E enjte, 25.04.2024, 09:54 AM (GMT+1)

Mendime

Valon Jashari: Mbuloja e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut

E diele, 03.09.2017, 09:00 PM


Mbuloja e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut

Nga Valon Jashari*

Një ditë para përkujtimit të betejës së Albulenës apo e njohur edhe si beteja e Ujëbardhës që u zhvillua me 2 shtator , 1457 midis forcave të drejtuara nga Gjergj Kastrioti dhe atyreve pushtuese osmane, myftiu i Tiranës, Ylli Gurra me një klan antishqiptar vendosin që bustin e heroit tonë që edhe për së vdekuri ta mbulojnë me një burk të zezë, se pak na kanë mbuluar osmant mbi 500 vite pushtim e tani së fundmi edhe këta erdoganista-vehabista të flliqur. Ky klan antishqiptar dhe aniti çdo kulture shqiptare që është europian po mundohen që edhe bustet të na mbulojn të mos duken edhe atë  me një ngjyr të zezë duke i’a vën përpara. Duhet i’u rikujtuar këtyre të mjerve se edhe baballarët e tyre para 560 vitesh luftuan krahpërkrah me Skenderbeun dhe triumfuan dhe kjo betej konsiderohet nga hsitoriografia si beteja e zhvilluar në fush të hapur ku pësuan osmant shumë dëme vetem për brenda dy orësh forcat shqiptare i shpartalluan të gjitha forcat pushtuse. Këta të “ përkushtuar” ndaj Zotit-perëndis në vend se të shkojn të i’a dërgojn nga një lule bustit të heroit tonë në përkujtim të kësaj betej të lavdishme që na bëri të jemi fal tij si komb shqiptare dhe që e ruajtëm identitetin tonë kombëtar me shqiponjën dy krenare që e trashëguam nga heroi ynë. Po deshën të falen me qindra xhamija ka Shqipëria dhe me kilometra rrug tjera janë boshe e sheshe dhe një logjik e thjesht të dërgon në një përfundit pse po dashka që falja e besimtarve të kryhet para përmendores së heroit edhe atë tani duke e mbuluar, dhe si nuk ju vjen turp të krruseni para këmbëve të heroit që ai i luftoi ata që na mbollën këtë rëligjion me dhunë. Po këso flliqësira të njejta kohë më parë e dëmtuan edhe skulpturën e Idriz Seferit në Muçibab  të Gjilanit aty ku ai kishte bërë  rezistencën kundër pushtusve osman e sllav, çfar i bëri kjo skulptur në maje të një mali, e që nuk janë në gjendje që të i’a ndrrojn atë emër të flliqur të fshatit por si duket një pjes e meritojn edhe atë emër.

Unë personalisht po të isha në vendin e tyre dhe vetëm një pik gjak të më rrah në venat e mia si shqiptar dhe si nacionalist kurr  nuk do të mundja të ulesha aty të bëj rite fetare të një pushtusi e aq me pak nga të gjith ata besimtar që nuk doli një me thën i nderuar myfti si është e mundur të bëhet kjo pamje vandalist e bustit me këtë mbuloj, nuk do të më duhej as parajsa nëse do të shihja heroin tim ashtu. Këto rryma erdoganist-saudike-vehabiste shihen qartë tendencat e tyre mjafton vetëm së fundmi të shikojm një donacion që ka dhënë shteti turk për shqiptaret e maqedonis për të ndërtuar xhami kurse për ata maqedon për ndërtimine një teatri kjo politik është fiks e njejt sikur ajo otomaniste për 500 vite që vetëm shqiptarve i’a ndaloj kulturën, alfabetin dhe na imponoj dogma fetare përçarse kurs popujve tjerë ballaknik i’a mundësoj edhe zhvillimin e kulturës së tyre.

Duhet që të reagoj qeveria shqiptare e Shqipëris dhe e Kosovës, Akademia e Shkencave e Shqipëris dhe Kosovës, Shoqëria Civile dhe të dalë Bashksia Islame e Shqipëris të kërkoj falje pubike për këtë aktë çyçar dhe të zotohet se nuk do ta përsëris më kurr këtë aktë, që të mos na përdhos figurat kombëtare se fundja feja e shqiptarit është shqiptaria, kur vjen puna për çshtje kombetare për heronjët tanë, religjioni është shumë përiferik e pavlerë.

*Historian, ish-veteran i UÇPMB-së, ish-Kryetar i “Lëvizjes së Lirisë”, lëvizje që vepron në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ish i burgosur në grupin e Dobrosinit dhe tani akoma në këtë proces gjyqësor si dhe aktivist për të drejtat e shoqërisë shqiptare.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora