E premte, 29.03.2024, 01:31 PM (GMT)

Mendime

Gëzim Llojdia: Kongresi i parë i shkrimtarëve

E diele, 03.09.2017, 10:00 AM


Kongresi i parë i shkrimtarëve dhe kur letersia hymnizonte Stalinin

Nga Gëzim Llojdia

Nga Fakti i periodikut. Letërsia e vërtetë ishte e kurthuar.Murre dhe qelitë ishin shtrojerat e saj. Poetët  duken se kanë filluar të përdorin plugun në vend të pendës. Gjithsesi në vend të frymës yllësore kanë përdorur forcën  e muskujve.A çfarë mund të quhej ky soj krijimtarie?Përveç se do tu shtonin  :” Qani moj çobanka qani ....u shkojnë për shtat letrave të asaj kohe,kur Lasgushi apo të tjerë poet me brymë vese e lëndë shpirti ishin heshtur e shtrënguar të heshtnin.Kështu filloi të lërohet e plehërohen ugarishtet që nuk prodhonin kurrë fare prodhimi përveçse ca mbeturinave që askush nuk i përtypte dot.Kjo filloi të quhej letërsia e re e realizmit socialist.Por më shkoqur dhe më mirë e ka bërë në një rubrikë të veçantë tek Krahasimet:”Flamuri,ku shkronjësit e saj po shijonin dritëzën që të jep qytetërimi dhe letërsia e një kohe tjetër.

Gazeta Flamuri”,shkruan :”Më 7 shkurt të këtij viti fletorja Bashkimi botoi se viti 1949 ka shënua një përparim në zhvillimin e muzikës sonë .Ndërsa në vitin 1948,ka pasur vetëm 8 kompozime dhe 6 harmonizime,gjatë viti 1949 u punuan 23 kompozime,80 harmonizime e punime këngësh për kor,bandë kanto,pianoforte, orkestër etj. Me gjithë këtë B. K ankohet se i ashtë këndue hekurudhës,Punës dhe Planit dyvjecar.Në vijimësi shkruhet 21 copëz tekste këngësh nga Aleks Caci,tek fletorja Bashkimi që I kushtohen Stalinit.”Dhuratat e Stalinit,Bashkimi 20 dhjetor 1949 me rastin e 70 vjetorit të ditëlindjes së gjeneralismit Stalinit.

Fjalet nga Aleks Çaçi,Muzika K.Kono:Dielli ka dalë/cpo këndon bilbili/eja të punojmë o zambakë prilli//më dogje ne zemër/erë e trëndafili/eja të këndojmë shpirti im moj Rine/I ke parë tinë/o zambak  i prillit/ndihmat që na vijnë /që tej nga Rusia/I kam pare Rine/ gonxhe e trëndafilit/janë të gjitha dhuratë e Stalinit/Pra më thuaj tinë/emrin si e kanë/se për kokën tënde/po vite vërdallë/më dogje  moj Rinë/moj vetull kurorë/dhe në zemër shkruaj/u thonë traktorë/pa shiko si ecën/shih si çahet fusha/si do të bëhet stivë/dhe si do festojmë në kooperativë)/të rroj sa malet/sa populli vetë/emri i Stalinit/që na mbush me jetë/Hurra,hurra.hurra.

Mirëpo çfarë ka nxënë mëndja dhe penda e Naimit.

U malet e Shqipërisë! 'e ju o lisat e gjate!Fushat e gjera me lule! q'u kam ndermend dite e nate.

Ju bregore bukurcshe! e ju lutnenjt e kulluar!Cuka, kodra, brinja, gerrxhe, dhe pylle te gjelbe:uar!

Do te kendonj bagetine, qe mbani ju e ushqenilO vendethit e bekuar! ju rnendjen ma deYreni.

Ti Shqiperi me ep ndere, m'ep em¬rin Shqipetar,Zemren ti ma gatove plot me deshi¬re dhe me zjarre.

Shqiperi! o mema ime! ndonese jam i merguar,Dashurine t'ende kurre, zemra s'e ka harruar.

Lahuta e Malëcis e at Gjergj Fishtës:”Te nj mrriz,te nji lejthi/kishin ndodhur tre barinj/dy me dhen e një me dhi.njëi plak e dy të rinj//marash Uci e të bijtë e Calit/ dy djem të lehte si shpezt e malit/Marash Uci I Uc Mehmetit.an e mban I kish rënë detit/kishte pa pronat e mbretit/cak prej Hotit tuj xane filli/der kur piqet buka n’diell/……….

-Vjersha “Vajtimi”qe po ju lexojmë tash, hartue nga GRUDA dhe botue në të përkohshmen Hylli i I Dritës shume vjet ma pare, i përshtatet shumë bukur gjendjes së sotshme to Atdheut tone to robnuem:

Kemi mbete si vend pa zot, Keni vojte si pralla mot:Nji krajl hin e t'jetri del, Aj na rrahe, t'jetri na shkel; Toka e forte e qieila e nalte, Kemi xnbete si kali n'balte! Njeh por t'ramet, strukuxnbrende, S' kerni bux'ra m' u-permende, Hiq kanu e mos ven ligje,

Kemi mbete si vath pa grigje.T' gjithe sa jemi deke per s'gjallit! Besa e burrave, ndera e grues Lane mbas doret pa namuz.

Kemi mbete mo Zot ma keq! Porsi t' kem' per bri ndoj dreq, Qi pret diten me na marre, Pa na lanun kurkund fare;Pa lane fare as rod Shqyptarit, Tuj na hupe gjuhen e t'parit!

7-Çfarë do ti shtonim fundit të kësaj Jude Makabre të at Gjergj Fishtës.Kjo gazetë këtë  e bënë për të treguar si ishte rrëzuar letërsia në kohën e atij regjimi

-O Perëndi, a ndjeve? Tradhtarët  na lan pa Atdhe, E Ti rrinë e gjuen me rrëfe,/ Lisat n'per male kot!

Kongresi i parë i shkrimtarëve

Kronikat përcjellin lajmin se në 16 maj u mblodh në Tiranë,Kongresi i parë i Shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë. Në prani të përfaqësuesve sovjetik u shtrua puna që ishte bërë .Kryetari i shkrimtarëve Dhimitër Shuteriqi...” Gjergj Fishat,dhe Ernest Koliqi më shokë himnizues të jetës patriarkale,të shovinizmit,të misticizmit,apo të një fare lustre qytetërimi perëndimor,që nuk ishte tjetër veçse kozmopolitizmi i njohur i shtresave të larta të shoqërisë shqiptare...Raporti i Shuteriqit, thotë kronika e vitit 1957 ishte vetëm një ideologji. Cili qe faji i Mark Ndojës që u pushkatua ,pyet kronikani?Shuteriqi thotë në këtë kongresë:”Mark Ndoja me shokë deshi të fshijë nga defteri gjithë përpjekjen e re letrare të vendit tonë, duke u nisur pikërisht nga mohimi i i frymës  së partisë dhe udhëheqjes së partisë në art. Dhe në letërsinë sovjetike,ai me shokët e tij të fshinte jo vetëm Gorkin,Majakovskin,ndofta edhe Shollohovin....

Sa për Sejfulla Malëshovën u paditë”për liberalizëm. Borgjez dhe pse pengonte triumfin e ideologjisë socialiste në letërsinë shqipe....

Ky kongres  do të ishte sëpata  e parë e mbrapme që do të godiste poetin kombëtar Fishtën,ai filloi si një realitet duke krijuar letrat me Hoxhën dhe Shuteriqin,por fillesat kanë qene me shkëndijat  e para me shqiptarin e pashkollë,me këngëtarin e pamësuem, me atë lahutën me një tel që ka mbushur vëllime bukurie të pakrahasueshme. Në letërsinë shqipe nuk kanë sunduar por kanë lëshuar shkëndijime Fishta,Fan Noli, ,Mjeda. Kronika thotë se veprat kalojnë mbi kohë,poezia,proza nuk pyet ku ka lindur dorëarti,por edhe sikur të pyesi do të zbulojë se Fishta i madh ka lindur në një kasolle të harrueme,dhe Shuteriqi i vogël në një shtëpi borgjeze të nderueme. Kronika duke sjellë momente të asaj dite kuvendi thotë se cilët ishin mjeshtrit e penës që u paraqitën në kongresin e Tiranës?Dhimitër Shuteriqi,Kol Jakova,Andre Varfi,Shefqet Musaraj,Aleks Çaçi.Pjesët  e tyre quhen vetëm letrare pse trajtojnë luftën kundër kundërshtarëve politik .Por këto krijime nuk  e kalojnë vijën mesatare të krijesës së fluturimit. Jo nga poezitë e veprat e Fishtës,Nolit që janë larg,por nuk afrohen as me krijimet e Koliqit, as me ambëlsit e Prendushit,as me krojet e Lasgushit. Si më të rinj dhe më të kapërcyeshëm  më kohën komuniste dualën në shesh Llazar Siliq,Fatmir Gjata,Mark Gurakuqi....Cilat ishin tiparet  e këtyre veprave:frymëzimi i zbehtë,fuqia e fjalës së mekur, rreshtimi mekanik, fluturimi me krahë të rënduar. Në lëmin e prozës kronika përmend Dhimitër Shuteriqi me romanin me dy vëllime:Çlirimtarët”,Sterjo Spasse me romanin “Afërdita përsëri në fshatë”.Si do të duhej të ishte proza,ja çfarë u tha në këtë kongres:”Proza jonë në përgjithësi, e veçanërisht e tërë letërsia jonë, duhet të jetë brumosur me një frymë të thjeshtë optimiste...Kjo frymë optimiste të fryjë jo vetëm kur ka gaz,por edhe kur ka vështirësi të mëdha...”Kronika përmende si më të rinjtë e farkëtuar me kohën u paraqitën romancierët dhe novelistët, Fatmir Gjata,”Uji fle,hasmi s’fle””Tana”,Zini Sako me “Bereqetin”,Naum Prifti,Veis Sejko,Dhimitër Xhuvani,Moisi Zaloshnja,Spiro Xhai,shumica e këtyre tregimeve vizatojnë gjoja jetën  e fshatarisë së lumtur,luftën,por të bësh një krahasim me krijimet e E.Koliqit,M.Kokalarit,A.Logorecit,,dallimi është një distancë që nuk arrihet dot me këmbët e tyre. Kronika përmend se pa ndihmën  e kurrkujt në Shkodër Dom Ndoc Nikaj,Mihal Grameno në Korçë,Simon Shuteriqi në Elbasan i çelën rrugën romanit shqiptar..Në kohën e rilindjes qene shkrimtarët e mërgimit Frashëri,Peci,Konica,De Rada,Skiroi që bënë gjuha në zgjimin dhe shkundjen  e shpirtrave, poetët që pikturuan burrërinë, kryengritjen Fishta,Mjeda,Gurakuqi,Prendushi,Nikaj,PoStoli,Grameno .

Në Shqipëri përmbyllet kronika shkrimtarët  e vjetër kanë vdektë ose janë vrarë, kritikët janë bërë përkthyes  e veprave marksiste,të rinjtë pjekin vjersha të pagueme...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora