| E diele, 10.09.2017, 08:07 AM |
SKËNDER R. HOXHA
HAIKU I GUSHTIT
(G.S.)
1.
Në këtë vapë gushti
Një vashë që e njihja
Më kërkoi shoqërim në Fb.
2.
Nuk hezitova
I thashë PO shoqërimit tonë
Në krahët e natës
3.
Biseda elektronike ndizej
Gjumi kishte ikur
Ajo ndjehej e gazmuar...
4.
Biseda fluturonte në pafundësi
nga tema në temë
Silleshim vërdallë
5.
Sikur më rrëshqiti fjala
por, jo paqëllim i thashë -
je simpatike
6.
Gusht në Gjakovë
në haikun tim -
Hyri dhe një vashë
7.
Çabrat, rri krenar!
dushkajasin e ke këtu
këndon ilahi...
8.
Suka e Cërmjanit Olimp
Kullon gjak ilir -
Tempull i hyjnive
9.
Librat e mia -
Kurorë qielli
Për Dushkajën time!
(12 gusht 2017)