Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Luan Kalana: Jetën dashuroj

| E enjte, 07.09.2017, 06:50 PM |


Luan Kalana

 

JETEN DASHUROJ

 

-Nuk dua t'i mbetem borxh jetës,

dua t'ja kthej mundin të gjithëve,

dashurinë që më kini falur,

dua t'jua kthej hua Jetën,...

kohën që më ka mbetur.

 

Dua dritë ,s'dua të shoh errësirre

dua Ditë me rreze dielli, jo vronësirë,

dashuroj natën me hënë e yjet me dritë,

s'dua të me ikë pa jetë asnjë orë

dua t'i ngopem deri në fund ditës.

 

Siç shtrihen beharit buallicat në llucë*,

siç i ngopet devolliu punës e bukës,

siç ulet viçi në gjunjë kur pi sisë,

siç i fryn Laveri gërnetës , kabasë

ashtu dua ta shijoj ,t'i ngopem Ditës.

 

Sytë të kullosin livadheve në jeshil,

fëmijët të lozin si fluturat në lëndinë,

zogjte mos pushojnë së cicëruari,

zemrat mos qajnë,sytë mos nxjerin lotë,

bilbilat të lodhen ditë e natë së kënduari..

 

S'dua të jem i pasur, të ha e të pi shumë,

dua që për njerëzit burimi të bëhet lumë,

dua të çelin lulet,bari të ritet uji mos u pritet,

dua kafshëve të mos u thahen bari e gjethet,

jo per vete,liri per kombin,Atdheu mos venitet,..

 

S'dua privilegj,kërkoj vetëm dritë,

s'dua ta ble e as ta shes me para,

s'dua të kërkoj borxh rreze dielli,

dua të dëhem me njgjyrat e ylberit,

duat ti fal brezave jetë me dritë.

 

-Nuk dua të më zenë në gryke,Billa e Taksa,

nuk te jem refugjat,dua paqe,Bote pa luftra,

siç dua Nënën,Gruan dhe fëmijet në gji,

vëllazerimim midis popujve,dua Dashuri

dua të thith Ajër i lirë,nuk dua dhurata!