E shtune, 20.04.2024, 01:23 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Sëpata e skuqur prej gjakut

E premte, 08.09.2017, 07:25 PM


SËPATA E SKUQUR PREJ GJAKUT

 

Atje n’ fshatin Brezë , në malësi  t’ Karadakut –

Qëndron një sëpatë  e skuqur prej gjakut !

Është gjaku i kokës së  serb oficerit –

Që dëshmon për dhunën  dhe sjelljet e  tmerrit !

 

O , Kadri Abazi , t’ lumtë dora  e oborri –

Që i tregove botës , se si pritet horri !

O, Kadri Abazi , biri i fshatarit –

Tregove si mbrohet nderi i shqiptarit !

 

Sëpata e përgjakur , është simbol i fshatit –

Që ia preu kokën oficerit serb xhelatit !

O, Kadri Abazi , ti o shqipe  mali –

Tregove si mbrohet nderi  dhe morali !

 

Gjithmonë fshati Brezë i  malësisë s’ Karadakut –

Armiqve , tradhtarëve , n’ luftë iu  ka dalë hakut !

Breza ka rritë  trima me  zemër  kreshnike –

Që s’ dinin ç’ është frika , me  qëndresë  heroike !

 

Në Brezë , që nga viti  Nëntëqind e Dymbëdhjetë –

Shihej rezistenca e  trimave t’ vërtetë !

Shqiptarët rezistonin  regjimin e  Serbisë ,

Si dhe  ndaj sundimit t’ ish  Jugosllavisë !

 

Shembull rezistence , n’ qendër t’ kësaj epoke –

Qëndron sypatrembur , biri i kësaj toke !

Është Kadri Abazi , ai  burrë trim mbi trima –

Dëshmoi se shqiptarët nuk janë  njerëz jetima !

 

Është Kadri Abazi , bir nëne  fshatare ,

Që i doli Zot , një motre shqiptare –

Për t’ ia ruajt moralin , fytyrën dhe  nderin 

Nga një oficer  serb , që deshi t’ bëjë tmerrin !

 

Kështu  ka veprua  Kadriu ballëlartë –

Që ia këputi kokën  shkaut me sëpatë !

“Ne , me asnjë çmim , motrat nuk i lamë –

Me ua  marrë  moralin , shkau  nëpër kamë !”

 

N’ periudhë të  viteve Dymbëdhjetë e Trembëdhjetë –

Serbët , kurrë  shqiptarët  nuk  i  lanë të qetë !

Përherë bishat serbe të  sllavo  barbarëve –

Zullume    mëdha  iu bënin  shqiptarëve !

Prej tyre shqiptarët , kurrë nuk kanë guxua –

N’ tokat e të parëve , lirshëm me  punua !

Kudo mbi shqiptarët, n’ burra edhe n’ gra –

Serbët kanë bë krime , kanë  pre dhe kanë vra !...

 

Shqiptarët  nga puna , kur  kthenin  te shpija –

Gjithmonë nëpër rrugë  i  ndalonte policia !

Gjithmonë i ndalonte  dhe  i  provokonte –

  mënyra të  ndryshme seç  i torturonte !...

 

Një oficer serb , që ishte i dalë  fare –

Kishte zgjedhur vajzën më t’ bukur shqiptare !

Me gjeste të turpshme , ndaj saj po vepronte

Dhe kishte vendosur që ta përdhunonte !...

 

Por , Kadri Abazi me trishtim dëgjonte –

Britmën e asaj  motre , që ndihmë po kërkonte :

“A ka kund shqiptar , që do t’ më  ndihmojë –

Prej dhunimit t’ shkaut , që do t’ më shpëtojë  ?!”

 

Pas këtyre britmave , Kadriu nuk përulet –

Shpejt mori sëpatën –  mbi serbin vërsulet !

Oficerit serb , flokët ia kishte  shkulë –

Shpejt ia preu  kokën , si të ishte pulë !

 

Kështu veproi ndaj shkaut , Kadri Abaz  trimi –

Shpëtoi tjerët  dhe  motrën –  nga turpi e dhunimi !

Kështu Kadri Abazi , pas  aktit   trimërorë –

Policisë s’ Serbisë – kurrë s’ i ra në dorë !

 

Kështu Kadri Abazi , shkaut n’ dorë nuk i binte –

N’ male t’ Karadakut , qëndroi 30 vite !

Sllavo - pushtetarëve , qartas iu tregoj –

Me moral t’ shqiptarëve nuk mund të ketë lojë !

 

Aktin e Kadri Abazit – trimit nga këto male –

Përjetësuan  Brezjanët , n’ formë origjinale !

Mbi varrin e tij , afër xhamisë së fshatit –

Figuron sëpata  me gjak t’ serb  xhelatit !

 

Gjilan, më 29.08. 2017.      Demir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora