E merkure, 24.04.2024, 09:05 AM (GMT+1)

Kulturë

Eliana Alien - Poezi

E premte, 05.09.2008, 03:24 PM




ASAJ QE NJEREZIT QUAJNE DASHURI


Si dy hajdute ja kemi vjedhur shikimet,
asaj qe njerezit quajne “dashuri”
Shikime,
qe mund ti kishim pa paguar
Por ne
“Lufte”
S’jemi urryer
S’kemi guzuar as as te duhemi
I jemi trembur
asaj qe njerzit quajne “dashuri”

Ishim aq afer
Sa mund t’ja degjonim njeri tjetrit
renkimin e shpirtit
Po ne...
“Ndal”
Dhunshem
Inertesisht
Ju rebeluam
asaj qe njerezit quajne “dashuri



POST MENGJES


Edhe nje, edhe dy…
Minus nje, minus dy…
i mungojne mengjesit
Deliri i kafshes qe jeton ne mua,
eshte prezenca jote, vetmise

Edhe nje, edhe dy...
Minus nje, minus dy...
i mungojne mengjesit
zhurmes qe do le pas
ikja jote e zakonte



DHJETORI I PARE KETU


Qyteti i stermadhmadh, teheq zvarre kembet mosbindese
te nje endacaku. I njoh, jane te miat

Duart shterngojne emocione te rezikshme
ne xhep ngrohet perpjekja e fundit, per te shpetuar
nga ngrica e dhjetorit te pare, ketu

Hapat jane te ngadalte
Si kurajoja qe shtyn ne mes te turmes
Merdhihur, hedh hapin e parafundit, pa pike deshperimi
Si parazit, ne epoken e evolucionit



KUSH ISHE TI

Kush ishe ti
Kur me le te gialle
Ne truallin e vdekur
Dhe vrullshem, u largove
(me gjakun tim ne duar)
per te ngrene, darken e bekuar
me familjen tende, i lumtur.



JA SI PREZANTOHEM


Emrin ma dha dielli.
Para dhe pas lindjes
Para dhe pas eres se krishtit
Para se t’me hidhte ne preherin
e gruas

Gruaja me dha gjirin
qe ndante me burrin
burri shuplaken e mireseardhjes
mbiemrin
s’guxova te shqiptoj nga frika
e fisit
per gruan isha vajze
per burrin isha djale

Vetem per diellin isha njeri.




  BLOG-PORTA 

 

ILIANA ALIEN


POETIKA E ELIANES





Shkruar nga Iliriana Sulkuqi

Brooklyn, 3 shtator,2008




Asnjëherë s’e kisha lexuar më parë se para disa muajve, madje as kam kam takuar ndonjëherë.... Por “Fjala e Lirë” e Fatmir Terziut dhe PAWN (panalbanianwomennetwork),  më dha mundësinë të njihem dhe të shijoj krijimtarinë dhe mendimin estetik të një poeteje nga më të rejat në moshë, por nga më premtueset e poezisë shqipe-Eliana Alien. Nuk mund të heshtja. Po hedh fare pak mendime, si një impresion të parë, përsa kam lexuar. Krijimtaria e saj do të më mbajë “peng” edhe në vazhdim...

Eliana Alien ka lindur me 28.11.1982, ne fshatin piktoresk te Bushkashit (Mat) , ku kaloi pjesen e pare te femijerise dhe kreu studimet e para. Pikerisht ne kete faze e joshur nga kurioziteti per boten, per lirine, frymezuar nga liqeni qe lagte kete fshat te vogel e gati anonim, fillon te shkruaje poezite e para qe s'do lexonte askush.

Ne moshen 14 vjeç trasferohet ne Laç (Kurbin) ku frekuenton Shkollen e mesme “At Shtjefen Gjecovi” kohe ne te cilen botohet (nen perkujdesjen dhe ndihmen e çmuar te redaktores Rina Cela) edhe vellimi i saj i pare poetik:“Rastesi Çastesh” - Toena, nga ketu do fillojne trasferime te njepasnjeshme per autoren. Ne vitin 2001 trasferohet ne Tirane, ku bashkepunon me gazeten javore “Intervista”. Ne vitin 2003 me ndihmen e redaktorit Z. Luigj Tarja, boton vellimin e dyte poetik “Me pate thene” - Pegi. Ne dhjetor te vitit 2003, autorja do linte Tiranen, per tu trasferuar ne Itali, Milano, vendi ne te cilen jeton, punon e studion aktualisht.Ka ne proçes botimi vellimin e trete poetik dhe po pergatit librin e pare ne proze.

***

Përjetime, malle mungesash, një vendlindje e lënë dhe e pa lënë, miqësi të hershme, në moshën e kujtesës së përhershme; kohë të reja-miqësi të reja që herë të çmallin e herë të brengosin. Kufiza mendimi dhe shpirti, kufiza lëvizjesh dhe lotësh, kufiza puthjesh...por edhe ditë të tjera, njohje, lidhje, ngjarje, të domosdoshme për lëvizjen e mendimit dhe çvendosjen metaforike të vendndodhjes-të domosdoshme për motive të reja...

Në vargjet e saj-edhe pse në moshë të re,(tejet e vështirë t’i mbaj ai shpirt rinor dhe i pafajshëm të gjitha gjëmat e botës) ndjen si ofshan një grua, si qan një foshnje, si psherëtin një vajzë, si çirret e “përplas”vargun mbi letër poeti shumëvjeçar. Nuk mallkon, por thirrja e saj poetike, aq e fuqishme , sa thuajse edhe vetë Zoti, nëse e degjon, diçka patjetër duhet të Ribëjë...”Me jepni adresën e Zotit” e ka titulluar vëllimin në proces botimi, Eliana. Ajo na “urdhëron” dhe kush e di nga ne duhet t’ia tregojë...Dhe nuk e kërkon Zotin për kureshtje, ta shohë dhe kaq. Jo, me siguri, diç ka për t’i thënë, jo në formë lutjeje, por për t’i kërkuar “llogari”.

Eliana vetëmbrohet me poezinë e saj duke thënë thjeshtë dhe me forcë të vërtetën.

Eliana digjet në prushin e vargjeve të saj, duke mbajtur të fshehtë lotin.

Eliana vrapon pas poezisë së saj, si bleta pas luleve, për të “mbledhur” sa më shumë nektar.

Eliana qëndron me poezinë, në të gjitha çastet e vështira, ndaj dhe ajo, thuajse është e gjitha “sy e veshë”, analitike, filozofike, por aspak moralizuese. Rrallë mund të shpëtojë poeti,në temat sociale, pa rënë në “kurthin “ e moralizuesit. Ja që Eliana, sikur të ketë një shekull që shkruan poezi, e ka kapërcyer mrekullisht këtë “rrezik”.

Edhe pse nuk është ende as grua, as nënë, revolta dhe ngazëllimi, pasthirrma e dhimbjes dhe përkëdhelja mençurore në poezitë e saj të lenë të mendosh se ke të bësh me një poete që hyn mes poetëve që në hapin e parë si poete.

Ndoshta në rrugën e krijimtarisë ajo mund të ketë hyrë rastësisht, ashtu si thuajse të gjithë të rinjtë që vetë mosha u bëhet poezi, por, po në moshën e ” të gjithëve”, ajo “shkëputet” dukshëm nga “maratona” dhe merr përsipër një peshë të “rëndë” - atë të Poetit, peshë e cila, nga dita në ditë, vjen e rëndohet.

Në moshën e saj, as mendimin nuk e kisha kaq filozofik e transparent, e jo më poezinë.

Sikur të kisha tri KURORA POETIKE mbi kokë, të tria, me shumë dashuri, do t’ia dhuroja Elianës.

Lexojeni dhe do më jepni të drejtë, ashtu si edhe unë i thashë vetes: ”Paska pasur të drejtë prof. Luigj Tarja, në fjalët e tij vlerësuese për Elianën-poete. Po përse Eliana , kur i kërkova(pa i thënë aresyen), të më dergojë ndonjë shënim apo vlerësim për krijimtarinë e saj...., m’u përgjigj:

...“Persa i perket krijimtarise sime: Nuk jam vleresuar ndonjehere ne menyre te shkruar. Me kane pershperitur gojet ne vesh, dhe mua me ka mjaftuar. Nje profesor dhe miku im i dashur me ka redaktuar vellimin tim te dyte, ne vitin 2003, e aty ka bashkangjitur edhe para thenien, te cilen po ta dergoj ,por jane fjale miku ato, me shume se sa kriktike.
Por ndoshta fakti qe kam filluar te shkruaj ne moshe shume te re, e akoma te paformuar, se ka lejuar te jete transparent, e te nenvizoje 'difektet' letrare.
Gjithsesi... une po ta nis se bashku me disa vargje shkeputur nga dy librat qe me kane botuar, duke shpresuar qe t’i lexosh per te njohur keshtu nje Eliane ne gati fillimet e saj....”


”Paqes, i kane veshur armet

S’kemi pse fshihemi

Sheshit, shesheve

syte tane pergjojne qetesine...”.


kufizat e kohes


Kam harruar veten
në nxitimin për të kapur trenin
e orës së vonë...
Ndalmëni!

Mendime,
Sa herë ju harroj jashtë trurit
në turrjen time pas jetës
që frikë ka nga unë...

29.08.2008 Eliana Alien



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora