E premte, 29.03.2024, 11:01 AM (GMT)

Mendime

Faton Mehmeti: SHIK-u, kjo bandë kriminale

E premte, 08.09.2017, 08:41 PM


SHIK-u, kjo bandë kriminale

Shkruan Faton MEHMETI

Me mbarimin e luftë të gjithë u gëzuan se iku Serbia, por gëzimin mbaroi shpejt pasi në Kosovë u vendos SHIK-u.

Pas luftës dhe instalimit të diktaturës së pashpallur në Kosovë nga SHIK-u, populli filloi ta humbasë simpatinë për luftëtarët e lirisë. Këta njerëz vendosën lista nëpër Prishtinë për gjoja 6000 ''spiunë'' që do t´i vrisnin në emër të luftës kundër ''spiunëve'' të Serbisë. Ata likuidonin ish-punëtorët e UDB-së sepse dinin shumë për të kaluarën e këtyre patriotëve, pra që të mos u dilnin në shesh. Për rrezikshmërin që paraqiste SHIK-u, kishte shkruar edhe SHBA. Sipas Komitetit Kombëtar për Politikën e Jashtme Amerikane: Në Kosove, Krimi i organizuar përfshin strukturat e fuqishme dhe partitë politike. SHIK-u si strukturë e inteligjencës (e nëntokës), merr diku mbi 200 milionë dollarë përmes ryshfeteve, grabitjeve dhe shërbimeve të sigurimit.

Edhe inteligjenca e KFOR-it kishte njoftuar  për  aktivitetet kriminale të ShIK-utm të cilat thuhet se janë bërë me dijeninë dhe bekimin e Hashim Thaçit dhe të Kadri Veselit, aty përmenden edhe vrasjet me motive politike.  KFOR-i  kishte hedhur dyshime se Xhemaj Mustafa dhe Smajl Hajdaraj janë vrarë nga SHIK-u. Megjithëse akuzat janë mohuar gjithmonë nga ish-drejtuesit e kësaj organizate.Por drejtuesit e saj , përshir këtu Azem Sylën i cili nuk e ka përjashtuar mundësinë që SHIK-u të ketë mbledhur informacione për partitë opozitare dhe për bashkëpunëtorët. Këto deklarat Syla i kishte thënë në Prokurorinë Speciale të Kosovës, pas akuzave që kishte hedhur kundër tij Nazim Bllaca, i cili pretendon se ka qenë agjent i SHIK-ut dhe se ka kryer krime me urdhër të Azem Sylës. KFOR-i ka deklaruar se Shërbimi Informativ i Kosovës (SHIK) kishte një listë me emrat e 40 personave që duhet të eliminoheshin. Po sipas inteligjencës së KFOR-it, në këtë listë gjendeshin intelektualë të afërt me LDK-në, të cilët thuhet se paraqisnin problem për ardhjen në pushtet të krahut të luftës.

“Qëllimi kryesor i organizatës (SHIK-ut) është vrasja e e liderëve politikë të LDK-së. Pjesëtarët janë të ndarë në celula të vogla, të cilave u jepen caqet specifike që duhet të vriten. Secila celulë vepron e pavarur nga tjetra dhe nuk është në dijeni për anëtarët e tjerë të celulës apo aktivitetet e tyre. Kjo organizatë është e lidhur ngushtë me SHIK-un”, thotë intelegjenca e KFOR-it.

Figurat kryesore dhe kriminale te SHIK-ut janë Xhavit Haliti, Agim Çeku, Rrustem Mustafa, Latif Gashi, Azem Sylën dhe Hashim Thaci e Kadri Veseli. Në listën e anëtarëve të SHIK-ut janë edhe Ilaz Kadolli i lëvizjes “Vetëvendosje”, si dhe Shefki Abdullahu i Aleancës Kosova e Re. Kadolli përshkruhet si shumë i rrezikshëm. Kjo organizat kriminale kishte fonde prej mbi 2 miliardë dollarë për të paktën 10 vjet nga 1998 deri në 2008, kur e ka deklaruar shuarjen e aktivitetit, edhe pse askush thuaja nuk beson që është shuar kjo organizatë, pavarësisht se formalisht nuk ekziston, dhe madje si e tillë nuk ka dokumente që ka ekzistuar, pra veç jo formale. E nëse ka ndodhur në mënyrë graduale, ata sërish kanë mbledhur jo më pak se një miliard euro, të cilat nuk dihet se ku kanë përfunduar.

Derisa PDK kishte SHIK-un,LDK kishte AIK-un.por SHIK-u ka pasur financim kriminal

Ndonëse thuhet SHIK-u është shpërbërë publikisht, në fakti ai vetëm ka ndërruar formë: tash e disa vite SHIK-u ka kolonizuar pothuajse të gjitha ndërmarrjet e rëndësishme publike e shoqërore – Postë-Telekomin e Kosovës, Aeroportin Publik Ndërkombëtar të Prishtinës, Trepçën, KEK-un.

SHIK-u kishte qëllim të vriste  intelektualë të afërt me LDK-në, të cilët thuhet se paraqisnin problem për ardhjen në pushtet të krahut të luftës.Këtë e ka konfirmuar edhe KFOR-I, ku theksohet se “Qëllimi kryesor i organizatës (SHIK-ut) është vrasja e e liderëve politikë të LDK-së. Pjesëtarët janë të ndarë në celula të vogla, të cilave u jepen caqet specifike që duhet të vriten. Secila celulë vepron e pavarur nga tjetra dhe nuk është në dijeni për anëtarët e tjerë të celulës apo aktivitetet e tyre. Kjo organizatë është e lidhur ngushtë me SHIK-un”, thotë intelegjenca e KFOR-it. Derisa Kosova nuk clirohet nga  bandat kriminale, të cilat varsin këdo që iu del përpara, vendi do të vuaj nga kthetrat e tinzarëve të cilët natën vrasin, ndërsa ditën të vajtojnë.



(Vota: 5 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora