shagn-) S30, Mirash A12, Firaja PA60, Jezerce P63 A62, Shtimje: S11 P12 A13 etj. Në të vërtetë, vetëm me A në këtë grupëzim janë shënuar fshatrat: Drenovac, Prugovac, Çuçulaga, Koshare, Banduliq, Guvno Selo, Mirash, Papaz, Fatiq, Vranidol dhe Belopolje, ndërsa si fshatra thjesht poture dalin: Gadimlje, Varosh Selo, Gornje Nerodimlje dhe Prelez.                                               

       Kështu, pra në këtë nënnjësi zone edhe pse jo pak fshatra shqiptare janë lënë jashtë regjistrimi, kishte: S1776 (1426+350) shtëpi, kundrejt JOS 5162 (2232 + 2930) që dalin më shumë nga numri i shtëpive të etnitetit serb. Së këtejmi del se shtëpi JOS kishte më shumë nga ato serbe 3386 shtëpi (5162 -1776 ) ose vetëm shqiptare, pa popullatë çerkeze e turke 1100 (Ç840+O260 arrin numri i tyre 4062 (5162 -1100), përkatësisht ishin regjistruar 2286 (4062 – 1776) më shumë nga ato serbe (ortodokse).

Përfundimi: 103 fshatra: ST27, S41, JOS 35; shtëpi: S1776, JOS5162.

Sidoqoftë, nga numri i fshatrave, për shkak të mosshënimit të disa fshatrave me etni JOS, shkon në dobi të asaj serbe, megjithatë përqindja e etnisë shqiptare ndaj asaj serbe sipas shtëpive del në dobi të JOS. Por si qëndron ky raport në nënnjësitë ose grupimet e tjera të kësaj Zone, po i praqitim në vijim.

2) Raporti i të dhënave nga hapësirat e grupimeve të tjera

të kësaj nënnjësie zonale

1. Hapësira Podujevë –Prishtinë

       Edhe pse autori Podujevën nuk e trajton në kuadër të Nahisë së Prishtinës, ne, duke e pasur parasysh gjendjen e sotme rretheqark kësaj zone, të dhënat rreth saj po i paraqitim domosdo në kuadër të Kosovës Qendrore (ngjita-ngjitas) Qarkut të Prishtinës:

         a) Jankova Klisura - Podujevë

 Në hapësirën, Rruga Jankova Klisura – Podujevo (nr r.231 – 259), prej 28 fshatrave, 18 dalin vetëm me A, me SA 1 dhe me S3, ndërkaq 6 fshatra dalin të papërcaktuar etnikisht, përfshirë edhe Podujevën. Pra rezultati del se vetëm 3 fshatra janë të shënuar me S, ndërsa i përzier ST (me SA) del vetëm 1, fshati Toçane. Është interesant se këtu shënohen 18 fshtra arnautë e jo poturë. Janë me interes emërtimet shqipe të fshatrave Kastrat, nr. r. 248 e Gërgur nr. r. 237. Në 3 fshatra me S, është shënuar numri i shtëpive 65 (25+29+10), ndërsa për fshatrat A18, nuk është shënuar numri i shtëpive.

         Sidoqoftë, edhe pse nuk është shënuar numri i shtëpive të fshtrave shqiptarë, për JOS 24 (18 +PP6 të papërcaktuar, raporti del në të mirë të etnisë shqiptare.

         Përfundimi: S1, ST3, JOS18 dhe PP6.

         b) Kurshumli -Podujevë

Në hapësirën, Put Kurshumlija – Podujevo (Rruga Kurshumli – Podujevë), nr 260-274 janë shënuar 15 fshatra, ku lista përfundon me Podujevën. Të gjithë 15 fshatrat, janë shënuar pa të dhëna pëcjellëse, siç janë shembujt Tihovac /Tijovac, Vrela /Vrelo, Sibovac, Obrandza etj. Meqë nuk është shënuar asnjë fshat me S, kuptojmë se edhe këtu raporti del 15 fshatra në dobi të etnisë shqiptarte, apo jo?!   

         Edhe për Podujevën si qytezë nuk është paraqitur ndarja në etni, por vetëm numri i shtëpive 259, Supozohet, siç del në një burim tjetër se të gjithë shtëpitë i takonin etnisë JOS (shqiptare). Meqë asnjë fshat nuk del me S as me ST, supozohet, pra, me të drejtë se të gjithë mund të vendosen në rubrikën JOS. Sidoqftë ta kemi në dijeni se për 14 fshatra JOS nuk është shënuar numri i shtëpive.

 Përfundimi: fshatra: JOS 15, shtëpi: Podujeva JOS259.

          c) Podujevë-Prishtinë 1

 Në hapësirën Put Podujevo-Prishtina1 (Rruga Podujevë-Prishtinë1) (nr. r. 275-287) prej 13 fshatrave, 10 dalin me A, me S1 (Makovce) dhe PP2. Në këtë grupim nuk shënohet numri i shtëpive. Jepet vërejtje-sqarim pothuajse për të gjithë këta emra përsëriten gjetiu, në nënnjësi të tjera sipas numrave përkatës të shënuar. 

         Sidoqoftë, edhe pse nuk shënohet numri i shtëpive sipas etnive, nga raporti i fshatrave A10, S1, vetvetiu kuptohet se edhe në këtë grupim mbizotëron elementi JOS 12 (10+2PP) ndaj S1.

   Përfundimi : S1, JOS 10, PP2. 

             ç) Podujevë- Prishtine 2

Në hapësirën Put Podujevo–Prishtina2 (Rruga Podujevë –Prishtinë2), nr. r. 288-300, prej 13 fshatrave, JOS ( P) dalin 6, ku për secilin fshat janë shënuar nga 20 shtëpi  (7x20 = 140), si dhe për SP1 20 shtëpi, ndërsa të papërcaktuar dalin PP6 fshatra. Këtu pa përcaktim kombësie del emërtimi Kastrata (nr. r. 261). Përsëriten disa emra, nga grupi 1 (pika c)), por me të dhëna të ndryshuara. Kështu fshati Kisela Banja del me SP 20, Grdovac P20. Ndërkaq, fshati Bariljevo (nr r. 299), del pa të dhëna.

         Edhe në këtë nënnjësi mbizotërojnë fshatrat joserbe, gjithashtu edhe numri i shtëpive të shënuara  

         Përfundimi: fshatra ST1, JOS6, PP6, përkatësisht shtëpi S 20, JOS 140.

Sqarim:  Kur kemi parasysh formimin makiavelist të regjistruesit, atëherë mund të konstatojmë, apo jo, që një lëshim i tillë në të tri nënnjësitë e mësipërme kur nuk e ka shënuar numrin e shtëpive për mbi JOS50 fshatra, atëherë mbase mund shprehet rezervë se klë[shut është vepruar me qëllim, apo jo? Sidoqoftë, vetë fakti i një harrese të tillë në përceptimin e numrit të përgjithshëm ndëretnik serbë / jo serbë, nuk duhet të harrohet nga lexuesi ynë, apo jo?                

        2. Fshatrat e Drenicës (Sela Drenice)

         Edhe pse Drenicën autori ia afron më tepër nahive të Metohisë (Rrafshit të Dukagjinit), ne po i sjellim këtu në nahitë e Prishtinës te dy Drenicat që e konsiderojmë si një nënnjësi më vete në kuadër të zonës së Kosovës Qendrore.

a) Drenica e Poshtme (Donja Drenica)

Në hapësirën Donja Drenice (nr. r 509-517 ose sipas grupimit 1-9), janë pëfshirë 9 fshatra, dhe që të gjithë etnikisht dalin të përzier ST9. Sipas etnive ndeshim këtë rezultat shtëpishë: S15, JOS 170 (P138, A32) dhe C23 (ciganë serbë?!). Të vihet re, raporti S15, ndërsa shqiptarë ose JOS170 (138+32).

     1) Ciganë dalin në 2 fshatra: Kuçishte 10 dhe Llaushe 13 shtëpi , gjithsej 23 shtëpi.

     2) Serbët ndeshen në ST3 fshatra: Ovçarevo 5 shtëpi, Mirusha 5 dhe Svinjarine 5, ndërsa këta fshatra dalin me nga 15 shtëpi JOS: Radisheva 15 (P8 e A7), Klina 15 (P15 A5), Srednja Klina 15 ( P10 dhe A5), gjithsej 46 shtëpi.

         Siç po shihet shtëpi serbe (ortodoksë) janë 28 (15+!3), ndërsa shqipfolës ose JOS janë 170, përkatësisht 155 +15 shtëpi, gjithsesi më shumë se ato ortodokse serbe.

          Përfundimi: fshatra ST4, JOS5, shtëpi S15, ndaj JOS 170 (155 + 23!)

         b) Drenica e Epërme (Gornja Drenica)

Në hapësirën Gornja Drenica (nr. r. 518-542 ose sipas grupimit 1-25) janë përfshirë 25 fshatra. Sipas shtëpive del ky rezultat: S45, JOS 307 (P182 dhe A125). Së këtejmi, Krajmirovce del S5 P20, ndërkaq Dobroshevac P5 A5.

         Edhe nga kjo statistikë konstatohet, që shtëpi serbe kishte 45, ndërkaq JOS 307 (P+A) ose 262 shtëpi më shumë se ato ortodokse.

         Përfundimi: fshatra ST 12, JOS 13, shtëpi: S 45, JOS 307.

         Përmbyllje rreth fshatrave të Drenicës

      Prof. J. Drançolli, lidhur me këtë trevë konstaton se “akademikët serbë falsifikuan historinë e fshtrave të Drenicës, ngase sipas tyre Drenica përherë që nga shek VI  fetarisht ka qenë me fe ortodokse të ritit rasian (serb), ndërsa sipas burimeve zyrtare osmane e papnore, që janë gjetur, të cilat ruajnë datat e fillimit të shek. XVIII, ofrohet një strukture tërësisht tjetër fetare, katolike e osmane shumicë, ndërsa ortodokse pakicë “ dhe për këtë shënon nga origjinale 20 fshatra katolike dhe 5 muslimane… (Shih portali revista drini dt. 26.03.2017).

         Sidoqoftë edhe sipas fakteve të shënuara nga M. Milojeviqi, në të dyja Drenicat shihet se assesi nuk ka dominuar elementi serb (ortodoks), S73 shtëpi ndaji JOS 477 (170+307 poturë e arnautë). Sa për kërshëri po cek se vetëm familje arnaute dalin më shumë se ato serbe A 157 (32+125) ndaj S 73 (28+45). Fundja le të kujtohet edhe raporti i shtëpive JOS 477 ndaj S73 shtëpive serbe, të cilat edhe pse me fe ortodokse mund të thuhet se kanë ligjëruar shqip.

         Përfundimi: ST 16 dhe JOS 18, ndërkaq i shtëpive: S73 ndaje JOS 477.

                 3. Nahia e Vushtrrisë (Vuçiternska nahija)

       Në këtë nënnjësi (nahi), nr. r. 405-480, përkatësisht nr. i grupimit 1-77, janë shënuar 76 fshatra para qytetit të Vushtrrisë.  

          a) Fshatrat e Vushtrisë                                 

Në rrethinë të këtij qyteti me A janë shënuar katër fshatra: Ljubçe, Prapashtica, Ade dhe Strovce, ndërkaq janë shënuar S47 fshatra, të gjithë të tjerët dalin ST13 d.m.th. me popullsi të përzier me ose pa të dhëna përkatëse. Kështu, përveç S47 dalin: me ST13 (SP10, SA2, SPA1) dhe JOS 13 (A4, PA9) dhe+PP 2).

         Pra në këtë njësi hapësinore sa u përket fshatrave ST13, përkatësisht S47 kuptohet se mbizotërojnë fshatrat serbe. Kjo epërsi shihet edhe sa i përket numrit të shtëpive S 1266 ndaj JOS 321, d.m.th. S 945 shtëpi më shumë nga ato JOS.

            b) Qyteti i Vushtrrisë

Sipas këtij burimi, qyteti i Vushtrrisë kishte 850 shtëpi, prej tyre me S 250, ndërkaq me JOS 600. Asnjë shtëpi nuk del e përzier me A (arnautë) ose me ndonjë etni tjetër, por vetëm me P (poturë).

         Në të vërtetë edhe për nga numri i shënuar i shtëpive me 1266 ndaj JOS 331 rezultati del për 585 shtëpi më shumë me S. Madje edhe po të llogaritet edhe shuma e vetë qytetit të Vushtrrisë S250 ndaj JOS 600, përsëri rezultati i përgjithshëm del 1516 (1266 + 250) ndaj 931 (331+600) për S 585 shtëpi del më shumë ndaj atyre JOS.

         Sa për ulustrim po shënoj se si më i dalluar del Gornje Stanovce që kishte banorë etnikisht të përzier me 31 shtëpi (S12 P4 dhe A15).

         Pra për nga fshatrat, ashtu edhe për nga shtëpitë sipas këtij burimi në këtë nënjësi mbizotëron elementi ortodoks (serb),  ndërkaq aktualisht Komuna e Vushtrrisë (sipas Regjistrit të Komisionit 2004) ka 67 fshatra, me popullatë të përzier dalin 15. Sidoqoftë ne po japim të dhënat nga teksti në shqyrtim.       

         Përfundimi, fshatra ST 13, S 47, ndërsa JOS 13 + PP2), përkatësisht shtëpi S1516 ndaj JOS 931 (331+600).  

       5) Fshatrat dhe qytetëza e Mitrovicës (Sela i varošica Mitrovica)

Mitrovica me rrethinë është regjistruar nën nr. 481-493 ose nën grupimin 1-13, po e trajtojmë në 2 pika:

             a) Fshatrat e Mitrovicës

Në rrethinë të këtij qyteti janë shënuar 12 fshatra, ku mbizotërojnë vendbanimet me popullsi JOS (poture).

 Rezultati në këtë grupim del ST3 (SP2, SPA 1), S3 dhe JOS 6 (P5 + Ç1), d.m.th., një fshat del me çerkezë; shtëpi S 58, JOS178. 

             b) Qyteza e Mitrovicës

Sipas këtij burimi  qyteti i Mitrovicës kishte 420 shtëpi, prej tyre S8 ndaj P340, ndërsa me A nuk kishte.

         Përfundimi: fshatra ST3, S3, JOS 6 (P5+Ç1), ndërkaq, shtëpi: S138 (58+80), JOS518 (178+340).   

           6) Disa fshatra nga Nahia e Gjilanit (Neka sela Gilanska nahija)

Në këtë njësi, nën nr. r. 494-502 (ose sipas grupimit 1-9) janë shënuar vetëm 9 fshatra, të cilët sipas përbërjes etnike dalin kështu:

               S1, ST3 ( PSL1, SPA1 dhe SA1 Slivova), JOS 5 (A1, PA4),

dmth me PA dalin 5 fshatra, vetëm me S 1, ndërsa ST 3.

         Sa i përket numrit të shtëpive rezulton: S 21, JOS167.

Në të vërtetë ndër këta 9 fshatra, prej tyre dallohet Janjeva me 260 shtëpi, prej të cilave rezultati del: P60, dhe me LS 200, d.m.th. /latinski srbi (serbë të latinizuar). Është fjala për katolikë, ku do të lindë Gjeçovi i madh. Ishin, vërtet, serbë këto 200 shtëpi, apo jo?! Sidoqoftë, po t’i shtojmë numrit 21 të shtëpive serbe edhe këto 200 shtëpi katolike të Janjevës, atëherë numri i shtëpive serbe (21+200) del më i madh për 44 shtëpi ndaj atyre shqiptare JOS167).

Përfundimi: fshatra: ST2, S1, JOS 5 (+1?), ndërkaq shtëpi S 21 (+200!) ndaj JOS 167 (+200?)        

  7) Disa fshatra nga Nahia e Shkupit (Neka sela Skopske nahije)

         Në nahi të Shkupit (nën nr. r. 503-506) janë shënuar vetëm këto katër vendbanime: 1) Kaçanik me 139 shtëpi, 2) Stari Kaçanik me 25, 3) Kameno Glava me 25 dhe 4) Provalije me 10 shtëpi.

         Në këta katër fshatra janë shënuar A196 shtëpi, d.m.th. popullatë shqiptare që supozohet ardhacake si katolikë të islamizuar (!).

         Përfundimi: fshatra JOS 4, ndërsa shtëpi JOS 196.

Tabela përmbyllëse rreth gjendjen etnike të Zonës

së Kosovës Qendrore

--------------------

Njësia              Fshatrat                      Shtëpitë            Vërejtje

          Nf   ST    S  %  JOS %  PP     S   %    JOS   %t     Ps    Kd

---------------------

1.       104   27   41      35       -    1776         5162          23   1

2. a      28     1    3      18       2     65           -             25   1

  b      15     -     -      15       3       -           -             11   -

  c      13     1    -       10       2       -            -            12   -

  ç      13     1    -        6       6      20          120           12   -

3        34    16    -       18      -       73          477            8   -

4        76    13   47      13      2     1560          931            6  -

5        12     3    3        5      1       73          178            2  -

6         9     2    1        5      1       21          167            -   -

7         4     -    -         4      -        -           196            -   -

---------------------

Gjithsej 306   74   71      71     18    3585  33%   7231   67%   99  2

         Siç e pamë, në Kosovën Qendrore, në përgjithësi mbizotëronin familjet JOS (P+A).

Së këtejmi shikuar në përgjithësi assesi në këtë zonë as sa u përket fshatrave (50 me 50%), pra nuk dominonin fshatrat serbe, kur kemi parasysh faktin se shumë fshatra shqiptare nuk ishin shënuar fare, por sa i përket gjendjes së shtëpive atëherë elementi joserb, ç’është e vërteta, del mjaft i thellë, JOS 67% (shqiptarë), qoftë poturë, qoftë arnautë, po jo ai latin që do të dalë më i ndjeshëm në zonën tjetër.

         Prandaj konstatimi se para Lidhjes së Prizrenit kishte shumicë serbe në këtë zonë nuk del i vërtetë deri edhe sipas statistikës që e shënon vetë makiavelisti Milosh Milojeviç.

C) KONTATIME NGA ZONA E DUKAGJINIT (Metohija)

         Këtë zonë, varësisht nga qytetet, ashtu siç e ka ndarë edhe autori, do ta trajtojmë në tri qarqe ose njësi zone: 1. Qarku i Pejës, 2. Qarku ose nahija e Gjakovës dhe 3. Qarku i Prizrenit.

1. Qarku i Pejës (Okrug Peçki)

Hyrje

Në Qarkun e Pejës, përveç Istogut, atëherë bënin pjesë edhe Ivangradi (Berani), Gucia etj, madje edhe sa i përket kufirit Pejë-Deçan-Gjakovë mund të ketë pasur ndryshime, siç del edhe nga dokumenti që e kemi në shqyrtim, mirëpo, sido që të ketë qenë, ne, po japim disa nënnjësi a grupime regjistruese, siç dalin nga teksti i autorit për këtë nënzonë.

         1) Nënjësia1, 63 fshatra (Rrethi i Rugovës)

Në këtë qark të dhënat fillojnë nga Rrethi i Rugovës (Srez rugovski). Siç dihet Rugova si krahinëz është mjaft e gjerë, e cila përfqëqësohet pak a shumë me 13 fshatra shqiptarë, ndërsa në tekstin në shqyrtim, nr. r. 543-606 ose grupimi 1-63, autori fillimisht shënon 64 fshatra S63, ku vetëm Sushica del me popullsi të përzier ST 30 (S5 A25). Këtu nuk shënoi asnjë fshat JOS, por ndër të tjerë, dallon Gorazhdecin me S130 shtëpi dhe Posranotrnje / Trnje me S400 shtëpi. Në të vërtetë vetëm tek disa shënohet numri i shtëpive, numër ky që arrin S925 shtëpi.

          Përfundimi fshatra: ST1, S63 ; shtëpi S925, JOS 25 (A).

         2) Nënjësia2, 13 fshatra

Nën nr. r. 607-619 ose 1-13 kalohet në njësi të re, ku shënohen 13 fshatra, prej të cilëve me ST9 (SP9) d.m.th. të përzier serbë ¾, e poturë 1/4) po pa shënuar numër shtëpish. Aty shënohen S2 fshatra me 90 (30+60) shtëpi dhe 2 fshatra të përzier ST (SP42 (30+12) dhe P11 (6+5). Mbizotërojnë fshatrat me S si dhe sa u përket numrit të shtëpive S132 (90+42) ndaj JOS 11.

Përfundimi: fshatra ST11, S2; shtëpi S 132, JOS11.

         3) Nënjësia3, 12 fshatra

Pastaj dallohet një nënnjësi tjetër, nr. r. 620-631, ku shënohen 12 fshatra, të gjithë ST12 (të përzier), përkatësisht SL, d.m.th. të përzier serbë ortodoksë me latinë katolikë.

         Për 7 fshatrat e parë shënohet se kanë numër të përzier shtëpish, por pa shënuar numra konkretë, ndërsa për 2 fshatrat në vijim shënohet shifra, S 50 (35+15) e L 11 (8+3). Ndërkaq, për tre fshatrat e fundit shënohet shifra por pa e ndarë në etni. por edhe me vërejtje: disa shtëpi (nekoliko). Pra, në këtë nënnjësi dallohet qartë vetëm shifra S50 ndaj L11.

         Përfundimi: fshatra ST12; shtëpi S50, JOS 11(L).

         4) Nënnjësia4, 26 fshatra

Prej nr. r. 632–657 ose 1-18(?), ku janë përfshirë 26 fshatra, të gjithë të përzier ST26 (SL3,SP 18 dhe SPAL 5), tek të cilët nuk del i shënuar numri i shtëpive, por sugjerohet se shumica ishin ortodokse (serbe).

          Përfundimi: fshatra ST26, shtëpi -.

Shënim.- Siç po shihet në nënnjësitë ose grupimet përkatëse mbizotërojnë fshatra me ST dhe S,

mirëpo shikuar jo vetëm nga gjendja e sotme, por edhe atëhershme dihet se në fshtrast përkastës kishte shqiptarë në numër të konsiderueshëm, por mbase edhe të shënuar si serb, përkatësisht serbët e shënuar mund të kishin qenë me etni malazeze ose boshnjake (muslimane), apo jo?!.

         Sidoqoftë, ne po e respektojmë statistikën e autorit, edhe pse siç dihet historikisht në ato hapësira jetonin edhe fise të njohura shqiptare (shqipfolëse ).  

         5) Nënjësia5, 41 fshatra

Së andejmi nga numri rendor 658-698 kalohet në 41 fshatra, 39 janë shënuar me P (JOS), pa të dhëna shtëpish, megjithatë bën përjashtim vetëm Juniku P385 dhe dy fshatra S2: Loçani me 8 dhe Xhakovo me 17 shtëpi. Siç po vërehet për 38 fshatra me JOS (P) nuk shënohet asnjë numër shtëpish.                        Përfundimi: fshatra S2, JOS 39; shtëpi S25. JOS 385 (Juniku),

         6) Nënnjësi6, 9 fshatra

Në nënnjësinë apo grupimin tjetër prej 9 fshatrash, nr. r. 699 – 707,  prijnë fshatrat JOS7 (me P), ndërsa 2 të fundit me ST (SP). Marrë në tërësi mbizotërojnë fshatrat JOS, përkatësisht rezultati del P7 dhe ST 2. Te këta 2 të fundit është shënuar numri i shtëpive: Joshanica ST50 (S10, P40) dhe Shtupel 35 (S17, P18 (!), përkatësisht S27 ndaj P58. Edhe në këtë grupim, për 7 fshatra JOS nuk është shënuar numri i shtëpive.

         Përfundimi: fshatra ST2, JOS7, shtëpi S27, JOS58.

         7) Nënnjësia7, 17 fshatra

Si nënnjësi a grupim i fundit, nën nr. 708 -724, janë përfshirë 17 fshatra. Në këtë grupim del ky rezultat: ST3 (SL1, SP2), S8, dhe JOS 4 (P3, PAL1) dhe PP2. Mbizotërojnë fshatrat serbe, pra S8 ndaj JOS 4 (P+AL 4) dhe PP2. Numri i shtëpive edhe pse pjesërisht i shënuar del: S34, JOS 45 (L20+P25).

         Përfundimi: fshatra ST3, S8, JOS4, PP2, shtëpi S34, JOS 45.

          8) Qyteti i Pejës

Së fundi Qyteti i Pejës (nr.r 725), sipas këtij burimi kishte:

         1850 shtëpi, përkatësisht S 550, JOS 1300 (P1200 dhe L100).                                                               

Sivërejtje: Në qytetin e Pejës asnjë shtëpi nuk del me A. Është fjala për periudhën në prag të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kishte arnautë shqiptarë atbotë ne Pejë, apo jo? Mbase shqiptarë quheshin faktikisht poturë, me të cilët Haxhi Zeka, bëri histori shqiptare, apo jo?!! Mos vallë, rrreth Pejës autori disi i ikën etnisë arnaute, ngase për arsye se tashti del etnia latine me 100 shtëpi, apo jo?!

      Sidoqoftë, në Pejë kishte 550 shtëpi serbe, ndërsa JOS1345 shtëpi (P+L), d.m.th. 795 shtëpi më shumë ndaj atyre ortodokse.                          

         Me sa pamë në këtë njësi zone, në të vërtetë, nga ana e Malit të Zi janë regjistruar 64 vendbanime me S dhe nga anët e tjera dalin të shënuara 12 që gjithsej kapin shumën S76 fshatra, që në krahasim me fshatrat thjesht shqiptarë që kapin shumën 50, prijnë sasijisht fshatrat ortodokse (serbe) për 26 fshatra, mirëpo po të llogarisim edhe fshatrat ST që kapin shumën 56, atëherë 50+56 bëjnë 106 fshatra të tjerë jo plotësisht etnikisht ortodokse (serbe) që dalin pak më shumë se ata thjeshtë me S për afro 30 fshatra.                                                            

         Sidoqoftë, mesa dime nga realiteti historik një numër i konsiderueshëm fshatrash JOS nuk janë shënuar fare, madje për një numër të konsiderueshëm të atyre të shënuar JOS45 (afro 50) nuk është dhënë numri i shtëpive, megjithatë, edhe pse e dimë se nuk është reale, ne respektuam statistikën e shënuar nga autori.

         Sidoqoftë, për hir të së vërtetës edhe këto fakte që sapo i cekëm si mungesë materiali lexuesi duhet t’i ketë parasysh, apo jo?!

 Përmbyllje: Njësia zonale Pejë

----------------------  

Nënnjësia            Fshatrat                      Shtëpitë               V ërejtje

           Nf    ST   S  %  JOS  %  PP       S    %    JOS  %  Ps     Kd

----------------------                     

1         65     1   63        -         -       1020          25        3        3

2         13    11    2        -         -        132          11        1        1

3         12     2    -        -         3          -            -         2        -

4         26     -    8        18        -         20          40         3        -

5         42     2    2       40        -          25         385        3         -

6          9     2    -         7        -          27          58         -        -

7         17     3    8        4        2          34          45         2        1

Qyteti                                             550        1300         -        -

-----------------------

Gjithsej 184    31   83       69        2        1778   49   1864  51   14        5

Sidoqoftë, me marrë në përgjithësi, sipas tekstit, edhe te numri i fshatrave edhe tek ai i shtëpive mbizotërojnë ata joserbë, apo jo, ngase shumë fshatra shqiptare janë harruar(!), ndërsa ato serbe  (edhe pse malaeze a boshnjake) ndoshta edhe ortodokse shqiptare jo!? Është interesant fakti se për të parën herë del në mënyrë më të ndjeshme etnia latine (katolike), edhe sa u përket fshatrave si dhe shtëpive dhe gjithnjë e më pak këtu ceket etnia arnaute (katolikë të islamizuar!).

2. Nahia e Gjakovës (Djakoviçka nahija)                 

         Nahia e Gjakovës trajtohet në 3 rrethe (nënnjësi), siç janë 1) Rrethi i Hasit, 2) Rrethi i Malësisë dhe 3) Rrethi i Rekës, ne e sajuam një nënnjësi të re: 4) Grupimi i fshtrave rreth Gjakovës.

         Këto nënnjësi po i trajtojmë me radhë:

            1) Rrethi i Hasit

Rrethi i Hasit (Srez haske) përfshin 49 fshatra, nr. r.. 726-774. Sipas përbërjes etnike rezultati është:

              JOS 49 (P11, L9, A6, PA 21dhe PL2).

         Siç po shihet në këtë nënnjësi asnjë fshat nuk del as me S as me ST, d.m.th. pa etni serbe. Sa për kërshëri po cek se fshati Rogovo kishte këtë përbërje etnike P30 A15, ndërkaq Kuzhnini PA13. Ka vend edhe për ndonjë vërejtje a konstatime të tjera, por ne po i anashkalojmë.

         Në këtë nënnjësi, mbizotërojnë familjet me P (poture), përkatësisht janë shënuar JOS 872 shtëpi.

         Përfundimi: fshatra JOS 49, shtëpi JOS872.                                                       

           2) Rrethi i Malësisë

Rrethi i Malësisë (Srez malesijski), si nënnjësi më vete, përfshin 7 fshatra, nr. r. 775-771 dhe kanë këtë përbërje: JOS7 (PA2, P1, A2 dhe L2).

         Sa për ilustrim po shënoj se emërtimi Trapopoj, që numëronte P100 shtëpi, përmirësohet drejtshkrimisht në Tropoja nga botuesi, ndërsa Shipshaj PA300 ishte i shënuar Shtipsha. Në këtë grupim Bitiqi del me A220 shtëpi, Krasniqja me A550, kurse Nikaj me L275 shtëpi dhe po aq Merkuri L275. Sidoqoftë, gjithsej numri i shtëpive në këtë nënnjësi del JOS 1420 (P100, PA300, A770 dhe L250).

       Përfundimi, fshatra JOS 6 dhe shtëpi JOS 1420.

         3) Rrethi i Rekës (Srez re?ki)

Në këtë nënnjësi, përfshihen 22 fshatra, nr. r. 772-803, sipas përbërjes etnike rezultati del kështu:

                  JOS21 (P17, A2, L1, AL1,) dhe ST1 (SPA1),

ndërkaq, numri i shtëpive S 2, ndërsa JOS 377 shtëpi.        

         Sa për ilustrim po shënoj se vetëm këta fshatra kishin etninë e ndarë: Skornica (Korenica) kishte P5 A15,dhe Dolashac (Dollashaj) A6 L10, ndërsa Moliqe (Moliq) kishte S2,P16 dhe A8 shtëpi.

     Përfundim: fshatra ST1, JOS 21, shtëpi S2, JOS 377.

         4) Fshatra rreth Gjakovës

Për qëllime praktike e sajuam nënnjësinë e re “Fshatra rreth Gjakovës”, në të cilën janë përfshirë 53 fshatra, që sipas etnive dhe për nga numri i shtëpive del ky rezultat:

     ST16 (SAL1, SPA8 , SL1, SA2, SP4), JOS 35 (A4, L8, P4 dhe PA18, PAL1) dhe PP2.).

Siç po shihet, edhe pse nuk del asnjë fshat vetëm me S, shtëpitë serbe i ndeshem të përziera me të tjera etnitete në ST16 fshatra, qoftë të përzier me arnautë e latinë, qoftë me poturë e arnautë, ose vetëm me P ose A apo me L. Në JOS 35 fshatra janë regjistrusa1287 shtëpi, ndërkaq në fshatrat ST17 dalin S52 shtëpi.        

         Për veçoritë që ndeshëm në fshatrat ST (serbë me të tjerë përzier), po i trajtojmë në dy pika:

a) Së pari, në këta pesë fshatra me ST del numri përkatës i shënuar i shtëpive, por nuk ndahet sipas etnive:

         1) Grkovce          SP  16

         2) Jablanica         SP  22

         3) Zhabel           SP  15

         4) Mazniq          SA   8 dhe

         5) Dushanovac     SPA 20 shtëpi.

Siç po shihet emnohen 3 fshatra me SP (serbë e poturë, një SA 1 (serbë e arnautë) dhe një SPA 1 (serbë, poturë e arnautë).

b) Së dyti, në listën e mëposhtme në këta 12 fshatra, po ashtu ST del i shënuar numri i shtëpive sipas  këtyre etnive:

           Fshati                S     JOS                ( P          A     L)  

----------------------

1. Radojevac( Radonjiq)     9       20                (20           -     - ) 

2. Crmljan   (Crmljan)     10       21                (10         11      -)

3. Rashkovce (Rakoc)       2       13                  (8          5      -)                                                        

4. Duhjake (Dujak)          2       25                  (-          5     20)

5. Grmoçell (Gramoçel)     3       24                  ( -           -     24)

6. Hejreçi (Ereç)             2       12                  ( -         12      -)

7. Gllogjan (Glodjane)       3       20                  (10        10      -)                                  

8. Babatlloçit (Baballoç)     2       20                  (12          8      -)

9. Iriqe (Rzniq)              7       24                  (20          4      -)

10. Belega (Beleg)           5       20                  (10         10      -)

11.Voksha (Voksha)         5      245                 (100         45      -)

12. Moliqe                   2       24                  (16          8       -)

---------------------------------------------------------------------------

       Gjithsej:            S52     368                ( P206      A118     44 )    

         Edhe pse janë shënuar ST17 fshatra vetëm në 12 prej tyre janë shënuar 52 shtëpi ortodokse, d.m.th. pak më shumë se ato latine (44), por gjuhësisht nuk mund të besoj se edhe ato 52 familje (shtëpi) në atë periudhë ishin të gjitha serbishtfolëse, aq sa edhe ato L44 ishin latinishtfolëse(!), apo jo?!         

         Sidoqoftë, mbështetur në realitetin e sotëm dhe atë historik gjuhësisht mund të themi pa shumë rezervë se shumica e familjeve ortodokse16 sosh, që quheshin shkije, ngase fetarisht i takonin shkizmës, apo jo, flitnin pa mëdyshje të njëjtëm gjuhë sikurse JOS368 shtëpitë e tjera (P206, A118 dhe L 44).            

         Përfundimi: fshatra ST17, JOS 35, PP2; shtëpi S52, JOS 368

       5) Qyteti i Gjakovës

 Ndërkaq, sipas këtij burimi, qyteti i Gjakovës kishte:

           2385 shtëpi, prej tyre S36, JOS 2349 (P2100, L129 dhe C (ciganë) 120).

Si mund të shpjegohet fakti pse asnjë arnaut (shqiptar ose latin i islamizuar!) nuk del i shënuar në Gjakovën e Sulejman Vokshit?! Vallë, të gjithë ishin poturë (serbë të gjysmëturqizuar!), të cilët dhjetë vjet më vonë do të luftojnë aq shumë e ndërgjegjësisht kundër tuqve, apo jo?! Sidoqoftë, le të vlerësohet e vërteta se Gjakova, atëherë paska pasur vetëm 36 shtëpi ortodokse (shkije), sigurisht edhe ata ishin shqipfolës, ndërsa përfaqësohej qyteti, sipas këtij regjistrimi, vetëm me P+L (poturë e latinë), gjithsej 2229 shtëpi apo 2193 më shumë shtëpi sa kishte etniteti serb (ortodoks).

         Pra, njësia zonale e Gjakovës (pa ciganë 120 shtëpi) kishte JOS6913, ndërsa, shtëpi serbe kishte 88 (52 + 36), përkatësisht 6820 shtëpi JOS kishte më shumë ndaj atyre ortodokse.

  Përfundimi: qyteti i Gjakovës kishte: shtëpi S36, JOS 2349 ose 98% më shumë.

Përmbyllje: Njësia zonale Gjakovë

-------------------------

Nënnjësia             Fshatrat                        Shtëpitë           Vërejtje

             Nf    ST   S  % JOS %   PP        S   %   JOS  %   Ps     Kd

-------------------------

1            49     -    -       49         -       -          872        -       11

2             7     -    -         6        -        -        1420        -        3

3            22    1    -        21        -        2         393        -        5

4            53   16    -        35        2       42       1287        6       10

Qyteti                                              36       2693        -         -

--------------------------

Gjithsej    121  17    -    0  112   100  2       80    1  6765   99  6       29

         Gjakova si njësi zonale kishte më shumë fshatra JOS 111 kundrejt atyre ST 17, përkatësisht, kishte shtëpi JOS 6677 më shumë nga ato S 80 ortodokse (serbe).

           3. Nahija e Prizrenit (Prizrenska nahija)

         Autori nahinë e Prizrenit nuk e trajton të ndarë në rrethe, por kryesisht në bajraqe, mirëpo para se të japë grupime emërtimesh sipas bajraqeve të kësaj nahije, fillimisht, sirastësisht jep një nënnjësi të veçantë.

         1) Nënjësi prej 4 fshatrash

Në këtë nënnjësi të parë të veçantë, nr. r. 858-861, përfshin vetëm ST4 venddbanime, ku përveç Rahovecit, për të cilin konstaton se ka etni të përzier, por pa shënuar numër shtëpish, shënon edhe këta tre fshatra me këto të dhëna : 1) Brnjaça me ST 16 (S1 dhe C15), d.m.th. një shtëpi serbe dhe 15 cigane, 2) Samodradza me ST (S6 P83) si dhe Retinje me ST 50 (S18 dhe P32) shtëpi. Në këta tre fshatra janë shënuar shtëpi S25, JOS 125 (P115 + C15) shtëpi.

         Përfundimi:  ST4 fshatra, shtëpi S 25, ndërsa JOS 125.

Fill pas kësaj fillohet me bajraqe si nënnjësi përkatëse regjistruese administrative.

         2) Bajraku i Palluzhës (Polužni Bajrak)

Bajraku i Palluzhës (nr. r. 862-888) përfshinte 26 fshatra me këto të dhëna etnike:

                  ST 2 (SA1, SPA1), JOS 24 (A4, P5 dhe PA15),

Ndër këta 26 fshatra dalin S14 shtëpi të ngulitura në dy fshatra me etni të përzier: Bratotin ST 33 (S8 P13 A12) dhe në Bela Crkva ST 24 (S4 dhe A20) shtëpi. Dy fshatra dalin me yllth: Spijni A25 dhe Potok me PA12. Fshati më i madh në këtë grupim është Zatriqi, P70 shtëpi.  

         Përfundimi: fshatra ST2, JOS24, shtëpi S14, JOS789.

         3) Bajraku i Hoçës së Vogël (Maloho?ni steg)

Bajraku i Hoçës së Vogël (nr. r. 889-908), përbëhej prej 20 fshatrash. Ka këtë përbërje etnike: ST 12 (SP9, SAC1, SPC1, SPA1), S1 dhe JOS 7 (A2, P1, PA1, AL1, PL1 dhe PCO1).

Pra dalin JOS7 fshatra, ndërsa S1 del vetëm një. Ndërkaq në këtë grupim dalin ST12 fshatra. Së këndejmi, numri i familjeve ortodokse nuk del i pavërejtur S348 ndaj JOS340.

         Sa për ilustrim po shënojmë gjendjen në disa fshatra me popullsi të përzier: Velika Hoça ST106 (S100 P6), Medveci ST120 (S20 P100),Velika Krusha ST90 (S30 P30 A30), Mala Krusha ST60 (S30 A18, C12), Atmadza ST14 (S8 P6), Radobrava ST24 (S8 P16), Gornja Srbica ST21 (S16 P5), Donja Srbica ST30 (S15 P15), Zlaçishte /Zoçishte ST 65 (S45 P20), Mamusha JOS 128 (P40 C8 dhe O80). Pra Mamusha paska pasur përveç P20, C8 dhe+80 shtëpi osmanli, turq të deklaruar.  

      Përfundimi:  fshatra ST12, S1, JOS7, ndërkaq shtëpi S348, kurse JOS340.

Në këtë nënnjësi numri i shtëpive serbe del më shumë ndaj atyre JOS, për 8 sosh.

         4) Bajraku i Ostrozubit (Ostrozubni steg)

Bajraku i Ostrozubit, nr. r. 909-933), përfshinte 25 fshatra me këtë përbërje etnike:

                ST2 (SA1, SPA1) dhe JOS 23 (A9, P3, PA11).  

Pra JOS23 dhe vetëm ST2, ndërkaq raporti i numrit të shtëpive del S10, ndërsa JOS880. 

         Fshati, që mori emrin e bajrakut, Ostrozubi nuk është shënuar si fshati më i madh sa u përket shtëpive. Në të vërtetë, Ostrozubi si fshat sipas këtij burimi kishte P50 shtëpi, Lapushniku PA60, Crnilug JOS 44 (P19 A25), Pagarusha PA60, Guncati A60, Banja A60, Lubizhda A30, Mirusha P10, Vlashki Drenovac P50 etj. Në këtë grupim dalin vetëm dy fshatra të përzier me etni ortodokse (serbe), me nga 5 shtëpi: Orlate  ST25 (S5 P10 A10), Domanek ST 20 (S5 A15).  

Përfundimi: fshatra ST2, JOS 23, shtëpi S19, JOS 880.

         5) Disa fshatra nga Rrafshaku dhe Rrethbjeshka e Therandës së sotme          

Si nënnjësi të re, nga regjistri, sajuam një grup fshatrash nga Rrafshaku dhe Rrethbjeshka e Suharekës (Therandës së sotme), nr. r. 934-973, të cilën e përbëjnë 40 fshatra. Edhe pse nuk del e shënuar si nënnjësi komogjene më vete, ne e sajuam, sepse e njohim paksa më mire që nga fëminia dhe se vërtet i ka disa veçori që e dallojnë si trevëmë vete, edhe pse në këtë vepër nuk paraqitet si bajrak më vete.

    Sipas numrit të fshatrave edhe për nga numri i shtëpive sipas etnive në këtë njësi del ky rezultat:

                    S2; ST21 (SPA3, SL 2 SP16); JOS18 (P7, PA10 dhe L1).  

Ndërkaq për me tregue numrin e shtëpive sipas etnive më poshtë po japim regjistrin e plotë, në disa rubrika, ku pas numrit rendor shënohet iniciali i grupit etnik dhe numri i plotë i fshatrave që i përkasin atij sinjali të grupit përkatës, pastaj fill shënohet emërtimi i fshatit dhe ngjitas me të shënohet numri i shtëpive, etnikisht i ndarë ose i përzier, ashtu siç është shënuar nga autori dhe në fund në rresht të ri, rrumbullakësohet numri i shtëpive pas sinjalit të etnisë:

 Tabela e nënnjësisë 5

---------------------

      1. L 1: Novaka 15 shtëpi.           

                                     - L15 shtëpi.

      2. S 2: Gelanca 15, Lutoglava 14.  

                                     - S 29 shtëpi.

             3. P 7: Gjinoci 45, Karaçica 35, Neprebishti 25, Peçani 30, Savrova 15, Sllapuzhani 30, Stravçina 12.                               - P192 shtëpi.

                4. PA10: Dobërdelani 35, Kabashi 9, Kravaserija 30, Malisheva 20, Nishori 35,  Semetishti 30, Seniku 20, Vraniqi 35 dhe Grekoci 45 (P10 A35)e Reçani 42 (P30 A12).

                                          – PA301 shtëpi.                                               

                5. SP 15: Caparce 24 (S12 P12), Delovce 50 (S 30 P20), Dvorane 46 (S40 P6), Korisha 86 (S36 P50), Leshane 48 (S18 P30), Lubizhda 47 (S44 P3), Movljane 42 (S32 P10), Mushtishti 100 (S45 P55), Opterusha 131 (S25 P106), Reshtani 25 (S6 P19), Sopina 26 (S12 P14), Studençani 94 (S19 P75), Suhareka 70 (S24 P46), Trne 12 (S5 P7), Zoçishte 65 (S45 P20)

                                           – S 393, - P475.

               6. SPA 3: Dulje 30 (S4 P13 A13), Popovljane 50 (S35 P8 A7), Selograzhde 68 (S8 P20 A40)                                      - S47, -P41 dhe -A60.

              7. SL 2: Shpinadia 10 shtëpi (S4 L6) dhe Velezha 20 (S12 L8)

                                           - S16, L 14.

         Përfundimi: S2, ST18 dhe JOS 20, ndërsa shtëpitë: S 485 (29, 393, 47, 16) JOS 991 (L29, P601, PA301, A60).

 Shënim: Nga nënnjësitë e tjera tërhoqëm dhe i sollëm këtu këto 4 emërtime fshatrash që faktikisht i

           përkasin këtij terreni:

          Budakova JOS60 (P20 A40), Bllaca JOS 60 (P10 A50), Samodradza ST 91(S8 P83) dhe

          Dubrava ST28 (S14 P6 A8).                                                                               

Në të vërtetë, për këto dy të fundit druaj se mund të jenë ngatërruar me njësi të tjera që mund të

kenë pasur të njëjtin emër, por sidoqoftë, ST18 i shtohen 2 fshatra: ST20, ashtu si

JOS 20 +2= 22, ndërsa sa u përket shtëpive rezultati total del: S507 (485+22 ose 8+14) dhe JOS 1218 (991+227 ose 60+60+83+14).

         Ç’është vërteta, disa fshatra, 15 sosh, që dihet se atëherë si edhe se sot i takojnë Therandës që mesa dihet, edhe atëherë ekzistonin po me këta emra si:

         Buzhala, Papazi, Çadraku, Grejçeci, Krushica e Epërme, Krushica e Poshtme, Maqiteva,

         Breshanci, Bukoshi, Dragaçina, Luzhnica, Kastërci, Tumiçina, Javori, Vërsheci,

e mbase edhe ndonjë tjetër dhe që të gjithë me popullsi shqiptare, nuk i kam hasur të regjistruara nga autori i këtij burimi as në nënnjësi të tjera, atëherë numri i fshatrave dhe i shtëpive JOS (shqiptare) në krahasim me ato ortodokse (serbe) pa mëdyshje do të ketë pasur diferencë edhe më të madhe.                                

         Siç po shihet, nën pikën 4) dallohet numri i ndarë P+A, vetëm në dy fshatra Grejkoc JOS45 (P10 A 35) e Reçan JOS 42 (P30 A12). Po kjo ndarje, ashtu veç e veç, është bërë edhe për fshatrat e ndajshtuar prej nesh Budakovë JOS 60 (P20 A40) e Bllacë JOS 60 (P10 A50), tek shembujt e tjerë nga autori shënohet vetëm numri i tërësishëm pa u ndarë në etni përkatëse P ose A.   

         Së këndejmi, mund të shihet se në këtë njësi numri i shtëpive serbe që afrohen ose e kalojnë 500-shin, është mjaft i vërejtshëm, por shikuar në tërësi, afro 2 herë më shumë dalin të shënuara shtëpi JOS (shqiptare), madje nëse kemi parasysh edhe numrin e shtëpive të 15 fshatrave të pashënuar, që atëherë dhe sot ishin fshatra të pastër me JOS, del që përqindja e shtëpive shqiptare ndaj atyre serbe është edhe më e madhe.          

         Sidoqoftë, në përmbyllje po bazohemi vetëm në numrin e tërësishëm, siç është shënuar në atë tekst për 44 fshatra dhe ja si del rezultati:

            Përfundimi: fshatra ST20, S 2, JOS 22, shtëpi S 507 ndaj JOS 1218.

               6) Bajraku i Opojës (Opoljski steg)

Bajraku i Opojës (nr.r. 974-989) përfshin 16 fshatra, dhe sa i përket etnisë rezultati del:

                 JOS15 (A2, P7, PA6) dhe ST1(SP1).

Ndër fshatra më karakteristikë veçuam: Breznja PA100, Bardisan PA 120. Belobrod PA 60, Opoljski Zjum A30, Beglere S16 P13 (!). Pra pa S dalin 15 fshatra, ndërkaq del i pëzier ST vetëm një (Beglere).

         Përfundimi: fshatra: ST1, JOS15, shtëpi S16 ndaj JOS 428.

              7) Bajraku i Lubisë (Ljubiski /Ljubljanski/ steg),

Bajraku i Lubisë (nr. r. 990-1033) përfshin 43 fshatra, sipas etnive rezultati del kështu:

         S12, ST14, JOS 17 (A2, P8 dhe PA7).                                                                                                                               

Si më karakteristik dallohen këta fshatra: Kashtanjevo JOS35 (P20 A15), Bitinje ST31 (S5 P26), Mushnikovo ST75 (S60 P15), Ljubinje S120, Srecka S80, Gotovusha S120, Ljubiçevo PA80, Reçani ST31 (S1 P30), Kushtendin /Kushtedin PA20. Siç po shihet mbizotërojnë për nga numri fshatrat ortodoksë me S. Rezultati del S12 fshatra, ndërsa JOS 7 Edhe gjendja e shtëpive del në dobi të etnisë S (ortodokse): S1289 ndërsa JOS 856.

         Përfundimi: fshatra ST14, S12, JOS17, shtëpi S1289 ndaj JOS857

 Në këtë nënnjësi numri i shtëpive me S del më i madh ndaj atyre JOS për 432 sosh.

            8) Bajraku i Lumës (Lumanski steg)

Bajraku i Lumës ( nr.r. 1034 -1062) përfshin 29 fshatra dhe etnikisht dalin me këtë rezultat:

         JOS 29 (PA5, P7 dhe A7), shtëpi JOS 1562.

Po e dallojmë në këtë grupim fshatin Zhur, i cili kishte P129 shtëpi, ndërsa Verbnica PA90.  

         Përfundimi: fshatra JOS 29, shtëpi JOS1562.

       9) Bajraku i Dukagjinit të Poshtëm (Steg Donji Dugadjin)  

Në këtë grupim, Bajraku i Dukagjinit të Poshtëm (nr.r.1063-1076) janë shënuar 14 emërtime, të gjithë të komunitetit L (latinë), Sa për kërshëri po i shënojmë këta shembuj: Mirdita me L100 shtëpi, Spasija me L400, Kashtedini L200 dhe Srosha L125 shtëpi etj.

         Përfundimi: fshatra JOS14 dhe shtëpi JOS1450.

      10) Bajraku i Gorës (Goranski steg)

Bajraku i Gorës përfshin 27 fshatra, me P 26 dhe vetëm një del ST1 (Ljubishte, por pa të dhëna shtëpish).

         Po i japim disa shembuj me të dhëna nga ky grupim: Rapça P129, Orishke (Oreshke) P250. Restelica P350, Brod P700 dhe Dragashi me P25. Kështu, dalin JOS 26 fshatra dhe vetëm një ST1 (Ljubovishte SP).

          Përfundimi: ST 1, JOS26, ndërkaq numri i shtëpive del JOS2825.

Shënim1: Për këtë grupim nuk di a përshtat emërtimi fetarisht potur(!), apo jo, sepse edhe atëherë

         Gora me goranët mbase sikur sot, ishte oazë nashkefolëse, por assesi të deklaruar serbë, apo jo?                        

     11) Grup fshatrash rreth Prizrenit

 Sajuam këtë grupim-nënnjësi fshatrash rreth Prizrenit, të përbërë nga 35 fshatra, tek të cilët sipas numrit të etnive rezultati del kështu:

           ST 12 (SA1, SP4, SPA6 dhe SPAL 1), S6, ndërsa JOS 17 (P11, PA6).                                                                                                                         

Si më karakteristik dalluam këta fshatra ose krahinëza: Djafereve PA 200 shtëpi, Miliçeviq ST50 (S10 P30 A10), Karmovik (Hramovik) ST71 (S15 P30 A20 L6), Ljuma: JOS185 (P105 A80). Dolnishte ST211 (S20 P80 A110).

          Përfundim: fshatra 35, ST 12, S6, ndërsa JOS 17; shtëpi S392 ndaj JOS819.

Shënim2

      Nën nr.507 dhe 508 shënohen dy fshatra të Prizrenit Jazhince me 60 shtëpi dhe Sevce me 50

shtëpi që të dy me etni serbe, për të cilët shënohet numrin përsëritës, për Jazhince 1014 ku përsëritet numri i shtëpive S60, ndërsa për Sevce nr. 1015 po me ndryshim të numrit të shtëpive nga S50 në S 120. Pa marrë parasysh në pasaktësinë statistikore ne pranuam satistikën nga grupimi i fundit.

     12) Qyteti i Prizrenit

Prizreni si qytet i njohur që nga lashtësia, sipas këtij burimi kishte 6400 shtëpi, prej të cilave:

              S1200, JOS5220 (P4800, A 200, L100 dhe me O (osmanli) 120 shtëpi).  

         Siç po shihet në prag të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ky qytet si shqipfolës P+A+L kishte 5100 familje që do të thotë 3900 shtëpie më shumë nga ato ortodokse (shkije) që sipas këtij burimi ishin, 1200 shtëpi ortodokse (serbe).

         Përfundim: shtëpi S 1200, JOS 5220

Përmbyllje: Njësia zonale Prizren

-----------------------

                         Fshatrat                         Shtëpitë              Vërejtje

Nënnjësia  NF    ST     S   %  JOS  %  PP    S   %     JOS   %      Ps    Kd

-----------------------

1            4     4       -         -        1     25            125            -      -

2           26     2       -        24       -      14            789            -      1

3           20    12      1          7       -      48            440           1      1

4           25     2      -         23       -      19            880            1      -

5           40    20      2        22        -     507           1218           1      6

6           16     1      -         15       -       16            428           2      -

7           43    14     12        17        -    1289            857          14      4       

8           29     -      -         29        -        -           1562           1      2

9           14     -      -         14        -        -           1450           -       1

10          27    1      -         26        -        -            2825          1       1

11          35   12      6         17        -      392            819          7       2

Qyteti                                               1200           5220         -       -

-----------------------

Gjithsej   254  68      21         194       1      3510   17%  16613  83%  28     18

Përmbyllje e të dhënave për Zonën e Dukagjinit

         Siç po shihet, në tri nënzonat të Zonës së Rrafshit të Dukagjinit (Metohisë) ne respektuam të dhënat nga origjinali (botim Sanu 2005), edhe pse tani nuk përputhen me njësinë e sotme administrative të kësaj zone të Republikës së Kosovës, përkatësisht të ish Krahinën Autonome Socialiste të Kosovës apo të Metohisë, siç emërtohej në ISH-Jugosllavinë në gjuhën serbe. Ne jemi të vetëdijshëm se disa vise që Milosh Milojeviqi i konsideronte si Prava (Stara) Serbi të kësaj Zone, tani i takojnë Malit të Zi ( ish-rrethina e Pejës) e disa të tjera siç është sidomos Malësia e Gjakovës si Luma, Mirdita etj. I Takojnë Shqiprisë, por këtë e bëmë në shenjë respekti të origjinalit, por edhe si fakt për të sotmen e për të ardhmen se cila tredvë mendohej se ishte Qendra (Zemra) e Serbisë të Vërtetë të Vjetër, e cila lypsej çliruar, ngase kjo jo vetëm në Periudhën e Mesjetës qenka përbërë tërësisht nga serbët, por ajo edhe tani kishte përbërje shumherë më të madhe banorësh serbë (serbisht folës) se JOS (shqiptarë), andaj qëllimi i misionit të Milojevioçit ishte që gjithnjë kjo trevë të tregohej para botës me shumësi serbe, qoftë edhe me falsifikime etj. Mjerisht, nga interpretimi dhe konstatimi i njëjtë i të dhënave edhe nga përpiluesi i hartës, duket se del i qartë po ai qëllim, apo jo?!

         Sidoqoftë, siç u pa nga shtjellimi i deritashëm i punë sonëqëllimi ynë që të pasqyrohej realisht e vërteta rreth përqindjes së djeshme dhe të sotme, përqindje kjo të cilën lexuesi ka mundësi ta shohë dh etas verifikojë në tabelën përmbyllëse  vijuese të kësaj zone:

Tabela

e rezultatit të tri njësive zonale të Zonës së Dukagjinit:

Pejë, Gjakovë, Prizren

-----------------------

                         Fshatrat              Shtëpitë                 Vërejtje

Njësia     Nf   ST     S  % JOS %    PP    S     %      JOS   %     Ps   Kd

-------------------------

Peja      184  31     83      69        2    1778    49      1864   51   14    5

Gjakova  121  17     -      112        2       80     1      6765   99    6   29

Prizreni  254  68     21     194        i     3510    17     16613  83    28   18

-----------------------

Gjithsej  569 114    104     347        5     5368    18     25242  82    48   52

         Siç mund të vërehet numri i fshatrave me S në njësinë zonale të Pejës del mbizotërues ndaj fshatrave JOS, ndërsa sa i përket numrit të shtëpive, edhe pse mungon numri i shtëpive nga mëse 50 fshtrave shqiptarë, megjithatë sipas tekstit me një përqindje të vogël mbizotëron etnia JOS (51%), ndërkaq sa i përket njësisë zonale të Gjakovës mjafton të konstatohet se nuk del asnjë fshat i pastër me S, gjithashtu edhe sa i përket numrit të shtëpive ky edentitet del fare në numër simbolik. Sa i përket njësisë zonale të Prizrenit, duket njëfarë laramania fshatrash e shtëpish, megjithatë, edhe pa i llogaritur shifrat nga viset e sotme të Shqipërisë, si dhe shumë fshatra shqiptarë të paregjistruar, megjithatë shumësia e etnitetit JOS (shqiptar) as që mund të mohohet dot për një përqindje realivisht jo të vogël që arrin mbi 80%.

         Nuk po vazhdojmë me analizë më të hollëisht rreth pasqyrës së mësipërme, por në vijim në titull veçan do të japim disa nga venerimet tona për të tri zonat.

III. VENERIME DHE SQARIME PLOTËSUESE

RRETH LËNDËS SË TRAJTUAR

Nga paraqitja e derikëtushme, edhe pse joshteruese, besoj se u kuptua qartë se elementi ortodoks ose serb, faktikisht sipas statistikës që pamë të shënuar nga vetë dora e Milosh S. Milojeviçit, del se nuk ishte shumicë në të tri zonat: Kurshumli, Kosovë Qendrore e Rrafshi i Dukagjinit.

         Sidoqoftë, tashti në dy pikat vijuese, duke përsërtitur rezultatet e sipërkonfirmuara po tash të përmbledhura në tabela përkatëse, do të japim përforcime plus lidhur me konnstatimin që dhamë, qoftë lidhur me numrin e fshatrave, qoftë lidhur me numrin e shtëpive sipas etnive.

a) Statistika për numrin e fshatrave dhe të shtëpive  sipas etnive në tri zonat përkatëse

______________________________________

                        Fshatrat                               Shëpitë              Vërejtje

    ZONA         Nf   ST    S   %   JOS  %   PP      S   %     JOS   %    Ps   Kd

----------------------

Kurshumlia      222    2     99  43   130  57  176     690  23    2230  77    71     -

Kos. Qendrore   306   74    71  50     71  50   18    3585  33    7231  67    99     2

Rr. i Dukagjinit  569  114   105  23   347  77     5     368  18   25242  82    48    52

-----------------------

Totali           1096  190   275  33   548  66  199    9643  22  34703  78   218    54

         Siç po shihet nga statistika, sipas numrit të fshatrave në të gjitha zonat nuk del mbizotëruese popullata ortodokse (serbe).

         Shih përqindjen: Kurshumlia S 43% JOS 57%, Kosova Qendrore S 50% JOS 50% dhe Rrafshi i Dukagjinit S 23%, JOS 77%. Ndërkaq totali del : S33% ndaj JOS 66%.                                         

         Në të vërtetë, rezultati i numrit të fshatrave sipas etnive del kështu: ST 104 (SA18, SP54, SPA32), S52, JOS 256 (P77, PA 99, A38, dhe L42) fshatra. 

         Pra prijnë për nga numri fshatrat e përzier JOS poturë e arnautë 99, vetëm paturë 77, vetëm serbë 52, serbë e paturë 54, vetëm arnautë 38, serbë e arnautë dhe serbë, paturë e arnautë 32, vetëm latinë 42, e kështu me radhë, vijojnë shembuj me numër gjithnjë më të vogël dhe gjithsesi me etni të përzier ku dominojnë shqipfolësit. Fundi i fundit si do që të dalë shuma, ajo pothuaj nuk ndryshon numrin e përgjithshëm, nga ajo që dhamë në tabelën e mësipërme, bazuar në statistikën me të cilën shërbehet autori Milosh MIlojevic, të paraqitur nga botuesi, ku fshatrat ose vendbanimet me popullsi JOS kapin shifren 256 (38,77,99,42) ose 83%, në krahasim me fshatrat serbë të pa përzier ku arrin numri 52 ose 37%), ndërsa të përzier dalin 104 fshatra (SA18, SP54 dhe SPA32), por edhe këtu mbizotërojnë shifrat me etni JOS (P, A ose L).

         Së këtejmi shikuar edhe nga ky këndvështrim rezultati numerik tregon se në periudhën, 10 vjet para LSHP 1978, shumica asesi nuk ishte sllave, siç thuhet në burimet e caktuara serbe, ku mjerisht, siç do të shohim, del i implikuar edhe z. Mirçeta Vemiq, po është në dobi të palës JOS (shqiptare), madje jo për pak por prin me mbi 200 fshatra të pastër shqipfolës, pa llogaritur fshatrat e paregjistruar me popullsi të pastër shqiptare, siç e pamë konkretisht, që nuk është rast i vetëm, ku 15 fshatra vetëm në nënnjësinë e Therandës (Suharekës) nuk ishin shënuar fare, madje pa i llogaritur fakte tjera, siç ishte edhe rasti, ku në njësinë zonale të Pejës tek afro 50 fshtra nuk ishte shënuar fare numri i shtëpive. Mosshënim ky i harruar mbase me apo pa qëllim, le të vlerësohet?! Madje le të vlerësohet edhe veprimi i z. Mirçeta Vemiq, i cili po me këtë statistikë manipulon kështu:

         1) S 244 venbdbanime dhe plus islamizovani poturi (të të dyja versioneve 239 (P 130 + P109), ishin serbë.

         Në të vërtetë, ne ngulmojmë të vërtetën se poturët 239 (të të dy versioneve) ishin JOS (shqiptarë), siç janë të njëjtë edhe sot nga trashëgimia ngase dihet se nuk janë shpërngulur). Kështu edhe sipas kësaj paraqitjeje të z. Vemic  S 244 ndaj JOS 239 (130+ 109 dalin vetëm 5 shtëpi më shumë serbe se poture (shqiptare).

         2) S apo A – (serbë apo arnautë) ose-ose 77 vendbanime (shtëpi) – Edhe te këto 77 vendbanime, sipas nesh, kemi të bëjmë kryesisht me JOS, ngase arnautë e poturë kishin të njëjtën etni.           

         3) ST33 (SA18, SL15), ndërsa JOS 156 (PA 152 dhe PL 4).

         4) ST 28 (SPA22,SAL1, SPAL 5) dhe JOS2 (PAL 2), ,

         5)  ST 3 (SC1, SPC1,SAC1) dhe  JOS 2 (PC1,POC 1

         6) Ç 5, PP 8.

Sidoqoftë, nëse zbërthehet drejt, sipas logjikës së sotme edhe statistika sipas zotit Vemic  jepkëto rezultate përfundimtare:

         ST 64 (SA18, SL15, SPA22, SAL1, SPAL5, SC1, SPC1 SAC1), S244 JOS 412 (P239,

         PA 152, PL4, Ç5, PC1, POC1), PP8 dhe S apo A”ose ose”/ 77,

mund të jetë e dobishme për të kuptuar të vërtetën rreth gjendjes së përqindjes së etnisë serbe dhe joserbe në trervat që pëfshihen në atë vepër-dokument, përndryshe ashtu siç është paraqitur vepra e Z. Vemiq del joserioze dhe shumë tendencioze.

         Madje joserioze del edhe konstatimi i tij lidhur me statistikën rreth numrit të shtëpive për qytete e mëdha mbi 500 shtëpi, kun ë të vëretë del ky rezultat :

b) Statistika për numrin e shtëpive sipas etnive për qytetet

mbi 500 shtëpi:

_____________________________________

Nr r. Qyteti  Nr. i shtëpive  S   %    JOS  %   ( P        A    L      C      O)

--------------------------- 

1. Kurshumlia    2000      -         2000 100  (1800    150    -     50      -0)

2. Prishtina       3270    350  11   2829  89  (2600     70    -       -     250)

3.Vushtria         850    250  29    600  71   (600       -     -      -        - )

4. Peja           1850    550  30   1300  70   (1200      -    100     -       - )

5. Gjakova       2385     36   2   2330   98  (2100      -    129   120       -)

6. Prizreni       6620   1200  19   5220   81  (4800     200  100     -     120)

--------------------------

Gjithsej:                2386  14  14279   86  (13100    420  329   170     370)

c) Vërejtje rreth disa të dhënave pa mbulesë po mbi këtë temë

në veprën e fundit të z. Mir?eta Vemi?

Në të vërtetë, me sa parashtruam, ky është realiteti i nxjerrë nga vepra në shqyrtim dhe bëjmë çudi ose nuk mund ta kuptojmë ku ka gjetur mbështetje dhe logjikë Zoti Mir?eta Vemi?, i cili në një paraqitje botim i fundit (serbisaht e anglisht) prezenton harta të risht-hartuara për treva të veçanta përpiluar sipas materialit me të dhëna makiaveliste (të keqinterpretuara nga ai) të mbështetura në gënjeshtra nga vepra e Milojeviqit, madje edhe lidhur me përqindjen serbe/joserbe, jep konstatime, jo vetëm të diskutueshme, por fare të paqëndrueshme, të pabesueshme, realisht e totalisht të rreme, veç tjerash edhe për numrin e shtëpive për pesë qytete të mëdha (5 ve?a gradska nasela), pa shënuar emra, paraqet këtë tabelë: JOS 92 (A69, L 21 dhe AL 2), të cilën nuk mund ta kuptojmë, sepse mbështetur  statistikën nga vepra në analizë statistika e Vemiqit nuk shohim se ka gjëra të sakta..

         Ndër pasaktësi të shumta, po veçoj vetëm këto tri konstatime të paqëndrueshme:

         1) Në prag të luftës serbo-turke shihet se serbët në territorin e krahinës së Kosovës e Metohisë ishin shumicë, ndërsa shqiptarët pakicë(!)… (!!!)

      Përgjigje: Shih realitetin regjistruar 1866-67, sipas përqindjen shtëpi/: S 22%, JOS 78%.

         2) Që në shikim të parë harta tregon prani më të madhe të serbëve ndaj shqiptarëve në Kosovë e Metohi para afro 150 vjetësh… (!!!)

         Përgjigje: Harta e hartuar mbi bazë jo reale, false, prandaj për hir së të vërtetës shkencore vetë autori në bazë të realies duhet ta bëjë korrigjimin e konstatimit, ta bëjë përgënjeshtrimin domosdoshëm, apo jo?!!!/. Shih përqindjen reale S 22% ndaj JOS 78%.

         3) Shihet nga tabela se banorët e qyteteve: Prizreni, Prishtina, Peja, Gjakova, Kurshumlia mbi

90% ishin me etni Serbe… (!!!)

         Përgjigje: Shih realitetin me përqindje, sipas vetë regjistrimit nga Mi1ojeviqi 1866-67 (që ne I shtuam edhe qytetin e Vushtrrisë): Kurshumlia S-, JOS 100%; Prishtina S11% JOS 89%; Vushtrria S29% JOS71%; Peja S30% JOS70%; Gjakova S2% JOS 98% dhe Prizreni S19% JOS 81%.

         Totali: S 14% ndërsa JOS 76%.

         Siç po shihet, në tabelën tonë, duke llogaritur 2000 shtëpi JOS (shqiptare) të Kurshumlisë ku autori Milojevic nuk kishte shënuar asnjë shtëpi serbe, në trevën e Kosovës së sotme, në këto 5 qytete, sipas tij, kishte 2380 shtëpi serbe apo ortodokse ose 13%, ndërsa shtëpi JOS (shqiptare) kishte 14289 ose 87%, d.m.th. në qytetet e Kosovës kishte 11.909 shtëpi JOS (shqiptare) më shumë nga ato serbe, edhe pse siç e thamë si shtëpi (familje) serbe janë llogaritur edhe shtëpitë shqiptare të besimit ortodoks, që mbase fetarisht mund të ishin edhe laramane ose të padeklaruar si shqiptarë, ndonëse brenda familjeve të caktuara ortodokse dihej mirëfilli se si gjuhë komunikimi në numër të konsidereueshëm të familjeve në qytete e fshatra përdorej shqipja, pra përdorej shqipja edhe pse nuk ishte as gjuhë zyrtare si turqishtja, as gjuhë sakrale fetare, siç ishte serbishtja.

         S’do mend se, për statistikën e tillë ne patjetër duhet ta falenderojmë autorin, ndërkaq për për keqinterpretim e realitetit të asaj kohe dhe në vazhdimsi, deri në ditët e sotme, duke llogaritur edhe veprimin e z. Mir?eta Vemi? (për viktimizimin e tillë) për hartat e fundit, nuk dimë se kujt më shumë mund t’i hedhet faji. Gjithsesi për hartat e tilla ky (g. Vemi?) për hir të realitetit, për me shpëtue me fytyrë, duhet të ndryshojë ngjyrat ose të japë përgënjeshtrimin e duhur, duke sqaruar të vërtetën, përndryshe e fut veten në falsstudiues që si joserioz, i bën dëm të madh shkencës bashkëkohore serbe, kishës e popullit serb dhe paqetimit ndëretnik serbo-shqiptar.

         Sidoqoftë, përgjigje më të plotë dhe më bindëse për këtë dhe për çështje të tjera, përveç asaj që është dhënë më sipër, do të jepen në vijim gjatë shtjellimit të temës dhe nga përfundimi përmbledhës në fund të veprës.

IV. SQARIME TË NATYRËSGJUHËSORE DHE KUPTIMORE

LIDHUR ME TEKSTIN NË SHQYRTIM

 Në vijim po sjell argumenta plus me disa sqarime të natyrës formale e gjuhësore rreth disa kuptim-sqarimeve e korrigjimeve të emërtimeve nga teksti në shqyrtim, qoftë nga autori, qoftë nga botuesi SANU. Në të vërtetë, ne konsultuam emërtimet e oikonimeve në tërë tekstin dhe gjetëm shkas për disa konstatime, së pari, paksa nga fusha byrotekniko-formale-administrative dhe së dyti, disa gjëra me interes për lexuesin nga fusha gjuhësore terminologjike, më drejt konstatime për emërtime të caktuara:

1) Disa konstatime të përgjithshme formale

byroteknike-administrative

Këto vërejtje-konstatime po i përmbledhim në këto tri pika: 

  1. Kur është fjala e ndarjes në rubrika u përmend numri rendor i përgjithshëm dhe numri rendor i njësisë, përkatësisht i nënnjësive. Ne siç u pa konkrtetisht më sipër, u mbështetëm domosdo në numrin rëndor të përgjithshëm, jo në atë të njësisë, ngase ai nuk del i rregullt, madje ka raste që vargu e njësive nga autori del e këputur. Së këndejmi edhe ne gjetëm shkak që për qëllime praktike nga vargu përkatës shkëputën numra dhe sajuam ndonjë nënnjësi të re.

       2. Po sqarojmë gjithashtu se autori fillimisht e ka kishte shënuar emërtimin e toponimit (të oikonimit) në qirilicë, përpunuesi e shënon në latinicë (mbase si lehtësim e sqarim për lexuesit e alfabetit latin, përkatësisht si barasvlerës të versionit anglisht që praktikohet si barasvlerës në tekstin e ripërtërisë  angliasht nga botuesi për krejt tekstin shoqërues të veprës në serbisht.

      3. Siç theksohet nga përgaditësi i botimit afro gjysma e emërtimeve kanë pësuar ndryshime (korrigjime) në versionin latinicë në krahasim me atë qirilicë, gjë që e konstatuam edhe ne, madje në këtë drejtim tash fill në pikën vijuese po japim disa konstatime të veçanta që ngjallin interes.

2) Përplotësime ose konstatime gjuhësore për emërtime të veçanta

     E para, edhe pse thuhet nga botuesi se në rubrikën me alfabet latin janë shënuar trajtat e drejta që janë ndeshur në burime të ndryshme zyrtare arkivore e të tjera, ne konstatojmë se trajtat shkrimore të emërtimeve të tilla nuk përputhen plotësisht me tekstin zyrtar në fuqi që ka Serbia sot, sipas listës: Okruzi, gradovi i sela Kosova i Metohije (Qarqet, qytetet dhe fshatrat e Kosovës dhe të Metohisë), që përsëritet në portale interneti, shih edhe më 13.02.2016, tekst ky që ne, në krahasim me tekste të tjera të kësaj natyre, e kemi konsultuar dhe trajtuar mjaft në hollësi në kreun V të veprës Çështje të shqipes standarde në fushë të emërtimit të vendbanimeve VI, Era Prishtinë 2017.

     E dyta, në rubrikën 7, të listës së emërtimeve dalin disa emra të korrigjuar ose të sqaruar nga botuesi(qirilicë), ku mesa pamë numri i intervenimeve të tilla del në mbi 50 raste (54) dhe shikuar sipas inicialeve të etnive rezultati i intervenimeve del kryesisht kështu:

              P1, A6, PA1, L3, P4, PA22, S5, SP9, SA1 dhe SPA1.

Siç po shihet më tepër korrigjime ose sqarim-konfirmime janë dhënë për etninë e shënuar PA (poturë/arnautë) 22 raste, SP (serbë/poturë) 9, ndërkaq A (arnautë) 6 raste. Për shembujt e tjerë numri sillet prej 1 deri në 5 raste. Çdo shembull, varësisht nga këndi i vështrimit, zgjon interes, jo vetëm në raportin shqip-serbisht, por edhe sipas raportit brendapërbrenda gjuhës serbe. Ndonjë rast të veçantë do ta cekim gjatë analizës po në këtë punim ose edhe gjetiu, sipas rastit.

        E treta, prej afro 300 rasteve që shikuam në të dyja versionet, mund të konstatohet se autori (Milojevic) për shënimin e disa trajtave ishte nën ndikimin e struktures folëse gjuhësore të shqipes ose të informatorëve të kohës, qoftë vendas, qoftë shoqërues, me të cilët kontaktonte, ngase fjalët herë i shënon në trajtën e pashquar e here në trajtën e shquar, varësisht nga konteksti që përkojnë me natyrën e gjuhës shqipe dhe shumica e këtyre rasteve “korrigjohen” (në versionin latinicë),  sipas natyrës së gjuhës serbe nga përgatitësi i botimit d.m.th., përmirësimi bëhet duke i dhënë fjalë-oikonimit përkatës mbaresat e specifkuara të serbishtes së sotme letrare. Po shtojmë edhe këtë lidhur me shqipen, edhe pse në këtë kohë nuk kishte as shkollë shqipe, as gramatikë të mirëfilltë shqipe, shihet ndikimi i shqipes së folur globale, ngase vitaliteti i kësaj gjuhe me rregullat atavike të standardit të saj global, pothuajse të ravijëzuar qartë në kodin e ligjërimit popullor, i cili njihej nga shumica e etnisë jo vetëm arbanase, por edhe nga ajo që quhej serbe sipas autorit, andaj s’do mend  që ky ndikim shihet qartë në vetë procesin e të shkruarit e emërtimeve përkatëse, ngase në këtë veprim ndeshim një serë shembujsh ku respektohet, pra, ai rregulli i trashëguar i kategorisë së shquarsisë ose i pashquarsisë, karakteristikë kjo vetëm e gjuhës shqipe, kështu këtë ndikim konkretisht e ndeshim të një vistër emrash, shembuj këta që po i japin nga origjinali (vepra e botuar), shembujt jepen në të dyja versionet: autori/botuesi, si:

    a. Gjinia mashkullore:

      1) Motiçan –Motiçane, Labjan – Labjane etj, 

      2) Sedlar/Sedlar, Lez/ Lez, Krajk/Krajk, Kajush/Kajush, Kabash/Kabash, Kosin/Kosin, Zhaç/Zhaç, Pet(ë)rç/ Pet(ë)rç, Kost(ë)rc/Kost(ë)rc etj., - ku emri në gjininë mashkullore bartet në trajtën e pashquar në të dy versionet autor/botues, veçori kjo e gjuhës shqipe për këtë gjini, d.m.th. është fjala për emrat mashkullorë me konsonant fundor që si trajtë përfaqësuese përdoreshin zakonisht në trajtën e pashquar.

      3) Muzhaçi-Muzhaçe, Mikulanci-Mikulance, Selanci-Selance. Lozhani- Lozhane etj., ku fundorja e njëjësit të shquar e shqipes –I, përkon në raste me shumësin e serbishtes, por vetë përmirësimi në serbishte me –E fundore, jep për të kuptuar, se ajo trajtë në versionin e parë më tepër kishte të bënte me ndikimin e shquarsisë së emrit të shqipes së folur, sesa me shumësin e serbishtes, apo jo?!

      4) Vagov/ Vagovo, ku fundorja me –o e emërtimit, si duket nuk ishte e pranishte në emërvende të atëhershme, në të dyja gjinitë e emrit në shqipen popullore të Kosovës Qendrore si dhe të Rrafshit të Dukagjinit e më gjerë, përkatësisht të Serbisë së Vjetër të Vërtetë(!!!), ashtu siç i del edhe autorit ajo trajtë përdorej sipas natyrës së shqipes së vendit, apo jo?.

    b. Gjinia femërore:

       1) Kleçka- Kleçke, Svarça – Svarçe, Prekopuca – Preko Puce etj.

       2) Strbulova –Strbulovo, Papova –Popovo (a/o), Zhdrelja-Zhdrelo (shqiptimi shqip:l/ll) etj.

Siç po shihet, përveç dallimeve o/a, l/ll, rastet me –A fundore, që i përdor autori janë të natyrës së gjuhës shqipe që ishte trajtë përfaqësuese për emrat e gjinisë femërore që në njëjësin e shquar marrin A fundore, ndërkaq ato me –E e –O fundore ishin ose janë të natyrës së gjuhën së sotme serbe, apo jo?!

       E katërta, autori kompozitat dygjymtyrëshe i njëfjalëzonte në shkrim, ashtu siç ngjante në shqipen e atëhershme popullorte por që zakonisht  ashtu pëdoren edhe edhe sot në shqipen standarde, ndërsa në serbishten e sotme shënohen ndaras: Suhareka/Suva Reka, Suhodol/Suvi Do(l), Vranidoll/Vrani Do, Belopolje/Belo Polje, Belobrdo,/Belo Brdo, Dubokipotok/ Duboki Potok, Dobridol/ Dobri Do, Malohoqa/Malo Hoça, Belacrkva/Bela Crkva etj.

         Në të vërtetë, në shqipe fjalët e tilla, njëfjalëzohen, sidomos në rastet, kur gjymtyrat përbërëse të kompozitës janë me kuptim të errësuar, qoftë si fjalë të vjetra shqipe, qoftë të përvetësuara në kohëhapësirë të gjatë jo aq të qarta nga gjuhët e huaja, siç janë edhe shembujt e mësipërm dhe të tjerë që janë praktikuar që edhe sot ende zyrtarisht përdoren ashtu.

         E pesta, në këtë grup ndikimi i shqipfolësve shihet edhe në shkrim-shqiptimin shkronjë-tingullit –h-, që në serbishten e mëpastajme, të vendësve sllavë, gjë që vërehet edhe në gjuhën e Milojeviqit, nuk shqiptohej, madje kemi shembuj që h-ja e gojës së shqiptarëve në serbishten e sotme zyrtare me dalë e zëvendësuar me –V ose J. si p.sh. kuhar/kuvar, muhati/muvati, bahorica/bajalica, Muho/Mujo etj. Po e përmend rastin e emërtimit të fshatit që unë e shënova siç e shqiptojmë ne Muhlan, i cili te Milojevici shënohet Movljane, ashtu si del edhe në rubrikën latinicë, të cilën botuesi e sqaron! në trajtën Mahovljanje, d.m.th. përgaditësi i botimit të veprës e përdor H-në si në versionin e shqipes, e cila konsiderohet me të drejtë se është trajtë më e hershme se ajo me V e të folmeve sllave të trevave tona. Mendoj se shënimi me h ose me v apo j si dukuri, kërkon sqarim plotësues edhe nga vetë ekspertët e gjuhës serbe, apo jo?!

    E gjashta, si pikë më vete po i trajtojmë disa shembuj me fjalë-trajta shqipe, që nuk janë edhe aq pak: 

     a) Disa shembuj mund të jenë të diskutueshëm, si b.f. të shënuar nga autori Prbreqe  (Pod Breg) në shqipe mbase Përbreg, përbrigje, bregje!), ngase breg ishte siç është edhe sot fjalë e përbashkët  nga jeta e përbashkët e të dyja gjuhëve, sikurse janë edhe jopak fjalë të tjera, si: reka, livadhi (livada),  katundi, boka, kërshi etj.

    b) Zgjojnë interes edhe trajtat: Buzmakahala (Burrëmahalle!) ose Buzmagaza (buzëmagaze!), Kodralja/Kodralija, Luga /Lug (l/ll), Zoq Zoj…, Kotare/Kotore dhe sidomos këto trajta që i ndeshëm në njësinë ku përfshihej Deçani, siç janë oikonimet:

Lukasipra  (Lluka e Sipërme)- Gornja Luka (sot Lluka e Epërme) ,

Lukaposhtra  (Lluka e Poshtër) -Donja Luka (sot Lluka e Poshtme

Lumbarli /Lumbardi që sqarohet me Beli Ljum (Lumbardhi),

Babaloç përkthehetnë rubrikën Kd në Otacblata etj.

Sigurisht kemi të bëjmë me karaktaristika të veçanta fjalëformuese të gjuhës shqipe që zgjojnë interes dhe kjo dukuri meriton trajtim të posaçëm.

Sqarim.- Është e vërtetë, se tek ne ende është i gjallë përdorimi në toponimi me mbiemrin i sipërm e

sipërme dhe poshtër e poshtër si gjymtyrë e dytrë e oikonimit dhe sidomos kjo fjala e dytë është trashëguese dhe nuk është përdorur me kuptim pezhorativ, por nën ndikimin e letrarishtes që në toponimi rekomandohen të zëvendësohen me trajtat barasvlerëse: përkatësisht f. N. e Poshtme ose N. e Epërme, përkatësisht m. N. i Poshtëm ose N. i Epërm, të cilat qëndrojnë si barasvlerëse të serbishtes të tri gjinive gramatikore të mbiemrit përkatës, po ashtu si gjymtyrë emërvendi: Donje/a/i N. ose Gornje/a/i N.  Në të vërtetë, meqë në toponiminë e Kosovës trajta i/e poshtër, siç e shënon autori Luka e Poshtër (Lukaposhtra!) ndërkohë te ne e përgjithësisht në Kosovë e më gjerë ka marrë kuptim pezhorativ, atëherë zëvendësimi me barasvlerësin përkatës del i obligueshëm. Madje, në Kosovën Autonome në kuadër të Serbi-Jugosllavisë termi i serbishtes Gornji N. u kalkëzua./ N. e Naltë, dhe Donji N. në N. e Ulët, dukuri kjo ende e pranishme, edhe pse zyrtarja rekomandon, siç e cekëm më lartë trajtat: N. e Epërme/ i Epërm ose N. e Poshtme/ i Poshtëm. Ç’është e vërteta, jam i njohur me disa raste, si

         1) serb. Gornje Dobrevo  – shq. Dobrevë e Naltë - Miradi e Epërme.

      2) serb. Donje Dobrevo  – shq.  Dobrevë e Ulët - Miradi e Poshtme.

Qytetarët shqiptarë fillimisht patën ngulur këmbë Dobrevë e Ulët, sepse në popull po na quajmë Dobrevë e Poshtër. Edhe sot del i regjistruar ndojë rast si ky Rrafshi i Ulët (Gjakovë), mbase për të njëjtën arsye, apo jo?

         c) Siç e pamë në nënnjësinë e parë të njësisë zonale të Gjakovës në asnjë fshat nuk ndeshim popullatë me S as ST  (serbë të përzier me etni të tjera). Mirëpo, përveç fjalë-makrotopimit Malësi, në këtë grupim, bien në sy se disa emra përkthehen ose sqarohen nga përgaditësi i veprës në serbisht (në rubrikën e dytë), si: Kishaj PA20, i cili sqarohet me fjalën Crkva, Çolifat A5 përkthehet në Suvo Blato. Sigurisht trajta e fjalës është shënuar gabim, ashtu për shkak të mungesës së shqiptimit f/th  (-fat /-that). Pra, kemi të bëjmë me emërtimin Lloçi i Thatë (çolifat/loçithat). Pastaj emërtimi Gjonaj PA40 (P10 A30), përkthehet në Jovanoviq (krahaso: Gjon – Jovan). Edhe trajta Kazalgjin?/ (ndoshta  Kaza(j/l)gjin) Kazaja e Gjinit!!) del edhe Gjinaj A5, e cila përkthehet në Drenovac(!), ashtu si edhe Zhub PA 7 (P4 A3) përkthehet në trajtën Gubin! Pastaj: Dolan del në trajtën Dolj PA 25 (P15 A10), kurse Gusar korrigjohet në Kusare P12, ndërkaq Moglica L10 përmirësohet në Mogilica! Nuk dimë arsyen pse përforcohet emërtimi Lipovac PA11, mbase kemi të bëjmë me Blinajë a Blinishtë.

     ç) Janë nja dy trajta të shumësit të shquar me shkronjën –T fundore, që i ndeshim te rastet: Babatlloçit/Baballoç dhe Racajt. Edhe momentalisht përdoren trajtat e tilla të shumësit të shquar, por me kuptim banorësh, mënyrë kjo që assesi nuk duhet të jenë e këshillueshme në shqipen e sotme me u përdorë zyrtarisht si emërtim vendbanimi. Është interesant që edhe në versionin latinicë është korrigjuar trajta Racajt në Racaj.

    d) Si pikë më vete po përmendin faktin se në të dyja rubrikat bëhet respektimi i trajtës –AJ të shqipes, e cila është në radhë të parë prapashtesë e specifikuar për emërtimin e patronimeve në shqipe, por është pëdorur e po përdoret edhe në toponime mbi këtë bazë. Ja disa shembuj nga vepra në shqyrtim: Domaj, Gjinaj, Kishaj, Shipshaj!, Nika/Nikaj, Rupaj/Ripaj-Madanaj, Racajt/Racaj, Bicaj/Bica.

    dh) Bien në sy edhe disa emra vendbanimesh me prapashtesa të tjera me –AJË, siç është rasti Firajë-a, d.m.th. me këtë prapashtesë të mirëfilltë, e cila ka të gjitha paradispozitat të specifikohet si formant special për emërtime vendbanimesh të shqipes, kur fjala temëprodhuese tregon lëndën përkatëse që gjendet ose gjendej me shumicë në atë vendbanim, por për këtë më në hollësi në një vend tjetër.

         e) Janë edhe dy prapashtesa të tjera -OJ dhe -EJ që i ka ndeshur atbotë autori në përdorim vendbanimesh: Domoj dhe Gjonej, të cilat përmirësohen nga botuesi (përgatitësi) në rubrikën me shkrim latin, me –AJ, përkatësisht: Domaj dhe Gjonaj, për çka lypset përshëndetur përgaditësin e botimit të veprës, ngase po kjo prirje respektohet edhe në shqipen e sotme në fushën e emërtimeve të vendbanimeve.

         ë) Edhe pse, për ne del fare e panevojshme pse përkthehet me trajtën Jovanoviq trajta Gjonaj. Krahaso shqip Gjon serbisht Jovan, raste të tilla këmbimi fjalësh, ndeshim edhe në tekste të tjera historike në kuadër të literatures përkatëse në fushë të doktrinës fetare në të dyja këto gjuhë.

     f) Po sqarojmë paksa rreth trajtave Kostërc, Kastër dhe emrin e fshatit Kastrat të shënuar nga autori. Kastrati që është emër i një fisi dhe i një krahinëze të dëgjuar nga Shqipëria e Veriut, zakonisht popullsia i takonte konfesionit katolik, prandaj një fshat i tillë në hapësirën e Serbisë, na kujton faktin se në atë fshat mund të ketë pasur banorë shqiptarë (katolikë ose otodoksë), por që tashti, sipas asaj që e shënon Milosh MiIojeviçi, qenka fshat i serbizuar plotësisht. Sidoqoftë, përveç shqiptarëve ortodoksë (poturë) dhe katolikë (arnautë), të përzier edhe me ortodoksë (serbë) mbase shqifolës, kuptohet se në ato vise paskan jetuar edhe katolikë shqiptarë, apo jo?! Edhe kjo dukuri duhet trajtuar nga studiuesit, ngase lexova që edhe në thellësi të Serbisë, qysh atëherë paska pasur me qindra familje katolike shqiptare si dhe ortodokse shqiptare deri edhe në qendra urbane e rurale, si në rrethinë të Jagodinës etj.,gjë që argumentohet 3edhe nga PjetërBogdani, por që ndëkohë një masë e caktuar me gjasë ose është dëbuar ose është serbizuar, me ndërrim riti fetar (katolik/ortodoks) e gjuhe (shqip/serbisht), apo jo?!

      g) Rasti i toponimit Prush i shënuar si vendbanim në dokumentin në trajtim, i cili del i sqaruar me togun Qafa Prushit, na shpie edhe më larg në kohë se trajta kastrat, madje se edhe ajo arbanashke, ngase një fjalë e tillë na dërgon tek toponimi Dardani, emërtim më i hershëm ky i Kosovës dhe rrethinës së saj. Në të vërtetë historia e hershme përmend tri shtete me emrin Dardani, të cilat këtu dalin jashtë përmasave të këtij vështrimi, mirëpo, ne patjetër po e cekim Dardania ilirike, e cila kontatohet se ekzistonte si emër 4-3-shekuj para e.r., kur edhe u pushtua nga romakët, po që kjo u këndell si shtet 3-6 shekuj më vonë. Fjala dardan darda+ni (si toponim), etimologjikisht shpjegohet se rrjedh nga fjala ilire darda, përkatësisht shqipja dardha, që ndërkohë pas pushtimit romak kjo fjalë u përkthye në latinihte prus, ku (S- fundore në shqipe shqiptohet -SH, ashtu siç supozohet edhe përkthimi serbishte te fjala krush(k)a, Andaj fjala Prush, u reflektuar nga latinishtja në gojë e shqipfolësve, e cila u ruajt si oikonim me termin Prush, përkatësisht Qafa e Prushit, ku S-ja latine, siç u tha në shqipe dha SH, ashtu si edhe në gjuhën serbe  (dardha –krush?k?a) përkatësisht toponimet: Krush/evo, Krushevac, Krusha, Krushica, Krushik(!) që dalin edhe në gojën e shqipfolësve, edhe pse duke e kujtuar fjalën e vjetër *darda/dardha Dardania, aktualisht janë ripagëzuar ose janë rikthye emërtimet toponime, jo të qortueshme: Dardhë-a, Dardhinë-a, Dardhishtë-a, Dardanë-a e Dardani e ndonjë tjetër.

         Sidoqoftë, rreth kësaj fjale dhe fjalë-termave të tjerë, si arbanion arban arbania/ b/arba e të ngjashme (por jo me kuptim barbar), që i ndeshim në dokumenta të vjetër, kanë dhënë sqarime të parrëzueshme në veprat e veta studiuesit e kësaj fushe, siç janë profesorët e nderuar: Iliaz Rexha, Jahja Drançolli, Jusuf Buxhovi, Begzad Baliu, Rexhep Doçi, Jusuf Osmani etj.- etj.,

      Sigurisht, nga vepra në shqyrtim mund të diskutohen edhe disa trajta me prapashtesa të veçanta ose të përbashkëta sllavo-shqipe që sot reflektohen me ndonjë ndryshim zanoreje e apo bashkëtingëllojeje, po për këto më tepër është paraparë, të preken disa gjera në ndonjë vend tjetër, andaj këtu nuk po zgjatemi më tepër.

Përmbyllje

         Nga teksti i oikonimeve shihet qartë se autori i ka shënuar ato nën ndikimin e gjuhës shqipe. Kjo vërehet veç tjerash edhe nga trajta e shquarsisë së emrit shënuar sipas gjinisë përkatëse, kategori kjo, të cilën e ka vetëm gjuha shqipe. Përveç kësaj, bien në sy disa tinguj, që i kanë vetëm emërtimet në gjuhën shqipe, të cilat i mungojnë serbishtes. Është edhe një veçori tjetër, autori kompozitat i shënon ashtu siç janë praktikuar dhe praktikohen të shënohen edhe sot në gjuhën shqipe. Me fjalë të tjera edhe nga këto detale dëshmohet se shumica e banorëve ishin shqipfolës në trevat nga shënohen këto emërtime.

Përfundim

         E veçanta e këtij kreu mund përmblidhet me përsëritje rezultati rreth gjendjes së popullsisë (shtëpive) të tri zonave ergjistruese dhe qyteteve kryesore të këtyre Zonave në raportin S (serbë) ndaj JOS (shqiptarë):

        

          1) Gjendja statistikore e popullsisë (shtëpive) në tri Zonat:

                                              S %    JOS %

                       ---------------------------------------------------

                        Kurshumlia           23%       77%

                        Kosova Qendrore     33%       67%

                        Rr. i Dukagjinit       18%       82%

                       -----------------------------------------------------

                        Gjithsej               74 ndaj   226 (shuma mbi tri here më e madhe)

 

         2) Gjendja statistikore e popullsisë (shtëpive) në qytetet e mëdha sipas zonave:

                                                 S        JOS

                         ---------------------------------------------------------------

                 Kurshumlia                    -        100%

           Kos. Qendrore Prishtina            11%       89 %

    Rr. I Dukagj. ( Peja, Gjakova, Prizreni)    18 %      82%

                         ---------------------------------------------------------------

                           Gjithsej            29 ndaj   171 (shuma afro 6 herë më e madhe.      

 

         Në fund të fundit, dua të pyes, po kujt t’ia drejtoj këtë pyetje përveç teje lexues i nderuar: Është e mundur që ky faktfalls, gënjeshtër e kulluar, mbi përqindjen shumicë serbe në Kosovë (1866) para Lidhjes së Prizrenit (1878), të veprojë mbi 150 vjet pa u vërejtur e deshifruar si e tillë nga askush nga përgjegjësit tanë në detyrë?! Mos vallë, ende dikush mendon se poturët shqipfolës, vërtet, paskan qenë vetëm serbë të shqiptarizuar, apo jo?!?!

         Sidoqoftë, edhe enigma rreth poturëve bashkë me termat: shkizma e re, shkja shkini shkitë tanë (ortodoksë) dhe shqipo shqiptari, do të sqarohet gjatë zbërthimit analitik, në krein e dytë të këtij punimi.