Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Shefqet Sulmina: Dy drinët

| E diele, 10.09.2017, 06:04 PM |


Shefqet Sulmina

DY DRINËT

Fjala ndihmë në gjuhën shqipe ka një kuptim të caktuar, por në morfologjinë e saj, rrezatohen kuptime të reja. Mjafton te rrokësh një tingull të saj dhe ke prekur një nerv, të cilën e bënë që fjala të ndjehet ndryshe. Ky është tipar i gjuhës shqipe që kërkon ndihmë ta shqepesh. Janë përpjekur shumë studiues të sqarojnë...

psh. fjalët shqip,shqep,”shqopë”, shpoj qep,qepe, “qepén”, qe, pe, qe(j)f, qaf,faqe etj, kanë për thelb muzikën, shqepjen dhe kuptimin.

"Këngët" përbëhen prej zanoreve... (e dimë)bashkë me bashkë-tingëllorët(po). Fjala “Zë” dhe “Za” nuk janë dialekte, por dija lë këtë që ato kanë kuptime të ndryshme. ?. Fjala e parë ka të bëjë me një shpirt të brishtë, psh “zë” femre, o zë fëmijë. Ndërsa fjala “Za”, do të thotë zë "burri" ku futet zëri i burrit, gruas dhe fëmijës, me arsye ose bashkësi e tyre,zë Njeriu... Ose që ishte zë njeriu, por mund të mos kishte arsye, dmth burrë ,,,? nga buron dhe fjala burra...bu,rrah...,e kemi fjalën, sikur të mungonte arsyeja. Mungesën e arsyes tek një njeri, unë do ta quaja psh me një “B”. Në fjalën “zë” jo vetëm që nuk kishe pse të rrije në frikë, por, përkundrazi mund të nxitoje hapat ta përqafoje këtë shpirt të brishtë, dhe ta shpije në shtëpi, nëse ti ishe me arsye. Të gjanë sikur je në xhungël?! Po është e vërtetë. Në fjalën “Za” është zanorja “A” në të dytën, “Ë” dhe po ti mbledhësh në një, në njeriun që po dilte prej shpellave do të thoshte mos ki frikë sepse në “Ë” është energjia, në “A” është arsyeja dhe kanë të njëjtën vlerë. Imagjinoni në xhungël dy A2 dhe dy B2, dy burra. Në rastin e parë do të ndodhte ose Urra! Bu! shyqyr që u pamë e u njohëm ose në rastin B2, në dy burra me frikë prej njëri tjetrit, baras në rrah. “Rrah” në magjinë e gjuhës shqipe që do të thotë u rrahën e u bënë rrah, ushtrinë të vdekur. (Ushtria,ushtritë... ) Kjo përdoret edhe kur pritët një pyll dhe thuhet u bë rrah pylli me lisa. Ushtria, ushtritë...

të shtrirë, të prerë. Në atë kohë proporcioni i njeriut me kafshët ishte ndryshe... Kishte shumë pak njerëz dhe shumë kafshë. Lë të marrim dhe të krahasojmë rastin me një “A” dhe një “Ë”. Në të dy rastet janë të shoqëruar me bashkëtingëlloren “Z”. ZA,ZË dhe jo pa qellim... Në gjuhën shqipe tingëllon më bukur fjala “ZË” dhe nuk ka kuptimin e fjalës “ e zura”, por kuptimin e fjalës kam zënë një vajzë. Thuhet shpesh kjo nëpër lirika dashurie.

ZH-ja është germa e fundit e alfabetit të gjuhës shqipe e përbërë nga dy bashkëtingëllorë, por ka të bëjë gjithmonë me “Z”. Çfarë është Kjo germë në kokën e konstruktorit të gjuhës. Po H-ja ? Në rastin e parë me “A” janë dy plane, plani A dhe plani B. Në rastin e tretë, të “Z” me “H”= Stop, hap sytë...ndofta je vonë dhe është vënë në fund të alfabetit. Në rastin e parë me “A2” përgatit dorën për miqësi. Në “B2” ose drunë...ose sh-patë-n, çfarë ke se të iku jeta. Në “Z” me “Ë”, zë fill...tjerr diçka ose psh zë brumë; e bënë bu-kë, ose she-rre'(sherr se gënjen). A-ja këtu bëhet mësues e pasqyrë kur Ë-ja si brishtësi natyrore krihet, si deti krihet në pasqyrën e qiellit.

Në rastin A2, moti do të jetë i pastër, i siguruar dhe në paq, pasi nuk mungon ar-sy-ja...dhe nuk do të këtë bu,rrah! B2. Po kështu thuhet për detin. Deti ishte në burraskë, me dallgë të forta. Pastaj vjen fjala tjetër burracak, frikacak ose i pabesë. Në B2 gjendët edhe kuptimi i drusë, i druja ( droja, e kisha frikë, kishte frikë ) ose frika e sh-pate-s që do të thotë se nuk kishte nga tija mbante më dhe u hodh me ç'pat, me sh,patë, liri a vdekje, pra e bëri nga që nuk gjet, nuk ju përgjigj arsyja. Pikërisht në planin B2 lindi besa. Pra besa ishte lindje nga druja ose shpata. Ndërsa ar-sy-ja ishte “adn” e njeriut, dhënia e dorës tek njeriu dhe futej në planin “A”. Dhënia e dorës midis dy “Atër” të një shteti, është mirësi për një popull, jo “haj du te(ty)” se më pëlqen ose me dhe kafe, ose “La-dër”, la derën e vetë dhe mori, u fut në derë tjetër... Dhënia e dorës në një mënyrë të tillë është dhënë ose marrë, është dhenë( mori Dhe,ne) edhe në popull. Prandaj në Shqipëri rrjedhin dy Dri-ne me ujë mali të pashtershëm e të kulluar, dhe njëri quhet Drini i zi(i Za...) dhe tjetri i bardhë (i ardhë).

Duket sikur nuk ka ndryshuar as sot, paçka se nga rënia e

Trojës kanë shkuar shekuj.

Po të marrim kuptimin figurativ të dy lumenjve do të thoshim se “I z(iu)” , ishte vendas, por nuk ka të bëj me ngjyrën, por me rrenjën. (vendas), ndërsa i bardhi ishte i ardhur. Fjalët ”i bardhë”, “i ardh”, i ardhur,(më vonë i adhuruar, si punëtor, si bari, si bujk) dhe po të thellohemi edhe më tej në fjalën e shqipes “i, e a-dhuruar “, tregojnë se pikërisht emërtimi i lumit ka arsyet e tij. Duke përmendur faktin se në atë kohë njeriu ndjehej i vetmuar para numrit të madh të kafshëve dhe kishte nevojë për gjysmën tjetër të “vetës”. Edhe sot njerëzit kanë nevojë për vetën dhe rrallë e më rrallë e gjejnë. Në gjuhën shqipe thuhet se uji po kaloj dyzet gurë, kullohet dhe pihet.

Konstruktori i gjuhës, nuk dëgjoi as “Za” as “Zë”, por një zhurmë, një Za,ZëZi” një natë, ndërsa po flinte. U ngrit dhe vuri veshin të kuptonte A, Ë, por veç tyre dëgjoi edhe”Zh”.

Z+a+ë+i+h ishte një përzierje. Por “H” nuk ishte aq e përpiktë dhe i dukej si “I”. Atëherë nxori rrasën për të shkruar “I”. Në gjuhën shqipe ruhet një shprehje frazeologjike” Kall gishti në sy”. Në “ZaZëZi, -zhurmë”, që nuk ishte tjetër veçse Za+Zë+Zh, kishte diçka tjetër që u ngjitej shpatëve të tij, kishte një “H”, prandaj mori germën “H” dhe e bashkoi me U. H +U=Hu. (Doli jashtë me hu në dorë, me “I”). Mori zanoret “A” dhe “Ë” dhe bëri “aaI”-në. Doli nëpër natë. Dëgjoi Zana dhe “I” të ardhësve. Mbeshteti hurin në një gështenjë. Mbajti prapë vesh dhe kuptoi: Ishin të “HU+AI”. Hoqi mendimin mbi “H”, sepse pa që nuk ishte përballë “H” pa arsye, përball një rreziku...) por përballë UAI, një të huaji që kërkon ndihmë. Në kokë i erdhi mendimi: Unë dhe ajo. Ne dhe ata. Nuk kishte kohë. Koha ishte e shkurtër dhe ata ishin përballë.Në emër të bujarisë konstruktori i Shqipes i pyeti në shumës: - UAI? (ujë? Doni ujë?)

-Po i thanë ata.

-U japë ujë dhe bukë, - tha konstruktori.

-Uuuu!rra(h)!Nuk u rrahen.

(shyqyr që u pamë, thanë të dy palët). Ne dhe AI! Të ardhurit flisnin... Ai u dha ujë dhe bukë dhe ngriti dorën: urra! Të njëjtën gjë bënë dhe të ardhurit të lumtur duke thënë urra!..., pa e përdor “h”. Konstruktori i gjuhës hoqi “h” sepse ishte lumturi që u njohën...

Mujo u njoh dhe u miqësua me Zanat e asaj nate. Po pse quhet i zi dhe i bardhë? Pse nuk thuhet Zë-nate, por thuhet Za-natë?

I kishte zënë nata në rrugë...Por Mujo ishte Bujar për mikun dhe Burrë për armikun. Te nesërmen konstruktori i gjuhës, me briskun e saj preu drurin e arrës bëri çiftelinë dhe këngën e dy...

Dy, jeni, dy, rrini e dy rridhni bashkë. Njëra nga fjalët që tingëllonte edhe më fort, në gji të kësaj këngë, ishte fjala “arsye”.

A,re,sy,e. =Omer= E,ner,gji.Ose e= m Xc2, Ajnshtajn.

Edhe në mjaft gjuhë të tjera të botës ndodhin raste dhe çudira të tilla, me të cilat mund të krijohen histori, pa iluzione të gabuara si për to, për kombet që i flasin dhe as për ngjyrime politike dhe as fetare, nga “A” deri në zhurmën e fundit të alfabetit të shqipes “Zh”.

nga romani "Nëntë Mollët e Omerit" publikuar ne google.